B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   16.10.11 19:09

Me kete metode te roitjes artificiale nga nje familje mund te formojme 4-5 roje te reja.

Se pari zgjidhet shoqeria me tipare dhe cilesi te larta dhe e fuqishme, me shtrat te pjelles te shtrire ne 8-10 korniza (mbi 60000 qelia me larva) dhe te njejtes i  largohet ama. 10 dite pas menjanimit te ames, amezoret e ndertuar do jene te mbyllur sebashku me larvat. Tani eshte koha e formimit te rojeve te ri ne kete menyre:

Ne cdo koshere te re vendosen nga 2 korniza (12000 qelia ) me larva sebashku me bletet qe gjenden ne to duke pasur kujdes qe se paku ne njeren prej tyre te kete 1-2 amezore. Keto korniza vendosen ne njerin skaj te kosheres e perskaj tyre vendoset edhe nje korize me mjalte (mbi 3kg). Pjesa tjeter e kosheres plotesohet me korniza me fleta dylli.

Rojet e formuara ne kete menyre me se miri eshte te translokohen nga bletorja 4-5km me qellim te ruajtjes se bleteve te fushes ne kosheret e reja. Nese kjo eshte e pamundur, atehere praktikohet qe kosheret e formuara te mbyllen (t'u mbyllen daljet me bare, sfungjer ose rrjete) per 3 dite. Ështe me rendesi te permendet se kosheret e mbyllura duhet te vendosen nen hije ne vend te fresket. Pas dites se 3 kosheret vendosen ne vendet e tyre te reja ne bletore dhe te njejtave u hapen hyrjet.

Menyre e ketille e roitjes mund te aplikohet me se miri te shoqerite tek te cilat eshte paraqitur deshira per t'u roitur.


Edituar për herë të fundit nga Valon Mustafi në 29.02.16 10:14, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   18.10.11 10:07

Dote pyes Valon per rastet kur i blejm zgjoin prej ni kojshie aty afer si te veprojm me bletet e vjetra qe mos te kthehen ne vendin e meparshum abon qet metoden tane me i mbyll per tri dit a ka sukses te preshendes nga Gafurri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   18.10.11 23:32

Gafur ne metoden e Somerfordit behet fjale per roje, pra per shoqeri me pak blete. Shoqerite e zhvilluara mire, me numer te konsiderueshem te bleteve mendoj qe assesi nuk duhet te mbyllen per nje periudhe te tille kohore. E vetmja menyre per t'i rruajtur bletet e fushes eshte qe se pari kosherja te transferohet ne nje vend te ri (ne nje distance me te larget se 6-7km) per disa dite (mbi 15 dite) e pastaj shoqeria te kthehet .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
rraha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   19.10.11 8:59

Pershendetje
e lexova me vemendje ate qka keni shkruar, mua me intereson po nese bletet roiten ne menyr natyrale nga nje koshere ne sa largsi nga ajo koshere mund te vendoset tani bleta e re dmth ne at vend
ju pershdes Rrahmani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   19.10.11 9:42

Roitja behet ne 2 etapa.

Etapa e pare eshte dalja jasht kosheres e kolonise qe do roise bashke me mbretereshen dhe vendosja ne nje largesi jo me shume se 10-20m.

Ne kete moment bletet fillojne dhe kerkojne nje vend me te pershtatshem per tu vendosur pergjithmone.
Mbasi e kane gjetur kete vend zhvendosen perseri ( etapa e dyte) .
Kjo zhvendosje mund te shkoje deri ne 5 km, por me te shumten e rasteve nuk i kalon 2 km.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   19.10.11 10:23

Shum faliminderit per pergjegjje Valon po ju pys tani per niveprim qe po e shoh qe po e bejn shum bjetar qe po i shikoj ne internet qe po ja qesin ni najllon permi blet kur ju qitet ky najllon cilin muj dhe a eshte e domosdoshme dhe vrima qe eshte ne kapakun e nalt
qe perdoret per ushqimore gjat dimrit a duhet me ken e mbyllur a po e qe lur

ju faeminderit per mirkuptim ju pershendes te gjith antaret e forumit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   19.10.11 10:41

Hi Gafurr.

Jam Artani dhe jo Valoni.

Fleta e "najlonit" qe disa bletare e vendosin neper koshere nuk eshte e domosdoshme.
Vendoset kryesisht ne kosheret prej "stiropori" ne menyre qe bletet te mos ndertojne dyll ne kapaket sepse eshte me e veshtire ti pastrosh se sa tek kapaket e drurit.

Nese vendos flete "najloni" siper duhet qe kosherja te kete dund te hapur poshte sepse fleta e "najlonit" pengon ventilimin e kosheres gjat dimrit.

Kjo flet najloni ndihmon dhe ne moskrijimin e mykut ( prej lageshtires) ne kapakun e kosheres, gje qe eshte shume e rendesishme per bletet.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   19.10.11 16:12

faliminderit edhe prej teje per pergjegjje Artan por un e pyeta valonin e jo ty po e di qe ju jeni Artani por ti u pergjegje pa te pyt o apet te falenderoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fitimthaqisibovc
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : L R

MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   23.04.14 18:47

Prsh nga fitim thaqi. Un e perdori fleten e najllonit ne mes shkurtit kur fillon ma shum pjelljen e vezve Ama,per mbrojtjen e nxehtsis per ket arsye ju pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zaplluxhani
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 13 LR KOSHERE

MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   04.05.14 22:23

Pershendetje,Valon.Me vemendje lexova postimin tuaj me pelqeu shum,megjithate dashta me te pyet edhe diqka shtes.Gjate rojitjes natyrale rojin e ri a pa tjeter duhet te largohet 5 km.Une sidomos vitin e kaluar kam pas roje te reja nga kaeter jane shtuar ne 16 shoqeri ose vetem roje te reja ka patur 12.Te gjitha i kame vendos pase futjes ne kosherete re menjeher ne bletore as edhe tre metra large njera tjetres edhe nuk i kam mbyl apo me i largue dikunt tjeter larg.A kam gabuar pse nuk i kam larguar dhe niherit a me veprue nese ka roje te reja sikurse qe kam vepruar apo me vepruar sipas metodes tende.Edhe niher te pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   06.05.14 11:20

Perdhendetje,

Zaplluxhani, rojet natyrale mund te vendosen kudoqofte ne bletore. Ata pas roitjes sillen si familje ne vete dhe e pavarur.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
zaplluxhani
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 13 LR KOSHERE

MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   06.05.14 21:14

Falimenderit Valon per pergjigjien,po deshta me te pyet edhe diqka.Kur mund te beje ndarjen artificiale te bletes pra ne cilen koh eshte ma e pershtateshme me e bo kete shtim artificial te shoqerive.Dashta me e dite a tash ne kulloten kryesore me e bere ndarjen apo ne fund te gushtit qe me ka thene njani mahet si bletar me pervoj.Te lutem nese ke kohe ma sqaro mire dhe thjeshte,sepse nuk kam vepruar asnjeher dhe a eshte me mire me i nda vete apo me i lene me rojit ne menyre natyrale.Faliminderit dhe pershendetje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   09.05.14 14:19

Sezoni i roitjeve te bleteve vecme ka filluar. Varet prej teje se kur deshiron ti perkushtohesh roitjes artificiale. Mendimi im eshte qe rotitjen t'a besh pas kullotes se pare kryesore (bagrenit). Roitja ne Gusht poashtu eshte e suksesshme, por kerkon me teper angazhim.

Suksese!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
Baki
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   30.05.14 15:37

pershendetje zotri Valon deshta te pyes para 7 dite me ka roitur një blet dhe e kam vendos ne koshere kishte 6 korniza me blet ishte e mir dhe pas nje dite ne ora 0900 u ofrova para saj dhe pash pran ne tok dy amzor të vdekur dhe me beri merak dhe vendosa te hapi kosheren te shikoj se aka mbretresh mbrenda dhe aty mbrenda kishte mbreteresh shikova edhe dy kosheret  tjera per rreth saj edhe ato kishin mbretresh. pytja eshte se ky eshte roj i par a ka mundsi se herave tjera mej kontrollu dhe nese ka dy apo tri mbretresha mej nda se paku ne dy familje nese eshte roj i mir siq ishte ky me 6 korniza ju falemnderit per kohen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   01.06.14 9:43

Pershendetje, Baki.

Pasiqe e ke pare amen brenda ne koshere, gjithcka eshte ne rregull.
Rojet e para si zakonisht gjithmone kane nje ame. Te rojet tjere eshte e mundshme prezenca e me teper amave te pafekonduara. Kuptohet qe keto ama me kujdes mund te shfrytezohen ne bletore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
prishtinasi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : lr

MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   18.07.14 1:15

Valon Mustafi shkruajti:
Me kete metode te roitjes artificiale nga nje familje mund te formojme 4-5 roje te reja.

Se pari zgjidhet shoqeria me tipare dhe cilesi te larta dhe e fuqishme, me shtrat te pjelles te shtrire ne 8-10 korniza (mbi 60000 qelia me larva) dhe te njejtes i  largohet ama. 10 dite pas menjanimit te ames, amezoret e ndertuar do jene te mbyllur sebashku me larvat. Tani eshte koha e formimit te rojeve te ri ne kete menyre:

Ne cdo koshere te re vendosen nga 2 korniza (12000 qelia ) me larva sebashku me bletet qe gjenden ne to duke pasur kujdes qe se paku ne njeren prej tyre te kete 1-2 amezore. Keto korniza vendosen ne njerin skaj te kosheres e perskaj tyre vendoset edhe nje korize me mjalte (mbi 3kg). Pjesa tjeter e kosheres plotesohet me korniza me fleta dylli.

Rojet e formuara ne kete menyre me se miri eshte te translokohen nga bletorja 4-5km me qellim te ruajtjes se bleteve te fushes ne kosheret e reja. Nese kjo eshte e pamundur, atehere praktikohet qe kosheret e formuara te mbyllen (t'u mbyllen daljet me bare, sfungjer ose rrjete) per 3 dite. Ështe me rendesi te permendet se kosheret e mbyllura duhet te vendosen nen hije ne vend te fresket. Pas dites se 3 kosheret vendosen ne vendet e tyre te reja ne bletore dhe te njejtave u hapen hyrjet.

Menyre e ketille e roitjes mund te aplikohet te shoqerite tek te cilat eshte paraqitur deshira per t'u roitur.
pershendetje valon ,dua te pys a ben ne korrik pra ne ket muaj qe te bej ne ket metod shumimin e rojtjeve pasi qe ka diku ne 7 korniza me vez shtrat te mbyllur gjithashtu,dhe kur eshte koha me e mir per te ber me ket metod nese nuk ben ne ket muaj ju flameniderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   18.07.14 10:46

Tani eshte vone qe te perdoret kjo metode. Koha me e pershtatshme per ndarjen e shoqerive me kete metode eshte gjate pjeses se dyte te muajit maj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it   Today at 8:56

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Roitja e bletëve me metodën e Somerford-it
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bletërimi, zgjuat (kosheret) dhe pajisjet :: Roitja e bletëve :: Roitja artificiale-
Kërce tek: