B L E T A R I A
M i r ë s e e r dh ë t


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumiForumi  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  Identifikohu  
Share | 
 

 Bletët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Diotima
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Bletët    17.10.11 10:50

Bleta është një insekt, racë monofiletike që bën pjesë në superfamiljen Apoidea që tani klasifikohet me emrin Antofilia. Njihen rreth 20.000 lloje bletësh të grupuara në nëntë familje. Bletët gjenden në çdo kontinent, përveç Antarktikut, pra në çdo vend që ka insekte dhe lule për polenim. Bletët jetojnë në shoqëri e cila në një zgjua mund të ketë deri në 50.000 individë. Në zgjua dallohen mbretëresha (mëmëza), meshkujt dhe punëtoret të cilat janë me numrin më të madh.
Mbretëresha apo mëmëza, e cila është vetëm një, dallohet prej bletëve të tjera, sepse ka trup më të madh, bark më të gjatë dhe krahë më të shkurtër.Ajo pjell deri ne 1.500 veze. Bleta mbretereshe ka nje instikt i cili e ben te dalloje larvat qe do behen blete punetore, meshkuj apo mbreteresha. Kur ajo e kupton se eshte gati te linde nje mbretereshe tjeter e mbyt larven. Ata vriten ne dimer nga bletet punetore per arsyen se nuk jane te afte te sigurojne ushqim. Kjo ben qe ata te hane sasine e mjaltit qe bejne bletet.
Bletët punëtore kanë trup më të vogël me ngjyrë pak a shumë të murrme dhe të mbuluar me push.1 kg mjalte qe ato prodhojne do 200 dite pune duke grumbulluar nektarin e 800 luleve. Ato bëjnë ushqimin e larvave, ajrosjen e zgjoit dhe punë të tjera.Gjatë verës kur bën shumë nxehtë ato rrahin krahët për të mbajtur të freskët folenë. Edhe bleta trupin e ka të ndarë në kokë, kraharor dhe bark. Kur bleta thumbon, thumbi shkëputet nga trupi me gjëndrën e helmit të ngjitur dhe funksionuese. Thumbi i shkëputur lëshon një aromë që njofton dhe bletët e tjera në nxitje për sulm.
Në kokë ka një palë sy të përbërë dhe tre të thjeshtë të vendosur në majë të kokës, duke formuar një trekëndësh. Në kokë po ashtu gjenden një palë antena. Në gojë gjendet gjuhëza me të cilën ajo mbledh nektarin e luleve. Nektari i mbledhur kalon në gushë ku shndërrohet në mjaltë. Me këtë mjaltë bletët mbushin hojet, por e përdorin edhe si ushqim gjatë dimrit. Dobitë që sjell bleta janë të shumta. Ato njeriut i japin mjaltin që ka vlerë të madhe ushqimore dhe dyllin. Rëndësia e bletëve është edhe në atë se ato duke fluturuar prej një lule në tjetrën, bëjnë pjalmimin e kryqëzuar të luleve, që ka rëndësi shumë të madhe për krijimin e veçorive të reja të bimëve.


Marre nga http://www.klosi.org/forum/showthread.php?t=5052
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Diotima
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Bletët    17.10.11 10:53

Bleta ushqehet me nektarin dhe pjalmin e luleve. Deri në tre javë jetë unëtoret nuk dalin në kërkim të ushqimit, por merren me ndërtimin e hojeve, të kujdesen për zgjoin dhe të ruajnë atë.
Çdo bletë magaziniere, ato të dedikuara në mbledhje, mbush stomakun me nektar dhe kthehet në zgjua, ku ja kalon bletës ushqyese që e punon me mandibulat, duke e nxjerrë në kontakt me ajrin për ta transformuar në mjaltë. Mjalti dhe pjalmi magazinohen në vrima të dyllta ose u jepet larvave si ushqim.
Larvat e reja janë të ushqyera me një produkt me vitamina që quhet "qumësht blete", i njohur dhe me emrin papa reale, i prodhuar nga gjëndrat që ndodhen në kokën e bletëve punëtore. Ky lëng, i pasur me proteina, vitamina e sheqer zëvendësohet ditën e tretë nga mjalti dhe pjalmi, të paktën nëse larva nuk është e destinuar të bëhet mbretëreshë.Punëtoret nuk kërkojnë ushqimin pa kriter, ato gjejnë burimet e nektarit duke punuar në skuadra të organizuara. Bletët magazinuese shkëmbejnë midis tyre informacionet duke përdorur një komunikim kompleks, i bazuar në vallëzime të kryera në zgjua. Variacionet mbi modelin e vallëzimit mund të komunikojë distancën, drejtimin dhe kualitetin e burimit të nektarit që ato kanë gjetur. Kur bletët emigrojnë për të krijuar një koloni të re, rojet komunikojnë informacionet mbi burimet në të njëjtën mënyrë ; intensiteti i vallëzimit tregon atëherë kualitet e vendit të ri.

Marre nga www.klosi.org/forum

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fatmir Latifi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere): LR

MesazhTitulli: si te zbuten bletet e vshtira   06.04.12 9:01

pershendetje per te gjith ju une jam fillestar me blet i kom ble vjet 2 blet dhe me kan lshu po ato jan shum te urta mundem mi kontrollu edhe pa mbrojtse Por i kom ble sivjet 6 jan shum te vshtira a ka munsi si nuk kishin pas ushqim mrena shum pak apo jan vet te vshtira sidomos njera prej tyre kqyr me te myt asht shum e zorshme me kontrollu as timi sja len shej hiq tregomni si ta zbus pak pres pergjigjijen nga ju
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere): LR

MesazhTitulli: Re: Bletët    09.04.12 18:28

O ti polen ma se pari tregona emrin dhe mbiemrin e leje polenin ne vende te vete ne qoftse te intereson bletaria .
UNe nuke jam kunder ketyre nofkave por te kemi te ditur se me kene po bisedojm e jo me ba hajgare se bletet me te vertet kurre nuk bajen hajgare . Ato vetem punojn ose qe i sulmon dikush edhe nuk bajn hajgare ato nuk te njohin hiqe qe te kan zotri ty por ndoshta po kujtiojn qe je ti mete vertet polen e po dojn me te mledhe e me te qu ne koshere. Kaq niher ti polen e per pergjegje qe e lupe tjetren her se ka edhe per kete pergjegjje.

Memefal per momentin por tregona emrin .


Te pershndes me te mira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Bletët    12.04.12 9:58

Gafurr te pershendeti,
ky eshte nji forum per bleterrites dhe bletedashes, kush si lajmerohet nuk ka rendesi, informacionet per blete jane me te rendesishmet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere): LR

MesazhTitulli: Re: Bletët    12.04.12 17:58

Po ti Bajgor3 a ki pra pergjigjje per pytjen e shtruar nga Poleni . PO edhe un kam te drejte te dite kujte me i dhan pergjigjje.

Pershendetje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere): LR

MesazhTitulli: Re: Bletët    13.04.12 22:54

Qe Polen po ta jap ni pergjigjje sipas literatures te cilen e kam lexu per tizbutur bletet e veshtira duhete te ndrrohete AMA , d.m.th. te mirret prej familjeve qe jan te urta ama dhe te qitet familjeve te veshtira dote thote qe ama e vefamiljes se veshtire likujdohet krejte.

Une krkoj falje per ato vrejtjet qe ti kame ba ma heret pore eshte e vertet qe po du me edite qe kujte po i japim pergjigjje.

Me rrespekte Gafurri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fatmir Latifi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere): LR

MesazhTitulli: Re: Bletët    16.04.12 20:14

flm shum Gafurrarifi me falni si nuk jam prezantu por jam prezentu vetem me emer te bletaris qe kam fillu me formu vitin qe kaloj un jam Fatmir Latifi Nga Kllodernica e Skenderajt ju pershendes shum flm prej te gjidhve .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere): LR

MesazhTitulli: Re: Bletët    16.04.12 21:15

Du vetem ni permirsim jo ama qe eshte aty por duhete me e kriju prej familjes se urete me e kriju amen e mbasandej me e ndrru amen e familjes se veshtire, te kuptohemi munde te shkoj ni kohe derisa te ndrrohen gjeneratat e bleteve .

Te pershendes Fatmir Latifi.

Edhe niher kerkoj falje veqmas masi te kokeni prej Skenderajt.

Nga Gafurr Arifi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Bletët

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bleta dhe produktet e saj :: Bleta mjaltëbërëse (Apis mellifica) :: Bletët-