B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Kristalizimi i mjaltit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Kristalizimi i mjaltit   22.10.11 19:55

Eshte veti e mjaltit ngrirja,apo manipulim?
Po qe se eshte veti e tij cfare procesi e ben ate qe te ndryshoje ?
Neqofte se eshte e kunderta cfare menyrash perdoren per ngrirjen e tij?
Ne opinionin e bleresve mjalti ne forme kremi eshte natyral -cila eshte e verteta?
Perse bleresit preferojne mjaltin ne forme kremi(qe nuk ngurtesohet) dhe jo ate qe ngrin?
Si mund te dallojme nje mjalt te fallsifikuar nga mjalti real?
Perse tek hojet(pitet) mjalti pothuajse eshte gjithnje ne forme kremi dhe jo te ngrire?
A ka te verteta qe mjalti ne forme kremi qe nuk ngrin asnjehere ka fallsifikim apo manipulim
a qendrojne te dyja apo vetem njera?
Ne te gjitha tregjet mjalti tregetohet ne forme kremi ,cfare teknikash perdoren per te mos ngrire
Cfare duhet te blejme mjalt te ngrire apo ne forme kremi ?
A e njohim standartizimin e mjaltit ne CE

V.o ne vend te fjales ngrirja,ngurtesimi me e sakte eshte fjala kristalizimi i mjaltit
Le te diskutojme bashkerisht
Pashuni --Gjirokaster



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Kristalizimi i mjaltit   22.10.11 20:35

Kristalizimi i mjaltit
Te gjithe bleterritesit e kane vene re fenomenin e kristalizimit ne nje ene qelqi qe e mbajne per konsum vetiak ne shtepi,po te jesh i vemendshem ne fillim do te vesh re nje turbullim shume te vogel e cila gradualisht bie ne fund te enes .Ketu nis zanafilla e kristalizimit te mjaltit.turbullira gradualsht behet me e dukshme dhe kjo pjese fillon te ngurtesohet ne krahasim me pjesen tjeter te mjaltit.Mjalti ne kete ene me kalimin e kohes fillon te ndahet ne dy pjese te dukshme ne ate te ngurtesua dhe ne ate te lengshme,ne pjesen e lengshme po ta konsumojme duket sikur dikusht tjeter e ka holluar mjaltin me uje
Ky fenomen vazhdon derisa mjalti pefundimisht kristalizohet i gjithi
Por duhet te theksojme se ka raste kur dhe mjalti dimeron i ndare ne dy pjese i ngurtesuar dhe pak viskoz (kjo pjese qendron ne krye te enes dhe ka permbajtje te larte uji ne krahasim me mjaltin qe hodhen ne enen qelqit) fillojme te dyshojme dhe vete pse ndodh keshtu
Ky fenomen natyror ndodh kur glukoza, një nga tre sheqerna kryesore në mjaltë,spontanisht
bie ne fund te enes . Glukoza humbet uji (duke u bërë monohydrate glukozës)dhe merr formën e një
kristali (një trup solid me strukture te saktë dhe të rregullt).Humbja e ujit nga glukoza eshte ne ene dhe perzihet me pjesen tjeter te mjaltit ku tashme glukoza eshte me pakice


-vazhdojme per here tjeter
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Kristalizimi i mjaltit   22.10.11 21:52

Mjalti natyral kristalizon!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: 3-Kristalizimi i mjaltit   24.10.11 21:48

-Tek ne shumica e opinionit mendon se kristalizimi i mjaltit eshte shenje se mjalti eshte me sheqer pra bletet jane ushqyer me sheqer ne kohen e prodhimit -mjalt i manipuluar,i fallsifikuar ,mjalt me hile
E kunderta KRISTALIZIMI ESHTE SHENJE POZITIVE dhe jep premisa per mjalt te pafallsifikuar
Kristalizimi i mjaltit nuk ndodh njesoj per te gjitha llojet e mjaltrave ,kjo varet nga saia e e permbajtjes se glukozes ,permbjtja e lageshtires se mjaltit dhe raportet e sheqernave te tjera si fruktoza,permbajtja e saj e larte e vonon mjaft kristalizimin
Sheqeri qe i jep embelsire mjaltit eshte fruktoza ,jo se te tjerat nuk kane por e kane mjaft te ulet,por nuk duhet te harrojme dhe te sqarojme se sheqeri qe ne konsumojme nuk ka te beje fare me mjaltin pasi bletet kete sheqer –Saharozen-nuk kane ku ta gjejne sepse ai nxirret nga kallam sheqeri dhe panxhari vetem po qe se ai u jepet si ushqim nga ne
Permbajtja e Saharozes nuk menjanon kristalizimin e mjatit apo ngurtesimin e tij
Mjalti kristalizohet dhe ngurtesohet edhe ne prezence te Saharozes (sheqerit qe konsumojme ne)
Nga sa me siper thame se Mjalti natyral kristalizohet ,por a mund te quhet natyral mjalti me permbajtje Saharoze i cili kristalizohet - sigurisht qe jo
Si perfundim edhe mjalti i kristalizuar fallsifikohet

vazhdojme per here tjeter
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Shtese "Per kristalizimin e mjaltit"   19.11.11 19:39

Si mund ta ruajme mjaltin nga kristalizimi
Eshte e veshtire ne kushtet shtepiake shmangia e kristalizimit te mjaltit megjithate ne mund ta shtyjme me gjate kete fenomen te mjaltit me ruajtjen e duhur te tij
-ruajtja e tij ne temperatura poshte 10 grade
-Me idealja eshte ruajtja e tij ne temperature 0 grade per gati 2 muaj dhe pas kalimit te kesaj kohe ne temperature mesatare 10-15 grade celcius
-Temperaturat e larta ne kushte shtepiake mbi 25 grade pergjithesisht e pengon kristalizimin e tij por ne keto temperatura humbet cilesi dhe rrezikon fermentimin
-Industria perdor teknologji per dekristalizimin e mjaltit qe nga ato te njohurat si nxehja e mjaltit ne temperatura 60-70 grade e me lart(flashnxehje) ,filtrimin dhe deri ne perdorimin e ultratingujve apo microvaleve
Perdorimi i flashnxehjes eshte pak i veshtire per tu realizuar ne kushta shtepiake pasi ka te beje me sasine e mjalit e cila duhet qe si mase e tere njeherazi te bjere ne kontakt me temperaturen e kerkuar pasi ne rreth 70 grade celcius mjalti nuk duhet te kaloje me shume se pese minuta
Disa miq bleterrites me kane rekomanduar qe ne kushte shtepiake te perdoret perzierja e limonit me mjalte deri ne ate mase sa te mos ndjehet shume limoni ne te ,une vete nuk e kam provuar
Metode klasike per dekristalizimin e mjaltit eshte futja ne uje te ngrohte e enes me mjalte per ta prure ne gjendje te lengeshme ,por kjo gje nuk duhet te ndodhe shpesh per shkak te prishjes se cilesive te mjaltit.
Rekomandojme qe mjalti te mbahet i mbyllur hermetikisht ne ene te vogla qelqi te erreta jo me shume se 250 gr,pasi perdorimi ne familje eshte gati i perditshem
Mos perdorimi i eneve te medha mjaltmbajtese ne familje nuk rekomandohet pasi vetem hapja dhe mbyllja e vazhdueshme e tij rrit kontaktin me ajrin i cili krijon probleme te tharmimit te tij ,njekohesisht hapja e enes krijon dhe hollimin e mjaltit me lageshtire pasi dihet se mjalti e thith shume ate.Njekohesisht aroma e tij fillon te dobesohet.Ne kete rast kur te kristalizohet mjalti ne veshtiresohemi per ta nxjerre ate nga ena
Ruajtja e mjaltit per nevoja familjare ne ene te vogla eleminon problematiken e mesiperme ,krijon dhe lehtesi ne rast kristalizimi pasi ngrohja e tij behet me e lehte dhe nuk do temperatura te larta si cdo te ndodhte me nje ene me te madhe (e cila do te ngrohej shpeh here ne ene me uje ) dhe forma likuide tij do te zgjase per aq kohe sa nevojitet per tu konsumuar ( do te ngrohej vetem nje here)

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Kristalizimi i mjaltit   19.11.11 21:15

A mundemi te diktojme ne se mjalti eshte I fllasifikuar
Per te thene te verteten eshte mjaft e veshtire te dallojme mjaltin e paster nga ai I fallsifikuar pasi teknollogjia e industries ushqimore eshte mjaft e avancuar sa arrin te prodhoje produkte aomatike te mjaltit
Sigurisht qe mjalt te fallsifikuar ka gjitheandej dhe eshte problem nderkombetar,por n je bleterrites I mirefillte ka gjasa qe ta dalloje ate ne krahasim me bleresit ,pasi syri i tij eshte stervitur si ne pamje dhe ne shije
Edhe laboratoret po perpiqen te ecin paralel me diktimin e hileve te perdorur ne mjalte
Ne treg gjithkush shet mjalte dhe te gjithe I bejne reklame mjaltit per origjinalite tbile me cmim te njellojte si ata qe e kane realisht mjalt blete dhe ata qe nuk e kane ,pavaresisht se mjalti I fallsifikuar ka nje kosto shume te lire. Te ushqerit e bleteteve me sheqer,glukoze ,melase,shurup misri,dextroze etj apo manipulimi I mjaltrave te dobet cilesisht si psh ai menjes (prej afideve i cili nuk lejohet per konsum publik por fatkeqesisht ai eshte i pranishem ne treg i manipuluar) apo mjalti i Mares me esencat e bimeve aromatike mjaltese per t’i dhene aromen e mjaltit karakteristik te bimes perkatese per te rritur ne dukje cilesine dhe cmimin
Ne manipulimin e mjaltit jane te perfshire qe nga individet prodhues dhe tregetues deri ne biznese qe merren me tregetimin e mjaltit
Sigurisht do te pranojme se ne mjaltera te manipuluara nga industria ku ne etiketat e tyre shprehet se pervec mjaltit ka dhe ingredient te tjere ,kjo gje eshte pranueshme dhe cdo klient di se cfare kerkon dhe cfare blen

KLIENTE blini mjalt te Kristalizuar !
KLIENTE blini pite me mjalte !
(Ne kete rast kufizohen njerzit qe manipulojne mjaltin , vetem bleterritesi mund te jete hileqari,pra pakesohet mundesia e manipulimit nga manipulatoret e mjaltit)
Por une si klient zakonisht mjaltin e blej ne sezonet e prodhimit per te qene me I garantuar –me thote nje miku im-pasi eshte dhe I lengshem-
Ndersa une I them ,kam vite e vite qe merrem me blete dhe druaj te blej mjalte vete pasi nuk jam I sigurte , tani mjalt hyn gjithandej nga jashte tregut shqiptar dhe po te shikosh rrugeve shitet mjalte ne bidona plastike me shumice ,ah sikur te ishte mjalt .
Une I njoh te gjithe bleterritesit e Gjirokastres asnje prej tyre nuk tregeton mjalte anes rruges automobilistike apo dhe gjetke ne tregje pasi ne nuk kemi asnjhehere mjalte qe te ngelet pa u shitur per te mos thene qe ate dite qe e nxjerrin te nesermen nuk ka snje bleterrites mjalte pasi kerkesat jane shume te medha per te ,nje pjese te konsiderueshme e merr tregu Grek
Ja disa nga menyrat e thjeshta per te testuar mjaltin te cilat jane orientuese dhe jo fort te sakta
-Hedhja e mjaltit ne uje
Ne nje gote qelqi hedhim mjalte te lengshem nje luge kafe e leshojme mengadale,ai do te bjere gradualisht ne fund te enes pa u shperbere,tretja e tij eshte e veshtire dhe e ruan masen per nje fare kohe
Mjalti i fllasifikuar veprohet si me siper por vihet re se ai shperbehet dhe uji ngjyroset me shpejt ,ne fund te enes nuk arrin te zbrese i gjithe mjalti
-Prova e djegies
Kjo prove behet per te pare nese ka permbajte sheqeri ne mjalt (Saharoze)
Ne nje tigan te vendosur mbi zjarr hedhim nje luge mjalt real dhe nje luge me sheqer do te vini re se sheqeri karamelizohet ndersa mjalti jo
Neqofte se mjalti i proves do te karamelizohet do te thote se ka permbajtje sheqeri
-Prova e drites
Sheqernat e mjaltit e perthyejne rrezen e drites
Nje ene qelqi me mjalte real i vene perpara nje burimi drite te forte perthyen rrezet nga e djathta e kunderta ndodh me mjalterat e fallsifikuar e perthyejne ne te majte ose e difuzojne
-Prova e letres thithse
Po te hedhesh nje luge kafe mjalti real ne letrat thithese do te veme re se ai thithet shme pak dhe nuk te ngjit doren kur je duke e mbajtur letren thithese
Ndersa pe te hedhesh mjalt te fallsifikuar letrathithese do te thithe nga ky mjalt dhe dora qe mban letren do te laget pas njefare kohe
-Me laps kopjativ
Percaktimi ne se mjalti nuk eshte i pjekur duhet te jete jo me shume s 18 % lagshtia ne kete rast lapsi kopjativ i lagur ne mjalte nuk shkruan, kur mjalti ka lageshtire me shume se 20% lapsi kopjativ i lagur ne mjalte mund te shkruaje ne leter
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Kristalizimi i mjaltit   20.11.11 16:44

Ju pershendeti,

shume teme e qelluar zotri Pashun, falsifikimi i mjaltes eshte fatkeqesi shume e madhe per te gjithe bletaret por me se shumti si e thate edhe ju per konsumatoret.
Bletaret qe kane dashuri per blete dhe bleteritje nuk besoj qe e keqperdorin qe te falsifikojne mjalten, po mire nuk munden edhe te nderpresin keqperdorimin.
Me intereson si, me qka dhe ne cilen periudhe i trajtoni bletet kunder varoes ne jug te Shqiperise konkretisht ne Gjirokaster,
pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kristalizimi i mjaltit   Today at 8:55

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kristalizimi i mjaltit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bleta dhe produktet e saj :: Produktet e bletëve: :: Mjalti-
Kërce tek: