B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

  Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   20.12.11 23:41

Përshendes te gjithe anetaret e forumit dhe kerkoje nga ju te me japeni pergjigje në këtë temë :Mbrojtja e kornizave boshe nga Flutura .Kisha dashur qe te debatohet ne kete teme kur dihet fakti se flutura bletareve ju shkakton dame te konsiderueshme ne stinen e vjeshtes dhe ne pranvere .Une personalisht i perdor veten shirtat e Sulfurit . Diqka tjeter!
Pershendetje. avni selmanaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   21.12.11 21:06

Pershendetje Avni.

Eshte e njohur se mola e dyllit separi i sulmon hojet ne te cilat jane lindur blete, pra, hoje qe kane shqerbyer si shtreter te pjelles, larvave - hojet e erreta e shume me rrale hojet ne te cilat nuk ka pasur larva. Prandaj eshte e pelqyeshme qe te mos rruhen korniza te erreta jash koshereve.

Si preventive kryesore, te cilen e praktikoj edhe vete, qe te mos vije deri te sulmi i hojeve nga mola ose tenja, eshte rruajta e kornizave gjate gjithe kohes ne koshere (dmth edhe gjate periudhes dimerore). Si kusht per kete eshte te kemi shoqeri te zhvilluara mire. Pas vjeljes se fundit te mjaltit, kornizat me hoje bosh kthehen ne koshere, por ne kete rast ato kthehen nen pjelltore (nen katin per gjenerate).

Menyre tjeter perpos perdorimit te squfurit (une jam kunder perdorimit te squfurit) wshttw perdorimi i acidit formik ose ac. acetik (uthullore). Pra, kornizat renditen ne magazina, tw cilet poashtu renditen nje mbi nje ne forme te oxhakut. Pjesa e poshtme e "oxhakut" dhe pjesa e siperme mbyllen me rrjete qe te lejohet qarkullimi i ajrit (promajes). Ne koernizat e katit te siperm ne njw ene vendoset acid. Poashtu eshte e keshillueshme qe kornizat e tilla te vendosen ne vende ku ka me teper promaje (rrymim te ajrit).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   21.12.11 22:52

I nderuar Valon ju faleminderit .
Edhe une me thënë të verteten nuk e pelqej fare Squferin .
Metoda e ruajtjes se kornizave ne koshere, nen gjenerat eshte e njohur per mua.
Sa i perkete metodesse perdorimit te acidit Firmik dhe ac.acetik (uthullore) kete nuk e kam te njohur .Ku e keni pershkruar renditjen ne forme te ogjakut si te Djegja e shiritave te squfurit njajt ,ena me me acid vendoset vetem ne pjesen e siperme . Po ne funde te oxhakut nuk vendoset ena me tretsir ? flm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   21.12.11 23:22

avni selmanaj shkruajti:
I nderuar Valon ju faleminderit .
ena me me acid vendoset vetem ne pjesen e siperme . Po ne funde te oxhakut nuk vendoset ena me tretsir ? flm

Po Avni, ena vendoset vetem siper sepse avujt e acidit jane me te rende se ajri, prandaj nuk ka nevoje qe edhe poshte te vendoset ene me acid.

Cdo te mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   01.01.12 17:00

FLM shum valon,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Egzoni
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : lr

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   28.01.12 23:53

Pershendetje Valon.

Deshta te pyes lidhur me sqrimin qe e ke dhane per ruajtjen e hojeve nga mola. Sa kohe
duhet qe enen me acid ta leme mbi korniza dhe qfar perqindje duhet te ket acidi.

Faleminderit per punen qe po beni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   11.10.12 18:28

mbrjtja nga molla e dyllit behet edhe ne ket menyr:mbushen korpuset me korniza me hoj vendosen nga dy ne pozit hrizontale ku ansorja e korpusit eshte ne dysheme qe mundson
hojet te pershkohen nga drita dhe ajri dhe vazhdohet me vendosjen e katet e tjera njera mbi tjetren ne an te kundert(kemi kujdes te mos i prek rrezja e diellit se deformohen)ASHTU qendrojn GJER NE PERDORIMIN PRANVEROR. sepse molla e dyllit i preferon vendet e errta dhe pa ventilim. pa medikamente
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   11.10.12 22:20

ziko zikoi shkruajti:
mbrjtja nga molla e dyllit behet edhe ne ket menyr:mbushen korpuset me korniza me hoj vendosen nga dy ne pozit hrizontale ku ansorja e korpusit eshte ne dysheme qe mundson
hojet te pershkohen nga drita dhe ajri dhe vazhdohet me vendosjen e katet e tjera njera mbi tjetren ne an te kundert(kemi kujdes te mos i prek rrezja e diellit se deformohen)ASHTU qendrojn GJER NE PERDORIMIN PRANVEROR. sepse molla e dyllit i preferon vendet e errta dhe pa ventilim. pa medikamente

Pershendetje i nderuar

Sipas kesaj logjike kam vepru edhe un kete vit , isha i bindur qe eshte nje zgjedhje e mire , mirepo para dy tri ditesh pash qe rreth 20% e hojeve , kornizave , ishin te demtuara . Sigurisht qe kesaj i kan kontribu edhe temperaturat teper te larta gjate muajit te shtatorit , plus, " gabimisht" kisha vendosur 2 a 3 korniza me ngapak hoje ku ishin dalur nje apo dy gjenerata dhe aty kishte filluar punen e saj molza e dyllit dhe pastaj nuk ishin kursy edhe hojet e reja , me nje fjale e pa parashikueshme moleza e dyllit Shocked

http://imageshack.us/photo/my-images/703/07102012967.jpg/

http://imageshack.us/photo/my-images/594/07102012966.jpg/



Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   11.10.12 23:00

ather smetet tjeter por te perdorim formali ,acid te thneglave apo acid oksalik por me perqendriom ma te madh se trajtimi i shoqris kunder varos, fleta arre kush ka pak shqri mundet me acide trajtimi zgjat deri sa acidi te absorbohe 5-7 dit mrapa korpuset me korniza me hoj mbeshtillen me perde te vjetra ku nuk mnd te depertoj molla e dyllit apo diq te ngjajshme a fletat earres qendrojn deri 3-4 dit para perdorimit i hekim dhe i lem qe te ajrosen dhe mrapa i vendosim ne shoqri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   11.10.12 23:15

shpresojme qe vitet tjera nuk do te kemi shtatorin me temperatura te ketij viti, un prap do ta provoj me te njejten menyre ........ shofim .
moleza e dyllit eshte prezente gjithmone ne hojet e dyllit pavaresisht izolimit qe ne i bejme hojeve , ........ kushtet jane ato qe ajo zhvillohet ose jo .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   11.10.12 23:22

......... shum eshte lehte me i rujt hojet ne lartesi mbidetare 1100 metra , si ne frigorifer ......... Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza (Buckfast-Primorsky)

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   23.03.13 21:59

Përshëndetje.
Po vazhdoj këtë temë duke dhënë eksperiencën tre vjeçare të një shoku.
Për mbrojtjen e dyllit nga mola (tenja),ai përdor lulet e Lavandës (Lavandula angustifolia). Në shqip, personalisht injoroj emrin por në Francë quhet Lavandë.
Vendos hojet me korpuset në mënyrë oxhaku si për djegjen e squfurit, duke mbushur korpusin e parë me lulet e Lavandës. Në krye të oxhakut ve një kapak(çati).
Interesant është fakti që gjatë gjith beharit vedos disa lule në hyrjet e koshereve në një qoshe. Në këtë mënyrë ka shumë pak flutra që hyjnë në koshere për të depozituar vezët.
Ka filluar këtë proçedyrë mbrojtje nga mola duke u mbështetur nga experienca e mbrojtjes së molës së robave në jug të Francës, ku çdo gardhirop (dollap;sëduq)ka një tufë lulesh Lavande. Personalisht do e provoj dimrin që vjen. Gjithashtu këtu në Francë shesin shtrenjt një qese me tallash të përzierë me lule Lavande për mbushjen e tymosëses.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   27.03.13 19:56

Pershendetje te nderuar bletar .

Duke pasur parasysh se kolegu poreci 49 ka elaboruar shume mire perdorimin e luleve te levandes (Lavandula angustifolia) preventive per mbrojtjen e hojeve nga mola e pashe te aresyeshme qe ta postoj nje foto te kesaje juleje e cila mundet te kultivohet ne kopshtet e oborreve per zbukurim .sukses.Lumi .Deçan


http://imageshack.us/photo/my-images/96/lavandulahidcote.jpg/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza (Buckfast-Primorsky)

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   27.03.13 22:37

Përshëndetje.

Faleminderit Avni për foton e Lavandës.
Jo vetëm që zbukuron kopshtet e oboret por bën dhe shumë mialtë dhe të cilësisë të mirë.
Në qoftë se bletët nuk venë tek lulja e lavandës, mjafton të bëjmë pak shurup që e përziejmë me lulet e lavandës dhe ju a japim bletëve në mbrëmje. Të nesërmen lulet e lavandës do të jenë plot me bletë. Very Happy
Sot kam blerë 6 rënjë të tjera për ti mbiellë në baçe (kopësht)

Ergys Poreçi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gezim Halimi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   28.03.13 20:56

Pershendetje Ergys. Kur te vish ne sivjet ne Korce, na sill te lutem pak fare ti mbjell ne parkun e bleteve. Sivjet ne vendin qe veroj bletet ne malin Morave kam mbjelle 600 renje akasije. Kam pyllezuar nje vend te pjeret buze lumit qe zbret ne fshatin tim Dishnice.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza (Buckfast-Primorsky)

MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   29.03.13 21:26

Gezim Halimi shkruajti:
Pershendetje Ergys. Kur te vish ne sivjet ne Korce, na sill te lutem pak fare ti mbjell ne parkun e bleteve. Sivjet ne vendin qe veroj bletet ne malin Morave kam mbjelle 600 renje akasije. Kam pyllezuar nje vend te pjeret buze lumit qe zbret ne fshatin tim Dishnice.

Mirmbrëma Gëzim, Nuk e di a shiten fara por do interesohem dhe po sgjeta mund të sjell rënjë të mbiella në poçe të vogla. Bimë interesante është dhe "Abelia" që vjen nga frëngjishtja Abelle = Bletë. Është ferë dhe jep lule gjithë beharin. http://www.aujardin.info/plantes/abelia.php


Unë do jem në Korçë nga 11 gushti,në qoftë se të duhet gjë tjetër dhe po pata mundësi ta sjell bëj kërkesën dhe mund të më dërgosh një numër tel në e-mail: poreci@hotmail.com

Ergys Poreçi

p.s: Po u shitkan fara Lavande.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.   Today at 16:34

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mbrojtja e kornizave me hoje boshe nga mola (tenja) e dyllit.
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bletërimi, zgjuat (kosheret) dhe pajisjet :: Bletërimi dhe zgjuat e bletëve-
Kërce tek: