B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Llogaritja e kostos së mjaltit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Llogaritja e kostos së mjaltit   29.12.11 18:35

1-Hyrje
Marredheniet e njeriut me bleten njihen perpara mijra vjeteve ,Datimi i pikturave murale ku bleta gjendet ne to daton gati 10 000 vjet me pare
Njeriu fillimisht ka gjuajtur folete e bleteve te egra ne pyje per te perfituar mjalte ,ndersa sot Bletaria(apikultura) eshte kthyer ne nje dege te rendesishme dhe te zhvilluar per te perfituar nga ajo mjalti,dylle,propolis,polen ,helmin,qumesht i bletes si dhe perfitimi me i madh ndodh ne pjalmimin e bimeve
Ne fushen e rritjes ekonomike,tregjet mund te japin nxitje per individet,nepermjet sinjaleve te cmimeve per te zhvillur teknollogji te reja,produkte ,tregje te reja,burime furnizimi dhe metoda te reja per t’i shfrytezuar ato
Sinjalet e cmimeve duhet te mbulojne strukturen e kostos se prodhimit dhe te sigurojne marzhin e fitimit per t’i mundesuar bletarit( bleterritesit) per te qendruar ne biznes

Emertimi I BIZNESIT
Bletari egzistuese me kapacitet 100 zgjoj( koshere)
Qellimi I BIZNESIT
* Ruajtjen e prodhimit të mjaltit
* Reduktimin e borxhit dhe të ndërtimit të barazisë në fermë dhe
ne investime jashte Bletores(parkut).
Pikat kryesore të biznesit
100 zgjoj me destinacion kryesor prodhimin e mjaltit
Ruajtja e tregjeve per shitjen e gjithë mjaltit të prodhuar
Ruajtja ne gjendje te mire e paisjeve qe I sherbejne parkut (Bletores)
Mirembajtje e objekteve qe I sherbejne Bletores
* Familja e lidhur me biznesin
* Likujdimi I pagesave (borxheve)

Aktivitetet e biznesit dhe Synimet
Plani i Marketingut
• Shtimi I produkteve pervec mjaltit –pite me mjalte ,shitje zgjoj me blete,shitje mbreteresha
• Krijimi I markes (krijimi I iemrit)
• Përmirësimi i paketimit dhe aktivitetet promovuese

Plani i prodhimit
• Ruajtja 100 zgjoj( koshere) te efektshem per shtimin e prodhimit të mjaltit
• Prodhimi I produkte alternative
Manaxhimi dhe Plani i Punës
• Ngarkese e plote e familjes me pune
• Trajnimi per të përmirësuar dhe trajtuar produkte të reja
• Minimizimi I punetoreve ndihmes ne sezone piku
Plani Financiar
• Te Paguajë borxhin sipas afateve te pageses
• Pagesa e fondeve per sigurimet shoqerore e shendetesore
• Ndërtimi i kapitalit

Historia operative e biznesit
Bletorja eshte krijuar ne vititn 1985 me 5 zgjoj
Ne vitin 2000 kishte 50 zgjoj
Ne vitin 2010 100 zgjoj
Ne vitin 2010 dhe 2011 jane te punesuar dy anetare te familjes

Rendimentet e marra ne mjalte per 5 vitet e fundit:

Per vitin 2007 -14 kg/zgjua
Per vitin 2008 – 16 kg/zgjua
Per vitin 2009 - 17 kg/zgjua
Per vitin 2010 – 9 kg/zgjua
Per vitin 2011 – 17 kg/zgjua

Pikat e forta te biznesit
1-tregjet e shitjes gjenden lehte
2-Mjalti I zones mjaft I kerkuar
3-Cmimi I shitjes se mjaltit eshte I kenaqshem
4-Konkurenca eshte e dobet

Pikat e dobta te biznesit

1-Prodhimi nuk eshte I ndervarur teresisht nga puna e Bletarit(Bleterritesit)
2-Ndikimi I natyres ze nje peshe te madhe ne rendiment
3-Shitja e bletores se bashku me kapitalet eshte e veshtire te shiten
4-Semundjet e pranishme ne to


Cmimet e shitjes se mjaltit per vitet

Per vitin 2007 - 700 leke/kg
Per vitin 2008 – 700 leke/kg
Per vitin 2009 - 800 leke/kg
Per vitin 2010 – 800 leke/kg
Per vitin 2011 – 900 leke/kg

Paqyra Nr1
SHITJE
EMERTIMI SASIA NE KG CMIMI/KG VLEFTA /LEKE
1 MJALT 1700 900 1 530 000





PASQYRA NR 2
ASETET (IVENTARI I MJETEVE THEMELORE)
NR EMRTIMI SASIA CMIMI/ Vlefta perdorimi Amortizimi
NJESI FILLESTARE ne vjet leke

1 ZGJOJ cope 100 2 000 200 000 15 13 333
2 KATE(SUPER) 100 1 500 150 000 20 7 500
3 KORNIZA 2 500 50 125 000 15 8333
4 CATI 100 500 500 000 15 3 333
5 USHQYESE 100 500 500 000 15 3 333
6 TYMUESE 3 1 200 3 600 10 360
7 VESHJE 3 1 000 3 000 3 1 000
8 THKA TE NDRYSHME 5 300 1 500 10 150
9 LEVA 3 150 450 20 23
10 EXTRATOR MJALTI 1 45 000 45 000 20 2 250
11 PAISJE MARANGOZI 1 25 000 25 000 20 1 225
12 OBJEKT 1 250 000 250 000 20 12 250
13 FUCI 100 KG 15 1 500 22 500 20 1 125
14 PITE(HOJE) 500 50 125 000 4 31 250
15 NUKLEUSE 50 2 000 100 000 15 6 667
16 LENTE ZMADHUESE 1 2 500 2 500 15 1 667
17 KOVA 5 200 1 000 5 200
18 SIT KULLLUESE 10 100 1 000 5 200
19 KARROCE DORE 2 3 500 7 000 10 700
20 SUPER REZERVE 10 1 500 15 000 20 7 500
21 KAZAN 30 -50 LITRA 2 3 000 6 000 5 1 200
Shuma 2 083 550 103 559

PASQYRA NR 3
Materiale Konsumi
Nr EMERTIMI Njesia Sasia Cmimi/njesi Vlefta
1. terramycin KG 0.5 1 000 750
2. Kontroll i varroatozes COP 200 150 30 000
3. Fumidil B UI 100 200 20 000
4. Sheqer KG 500 140 70 000
5. Kavanoza COP 12 000 50 60 000
Shuma lek 180 750


PASQYRA NR 4
Pune e drejteperdrejte
nr Emertimi i zerave te punes DITET PUNES KALENDARIKE PER CDO MUAJ TOTALI
I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII 246
1 Punet me bletet
2 Monitorime 2 3 5 5 5 5 5 5 5 5 5 50
3 Ushqim per nxitje 7 7 7 3 24
4 Kontrolli pranveror 15 15 30
5 Vendosja e kateve (super) 3 5 8
6 Vendosja e kornizave(pitareve) 7 7 14
7 Pergatitja e mbretereshave te reja 5 5 10
8 Vjelja e mjaltit 5 5 5 15
9 Krijimi i nukleuseve 6 6 12
10 Bashkimi i i nukleuseve me zgjojte 6 6 12
11 Te tjera te paparashikuara 15
12 Heqja e kateve(super) 5 5
13 Ushqim per dimerim 6 6 6 18
14 Mjekim 5 6 6 17
15 Kontroll dhe mbyllje dimerore 9 5 14
16 Zevendesim te zgjojve te vjeter 2 2


PASQYRA NR 5

nr Emertimi i zerave te punes DITET e PUNES KALENDARIKE PER CDO MUAJ TOTALI
I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII 164
1 Punet JASHTE BLETORES (PARKUT)
2 Riparime te zgjojve 10 10 20 40
3 Montime kornizash 5 5 5 15
4 Vendosja e piteve 10 10
5 Rregullime te mjedisit 2 2 2 2 2 10
6 Magazinimi i kateve 5 5
7 Pergatitje e ushqimit 2 2 2 2 8
8 Nxjerrja e mjaltit 5 5 5 15
9 Ambalazhimi i mjaltit 5 10 5 20
10 Tregetimi ne treg 5 10 5 20
11 Tregetimi ne ferme 1 1 1 1 4
12 Magazinimi kateve 2 2
13 Takime te shoqtes 1 1 1 3
14 Aftesim per rrije 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 1 12
profesionalizmi
-Kostua e nje kg mjalti = (Shuma leke e mjeteve te konsumit +shuma leke e Amortizimit vjetor) : Sasia e mjaltit
1 kg mjalt = ( 180 750 + 103 559) : 1700
284309 :1700 = 167.24 leke
Te ardhurat neto = Te ardhurat totale - (Shuma leke e mjeteve te konsumit + shuma leke e Amortizimit vjetor )
Ta ardhurat neto = 1 530 000 -284 309= 1 245 691 leke
Vlera e dites se punes =te ardhura neto : sasine e diteve te punes(470 dite )
1 245 691 : 470 = 2650 leke
Kostua faktike e nje kg mjalti pervec kostos se shpenzimeve te mjeteve te konsumit dhe amortizimit te mjeteve themelore qe e perbejne Bletoren e rrit ndjeshem vlera e percaktuar e punes se bletarit e cila ndryshon
Per te nxjerre koston reale te nje kg mjalti duhet te llogaritet si shpenzim punesimi i bletarit dhe tek ne perafersisht nje profesionist merr perafersisht 2000 leke /dite
Po keshtu duhet llogaritur dhe paga e nje bletari pra 2000 leke ne dite pune,si rrjedhim:-

Kostua e nje kg mjalti = (Shuma leke e mjeteve te konsumit +shuma leke e Amortizimit vjetor + Pagat) : Sasia e mjaltit
Pagat jane 470 X 2000 = 940 000 leke
(180 750 + 103 559 +940 000) : 1700
1 22 4 309 : 1700=720 leke/kg
Fitimi = Te ardhura gjithsej – shpenzime gjithsej
1 530 000 -1 22 4 309= 305 691 leke
Konkluzione
Kjo analize e thjeshte kostoje tregon se kjo bletore eshte nje biznes modest me tregues relativisht te kenaqshen
-Puna ne kete bletore nuk duhet te mjaftohet me kete rendiment mjalti
-Lypset qe te shfrytezoje dhe produktet e tjera te bletes
-Lypset shtegetimi i bletores per te siguruar kullota te tjera














Mbrapsht në krye Shko poshtë
lulezim hoxha
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : koshere

MesazhTitulli: Re: Llogaritja e kostos së mjaltit   26.08.13 13:13

Te lumte , nje analize e mirefillte kostoje .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Llogaritja e kostos së mjaltit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Të ndryshme :: Bursa-
Kërce tek: