B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Përdorimi i antibiotikëve në bletari

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty
MesazhTitulli: Re: Përdorimi i antibiotikëve në bletari   Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty27.01.12 23:01


Bashkimi Evropian ndalon perdorimin e atibiotikeve .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty
MesazhTitulli: Re: Përdorimi i antibiotikëve në bletari   Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty28.01.12 18:04

Z Nezir
Pershendetje!

Jo vetem Komuniteti Europian por ne te gjitha boten nuk lejohet permbatja e antibotikeve ne ushqimet qe konsumojme dhe jo vetem te ketyre
Perdorimii antibiotikeve ne bletari perdoret dhe ne Komunitetin Europian pa dallim por thelbesorja eshte qe trajtimi me antibotike te mos influencoje produktet e bletes,neqofte se perdorim ne vjeshte apo heret ne pranvere antibiotiku nuk mund te gjendet ne mjalte
Per te parandaluar pestat edhe ju perdorni terramycinen sic perdoret nga bletaret ne te gjithe Europen por ajo perdoret per cdo vit si mase profilaktike ne ushqimin dimeror>Celesi i mosdepozitimit te antiboitikeve qe ushqimi qe japim bletes duhet te konsumohet totalisht nga bletet dhe keshtu ndodh zakonisht per bleterritesit qe kane pervoje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty
MesazhTitulli: Re: Përdorimi i antibiotikëve në bletari   Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty29.01.12 15:27

Pershendetje Pashun.

A eshte e ndaluar me ligj apo jo perdorimi i antibiotikeve , as un nk e kam te qart , kete me siguri e dine me mire koleget bletare qe jetojne ne keto vende

Perdorimi i antibiotikeve ne qfardo forme apo kohe nuk garanton se nuk do te kalon ne mjalt, rreziku gjithmon egziston .

Qdo dit e me shum flitet per efektet e damshme te antibiotikeve . Kjo praktike damton bletet , ndot mjaltin ,polenin, dyllin.....
Sipas ligjit te unionit evropian nese ne mjalt gjinden gjurm te antibiotikeve , mjalti asgjesohet dhe shpenzimet per asgjesimin e mjaltit i paguan vet bletari.










Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty
MesazhTitulli: Re: Përdorimi i antibiotikëve në bletari   Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty29.01.12 17:57

Pershendetje Z Nezir

Perdorimi i antiboitikeve ne kafshe ,shpende dhe blete etj gjithandej eshte i pazavendesueshem ne mjekim dhe parambrojtje
Edhe ne CE eshte e njejta gje,por perdorimi i tij duhet te behet ne kritere te caktuara ,une mbase nuk pata qellimin heren e kaluar per te sqaruar ne menyre te imet perdorimin e tij
Po te marrim nje shembull nga bletet
Per dimerim une perdor rreth kg sheqer per blete duke filluar ushqimin ne fund te gushtit dhe deri ne mes te tetorit
tSasia e mjaltit ne nje zgjua per te arritur deri ne pranvere pa u ushqyer me duhet rreth 7 korniza te mbushura plot te pakten 12 kg >Ketu llogarisim dhe sasine e sheqerit te cilit ne i kemi hedhur antibiotike per mjekim ose per parandalim
gjithe kjo sasi ushqimi nuk u mjafton bleteve per te arritur ne prodhimin e mjaltit>Bletet dimerojne deri ne pranvere me nje kat pra pa super ose kate mjalti
Gjithe rezerva dimerore deri nga mesi i muajit prill ose ne fillim te Majit konsumohet i gjithi.Ne trupin e bletes antibiotiku eleminohet perreth nje jave mbas konsumit.Pra ne muajin Maj nuk kemi asnje gjurme te Antibiotikeve
Po qe se i PERDORIM ne PRANVERE KETU KA RREZIQE TE MEDHA
Edhe ne CE perdorimi i antibiotikeve eshte i zakonshem po keshtu dhe SHBA per bletarine biles duhet thene se jane keto dy vende qe i prodhojne enkas per bletarine
Doza e perdorimit per mjekim eshte gati pese here me e larte se sa per parambrojtje qe duhet patur parasysh kur operohet me antibotiket
Me mire perdori antibiotiket edhe kur nuk kemi semundje si mase profilaktike se sa kur bletet semuren dhe pastaj te mjekohen.
Prandaj edhe Fumidil B duhet perdorur ne Vjeshte dhe jo ne pranvere qofte per mjekim qofte edhe per parandalim
Per kureshtje antibiotiket perdoren gjeresisht ne blegtori por ato ne etiketen e tyre japin te dhena te sakta se sa zgjat qendrimi i tyre ne organizmin e kafsheve dhe kur duhet te perdoren produktet e tyre pasi te eleminohen edhe gjurmt e antibiotikeve,pra jepen te dhena te sakta shkencore
Ne etiketat e tyre per mjaltin nuk thuhet gje se s'ka kuptim po qe se ato ndodhen ne mjate nuk lejohet per konsum,Kjo gje ndodh ose per mosnjohje ose per parregullsi te bleterritesve



Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty
MesazhTitulli: Përdorimi i antibiotikëve në bletari   Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty29.01.12 22:22


Pershendetje edhe nje her .

Perdorimi i antibiotikeve pa mar parasysh dozen , shkurton jeten e bleteve . shkaterron mekanizmat vet mbrojtes te bletes (kete e dime edhe nga jeta e perditshme )
Ul imunitetin ndaj semundjeve te ndryshme dhe krijon rezistence ndaj semundjes ne fjele ( perdorimi i antibiotikeve ka zhdukur nozemen apis. dhe ka krrijuar nozemen cerana qe eshte rezistente ndaj antibiotikeve )

Per perpunimin e polenit bleta ndihmohet nga 227 mikroorganizma , perdorimi i antibiotikeve mbyt shumicen e ketyre mikroorganizmave dhe si pasoje kemi polen te kualitetit te dobet e shum shum dame te tjera.
Pashun.Kete nuk po e them un por te tjeret qe per mua kan plotesisht te drejt .

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty
MesazhTitulli: Re: Përdorimi i antibiotikëve në bletari   Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty30.01.12 18:37

Z Nezir
Pershendetje
Nuk kam asnje kundershtim per ato ç’ka ju shkruajtet
Une duke qene mjek veteriner kete fushe e njoh jashtezakonisht mire deri ne biokimine e antibioitikeve dhe cfare ndodh me organizmat e gjalla dhe me vete antibiotikun
Une nuk e di ne se ju jeni pro perdorimit apo kunder
Antibiotiket kane avantazhet dhe disavantazhet e tyre,kudo qe perdoren qofte per te shpetuar jeten e nje njeriu apo kafshe dhe deri tek shpetimi i nje familje bletesh apo me shume
Avantazhet dhe diavantazhet po t’i vendosim ne peshore anojne nga avatanzhet (te mirat)
Nqs ne bletoren tuaj do te shfaqej pesta amerikane apo nosematoza(nuk do ta deshroja nje gje te tille) por po e marrim si hipotetike ju si do te vepronit ne kesi rastesh-do te pranonit zhdukjen e bletores ?
E njejt gje ndodh sot kudo ne bote qofte dhe ne CE ku ne komplekset blegtorale perdorimi antibiotikeve dhe vecanerisht ne pulari eshte i vazhdueshem
Eleminimini i perdorimit te antibiotikeve do te ndodhe kur shkenca te arrije t’i zevendesoje ,per analogji dikur deri nga vitet 60 dominonini sulfamidet ne luftimin e microbeve ,te njejta fenomene mbase dhe me shume shfaqnin ato tek gjallesat perfshi dhe njeriun.Me futjen e antibiotikeve ra periudha e sulfamideve meqenese ato perdoren dhe sot por shume me pak.Por qe e dyja reolucionarizuan luften ndaj bakjterieve te demshme
Nuk kam asnje kundershti ndaj ç’ka ju shkruanit edhe une jam partizan i mosperdorimit abuziv te tyre
Me shume kujdes duhet treguar ndaj profilaksise se sa ndaj mjekimit
Nje nga problemet me te cilat ndeshet bota eshte cilesia e dobet e ushqimeve ,prandaj insistohet per ushqime bio,por ketu nuk jane faktore vetem anibiotiket te cilet ne renditje mund te jene te fundit
A e ke pyetur veten me se i ushqejme bletet , a u japim atyre ushqime bio,absolutisht jo ne krahasim me antibiotiket ato demtojne me shume,ne u japin saharoze te rafinuar e cila prodhohet nga nje bujqesi teper intensive ,ju duhet ta kuptoni vete se ç,dua te them deri me origjine me OMGJ
Mbetem me te njejtin medim si edhe JU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty
MesazhTitulli: Re: Përdorimi i antibiotikëve në bletari   Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty30.01.12 23:18

Pershendetje Pashun .
Asnjeher nuk kam menduar qe keto qe po i shkruaj ju nuk i dini .
Perkundrazi me vjen mire qe je ketu me ne dhe ke qka per te na treguar .

Nje shoqeri blete eshte e mbushur plot me antibiotik natyroror, antibiotik shum i fuqishem eshte vet mjalti . Nese bletes ia marrim te gjith mjaltin dhe ate ia zavendesojme me sheqer ateher bleta rrezikohet nga semundjet e pa numerta .
Preventiva me e mire per nozemozen eshte mjalti .
Pra :
1. mjalti si rezerv per dimer .
2 . kur plotesojme rezervat me sheqer (ne munges te mjaltit) aty te hudhet gjithmon nje sasi e hudres(antibiotik natyror)
3. Valoni ka treguar ne nje artikull per perdorimin e pelinit me sytha pishe .

Ndersa pesta amerikane thjesht izolohet . Bletari i kujdesshem e zbulon me kohe dhe thjesht e izolon ate shoqeri qe eshte e prekur., edhe nese humbasim ndonje shoqeri nuk eshte turp. ju shum mir e sqaruat tek tema Askosferoza : te fortit mbijetojn.
Krejtesisht e pa nevojshme me duket te ipet antibiotik si preventive , kush eshte i shendoshe nuk merr ilaqe.

Un po ju thirri Pashun ndersa ju po me thirrni Z Nezir. mos em korit thirrem Nezir. Very Happy

Nje nate te mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty
MesazhTitulli: Re: Përdorimi i antibiotikëve në bletari   Përdorimi i antibiotikëve në bletari Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përdorimi i antibiotikëve në bletari
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Antibiotike
» Perdorimi i teknikes se forumit
» Hapat e parë në bletari
» Kalendari i punëve ne bletari
» Per te pasur sukses ne Bletari sipas mendimit tim qe kam mrri me e studju per ni Bletar te mir jane 4. rregula

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Sëmundjet dhe armiqtë e bletëve. Mbrojtja, shërimi; preparate, ilaçe... :: Armiqtë dhe dëmtuesit e bletëve-
Kërce tek: