B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
lekazh
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   20.08.12 16:30

Desha te ju pys si eshte menyra me e mir e fillimit te pergatitjeve te koshereve LR per dimer,siq dim se tani po afron fundi i sezonit,desha te ju pys se qfar barna te perdor a te le mjalt apo te ushqej me sherbet me qka te kujdesem kunder semundjeve te ndryshme qe jan gjat dimrit.
Faliminderit per mirkuptim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fatmir Mehmetaj
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



MesazhTitulli: Re: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   21.08.12 21:12

I nderuar Lekazh! Duke qene se gushti ne kalendarin e bletarise eshte muaji i pergatitjeve per vitin qe vjen,shqetesimin e keni te drejte.Pak po ju them une,nje pjese tjeter mundet ta thone te tjeret,seicili sipas pervojes dhe njohurive.Ne Gjakove keto dite eshte nxehte,besoj edhe shume thate dhe rrjedhimisht edhe pa lule.Kombinoni drejte ushqimin e ngurte me ate te lenget (kujdes nga grindjet ne park).Kombinoni gjithashtu ne menyre te drejte ushqimin me baze karbohidrate(sheqernat e varfer) me ushqimet polenike (zevendesuesit e polenit). Sipas teknologjise se mbareshtimit te bleteve ato per dimer mbyllen me raportin 1 rruge mize me 1.2-1.4 kg mjalte.Por mendoj se koha per ti mbyllur per dimer nuk ka ardhur.Mjekoji bletet ne kete moment per varoan.Bej kujdes ne zgjedhjen e preparatit qe do te perdoresh duke pasur kujdes qe te mos perdoresh te njejtin per me shume se dy sezone.Kontrollo preparatin per temperaturat ne te cilat perdoret ndryshe mund te keni demtime ne blete. Pershendetje,Fatmir Mehmetaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.jf-mehmetaj.com
lekazh
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   22.08.12 11:41

Falimenderit per kit pergjigje te vyer.Po ashtu eshte shum that le them se parkun e bletve e kam 1 km lerg nga tokat e mbjellura me lule diell qe kam ndegjuar qe marrin shum mjalt dhe polen po per qudi qe 3 jav qe jan,bletet nuk kan pruar te them as edhe 1 ram me mjalt - nuk asht problemi veq te bletet e mija po aty afer kan dhe disa bletar tjer dhe ata ankohen qe nuk ka mjalt.Sa per mjekim kunder varoas mendoj ti bej me tetraciklin.
Desha te pyes po ju me qfar i mjekoni kunder varoas ndonje metod tjeter.Faliminderit per mirkuptim.
Përshendetje Lek Zhubi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fatmir Mehmetaj
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



MesazhTitulli: Re: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   22.08.12 15:51

I dashur Lekazh! Temperaturat e larta mundet qe te thajne sekrecionet e bimeve keshtu qe bletet nuk kane se cfare te marrin.Se dyti eshte nje problem qe edhe ne ne shqiperi e kemi hasur me lule diellin.Sipas specialisteve jane dy lloje luledielli nga te cilat njera prej tyre nuk jep nektar.Ne lidhje me mjekimin ndaj varroas mos u ngaterro kur thua se do ti mjekoj me tetracykline.Tetracyklina eshte antibiotike dhe ne rastin e perorimit ne blete perdorey per parandalimin e pestave,ndersa per varroan une do te perdore kete vit TIMOVAR ose KUMOVAR. Te pershendes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.jf-mehmetaj.com
Ervis mema
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 27 koshere lr

MesazhTitulli: Re: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   25.08.12 16:45

Prsh leka ne kete kohe nuk mun te presesh qe te maresh mjalt nga luledielli per shkak te temperaturave te larta...se pari duhet te besh kuren e pestes me oxytetracyklin dhe mire do ishte ta kishe kryer kurimin per pesten ku u jepet nga 5 gr per koshere1gr me nje liter sherbet 1:1ja jep 5 here ne nje hark kohor cdo 5 dit pastaj duhet ti vendosesh kuren e vorrotozes me shirita..biskota...ose me stop tik dhe cka eshte me e rendesishmja nga fundi i shtatorit i kurojme me fumidil B per nozemen qe eshte dhe semundja me e keqe per bleten ne shqiperi kete vit nozematoza ka krijuar vertet probleme duke cuar dhe ne zhdukjen e gjithe parkut te bleteve...gjithmone duke pasur ushqim te mjaftueshem per bleten ne koshere i mbyll per dimerim ne shqiperi ne i mbyllim ne tetor sipas kohes si mund te mari moti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lekazh
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   26.08.12 13:21

Faliminderit per pergjigje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Armendi-05
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



MesazhTitulli: Re: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   13.09.12 12:48

Pershendetje te nderuar dhe fillimisht nje pyetje per te gjithe .Ne kete kohe cfare ushqimi duhet pergatitur bleteve dhe ne cmenyre.Cdo te mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ervis mema
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 27 koshere lr

MesazhTitulli: Re: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   13.09.12 22:12

Prsh armend un jam nga tirana...bletet tani ushqeji me sherbet sheqeri deri kur te vije koha per kontrollin dimeror para tufezimit dimeror te bletes.... ne tirane nga korriku deri me tani ka qene thatesire e madhe dhe bletet kan pasur nevoje per ushqim sidomos ne ato parqe qe i kan vjelur bletet ne qershor +kurat qe jane bere per pesten e cila jepet me sherbet sheqeri 1 kg sheqer me 1 liter uje beme dhe kuren per varroetozen dhe tani po i behet kura per nozemen kure e cila dhe kjo jepet me sherbet 1me1 kurse te tjere kane filluar nxitjen e memave me sherbet 1kg sheqer me1.5 uje pasi te ne kjo periudhe cilesohet si pranvera e 2 per bletet sepse celin shume lule si (mugastra) shqopa e vjeshtes e shume lule tjera qe e pregatisin bleten per dimerim te mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fatmir Mehmetaj
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



MesazhTitulli: Re: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   15.09.12 21:30

Pershendetje Armend,pershendetje Ervis!Nese juve mendoni se bletet mundet qe te futen per dimerim ne kete mot te thate dhe pa nektar dhe polen vetem me sherbet sheqeri,gaboheni.Sherbeti i sheqerit (ose sheqeri me konkretisht) mundet tju siguroj bleteve vetem fuqi kalorifike per te fluturuar.Sheqeri eshte i perbere vetem nga glukoza dhe fruktoza kur shperbehet.Ju mendoni se bletet do te zhvillohen vetem me kete diete?Bletet japin nga vetja enzima per ta kthyer sherbetin ne mjalte (sidoqofte te cilesise se dobet).Cfare duhet ne kete rast? Siguroni ju lutemnje raport te drejte te te ushquerit me sherbet sheqeri dhe zevendesues te polenit (lexo me vemendje se cfare eshte poleni dhe roli i tij ne biologjine e bletes).Nese bleteve nuk iu jepet polen ose zevendesues juve do te krijoni ne familjet e bleteve nje gjendje te dobesise se pergjitheshme ne organizmin e bleteve dhe ne pergjithesi ne shoqerine e bleteve.Mos e mendoni bleten si nje insekt qe nuk mund te zhvillohet.Nese nuk do ti ushqeni ne menyre te balancuar,vjeshta dhe sidomos dimri do ti coj ato ne gjendje stresi dhe dobesie te vazhdueshme derisa rezervat proteinike te bleteve te mbarojne dhe kur te filloj pranvera te mos kene mundesi per te sekretuar qumesht ne pranveren e hereshme per larvat dhe mbretereshen.Ju falenderoj per kohen tuaj.Fatmir Mehmetaj,perfaqesues eskluziv per FEEDBEE ne Shqiperi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.jf-mehmetaj.com
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

MesazhTitulli: Re: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   02.11.12 1:16

pershendetje lekazh dhe te gjithve antrve tjer qe dhat pergjegjeje edhe une desha qe lidhur me temen tju sugjeroj disa praktika te dimrimit te L R koshereve duke iu referuar pytjeve te lekazhit. Pregatitja e shoqris fillon me mbarimin e kullotes se fundit te sezonit po jo me von se fillimi i gushtit fillimisht bejm kontrollin e shoqrive ku evidentojm:FUQIN E SHOQRIS(LARVA, MIZA),AMA (kompaktsia e gjenerates,mosha, rendimenti i shoqris)REZERVAT USHQIMORE(MJALT POLEN),GJENDJEN E KOSHEROS(HOJET E DEFORMUARA,TE FTOTA,)GJENDJEN SHENDETSORE TE SHOQRIS(varoza,nozomoza), ne baz te ktij evidentimi fillojm pregaditjen e shoqris per dimrim.Qe dimrimi te jet me i mir shoqria duhet te ket rezerva ushqimore raport mjlt 2/3 ,1/3 serup sheqeri,polen dy korniza,sasia per rrug blete eshet 2 kg per rrug kjo vlen te theksohet psaqerisht per Tiranen po edhe per vende me naltsi mbi detare 1000 m per arsy se Tirana gjat dimrit ka dit te nxeta ku bleta shprishet nga lemshi i dimrit ku si pasoj kemi hrgjim te ushqimit ku ama e zgjeron gjeneraten me teper se ne vendet tjera,e njeta vlen edhe ne vendet e larta por e kunderta se ketu kemi te bejm me te ftot ku shoqria hargjon ushqim per ta mbajtur temperaturen e duhur te lemshit dimror,tmperatura ideale e shoqris per dimrim eshet na 4grd c 8 grad c per arsye se shoqria qendrn ne lemsh ku si pasoj kem hargjim te vogel te ushqimit dhe hmbje te vogla te lemshit dimror, sa per polen nuk ka zavendsus kur eshet fjala per rezerva mirpo bejm stimulimin e shoqris me sherbet sheqer raport gjat gushtit 3 l uj 1 kg sheqer qe stmulon bleten ne prurjen e polenit.te barnat tani kemi gjeneraten e re te barnave te cilat nuk len rezide ne mjalt apo hoj te gjtha kan si baz acide:timol,acid oksalik,apo siq e ceki edhe fatmiri timovar kumova api life , a sa i perket antibiotikve ku e ceket tetraciklinen tani per tani jan ndluar ne te gjitha vendet e bashksis europjane sigurisht se ka arsye per nozemoz edhe fumidili eshet i ndaluarapo te ne fumaglini
te cilin ne treg nuk gjen ne shitje te lir po vetem me porosi jo haptas tregtohet, ne ket koh barnat per nozemoz jan preventive ku te ne perdoren me baz jodin si nezocid,nezovit po ka edhe kura tjera ne baza bimore; salvija oficonalis(sherbelja)saturja montona(trumza shtremeni)ku shoqrit kurohen me ekstratin e prgaditur te tyre. Ervisi thot se 5 gr per shqri tetraciklin ku ne qdo liter 1 gram ne 5 seanca ku i bi 5 litra sherbet te cilin shoqria nuk do te mund ta konsumj po do ta deponoj per mendimin tim eshet e gabushme dhe e demshme per shoqrin. Armendi pyt se ne ket koh me qfar ushqimi:pasi ju shtroni pytjen me 13. 9 koha optimale e plotsimit te rezervav apo edhe te stimulimt eshet ne prfundim qe perkon me 15 .9 ju preferoj qe nqoftse keni nevoj per plotsim te rezervave te perdorni sherbet te invertuar dhe at ne sasi sa me te mdha qe sa me par ti plotsoni rezervat sepse cdo vones e demton shoqrin a per herat tjera stimulimi raport 1me 1 sheqer uj po mvaret nga tmperatura sa me e nxehet te jet i shtohet uji deri raport 1 sheqre 3 uj. plotsimi i rezervave ne pranver 2 sheqer 1 uj a ne ver 5 sheqer 3 uj.Fatmir ne ket koh nuk ka zevendsus te polenit sepse shoqris i duhet polen i deponuar per dimrim dhe i prgaditur me enizma te bletes a zavndsusit nuk i kan ato veti per tu deponue sepse dihen ta marrim qumshtin, te brdhit e ves, tharmin e bukes apo majen e birres , miellin e sojes te gjitha jan materje te cilat smund te ruhen apo te dponohen qe shoqrija ti shfrytzoj per nevoja , ato vertet jan zavendsus por jepen si stimulus gjat pranvers ne sasi stimuluse e jo deponuse.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   03.11.12 21:19


ziko, tregona nese mundesh qysh po shkon puna LR me gjysem kate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

MesazhTitulli: Re: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   03.11.12 22:43

persh. nezir me LR kam punu nji koh te gjat ka mangsi po edhe perparsi kundrejt tipeve tjera te koshereve per hir te mangsive kam kalue ne LR+gjysem kat zgjue a depoja e njet kat i plot qka do te thot mundsi me e madhe per amen ne vendosjen e gjenerates. ky eshet viti i dyt qe i perdor ne ket menyr vitin e par kam pas shum sukse sepse te gjtha qe i deshirova nga shoqrit i arrita:mos leshimi ishoqrive gjat kullotes zjvillim shum i mir igjenerates me stimulim te brendshem,shfrydzim i dy apo me teper kullotave me shoqri te forta,mjalt ne nivel te deshiruar rezerva dimrore te mjaftushme mjalt polen te gjtha parametrat kan qen te knqme a ket vit ben prjashtim mjalti eshet nen nivelin e deshiruarp po ketu sigurish ka qen faktori natyror sepse ne gjitha viset ky vit ishte i dobet,mirpo nuk kam humbur shum sepse kam shku ne rritjen e numrit te shoqrive. perdori metoden e Ivan VENERIT me pak modefikime duke ju pershtat kushteve klimatike dhe kullotave te cilat synojm ti perdorim per vitn paraprak.mendoj te vazhdoj edhe me tej ne ket menyr pa te shofim rrezultatet gjr me tani jam i knaqur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   04.11.12 21:34

faleminderit i nderuar.

suksese edhe me tutje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lekazh
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   01.12.12 20:38

faliminderit per shkembimin e eksperincave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gezim
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: dimrimi i bleteve ?   16.09.14 22:34

Pershendetje te nderuar blete rrites


Jam nje bletar i ri kam filluar te mirrem me blete qe nga viti i kaluar dhe tani kom nje park me rreth 25 blete.
desha tju beje disa pytje rreth dimrimit te bleteve disa prej bleteve i kam 2 kat mirpo katin e 2 ai qe ka punuar me bletet e mija e ka qitur shum von dhe bletet kan arritur te punoj vetem 4-5 korniza dhe ato i kan mbushur mjalt dmth te katit te dyte eshte me mir qe keto shoqeri ti ktheje ne nje kate apo ti dimroj ne 2 kate ndersa nje problem tjeter sot gjat hapjes se 1 koshere e pash se mungonte ama kishi bere disa amezor 5-7 dhe ishin te qelur kishte shum veze te mbyllura te mashkujve ndersa i pash 5-6 veze te fresketa shoqeria ka 7-8 korniza me miza si te veproj me te a te shikoj mas 5-6 dite a i ka bllombu vezet apo te beje bashkimin e asaj shoqeri me nje shoqeri tjeter qe i ka 4 korniza.

Me respekt
Gezimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim   Today at 16:34

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Dimerimi dhe pergatitja e bleteve per dimerim
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bletërimi, zgjuat (kosheret) dhe pajisjet :: Bletërimi dhe zgjuat e bletëve-
Kërce tek: