B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Të ushqyerit e bleteve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
RAIF
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 100

MesazhTitulli: Të ushqyerit e bleteve   08.03.13 12:40

Gjasat qe nje familje, bletesh qe te vdes, nga faktoret tjer, jan 50/50.Gjat pervojes sime kam ardh te konstatimi se faktori kryesor, qe nje familje bleteve apo nje zgjua te mbijetoj eshte pikerisht faktori njeri.
Shum bletar thon se bleta, kurr nuk vdes nga te ftohtit, por nga uria, qka skisha une qe te bie dakord, pra perveq nga uria, bleta vdes edhe nga rrethanat tjera e sidomos nese rradhitja e hojeve ne filim te dimrimit nuk eshte bere ashtu siq duhet.Pra faktori kryesor qe nje shoqeri bletesh te mbijetoj eshte vetem njeriu.
Preferenca ime eshte qe ne ket muaj kuptohet nese kushtet meterologjike e lejojn te shikohen bletet, por jo edhe te te mbahen nje kohë te gjat hapur, por nese skan ushqim te intervenohet, m pogaqe, po pse jo edhe me shqer1/1 por jo te mbushet ushqimorja plot por vete 1/2 e saj.
E DIJ QE EGZISTON RREZIKU I GRABITJES porbletari i shakthet , e merr nje leck dhe ne veranden e zgjojeve nuk len asnje gjurm te sheqerit , sepse sheqeri duke u bazuar nga bletaret me pervoj, eshte ma stimulues dhe tretet me lehtë qka do te sherbej qe vezet te rigjenerohen me leht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
skuqi g
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : DADANT-BLATT

MesazhTitulli: ushqyerja e bleteve    19.12.13 22:42

Pershendetje pjesemarresve.Lexova te gjithe ate qe kane shkruar dhe kerkojne pergjigje per ushqyerjen e bleteve e theksoj pa perseritur dhe njehere ato qe kam shkruar me pare per ushqimin e bleteve.
Ushqimi stimulant duhet te jete "VETEM I LENGSHEM" ndryshe eshte shperdorim, e mund ti hedhim 2% (20 g) qumesht pluhur i skremuar per liter ushqim te pergatitur ,
Ushqimi baze mund te jete dhe i lengshem ,dhe i ngurte ne gjenje paste te forte (buke) qe blihet gati por dhe mund te pergatitet ne raportin sheqer  3 pjese e mjalte 1 pjese, sheqeri duhet te jete patjeter i bluar (si miell) duke i shtuar acid çitriko ose acid açetico ne normat si me pare.
Mund ti shtojme 2% (20g) miell geshtenje ose soje per kg ushqim te pergatitur dhe keto te gjitha perzihen derisa te behet si paste e forte.
Ushqimi baze qe vendoset ne fund te nentorit ose fillim te djetorit (ne varesi dhe te reservave) eshte qe familjet te mos vdesin urie.
Une i vendos te gjithave dhe ato e konsumojne sipas nevojave e forces, dhe kontrolloj gjithmone se e kane mbaruar per ta zevendesuar.
Une e vendos siper muleses se kornizave ne korispondenze te vrimes se saj duke i bere nje vrime me diameter 3 cm plasmasit mbeshtjelles dhe mbuloj me cope batanije te vjeter e siper saj nje karton ose gazete e siper kesaj natyrisht mbulesa e kutise.
Nqs do ta vendosesh poshte muleses se kornizave  si do ta kontrollosh se e kane mbaruar o jo ?
Nuk perdor plasmas (najlon) siper kornizave por direkt mbulesen e kornizave.
Gjate dimrit eshte mire mos me e zbuluar bleten sepse nuk arrin ti mbylli vrimat me propoli.
Bleta vdes nga uria e semundjet e jo nga ftohti natyrisht nuk mund te dimerosh blete me nje kornize te mbuluar me mize dhe ketu ben shume ftohte me kujtohet nje vit qe nje muaj rrjesht shkonin temperaturat -15 deri -20 grade dhe nuk pata asnje problem.
Une perdor koshere dadant-blatt me fund rrjete kunder varroas e poshte saj eshte kaseta prej llamarine faleminderit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fadilkukleci
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Të ushqyerit e bleteve   29.12.13 14:11

Pershendetje per te gjithe anetaret e forumit e nje pershendetje te veqante per moderatorin e ketije forumi te cilet kane bere nje pune te mire me hapjen e tij ku bletaret e te gjitha trojeve Shqipetare mund ti shprehin mendimet dhe pervojat e tyre. Me gezon fakti se nepermes ketij forumi mund te kerkosh ndihme dhe mund ti ndihmosh dikujt.
Sa i perket temes " Te ushqyerit e Bleteve" edhe une do te shfaq mendimin tim.
Bleta me se miri eshte te ushqehet me ushqimin e vet ( mjalt ) ate te cilin e ka perpunuar per nevojat e veta.
Ne bletet i mbajme per te ju marre mjaltin por ne duhet ditur se sa mund ti marrim nje familje e sa duhet lene per nevojat e saja. Kemi raste kur eshte e domosdoshme qe familja e bletes duhet te ushqehet siq p.sh:
Kur formojne rreshema te rinje ( roje). Pasi qe rreshemat formohen ne maj dhe qershor une u jap vetem sherbet sheqeri ne raport 1:1 Uje - sheqer pa i shtuar asgje tjeter sepse ne kete kohe ne natyre ka nektar dhe polen dhe bletet gjate dites ne zgjua sjellin nje sasi te vogel te tyre. Ani pse kjo asi eshte e vogel mjafton qe sherbeti qe i ipet gjate nates te perzihet me nektar, pasi qe ky sherbet dhe nektari kalon mbi 140 here neper traktin digjestiv te bleteve ku edhe pasurohet me enzime dhe elemente te tjera qe sipas mendimit tim dhe shume te tjereve nese i shtojme substanca tjera vetem se do te jene te demshme per bleten e jo te dobishme.
Ushqim i lengshem ( sherbet) bleteve mund te ju japim sipas nevojes deri ne gjysmen e shtatorit, me vone JO, sepse nese u japim edhe me vone, ne tetor apo ne nentor edhe pse ditet mund te jene te nxehta ne me kete ushqim nuk i kemi ndihmuar bletes por e kemi mbyt ate.
Pse ?
Sepse sherbetin te cilin ia japim bleteve pas 15 shtatorit, bletet kete nuk mund ta shendrrojne ne mjalte dhe ky do te mbetet i pa bllombuar dhe si i tille do te tharbet dhe ne zgjua do te jete burim i lageshtis dhe diarese ( barkqitjes).
Nese eshte e nevojshme qe familja duhet te ushqehet ne kete periudhe atehere deri ne prill apo maj duhet te ushqehet vetem me ushqim te ngurte ( pogaqe).
Bletare duhet te kene kujdes e sidomos bletaret e rinje se ne zgjua mund te kemi 20 - 25 kg mjalte ne korpusin e dyte e bleta prap te na vdes urije.
Si eshte e mundur kjo ?
Kjo ndodhe kur bleta ka hyre ne lemshin dimeror ne katin e pare pasi qe ne kornizat e ketij kati ka pasur kurora te mjaltit e bletet lemshin dimerore e formojne ne hojet e thata nen kurore te mjaltit ku gjithmone eshte ne kontakt me ushqim ne pjesen e siperme. Nese ky ushqim shpenzohet derisa ajo eshte ne lemsh atehere derrasa mbajtese e kornizes se poshtme eshte se pahu 2 cm e trashe, pastaj hapesira ne mes te katit te pare dhe te dyte po ashtu eshte rreth 2 cm dhe trashesia e derrases se poshtme te kornizave te katit te dyte eshte 1 cm qka do te thote se lemshi eshte i larguar nga mjalti perafersisht rreth 5 cm e cla hapesir eshte nje ure e pa kalueshme per bletet dhe ato vdesin urije. Per kete aresye gjate kontrollit te fundit duhet rregulluar ushqimin.
Se si rregullohen kornizat ne kete kohe eshte teme ne vete.
Bleta mund te vdese urije edhe ne Prill.
Si eshte e mundur qe bleta te vdes urije ne Prill kur pothuajse ne kete kohe kan luluar te gjitha bimet !
Prilli eshte muaji me i vrrullshem si ne zhvillimin e bimeve, lulezimi, gjethimi etj, poashtu edhe te bleta eshte zhvillimi ne kulminacion, pra mema pjelle maksimumin e vezeve qka do te thot se ne zgjua ndodhet maksimumi i pjelles per ate familje.
Mund te ndodhe qe papritmas ne kete muaj koha te keqesohet dhe bletet te mos munden me dale per te mbledhur nektar, ne zgjua shpenzohet shume ushqim per shkak te pjelles dhe nese nuk intervenohet me ushqim shtese edhe ne kete rast familja mund te vdes urije. Ne kete kohe duhet intervenuar me ushqim te ngurte ( pogaqe ).

Respekt te gjithe bletareve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Të ushqyerit e bleteve   30.12.13 18:05

Profesor te deshiroj mirseardhje ne kete forum se kemi pas nevoj per keshilla argumentus se ti si nje bletar me pervoj shum vjeqare dote na ndihmojsh neve bletarve te ri se si ta zhvillojm kete deg te bletaris si edhe ata te cilet deshirojn te mirren me bletari.
Une nuk kam sote donje pyetje per ty por vetem te deshiroj mirseardhje ne forum .
Une Gafurr arifi te njoh dhe kam besim ne informin rrethe bletaris.
Dhe e pytsha vetin se pse ku profesor nuk po inkuadrohet ne ket forum qe ti ndihmoj kesaj dege te bletaris me gjith ate pervij qe e ki dhe ato libra qe i ke shkruar per bletarin.
Une te kisha falenderu per librat qe i ke shkrur se ato jan ni thesar per tu zhvilluar bletaria .
Por mose edhe interneti ka dal une besoj qe ma shum dote informohen bletaret rrethe bletaris .


Dhe ne funde te falenderoj edhe niher se ndoshta dote marrim pergjegjje pa prites nga ana e juaj qe neve bletarve te ri na intereson rrethe kesaj dege .

FALEMINDERIT Gafurr Arifi


Mbrapsht në krye Shko poshtë
prishtinasi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : lr

MesazhTitulli: Re: Të ushqyerit e bleteve   19.04.14 22:18

pershendetje te gjithve ,ne kosov ka 1 jav qe merr mot me shi , a mundem ti ushqej bletet me sherbet dhe nga sa ml te jau qes , ju flm per kohen qe do me pergjigjeni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Të ushqyerit e bleteve   20.04.14 8:54

Po mundesh prishtinas. Mjafton nga ~300mL ne dite ose ne dy dite derisa mban moti me shi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
Horizonti Plus
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 10

MesazhTitulli: Re: Të ushqyerit e bleteve   04.05.14 7:14

Pershendetje deshta te di a ban me vazhdu me u qit ushqim dmth sherbet edhe kur va kemi vendosur magazinat ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Të ushqyerit e bleteve   06.05.14 11:22

Horizonti Plus shkruajti:
Pershendetje deshta te di a ban me vazhdu me u qit ushqim dmth sherbet edhe kur va kemi vendosur magazinat ?

Mundet neqoftese mban moti i lige me te rreshura te vazhdueshme dhe nese ne koshere nuk ka sasi te mjaftueshme ushqimi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
xh_dervishi@hotmail
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : Skenderaj/Kopiliq i Eperm

MesazhTitulli: Re: Të ushqyerit e bleteve   30.04.15 8:36

Pershendetje te gjithve ,ju bletar ,profesor dhe ju redaksi e keti forumi shum me rendesi .
Une qe po ju shkruaj jam Xhevati nga Kosova /Komuna Skenderaj .
Kerkoj nga te gjith ju qe te me ndihmoni ne kete faz fillestare te veprimtaris time te kultivimit te bleteve.
Sot eshte 30 prill2015 deri tani i kam ushqyer bletet me pogaqe ,shiqova kosheret dhe ato kishin mbaruar se ngreni pogaqen a mund te vazhdoj me tutje me pogaqe apo me sherbet nese po me sherbet si ta bej dhe deri ne cilen koh
Sinqerisht Xhevati
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Të ushqyerit e bleteve   08.05.15 7:00

I nderuar po qe ke mundesi mos ja ndaje ushqimin e ngurt deri ne muajn tetor.sukses
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Të ushqyerit e bleteve   Today at 8:55

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Të ushqyerit e bleteve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bletërimi, zgjuat (kosheret) dhe pajisjet :: Ushqyerja e bletëve-
Kërce tek: