B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Vendosja e kateve te dyta LR

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
BujarM
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Vendosja e kateve te dyta LR   28.03.13 20:15

-Pasi temperaturat jan ngritur dhe bletet kan filluar te shumohen pra amat kan filluar te leshojne veze desha te diskutojm rreth asaj se kur eshte momenti i pershtatshem per vendosjen e kateve te dyta te ato shoqeri bletesh qe kan dimruar vetem me nje kat. Ju Faleminderit paraprakisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gezim Halimi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Vendosja e kateve te dyta LR   28.03.13 20:38

Pershendetje te gjithe anetareve te forumit. Une nga eksperjenca ime veproj ne kete menyre:Kur zgjoji mbushet me blete dhe ka 8 [tete] pjellje te vulosura, dhe mbi korniza bletet kane ndertuar hoje, kjo eshte koha me e pershtatshme per te vendosur katet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BujarM
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Vendosja e kateve te dyta LR   29.03.13 16:28

Faleminderit z.Gezim per keshillen, po ndonje sugjerim tjeter nga ndonje pervoj e ndonje bletari tjeter? Gjithashtu Gezim mundesh te spjegosht menyren se si e ben vendosjen e kateve, a e vendos amen ne katin e ri apo e len ne katin paraprak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Vendosja e kateve te dyta LR   29.03.13 19:28

Pershendetje i nderuar .

Ne pyetjen tuaj vendosja e kateve te dyta ne pranevere (zgjerimi i shoqeris) . Nese nuk e ka fituar instiktin per shumim atehere njera nder menyrat e shumeta qe perdoret per zgjerim te shoqerise mudet te jete : Duke marur dy korniza nga shtrati i qerdhes (kati i pare -A ) ne te cilat gjenden sa me shume veze nje ditore dhe larva dhe i vendosim ne mese te katit te dyte -B te cilin e kemi ofruar paraprakisht afet shoqerise ku jemi duke punuar i bie korniza e 5 dhe 7.
Ne mese kornizes 5 dhe 7 e vendosim nje kornize me hoje te punuara i bie korniza e 6-të .
Edhe kornizen nr 4 dhe 8 e jape me hoje te punuara .
Kornizat 1,2,3 dhe 9,10 zakonisht jane flete dylli te pa punuara . Duke synuar qe te krijojme nje shoqeri te fuqishme e cila do te jete ne gjendje qe ta shfrytezon kullosen te themi Bagremin (Akacia) atehere dy kate medomos duhet te jene korpus (fole )e ames .

Siq po e shifeni kjo eshte nje form kure keni korniza me hoje te punuara minimum 3 cop .

Sukse . Lumi -Dençan . queen

Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Vendosja e kateve te dyta LR   31.03.13 20:33

Pershendetje .

Zoteri Bajram pasi e kompleton me 10-te korniza katin e pare -A duke i ofruar kornizat me gjenerate te mbyllur ne mese te kosheres pjesen tjeter e ploteson me flete dylli te pa punuara. Duhesh ta keshe te parasyshe ne raste kur ke korniza me me mjalte vendosi ne pozitat 1 dhe 10-te .

Me pastaj mbi katin e pare -A e vendose katin e dyte -B .Sa i perkete Ames mos u brengos e brenda 24 oresh ajo do te pozicionohet ne katin e dyte -B.

Une personalisht i nderuar kesi soj veproj diku rreth 70 % te rasteve .Ndersa ne raste kur kemi te bejme me situaten kur bleta fiton instikt per shumim atehete veproj ndryshe .

Sukse . Lumi -Dençan queen .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BujarM
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Vendosja e kateve te dyta LR   02.04.13 20:25

Faleminderit shum. Informata shum te hollesishme dhe shum te nevojshme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

MesazhTitulli: Re: Vendosja e kateve te dyta LR   02.04.13 23:27

Pershendetje mendoj se tema eshte e qelluar sepse perkon me kohen e shtimit te zgjoit.
Sa i prket pytjes se Bujarit se kur eshte momenti i pershtatshem per vendosjen e kateve te dyta ne ato shoqri qe kan dimru ne nji kat: duhet te kemi parasysh fuqin e bletes, kushtet klimatike ne periudhen e ardhshme dy javore dhe menyren e zgjerimit.
Te fuqia e bletes shoqria duhet te ket 6-7 korniza me larva te qela dhe te mbyllura, te ket 9 -10 korniza me miza-blet a 4 kornizat tjera te jen me mjalt dhe polen.
te kushte klimatike duhet te kemi kujdes qdo ulje e temperatures kohra me shi e ul temperaturen ne qerdhe i ndal prurjet ne zgjua a si pasoj do te kemi ngadalsimin e zhvillimit mundsi reale e ftohjes se gjenerates per arsye te ndarjes se gjenerates ne dy korpuse.
Menyra e zgjerimit ka shum sosh duke u bazuar ne rrethanat ne shoqrin e bletes kullot,une ne bletoren time perdori ket metod, ne qoftse kam korniza te mjaftushme me hoj te ndertuar e hapi shoqrin i hjeki dy korniza me mjalt ne vend te tyre ne mes te larvave dhe polenit i jap dy korniza me hoj te ndertuar njerin ne njern an tjetrin ne tjetren te gjtha kornizat me larva te qelura i vendosi ne mes ato te mbyllura anash , do te thot edhe me tej gjnerata jet e pa ndar, dy kornizat e mjaltit i v endosi ne mesin e kati te ri te cilin e vendosi nen gjenerat , dy kornizat me mjalt nga pak i cvulosi me brisk. Ne ket menyr veproj per arsye te stimulimit te brendshem te shoqris per tmos e humbur kuntinuitetin e gjenerates mos ftohjen e gjenerates, ama per 10 ditet ne vijim do te ket hapsir te mjaftushme per pjell mas 10 ditve nga kati i dyt leshoj edhe dy korniza tjera ne katin e par po tani mundemi jo polenin po gjenerat te mbyllur a po qese ka filluar lulzimi i molles shoqris mun ti japim edhe flet dylli per te punuar ne ket menyr kam vazhduar gjer kur shoqria ka arrit ti plotsoj te dy katet me blet ather e bej ndrrimin e vendeve te kateve per te ikur roitjes dhe per ti dhen ames hapsir te duhur per gjnerat.
Ne ket menyr te vendosjes se kateve kam arritur sukses ne blet rritje shpresoj qe edhe juve tju ndimoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BujarM
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Vendosja e kateve te dyta LR   05.04.13 23:49

Faleminderit zoteri Ziko Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nini
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 2

MesazhTitulli: shtimi i katit te dyte   21.04.14 23:08

tung...kam nje pytje cilat jan shenjat lajmruse dhe kur eshte koha e duhur per te vendosur katin e dyte LR
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrahim grainca
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR-

MesazhTitulli: Re: Vendosja e kateve te dyta LR   27.04.14 19:17

pershednetje katet e 2 te zgjojeve lr vendosen at her kur familja esht e plotsuar me miz dhe sa se paku 7 korniza me pjell si dhe te ket kullos kjo esht koha me ja vendos katin e 2 .por esht mir qe 2 korniza me pjell te hapur te vendosen ne katin e 2 per me terhjek mbretreshen qe te kaloj ne kati e 2
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Horizonti Plus
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 10

MesazhTitulli: Re: Vendosja e kateve te dyta LR   28.04.14 6:38

U pershendes zotri Ziko me intereson te di per kosheret daden bllat a mundet te shtoj nje gjysem kati me nga 10 korniza dhe a duhet te ket mjalt ne ato korniza cka du me i shtu apo vetem flet dylli per arsye se jam bletar i ri dhe kam nevoj per keshilla . suksese te gjithve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
RAIF
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 100

MesazhTitulli: Re: Vendosja e kateve te dyta LR   20.07.14 11:49

Pershendetje !

Të nderuar Bletar: shenjat lajmeruese se kur ështe koha ideale qe familja ështe plotesuar apo më mir me thën se kur ështe koha optimale qe nje zgjoji tju shtohet kati i 2 respektivisht shtesa eshte e nevojshme dikund qe kati i parë te jet i mbushur dikund mbi 95% me blete puntore, vez, polen,mjalt, dmth se atëher dhe vetem atëher kur me se 9.5 prej 10 kornizave jan te punuara mirë .
Gjithashtu si shenjë që zgjojit duhet ti vëjm edhe katin e dytë eshte , se kur ta hapin zgjojin nën kapak hasim nje numer te madh bletesh punëtore.Këto që po i permend une jan vetem disa parakushte elementare, qe qdo bletar duhet qe ti din, andaj per fuqin e bletes se kur duhet te kalon ne katin e dyt duhet llogarit, vet bletari,dke i shikuar parakushtet ne zgjojin gjegjes e ato jan:
1.Numri i vezeve ne hoje( posaqerisht i atyre te reja)
2. Sasia e mjaltit
3. Sasia e polenit
4.Numri i bleteve punëtore.etj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besimarifi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : rl

MesazhTitulli: pershendetje   27.04.15 14:43

Deshta me dite nese nuk priton dikush mem tregu si me vendos katin e dyte tash ne bletishte renditjen si me ba te ramave i kam nja 5 koshere me blet e dheshta me dite si me vendos mire flm per mirekuptim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Vendosja e kateve te dyta LR   29.04.15 8:03

O kushe hur ne forum dhe lexoj disa artikuj te antarve qe i kan shkru ma heret dhe e gjen pergjejen tende . Kure eshte koha vetm donje bletar me pervoj mund te tregoj ne praktik qe duhet te bashkpunojsh me te, ke ndosha donje shk apo mik eshte ma se miri per me te tregu.


Suksese dhe te pershendes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Vendosja e kateve te dyta LR   Today at 8:55

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vendosja e kateve te dyta LR
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bletërimi, zgjuat (kosheret) dhe pajisjet :: Bletërimi dhe zgjuat e bletëve :: Langstroth-Root (LR)-
Kërce tek: