B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Aleksshehu
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : Lr

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   30.04.12 22:11

Pershendetje! do doja nga ju miq bledar nje pergjigjje mbi kete situat: ne njeren nga kosheret qe pashe diten e fundit pashe qe ajo kishte ndertuar cibuqe,nr i mizave ishte aty te rreth 6 korn. ndersa mema eshte e vjeter dhe mos ndoshta ben nderrimin e memes vete .ju faleminderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   02.05.12 23:17

Aleksshehu shkruajti:
Pershendetje! do doja nga ju miq bledar nje pergjigjje mbi kete situat: ne njeren nga kosheret qe pashe diten e fundit pashe qe ajo kishte ndertuar cibuqe,nr i mizave ishte aty te rreth 6 korn. ndersa mema eshte e vjeter dhe mos ndoshta ben nderrimin e memes vete .ju faleminderit
Pergjigjen e keni dhen vet .
Mos prek kurgja , bleta do ta zgjidh kete problem me se miri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   02.05.12 23:48

Pashun Memisha shkruajti:
I nderuar Nezir
Menyra qe dikutojme bashkarisht ka te beje jo me bletore apo park te madh por per te vogla per ata qe mbajne deri ne 20 -30 -apo dhe pak me teper ,ndersa per bletoret me mbi 50 blete dhe vecanerisht per ata bletare qe e kane qellim me vete shume nga keto qe diskutojme nuk u adresohen atyre per prodhimin e mbretereshave
Sigurisht prodhimi i mbretershave ne kupeza artificiale apo te bera vete eshte me mire se sa me qelizat,por metodollogjia eshte e njellojte veten se kemi nderruar qelizat me kupeza
[b]sigurisht qe vezet ptranohen me lehte se sa larvat[/b],por me menyren se si e trajtova une heren e kaluar ato pak deshtime qe vihen re me shume jane difekte te punes se bletarit kur perpiqesh per te transferuar larvat apo vezet ,pra kur manipulon me ato,psh vonesa ,mungesa e lageshtres ,demtimi mekanik ,materiali i perdorur per kupeza etj,me pak ndodh qe te mos pranohen per t'u ndertuar .Por vujatja e mungeses se mbretershes prej gati 7 ditesh i ka ngritur ne nivel mjaft te larte alarmin tek bletet,kjo perkon me nje zhurme karakteristike te zgjoit qe te jep te kuptosh se ka mungese mbreteredshe .Me ofrimin qe u behet atyre qofte veze apo larva menjehere diten e neserme bie intesiteti i alarmit deri ne moimentin kur larvat hyjne ne diten e katert,kjo zhurme nuk ndjehet pothuajse
Nje bletar me eksperience e dallon menjehere kete ndryshim cilesor dhe shfrytezimi i ketij fenomeni krijon lehtesira per futjen e mbretereshave te reja pa probleme,ketu dolla pak nga tema por i takonte heres se kaluar per t'u sqaruar
Une kisha sqaruar se dita e shtate e me mbrapa eshte ideale per te te bere zevendesimin e mbretereshave pa sanje problem qofte cibuk,qofte mbretershe te fekonduar ose jo

Ne pervojen time vezet nuk i pranonte bleta .
Un kam provuar me ve 1 diteshe .
A ka rendesi mosha e vezeve 1 , 2 apo 3 dite e vjeter ?
FALEMINDERIT



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   04.05.12 20:56

Pershendetje Z Nezir
Ju shkruajtet” Ne pervojen time vezet nuk i pranonte bleta .Un kam provuar me ve 1 diteshe “
Eshte si te thuash qe pula kllocke pranon zogj te nje pule tjeter per t’i rritur dhe jo veze,perkundrazi nje pule klloçkë mund t’i shtosh veze por jo zogj pasi keta te fundit ajo nuk i pranon
Eshte me se e vertete se bletet zgjedhin larvat 1-3 diteshe per të rritur mbreteresha pasi vetem ato trajtohen dhe vezet jo,pra nëse ne i ofrojme asaj njekohesisht veze dhe larva 1-3 ditëshe sigurisht larvat do të trajtohen per mbretersha ,por dhe vezet kane te njejten rruge ato mund të diferencohen kur behen larva 1 -3 diteshe
Kur ofrojme dhe veze dhe larva vihet re gjithnje nje diference moshe tek mbretereshat ,pra disa dalin dy dite me perpara,nje dite me perpara,nje dite me pas dhe disa 2 dite më mbrapa ,kjo tregon se mbretereshat kane zanafille nga te gjitha moshat kur që nga veza e dites se pare kuar ajo veze eshte trediteshe larva e dites se trete eshte ne diten e gjashte te jetes si larve nbretereshe
Ky fenomen ndodh dhe ne roitje ,por ndodh kur ne aksidentalisht ne zgjoje mesatare duam te zevendesojme mbretershat difektoze dhe ne to nuk kemi pjellje ditore,bleterritesit zakonisht transferojne nga nje zgjua tjetere nje kornize me pjellje me veze ditore dhe i çojne tek ky zgjua.(e theksoj kornize ku ka pjellje ditore) dhe ne perfitojme mbreteresha te mira.Nga eksperienca bleterritesit nuk futin korniza me larva duke perfshire 1-3 diteshe por zgjedhin vetem ato me veze.Shkaku i mosfutjes se kornizave me larva eshte se bletet per te krijuar sa me shpejt mbreteresha perdorin larven trediteshe per mbreteresha,por dihet mire se ulet cilesia e prodhimit te tyre
Rendesia e moshes se vezeve nuk ka rendesi ,por per te shkurtuar kohen e prodhimit te mbretershave zgjidhet veza e dites se trete.
Ka nje veshtiresi tansporti i larves nga qeliza ne kupez,me e lehte eshte transporti i vezes ne kupez,sidoqofte ,kjo varet edhe nga eksperienca e bletarit
Megjithate sot perdoren mjaft mire teknika te prodhimit te mbretershave me aparate te thjeshta me cibuke te gatshem dhe me izolimin e mbretershave te detyruar te pjellin ne to por keto pedoren ne parqe ose bletore te medha ,pra jane perafersisht si modelet per prodhimin e qumeshtit te mbretereshave
Nga Gjirokastra
Pashuni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   07.05.12 21:04



Faleminderit Pashun
Pyetjen e shtrova per te kuptuar se ku kisha gabuar , kjo ka qene 4 a 5 vite me pare dhe shume mire me kujtohet qe pas dy apo tre ditesh vezet nuk I gjeja ne vendin aty ku ishin me pare .
Prap mendoj qe edhe mosha si ve luan nje rol te caktuar edhe pse nuk e kam provuar me tutje .

Un po pajtohem me menyren qe praktikon per rritjen e mbretereshave dhe e rendesishme eshte qe ke gjetur menyren e punes me te cilen ke arritur rezultate te mira .

Megjithate ne literature gjithmone flitet per bartjen e larvave ne kupezat e pergatitura dhe asnjehere per bartjen e vezeve . E njejta gje shifet edhe ne ne qindra video ne internet . Poashtu edhe me ardhjen e aparatit jenter , ku nuk kemi nevoje te bejme bartjen as te larves e as te vezes .
Un asnjehere nuk kam pasur rastin te shoh nje ve duke u bartur apo vendosur nga hoja ne kupez dhe si duket do ta kem kete rast.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   09.05.12 15:55

Menyra ime per te rritur mbreteresha mbi veze dhe jo mbi larva.
Vjet perdora kete menyre dhe jam shume I kenaqur me cilesine e mbretereshave qe rrita. Larva ushqehet qe ne sekonden e pare te jetes se saj me qumesh mbretereshe dhe kjo eshte shume e rendesishme ne cilisine e mbretereshave.

Behet fjale per nje numer te vogel mbretereshash (8-12 mbreteresha).

Dita e pare .
Marrim nje koshere bosh te ciles ja mbyllim hyrjen dhe vendosim 8 korniza si me poshte.

- nje kornize me mjalt ( dhe me bletet qe jane siper)
- nje konrize me polen ( dhe me bletet qe jane siper)
- nje me flete dylli te pa ndertuar
- nje me pjellje te vulosura ( dhe me bletet qe jane siper)
- vendi bosh per kornizen ku do te kemi pergatiur qelizat me veze per mbretereshat e reja.
- nje kornize me pjellje te vulosura
- nje me polen
- dhe e fundit me mjalt ( dhe me bletet….. )

E rendesishme ehste qe ne keto korniza te mos kete larva ose veze.
Shkund ne kete koshere dhe 5 ose 6 koniza me blete ( kryesisht korniza me larva te hapura se mbi to jane bletet e reja).
E rendesishme eshte qe kjo koshere te mbushet plot me blete. .
Natyrisht kete koloni bletesh e krijojme nga nje koloni ose disa koloni ku e kemi izoluar mbretereshen ne menyre qe ne kolonine e re qe po krijojme te mos kemi mbretereshe.
E sperkas me uje , e mbyll dhe e largoj ne nje vend me larg se 3 km nga vendi aktual. Hyrja e kosheres eshte gjithmone e mbyllur, prandaj duhet nje koshere me fund te hapur per te lejuar ventilimin normal te kolonise.

Dita e dyte.
Pergatis kornizen ku do te vendos qelizat e dyllit me vezet brenda per krijimin e mbretereshave te reja.

Pasi kam marre nje shirit flete dylli ( afersisht 2 cm e tjere , ose 3 radhe me qeliza) me veze 2 ditore nga kolonia nga e cila duam te krijojme mbretereshat , e shkrutojme ate me nje thike te mprehte, me gjysmen e lartesise se qelizave prej dylli ku jane vezet. Ne kete menyre bletet e kane me te lehte te ndertojne cibuqet .
Si i gjejme vezet 2 ditore ?... Shume e lehte. Diten e pare veza eshte vertical ne qelize diten e dyte veza ka filluar te shtrihet horinzontal ne qelize. Pra nese vezet jane t eshtrira komplet horizontal ne fundin e qelizes keto veze jane 2 ose kane filluar diete e trete te tyre.

Pres 8-12 qeliza individuale me vezet brenda dhe i njgjis me nje cike dyll ne bazamentet plastike ( nickot) ku dhe do te ndertohen cibuqet e reja. ( mund dhe ti njgjisim direkt ne kornize , por eshte me lehte per trajtimin e mevoshem te perdoren bazamente plastike nicot)

Kthehem tek kolonia qe krijuam nje dite me pare. Bletet gjate kesaj kohe e kane kuptuar qe jane “jetime” dhe kane filluar kontrollin per cdo mundesi ( larve qe na ka shpetuar kur krijuam kete koloni te re) per krijimin e cibuqeve te reja. Mos u merakosni, Keto cibuqe ( te pa deshiruar) nese na kane shpetuar do te prishen me vone.

Hapim shpejt kosheren dhe fusim kornizen qe krijuam me siper. Hapim dhe hyrjen e kosheres.
I ushqejme me sherbet 1:1 ( afersisht 1liter) ku kam perzjere dhe gati 250 gr mjalt.

Dita e 5te
Kontroll per te pare pranimin e qelizave me veze ( qe tani jane larva te ushqyera me qumesht mbretereshe) dhe kontrolloj per cibuke te pa deshiruar ne kornizat e tjera te cilet i prish.
Normalisht pranimi i ketyre qlizave me veze eshte 100%.

I ushqej prap me sherbet 1:1 ( afersisht 1 liter) ku kam perzjere dhe afersisht 250 gr mjalt

Me vone vazhdohet si ne menyrat e tjera normale te rritjes se mbretereshave.


Kete vit do te mundohem te bej nje video ku mund ta shpjegoj me mire kete metode.

Nga shume specialiste te bletarise , kjo metode eshte me e mira , por nuk eshte shume e pershtatshme kur duam te rrisim nje numri te madh mbretereshash.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   11.05.12 23:23

rritja e amave

nje video shum profesjonale

http://www.youtube.com/watch?v=wZlQ7mNmf6o&feature=related
Mbrapsht në krye Shko poshtë
artur hysenaj
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : db

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   16.07.12 21:17

larvat e dites se pare jane ato larva qe sapo shtrohen, sapo shohim pak qumesht ne qelize?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lorenc
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : koshere

MesazhTitulli: Zevendesimi i mbretereshes    10.08.13 18:56

Pershendetje anetareve te forumit "Bletaria". Une kam disa muaj qe kam filluar te merrem me blete dhe nuk kam eksperience ne kete fushe. Une kam nje problem te cilin nuk po e kuptoj dhe nuk di ta shpjegoj.
Ne muajin shkurt sigurova dy koshere, te cilat i ndava ne fund te qershorit, pra nga dy koshere i bera kater cope. Gjithashtu bera edhe nje nukleus te ri, per te siguruar nje mbreteresh rezerve per cdo ngjarje te mundshme. Para nje jave konstatova se ne njeren nga kosheret e reja qe u krijua, mbreteresha e re nuk kishte filluar pjelljet. Per kete arsye bera nje kontroll ne koshere per te gjetur mbretereshen por ajo nuk ishte ne koshere.
Atehere mora mbretereshen e nukleusit dhe e futa tek kjo koshere, me ane te nje kutie shkrepse te cilen e kisha sperkatur me uthull.
Pas 5 ditesh bera nje kontroll ne koshere per te pare se a kishte filluar pjelljen mbreteresha qe une futa aty. Por cuditerisht nuk ishte asnje pjellje.
Cfare pergjigje ose keshille mund te me japi ndonje antar me eksperience?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   10.08.13 21:05

Miredita Lorenc.

Ne fillim ti duhet te siguroheshe qe mbreteresha e pare nuk ishte ne koshere. Ka raste qe mbreteresha i fillon pjelljet vone.

Do te fusja ne kosheren nje kornize me larva dhe veze nga kosheret e tjera dhe do ta kontrolloja mbas 3 ditesh nese bletet do te kishin krijuar qeliza mbreterore ( cibuqe) apo jo.

Nese do te kishte cibuqe , atehere aty nuk do te kishte mbretereshe , dhe atehere ti duhet te fusje mbretereshen e marre nga nucleusi.

Nese nuk do te kishte cibuqe atehere mbreteresha eshte aty por ka probleme. Ose nuk eshte mbartur ( fertilizuar) si duhet, ose eshte thjesht mbretereshe e keqe. Dhe ne kete rast duhet ta gjesh patjeter dhe ta vrasesh. Perndryshe kolonia do ta vrasi mbretereshen e huaj qe ti sapo fute.

Dhe e fundit , por me e rendesishmja , nuk duhet ta lagje kutine e shkrepses me uthull , por thjesht ti vije pak ushqim brenda dhe ti hapje disa vrima me gzhde ose gershere. Me e mira do te ishte te gjeje disa kutija te vogla plastike ( nuk e di nese ka ne shqiperi apo jo ) qe jane kastile per kete pune.

Ne bletari jane disa etapa shume te rendesishme te cilat duhen respektuar rigorozisht per te patur nje ide me te qarte mbi kolonine e bleteve dhe per te ta lehtesuar me shume punen ty.

( nese nuk gjen dot nga ato kutijat plastike ne shqiperi mbase mund te te dergoj une disa , ketu ne hollande kushtojne 1.5 euro secila).


Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   11.08.13 9:27

Pershendetje

Zevendesimi i mbretereshes eshte sqaruar bukur nga ana e Artanit .
Due e pasur parasyshe se Lorenci eshte anetar i ri atehere e shofe te arsyeshem qe ta sqroj nje detal shume domethenes tek paragrafi i trete citoj:Nese do te kishte cibuqe , atehere aty nuk do te kishte mbretereshe , dhe atehere ti duhet te fusje mbretereshen e marre nga nucleusi..
Para se te vendoset mbreteresha me kafez duhet dhe eshte e domosdoshme qe te eliminohen te gjith kupezat e mbretereshave te inicoar nga shoqeria ne fjale ,sepse ne te kunderten nuk do te kemi sukses.

Lorencit dhe te gjithe bletareve fillestar si dhe te gjithe anetareve te forumit sukses sukses.

Lumi  Deqan queen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   11.08.13 11:44

E vertet Avni.

E harrova ta shkruaj kete detaj. faleminderit

PARA SE TE FUTET NJE MBRETERESHE E RE NE NJE SHOQERI DUHET TE PRISHEN TE GJITHA CIBUQET QE MUND TE KETE NE KOSHEREN KU DO FUTET MBRETERESHA.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lorenc
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : koshere

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   14.08.13 18:16

Shume faleminderit per sqarimin. Po une kam edhe nje pyetje te fundit. Nqs do te veme nje kornize me larva dhe veze dhe nqs do te krijohen cibuqe (qeliza mbreterore) a ka mundesi te fekondohet mbreteresha e re qe mund te dale? Sepse ne kosheret e mia une nuk kam pare qe te kete akoma meshkuj. Pra mos valle ngelet mbreteresha e pafekonduar?
Nqs po a mund ta bashkoj kete koshere me problem me nje koshere normale?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   14.08.13 19:40

Pershendetje.

Llorenc jemi duke biseduar per muajn gusht saktesisht 14.08.13 nuk ka kohe te njaftueshem qe shoqeria ne fjale te krijoj gjenerate te mjaftueshemper dimerim .
Ne te treguam se si e bene verifikimin e shoqerise KA ose SKA mbretereshe .Lere tani a do te fekundohet apo jo ska rendesi kjo .
Blije nje mbretereshe te re e japja shoqerise e cila eshte ne krize ( ose mendo per bashkim me ndonje shoqeri tjeter) .
Deri sa mbretereshes se fekunduar i nevoiten MAX 4ose 5 dite qe tja filloj pjellejes se vezeve ,asaje te cilen ti deshiron ta krijosh do ti nevoiten diku rreth 30 dite deri sa tja fillon vezeve .Mos harro 30 shtatori eshte afer pothuaj se ka perfunduar ky vit . Shiqo fillo qe ti pergadisesh me rezerva te ushqimit per dimer.

SUKSES. Lumi Deqan:queen: 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   14.08.13 21:37

Tani eshte shume vone Lorenc per te filluar nje mbretereshe te re. Me mire bashkoi kolonite ose bli ndonje mbretereshe qe eshte tashme ne pjellje. Ne kete sezon nuk duhet te jete e veshtire se bletaret kur kane koloni te vogla i bashkojne dhe me mire se sa ta eleminojne mbretereshen e shesin...

Une nuk do ta provoja. Shansi qe kjo gje te dali me sukses eshte gati 0.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gezim Halimi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   16.08.13 6:30

Pershendetje Lorenc; Nga fundi i qershorit deri tani ka shume mundesi qe te kjo familje te kene filluar pjellje bletet puntore. Para se ti futesh nje meme te fekonduar ndroja vendin ketij zgjoji me nje zgjua te regullt, lere nje dite, dhe coje prap ashtu si ishte nje dite me pare. GJatekesaj kohe jane eleminuar bletet puntore qe kane filluar pjellje. Mbas kesaj pune mund ti futesh nje meme te fekonduar, Me e mira do te ishte kesaj familje ti futje dhe nje pjellje te vulosur qe te garantoheshe 100%.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza (Buckfast-Primorsky)

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   28.09.13 18:49

Përshëndetje Gëzim. Fakti që ndron vëndin e kosheres ku bletët punëtore kanë zëvëndësuar mbretëreshën me një koshere të regullt për 24°orë, s'besoj të ndikojë në zhdukjen e punëtoreve piellëse. Ma sqaro me argumenta ose me përvojën tënde, që të bëhem pak më i zgjuar Wink.    

Për problemin e Lorencit, si veprohet në shoqatën tonë në Francë.
Ras.1: Do marim kosheren pasi e kemi tymosur regullisht 10-15 min dhe do ta shkundim 5-6 m larg. Familja shkatërohet, punëtoret që fluturojnë të mbushura me mialtë ose nektar do të pranohen nga kosheret e tjera të parkut.
Ras.2: Do e bashkojmë me një koshere ose nukleus me 5 korniza që e kemi marë në një park tjetër që është të paktën 3km larg. Në vëndin e kosheres që shkundet do vemë një koshere të re, ku do fusim familjen me 5 korniza dhe pastaj vazhdojmë si në rastin 1. E rëndësishme është që të dy familjet të futen në një koshere të re që nuk i përket asnjë nga të dy familjeve.
3: Nga përvoja e mësipërme mund të bëjmë rastin 1 duke vënë një koshere bosh në vënd të asaj që do shkundim dhe duke futur një kuti me mbretëreshë. Në qoftë se nuk kemi koshere bosh vemë një karton ambalazhi dhe bëjmë veprimet shpejt dhe vemë kosheren e familjes por pa asnjë bletë brënda dhe shkundim kartonin përsipër kosheres.
sunny Punëtoret piellëse humbin fakultetin e fluturimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gezim Halimi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   03.10.13 18:21

Pershendetje Ergys! Nderimi i vendit te kosheres behet per kete arsye:Bletet kur kthehen nga kullota ne zgjojin e tyre s'gjejne memen por gjejne blete puntore qe kane filluar pjellje, ato mendojne se memen e kane mbytur keto blete.per kete arsye bletet e fushes eleminojne te gjitha bletet qe kane filluar pjelljen. Nga ky moment ky zgjua s'ka me blete qe pjellin dhe kthehet ne vendin e meparshem.Ne kete zgjua eshte mire te futim nje pjellje te vulosur nga ndonje blete tjeter si dhe te shkundim ndonje kornize me blete te reja. Diten tjeter i vendosim memen e re ne kurth qe pranohet lehte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza (Buckfast-Primorsky)

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   05.10.13 21:23

Përshëndetje Gëzim. Faleminderit për s'qarimin e ndrimit të koshereve. Shumë interesante dhe besoj se do ta provoj në të arthmen.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ebusead
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 7 LR

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   24.10.13 22:07

Pershendetje te nderuar antare te furumit.

Kam disa kohe qe merrem me blet nuk kam ndonje sasi te madhe, mirpo problemi qe kam hasur eshte
Para dy diteve i hapa kosheret qe ti shikoj gjendjen bleteve, ushqim kishin, mirpo me ra ne sy se kishte munges poleni, dhe nuk kam pare asnje nga kosheret me pjellje me veze, nuk jam i sigurte a jane memat(mbretereshat) aty apo jo?
Kam pyetur nje Bleterrites te vjeter dhe me ka thene qe eshte ne shkall rrethi ndalimi i leshimit te vezeve nga ana e memes! gje kjo do te ishte per mua gje e gezuar.
Desha nje pergjigje nga ana e dikujt nga antaretqe ka njohuri. A eshte koha qe ndalen pjelljet e vezeve, komplet apo blete kane probleme?


Me respekt nga Ebuseadi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   24.10.13 22:40

Mirembrema Ebusead...

Eshte shume heret per te nderprere pljelljen e vezeve. Nuk e di se sa jane temperaturat ne shqiperi tani, por ketu ne Amsterdam temperaturat jane diku 7-14 grade, dhe kur i pash sot ne dreke gati ne te gjitha kosheret bletet sillnin pak polen.

Por fakti qe kosherja nuk ka polen brenda tregon qe dicka nuk shkon me ate koshere. Mbase ky eshte dhe fakti qe mbreteresha i ka nderprere pjelljet. Normalisht pjelljet nderpriten kur temperaturat bien nen 7 grade.

Une pata vjet te njejten situate ne 3 koshere kur mbretereshat i nderprene pjelljet nga mesi i shtatorit deri ne fillim te nentorit. Por te pakten i shikoja mbretereshat. Te gjitha i mbijetuan dimrit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ebusead
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 7 LR

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   25.10.13 14:55

Ju faleminderit Artan, nuk e kam shikuar kosheren me imtesi per te gjetur mbretereshen, mirpo me ra ne sy qe nuk kishte veze fare dhe shikova edhe per poloen, dhe kishte mungesa.
Problemi qendron tek bleta nese nuk ka mbreteresha fare u mundet qe ti rezistoje dimrit dhe cfar rruge duhet ndjekur nese e verteton qe nuk ka mbreteresha? Dhe nese ska veze per mungesen mbretereshes,si ka mundesi qe jane deshtuar te gjitha per nje heresh?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Horizonti Plus
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 10

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   25.03.14 8:12

pershendetje a ka mundsi me e ndru vet bletet mbretreshne nese mbretresha ka nje kemb te thyer apo fletet e demtuara pa mos u indimu faktori njeri . nese keni mundsi nje pergjigje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   08.04.14 10:12

Nese ames i eshte demtuar , thyer kemba , atehere bletet do ta nderrojne ne me shume se 80% te rasteve. Ndersa tek fletet , krahet e demtuar , ose te prere , shkurtuar , nuk ndodh nderrimi i ames nga ana e bleteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lorenc
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : koshere

MesazhTitulli: Mos gjetja e mbretereshes   14.05.15 22:42

Pershendetje te nderuar antare te forumit.
Une jam nje bletar i ri dhe u perballa me nje problem. Ne kontrollin e radhes qe iu bera 4 koshereve gjendja ishte e mire, kishte pjellje ditore, te hapur dhe te mbyllur. Por ne kontrollin qe iu bera ne fillim te majit, rreth dates 3 maj, konstatova se nuk ishte me pjellje te re ne asnjeren nga kosheret, si dhe kishte shume cibuqe per te nxjerre mbreteresha te reja, ku une lashe vetem nje cibuk te mbyllur, dhe gjithe cibuqet e tjera i prisha. Dje, me date 13 maj, nga konstatimi vura re se cibuqet ishin care, pra kishin dale mbretereshat por nuk pashe shenja te pjelljeve. Gjithashtu ne katin e mjaltit mbi 5 korniza ishin te mbushura me mjalt dhe rreth 1/4 e siperfaqes se tyre ishin te vulosura.
Mund te me sqaroj ndonje prej antareve me me pervoje se a kam vepruar mire, dhe mos valle puntorja ka marre rolin e mbretereshes? Pse mbretereshat te jene zhdukur ne kete menyre, kur keto mbreteresha ishin te moshes 1 vjecare?
Dhe cfare duhet te bej per te marre prodhim?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Today at 16:36

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bleta dhe produktet e saj :: Bleta mjaltëbërëse (Apis mellifica) :: Ama (mëmëza)-
Kërce tek: