B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!

Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 Matka dhe rendimenti

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi

Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Matka dhe rendimenti Empty
MesazhTitulli: Matka dhe rendimenti   Matka dhe rendimenti Empty11.01.11 23:43

Matka (amëza) dhe rendimenti

Në literaturën e vjetër rekomandohet  dhe pothuajse ka qenë përvojë largimi apo marrja e matkës përpara kullotës kryesore nga shoqëria e bletëve me qëllim të rritjes së rendimentit. Ja se çfarë thotë shkenca për prezencën e matkës në një koshere gjatë kullotës kryesore dhe ndikimin e saj:  Prezenca e matkës në familjen e bletëve gjatë kullotës kryesore është mjaft e rëndësishme në procesin e mjaltëprurjes dhe shfrytëzimin e suksesshëm të kullotës.

Gjatë mungesës së matkës në familjen e bletëve ngadalësohen (zvogëlohen), e pastaj edhe plotësisht ndërpriten funksionet themelore, siç janë: tajimi i dyllit dhe ndërtimit të piteve (fletëve) të dyllit – hojeve, mbarërritjen e larvave, mbledhja e nektarit dhe polenit e përpunimi e tyre. Me paraqitjen e matkës në shoqërinë e bletëve të gjitha këto funksione gradualisht rinovohen.

Shkenctarët detalisht e kanë studijuar ndikimin e matkës dhe shtratit të larvave në intenzitetin e shfrytëzimit të kullotës. Dallohen 4 periudha karakteistike nga largimi i matkës  deri te kthimi në gjendje normale të familjes së bletëve.

Periudha e parë: fillon nga momenti i largimit (menjanimit) të amës dhe mbaron me fillimin e ndërtimit të amëzorëve (kupëzave të amës). Kjo periudhë nuk zgjat shumë. Pas 30’-50 minuta nga largimi i matkës nga shoqëria, bletët fillojnë ndërtimin amëzorëve mbi larva me moshë të ndryshme. Karakteristike për këtë periudhë është rrënia drastike e importimit të ushqimit në koshere për rreth 65% (për dallim nga shoqëria me amë, këtu bletët janë rentabile vetëm 35%).

Periudha e dytë: fillon nga ndërtimi i amëzorëve dhe zgjat deri te çelja e tyre apo lindja e amëzave. Pra, kohëzgjatja e kësaj periudhe është prej 9-12 ditëve, varësisht nga mosha e larvave mbi te cilat janë ndërtuar amëzorëve (3 ditë vezë + 1 ditë larvë + 12 ditë = 16 ditë ose 3 ditë vezë + 4 ditë larvë + 9 ditë = 16 ditë). Pas fillimit të ndërtimit të  amëzorëve e rrisin rendimentin (prodhueshmërinë), por ende nuk e arrijnë nivelin e shoqërive të cilat kanë pasur matkë. Kjo periudhë karakterizohet me zvogëlimin e sasisë së vezëve dhe shtratit të larvave si dhe me zvogëlimin e aktivitetit në aspektin e importimit të ushqimit, d.m.th. rendimenti në shoqërinë ku mungon matka është 25% më i vogël.

Periudha e tretë: fillon me çeljen e amëzorëve dhe mbaron atëherë kur matka e re e  mbarësuar fillon të pjellë vezë. Kjo periudhë zgjat rreth 14 ditë. Karakterizohet me zvogëlimin e aftësive të bletëve për punë dhe mbledhjes së ushqimit për 60%.

Periudha e katërt: fillon me paraqitjen e vezëve të para nga matka e re e mbarësuar (çiftëzuar) e zgjat prej 12-18 ditë. Karakterizohet me atë se shoqëria e bletëve sillet si një roj i ri, me një aktivitet të madh. Importimi i ushqimit rritet për 155%.  Pas mbarimit të kësaj periudhe kjo vlerë shpejt bie dhe bëhet më e ulët krahasuar me shoqëritë në të cilat ama ka qenë prezente gjatë gjithë kohës.

Nga studimi shkencorë shumëvjeçarë është vërtetuar se mungesa e matkës së mbarësuar në shoqërinë e bletëve në kohën e kullotës kryesore, jo që rrit, por përkundrazi sjell deri në zvogëlimin e produktivitetit të mjaltit për  42%. Zëvendësimi i matkës me qelëz të pjekur (arrirë) për një kohë të shpejtë e kthen shoqërinë e bletëve në gjendje normale. Kolonive të cilave u mungon ama punojnë me një intenzitet dhe elan më të ulët 27 ditë, ndërsa në shoqëritë me amëzorë të arrirë (pjekur) të matkës, 18 ditë.

Në bazë të asaj që u tha deri më tani mund të përfundojmë se gjatë kohës së kullotës kryesore s’duhet të largohet matka, por as edhe të ndërrohet. Zëvendësimi i saj më së miri është të kryhet përpara kullotës kryesore, ashtuqë para fillimit të saj shoqëria të ketë matkë të re e të mbarësuar, ose po pas vjeljes se fundit te mjaltit. Në prodhueshmërinë apo rendimentin e shoqërisë së bletëve përveç prezencës së matkës rol të veçantë luan edhe mosha dhe kualiteti i saj.

APIS5

Edituar për herë të fundit nga Valon Mustafi në 05.03.16 15:33, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
HaxhiLoka
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri

Zgjua (koshere) : 5

Matka dhe rendimenti Empty
MesazhTitulli: KERKOJ INFORMACION MBI MBRETERESHEN.   Matka dhe rendimenti Empty07.07.14 11:10

pershendetje , jam nje amator prej 6 muajsh ne bletari por akoma nuk kam kuptuar se :
1)Kur bej ndarjen nga 1 zgjua i bej 2 por zgjoi qe i pari qe ka mbretereshen e ka te vjeter edhe zgjoi i ri eshte pa mbretereshe . Si veprohet qe kto zgjoj te behen me mbreteresha te reja te dyja , i formojne vete apo duhen blere ?
2 )Derisa vite eshte frutdhenese mbreteresha ?
3) A ndikon mbreteresha ne prodhimtarine e mjaltit ?

Faleminderit, Respekte !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë

Matka dhe rendimenti Empty
MesazhTitulli: Re: Matka dhe rendimenti   Matka dhe rendimenti Empty13.07.14 15:41

1)  Mbreteresha  eshte baza e shoqerise se bleteve dhe nese ke mbretereshe te mire ... ke dhe koloni te mire... Pra MBRETERESHA ESHTE SHUME E RENDESISHME.

2) Mbreteresha pjell veze deri ne vitin e 4 te saj  ( rralle jane mbretereshat qe rrojne deri ne 5 vjet) . Por  pjelljet me te medha i ka ne vitin  e 2te dhe te 3te... Kjo eshte dhe arsyeja qe bletaret i nderrojne mbretereshat sapo ato mbarojne sezonin e 3te te pjelljeve.

3) nese deshiron te kesh dy mbreteresha te reja ne te dyja zgjojet... ka shume menyra per ti patur ato.

 Ne rradhe te pare varet nga muaji kur do te ndash zgjoin e vjeter... , psh tani eshte nje cike vone per te krijuar dy mbreteresha te reja te mira....   Ne kete rast une do te blija 2 mbreteresha te reja te cilat kane tashme pjellje te mbyllura tek ndonje bletar after zones ku jeton.

- Ne rastin tend , nese do te ishte mes qershori ,,, une do te veproja keshtu.. : Do te gjeja mbretereshen e vjeter dhe do ta transferoja ne nje koshere te vogel per 3 korniza bashke me nje kornize me mjalt , nje kornize me pjellje te mbyllura, dhe nje kornize me polen.. ( gjithashtu dhe me bletet qe jane neper keto 3 korniza)  dhe do ta coja kete koshere minimumi 3km larg vendit aktual.
Mos e ngit kete koshere me mbretereshen e vjeter per te pakten 3 jave...

-  Mbas 3 ditesh do te kontrolloja kesheren e vjeter qe tashme eshte pa mbretereshe dhe ka filluar krijimin e qelizave mbreterore ( cibuqeve) dhe do te kontrolloja sa qeliza mbreterore ka filluar ( normalisht do te kene filluar me shume se 2 cibuqe) dhe nese i kane filluar ne te njejten kornize apo jo.  
Nese i kane krijuar ne korniza te ndryshme , problemi eshte i thjeshte.. Mbas dites se 6 qe hoqe amen e vjeter.. mund ta ndash ne menyre te barabarte zgjoin qe tashme ka qeliza mbreterore ne 2 zgjoje  te tjera , ku ne secilin zgjua do te futesh te pakten nga nje kornize me cibuk dhe ndaji kornizat ne menyre te barabarte ne zgjojet e reja...
Shume e rendesishme... Vendndodhja e zgjojve te rinj.

Nese hyrja e koshres se vjeter eshte pershembull ne piken A atehere .... hiqet kosherja e vjeter nga ky vend ( terhiqe pak me mbrapa).. dhe vendosen dy kosheret e reja qe ne fillim jane bosh ne dy vende te barazlarguara nga pika A ( majtas dhe djathtas) . Let ti quajme keto pikat B dhe C ... Pra tashme ti nuk do te keshe nje pike A ( sepse e hoqe kosheren e vjeter ) por do te keshe dy pika B dhe C te barazlarguara ( 20cm por me e mira sa me afer )  majtas dhe djathas pikes A ( ish hyrja e kosheres se vjeter). Vendos ksheret e reja ne vendet B dhe C dhe fillo transferimin e kornizave  me pjellje, cibuqe, mjalt dhe polen ne keto dy koshere te reja... Ne kete menyre bletet fluturuse do te ndahen ne menyre te barabarte ne dy koshrete e reja ...

Kontrolloi mbas nje muaji dhe nese kane pjellje ,,, ndarja e zgjoit te vjeter eshte bere me sukses...

Kolonine ku eshte mbreteresha e vjeter .. mund ta sjellesh ne bletore mbas 3-4 javesh dhe mbaje deri ne shtator . Ne shtator vrite mbretereshen e vjeter dhe bashkoje kete koloni te vogel me nje nga kolonite e reja qe krijove ( me ate me te dobten)...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
prishtinasi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë

Zgjua (koshere) : lr

Matka dhe rendimenti Empty
MesazhTitulli: Re: Matka dhe rendimenti   Matka dhe rendimenti Empty13.07.14 15:53

Artan shkruajti:

pershendetje artan deshta nje pergjigje nga ti a eshte von qe data eshte 13 korrik tani me i nda bletet pasi un kam nga vjet dy koshere edhe nuk me kan leshuar (rojtur) asnje .a eshte von te bej ne ket menyr qe te formohen amzor te ri pasi ka vez te reja ne koshere pasi un kisha dasht qe te ndaj ne 2 apo 3 koshere te reja duke perfshi edhe kolonin e vjeter, mund te me japesh nje sqarim te lutem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë

Matka dhe rendimenti Empty
MesazhTitulli: Re: Matka dhe rendimenti   Matka dhe rendimenti Empty13.07.14 18:47

Tani eshte nje cike vone... E mira eshte ti ndash gjate kullotes kryesore.. Ju ne c'vend jeni ? Nese mendoni se ka akoma ushqim te bollshem ne zonene ku  i ke kosheret ,, mund ta provosh.. Por nese ke mundesi te blesh mbreteresha te reja ( qe kane pjellje te mbyllura)  tek ndonje bletar qe i ka tashme mbretereshat per shitje... me mire eshte qe kur te largosh mbretereshen e vjeter , direkt  te ndash ne dysh kolonin e mbetur pa mbretereshe dhe direkt te fusesh mbretereshat e reja  qe i ke blere ... ( ne kuti te vogla plastike te posacme per futjen e mbretereshave ne koloni bletesh). Dhe ti kontrollosh mbas 48 oresh per te pare nese mbretereshat kane arritur te dalin nga kutite plastike .. Nese mbretereshat nuk kane dale nga kutite plastike atehere liroji vete mbretereshat...

Ne kete rast egziston mundesia qe bletet mund te mos i pranojne mbretereshat qe ne fillim dhe e 'mbulojne'  mbretereshen duke krijuar keshtu ate qe auhet  'burgosja'  e mbretereshes ... Dhe nese kolonia vendos ta pranoje e liron mbretereshen gradualisht... Ne te kundert e vret...

Nese kolonite nuk do i pranojne mbretereshat  ato do te fillojne te krijojne cibuqe, mbretereshat e tyre te reja qe normalisht do te fillojne pjelljet nga mesi i gushtit  ( pra shume vone per kalendarin e bleterritjes).  Ne kete rast ti ke vetem 1 muaj ( deri ne mes te shtatorit) per te krijuar bletet e dimrit... pa te cilat shancet qe kolonia  te mbijetoje ne dimer jane shume te vogla.

Por nese kolonite ( te pakten njera)  e pranon mbretereshen , atehere del gjithshka eshte ne rregull.

Le te shohim 3 rastet e mundshme te ketij procesi..

Rasti i pare ..Mbretereshat e blera pranohen nga kolonite... ky eshte rasti ideal... ti do kesh dy koloni me mbreteresha te reja dhe ke mjaf kohe ti forcosh keto koloni per dimer ( me blete dimri)

Rasti i dyte.. Vetem njera koloni e pranon mbretereshen... Ne kete rast ,, kolonine qe nuk e ka pranuar e leme deri sa ti mbylli cibuqet  ( pra afersisht 7-8 dite mbasi ke larguar mbretereshen e vjeter ) dhe mbas dites se 8 ja prishim cibuqet...
Sjellim ne bleteroe kolonine me amen e vjeter dhe bashkojme kolonine qe nuk e pranoi amen e re me kolonine me amen e vjeter qe sapo e sollem ne bletore.

Rasti i trete.. Asnje nga kolonite nuk i pranon mbretereshat... ( rasti me i keq)  .. Sill ne bletore mbretereshen e vjeter dhe bashkoi te gjitha ne nje koloni . Ne kte menyre rikrijon kolonine e pare qe kishe para se ti ndaje...

Kjo eshte dhe arsyeja qe ndarja e koshereve te forta behet kryesisht ne mes te muajit qershor... ne menyre qe nese dicka shkon keq ne kete pune,,, ke akoma kohe ta korrigjosh.. Tani ne mes te korrikut .. koha per te korigjuar gjerat eshte shume e vogel..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
prishtinasi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë

Zgjua (koshere) : lr

Matka dhe rendimenti Empty
MesazhTitulli: Re: Matka dhe rendimenti   Matka dhe rendimenti Empty14.07.14 0:21

artan faleminderit per ndihm ,jam ne rajonin e prishtines bliri thujse ka perfunduar por livadhet jan ende me lule dhe shof se shum blet gjinden neper livadhe ne lulet qe gjinden , sot e hapa pas hapjes se fundit para 2 jave pash se ka larva te sa po vendosura shtrat te hapur me larva dhe shtrat te mbyllur gjithashtu edhe brumbuj ka mjaft te qelur dhe te mbyllur , por sikur ti ndaj dhe ato larvat qe jan 1 ditore a mund te ndodh qe ato larva ti krijojn qibuk me ama te reja apo eshte ne rrezikim te asaj shoqerie te ndare , nese me lejohet ti marr 2 korniza me larva 1 e hapur nje e mbyllur dhe nje me mjalt dhe ti vendosi ne nje koshere a munden qe te formojn qibuk dhe a jan ama te mira te formuara ne ket menyr gjithashtu edhe i kisha ushqyer per ti rezervuar mjalt ne kosheret e ndara , si tha ti, dhe dej sa amzorr i formojn ne ket menyr pasi qellimi i im eshte te kem nje numer me te madh koshereve per dimrim pasi qe propabiliteti i humbjes se bletve ne dimer eshte i madh pasi qe kam vetem dy sosh , ju faleminderit per kohen e ndar per keshill.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë

Matka dhe rendimenti Empty
MesazhTitulli: Re: Matka dhe rendimenti   Matka dhe rendimenti Empty14.07.14 23:23

Eshte e sigurte qe po te ndash nje koloni te vogel me 3 korniza me blete ( nje me mjalt, nje me veze dhe me larva, dhe nje me polen) dhe ta mbushesh polot me blete , por pa amen e vjeter... keto blete do te fillojne te krijojne amzore... Kje eshte e sigurte.. por nese ato do ti fillojne amzoret  , pershembull neser 15 korrik .... duhet 16 dite te dalin mbretereshat e reja dhe  nga data 2-4 gusht ato jane gati te fekondohen... A do kete meshkuj ( brumbuj)  ne ate perjudhe ????
Supozojme se mbretereshat u fekonduan por pjelljet e para fillojne nga data 10-13 gusht keshtu i bie qe bletet e para te dalin nga data 10 shtator  ( shume vone..)  

UNE NUK DO TA PROVOJA... e vetmja gje qe do te mund ta provoja do te ishte te blija mbreteresha te fekonduara dhe qe kane pjellje te mbyllura...

Pra dhe nje here .. po te isha ne vendin tend une NUK DO T'JA NISJA KESAJ PUNE...
Jo vetem qe shancet qe keto koloni te vogla ti mbijetojne dimrit jane shume te vogla  por ti keshtu dobson dhe kolonite qe ke tani ...

Deshirat tona nganjehre nuk perputhem me realitetin dhe me kalendarin e bleterritjes...

Ti duhe ti ndaje keto koloni te vogla sapo kishte filluar Bliri aty ne zonen tende.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
prishtinasi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë

Zgjua (koshere) : lr

Matka dhe rendimenti Empty
MesazhTitulli: Re: Matka dhe rendimenti   Matka dhe rendimenti Empty14.07.14 23:57

artan te faleminderit per keshilen tende shum te sinqeret edhe nje her te faleminderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content

Matka dhe rendimenti Empty
MesazhTitulli: Re: Matka dhe rendimenti   Matka dhe rendimenti Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Matka dhe rendimenti
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bleta dhe produktet e saj :: Bleta mjaltëbërëse (Apis mellifica) :: Ama (mëmëza)-
Kërce tek: