B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Helmet dhe helmimi i bletëve

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Helmet dhe helmimi i bletëve   11.01.11 23:49

Helmimi i bletëve nga tajimi i pesticideve nëpërmjet gjetheve të bimëve


Me të njejtin titull në Kongresin e 25-të të bletarëve profesional të Italisë më 21.01.2010 në Neapol u bënë të njohura rezultatet nga sudimet e prof. Vincence Girolamia nga Universiteti i Podovës. Bëhet fjalë për “djersitjen” e gjetheve të misrit, gjegjësisht tajimit të lëgut bimorë nga sistemi ujor i misrit apo ndonjë bime tjetër në formë të pikave që ngjajnë mjaft me vesën e mëngjesit e që për bletët apo insektet tjera paraqet burim të çmueshëm të ujit të cilin e mbledhin në orët e hershme të mëngjesit përpara se i njejti të thahet nga dielli. Nëqoftëse farat e misrit janë të trajtuara me neonikotinoide (ganço, panço...), atëherë pikat që dalin ngagjethi i këtyre bimëve në vete përmbajnë sasi të mëdha helmi që rezulton me ngordhjen e bletëve dhe insekteve tjera për 2-10 minuta. Prof. Andrea Taporo nga Universiteti i Kimisë në Podova ka bërë analizë të këtyra pikave dhe sipas saj në to gjinden deri 10mg materie helmuese për 1l lëng bimorë. Përqëndrimi vdekjeprurës për insektet është shumë më i vogël se kjo sasi. Mirëpo sipas Françesko Pandelës, kryetar i bletarëve professional të Italisë, analizat e deritanishme vërtetojnë se ndikimi i insekticideve tek bletët ka qenë mjaft i dobët. Në bazë të këtyre analizave është dhënë leje për përdorimin e këtyre sistemikëve neurologjik.

Problemi i ngordhjes së bletëve nuk do të zgjidhet me përdorimin e makinave moderne për mbjellje, po as
edhe me përmirësimin e insekticideve në të cilat ngjitet poleni. – Të tilla ishin mendimet e disa ekspertëve të bujqësisë vitin e kaluar për këtë problematikë. - Zgjidhja duhet të gjindet sa më shpejtë, përderisa s’është bër shumë vonë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Helmet dhe helmimi i bletëve   11.01.11 23:54

Lista e neonikotinoideve

Pesticidet nga grupa e neonikotinoideve janë hemikale sistemike që ndikojnë nëpërmjet bimëve tek insektet të cilat i vizitojnë këto bimë pë nektar dhe polen, duke e sulmuar sistemin e tyre nervorë.

Këto pesticide janë të njohur me emrat:

Klotianidin - Bayer UK978, Derer, Modesto, Poncho, Poncho 250, Poncho Beta, Raxil Deter, Redigo Deter (të gjithë i prodhon Bayer CropScience).

Imidakloprid - Admire, Bayer uk 720, Baytan Secur, Bug free extra, Chinook, Chinook blue, Chinook colourless, Couraze, Gaucho, Imadasect, Intercept, Merit turf, Mido 70%, Neptune, Nuprid, Provado ultimate bug killer, Raxil secur, Tipod plus.

Fipronil - Regent IGR, Vi-Nil

Tiametoksam - Actara, Bug attack granules / liquid / quicksticks, Centric, Cruiser sb

Neonikotinoidet janë të ndaluara të përdoren në 4 shtete të BE-së: Itali, Gjermani, Slloveni dhe Francë.

"The beekeepers Quarterly", XII.2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
zaplluxhani
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 13 LR KOSHERE

MesazhTitulli: Re: Helmet dhe helmimi i bletëve   10.10.13 15:33

Pershendetje Valon.I nderuar une Samidin Dauti nga Zaplluxha dje dhe sot pikrisht me 09.10 dhe 10.10 2013 te nje shoqeri me eshte paraqit nje shqetesim dhe jam i shqetesuar nje numer shum i caktuar afersisht 100 eventualisht 150 blet rrijn te dera ashtu te shqetesuar dhe jane ne fluturim afer deres dhe kosheres e kontrollova mos ka mbrenda ndonje gje qe po i shqeteson
por,nuk vrejta gje edhe amen nuk mujta me e pa.ju lutem me me jepni nje mendim nese keni koh sa ma shpejt dhe si te veproj.Me nderime Samidin Dauti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Helmet dhe helmimi i bletëve   10.10.13 19:46

Pershendetje Samidin.
Ne kete periudhe eshte disi normale qendrimi I bleteve roje ne hyrjet e koshereve si pasoje e prezences dhe sulmeve te shpeshta nga grrerezat.
Megjithate duhet pasur kujdes ne kete koje ndaj grabitjeve ne mes bleteve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Helmet dhe helmimi i bletëve   Today at 22:46

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Helmet dhe helmimi i bletëve
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Sëmundjet dhe armiqtë e bletëve. Mbrojtja, shërimi; preparate, ilaçe... :: Armiqtë dhe dëmtuesit e bletëve-
Kërce tek: