B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Pershendetje !!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Laert
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



MesazhTitulli: Pershendetje !!!   01.08.13 23:15

Pershendetje Valon, Pershendetje Te gjithe ju pjestar te forumit bletaria. Si fillim doja te thoja dy fjale per kete pune te mrekullushme qe keni bere: Urime, urime Valon per kete ide gjeniale.

Quhem Laert, jam nga Saranda.
Momentalisht student ne Institutin Bujqesor te Tiranes "Agrobiznes". Me bletarin jam i njohur qe ne mosh shume te vogel, sepse vije nga nje familje ku te paret(Gjyshi) e kane pasur tradite bletarin.Fatkeqsisht im at ne periudhen e ndryshimit te sistemit u shkeput disi nga kjo tradit dhe si shumica e Shqiptareve ne ate kohe qe zgjodhen rrugen e emigracionit.Im at i shtyre edhe nga gjendja e keqe ekonomike vendosi te largohet per ne Greqi dhe keshtu kjo tradit ne familjen tone tashme ishte shuar dhe ne nuk posedonim me asjne Blete. Pasi kaluam plot nje dekad ne shtetin Helen edhe ne nje gjendje te mire ekonomike,vendosem qe te ktheheshim ne vendin tone, dhe keshtu ne 2006 kemi mberritur ne Shqiperi. Kishim vetem nje jave qe ishim kthyer me kujtohet si sot ka qene dt. 20 gusht im at kishte dal per gjueti dhe kur eshte kthyer ne shtepi ate dite ishte shume ndryshe..., tani e kuptoj shume qart se ajo buzeqeshje qe pash ne fytyren e tij ishte nje buzeqeshje ironike ndaj fatit. E pjyeta-cfare ka ndodhur? Ne ate moment im at mu pergjigj fare shkurt- Dardha bie nen dardhe. Dhe pa ma zgjatur shume u freskua pak beri nje dush dhe ra te flinte. Ne mbremje kur po hanim dark na thote- Sot kam gjetur nje blete ne trungin e nje lisi.
Me te vertet nuk po me besoheshte, ne koke po me vinin mendime nga me te ndryshme... edhe pse ne ate kohe isha 18-vjec fillova ta pyesja pa pushim si i marrosur, nuk po pushoja. Te nesermen heret ne mengjes, zgjohem dhe pa u menduar dy here u nisa per ta par vet me syt e mi. Lisi qe ma kishte pershkruar im at ndodhej rreth 3-cerek ore larg. Kur mberrita te vendi qe me kishte pershkruar vura re se pylli kishte ndryshuar shume. Isha shume i turbullt dhe keshtu nisa ti kontrolloj te gjithe lisat e asaj pllaje me radh...Kishte shkuar ora 11 paradite, me te vertet ndjehesha shume i lodhur. I deshperuar,i lodhur dhe i etur vendosa te mos kerkoj me dhe keshtu u ula nen hijen e nje lisi te pushoja pak. U shtriva ne barin e that mora nje fije te gjate bari e futa ne goje dhe po shikoja se sa shume bukur ishin harlisur deget e lisit. Kur ne nje moment degjova gumezhimen e bleteve, ne moment hidhem ne kembe. Rrotullohem rreth trungut te pemes dhe ne ate moment cfare te shikoja nga lindja e diellit ishte nje e care ne trungun e pemes qe aty hynin dhe dilnin bletet puntore pa pushim, ishte hera e pare mbas plot 10- vjetesh qe une po shikoja blete. E kqyra mire, ishte nje blete me nje koloni shume te madhe. I ulur perball hyrjes ndejta jo me pak se 30-min. Kur mberrita ne shtepi i them tim ati i lumturar: shkova e pash bleten, i habitur me vuri re dhe qeshi. Te nesermen mbasi kishim blere kosheren te nje komshi morem edhe te gjitha paisjet e nevojshme u nisem per te mbledhur bleten. Une para im at mbrapa, ne nje moment me therret: ku po shkon? I lumtur i them: po shkoj te mbeldh bleten. Mire mire por mos e ngatero rrugen, hec dhe me mua se bleta eshte nga kjo ane.Nuk po ju besoja vesheve dhe ne moment hidhem dhe i them: Jo jo, rrugen mos e ngatero ti po hec dhe me ndiq se bleta eshte nga kjo ane e pllajes. Ne ate moment nuk me tha shume: Ne rregull na udhehiq ti. E cova te lisi ku ishte bleta,ulem te gjitha paisjet ne toke dhe pash fytyren e tij te habitur qe po shikonte bleten. Ne ate moment me pjyet:kjo eshte bleta qe ke pare ti? I perqendruar te hyrja e bletes i them shkurt:Po. Qesh me te madhe dhe me thote:Kjo eshte bleta jote, ndersa bleta ime ndodhet ne anen tjeter te malit.Ne ate moment kuptova se ne kishim gjeture dy blete te ndryshme.

Ndoshta ajo gje ishte nje rastesi,por te them te drejten une nuk u besoj shume rastesive dhe mendoj se zoti deshi qe ne ti gjenim ato dy blete.Sot ne bletoren tone ne kemi 100 blete. Im at kujdeset per to si ti kishte bijat e veta. Ne perfundim te studimeve une planifikoj qe te rikthehem ne vendlindje dhe te kujdesem per to, ti shumfishoj ato dhe te vijme ne tregun Shqiptare me te gjitha produktet e Bletarise.

Te dashur miq ju kerkoj ndjes qe jam zgjatur shume ne kete prezantim, por me lejoni t'ju them se e kam bere pa dashje dhe e kam bere nga dashuria e madhe qe une kam ber bleten,besoj se ju me kuptoni kur permend fjalen dashuri per bleten.

Per problemet e tjera te bletaris do ti cekim ato ne seksionet e tjera te forumit.


Pershendetje dhe nje here nga Laert Habibi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Pershendetje !!!   08.09.14 15:22

Mire se erdhe Laert.

Te uroj fillim te mbare te bleterritjes dhe e kuptoj shume mire "eksitimin" tend te fillestarit.
Te gjithe i kemi kaluar ato momente dhe ndjesi te fillimit.
Per cdo problem, keshille apo pyetje qe te kesh .. je mese I  mirpritur .


( Ps… me behet qefi qe ne gjirin tone kemi nje njeri qe di ti pershkruaj gjerat kaq bukur sa ty por….. nje keshille... ne te ardhmen mundohu te jesh me pak 'letrar' ne ‘subjektet’ e tua… . me conciz dhe i drjetperdrjte , me i qarte ne ate qe kerkon.  Shume bletare ne kete forum kur shohin se kane te bejne me shume me nje ‘shkrimtar’ se sa me nje bletar.. preferojne te kalojne ne ‘subjektin’ tjeter   Very Happy )
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Pershendetje !!!   10.09.14 9:10

Mireseerdhe ne forum, Leart.

Te uroj cdo te mire dhe susksese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Pershendetje !!!   20.09.14 22:00

Edhe une te deshiroj mireseardheje ne forum Leart  dhe te falenderoj per pershkrimin se si e ke zbuluar ni shoqeri te bletes dhe qe je be i dashur ndaj bleteve , se forma apo fillimi per tu marre me blete eshte qe se pari me i deshte ato e keto punet e tjera vin me ren krejte.
SE ne bletari ka suksese por edhe deshtime se kur ta dojshe ket veprimtari ki me pas ma shum suksese , te uroj edhe une sukse .
Ne funde te pershendes  nga Gafurri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riad Morina
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 74

MesazhTitulli: Re: Pershendetje !!!   18.10.14 19:46

Mireserdhe Leart suksese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Pershendetje !!!   Today at 8:55

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pershendetje !!!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Forumi :: Të prezantohemi-
Kërce tek: