B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Epilobium angustifolium L.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Gezim Halimi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Epilobium angustifolium L.   17.11.13 18:05

Bime barishtore shume vjecare me kercell te ngritur, qe ne kushte tokesore e klimatike te pershtatshme i kalon 2 metra lartesi. Shpesh del ne pyje te prere te zones se ahut deri ne 1600m lartesi mbi nivelin e detit. Lulezon per 40-60 dite gjate muajve qershor shtator,ne varesi se lartesise dhe kundrejtimit. Lulet e medha te kuqe-purpur jane vendosur ne lulesa te zgjatura, shume terheqese per bletet. Nektaroret,qe ndodhen ne pjesen e siperme te vezores,jane formuar nga trashja e bazes se nen petlave. Cdo lule jeton 2 dite dhe jep nektar gjate gjithe jetes se saj;rreth 5-10% e luleve nuk prodhojne nektar. Disa kerkues te huaj e kane studiuar kete bime nga ana mjaltore. Te dhenat e tyre perputhen pak a shume me tonat. Sipas Ostashenko-kudriafceva,cituar nga Kuliev (3.1952),sasia mesatare ditore e nektarit te nje luleje luhatet 12-15mg,kurse permbajtja e sheqerit eshte mesatarisht 50.9%. Sipas A.D.Merinova,cituar nga Kuliev,sasia mesatare e nektarit qe mund te meret nga nje ha eshte rreth 12kg ne dite,sipas Kuliev nje lule epilobium jep 0.47mg nektar ne dite, me nje permbajtje sheqeri 60% ndersa prodhimtaria e nektarit per 1ha eshte rreth 106kg me nje sasi absolute sheqeri prej 63kg ose me rreth 68kg mjalte. Sipas Cirnu (2,1980) sasia e nektarit qe jep nje lule eshte 1-3mg,qe permban 44-60% sheqer kurse prodhimi i mjaltit luhatet 200-600kg/ha dhe ne vite te jashte zakonshme prodhimi i mjaltit arin deri ne 1000kg. Nga rilevimet 2 vjecare te bera ne Berdhet dhe ne malin me gropa te rethit te tiranes ne mbi 165 lule rezulton se nje lule e ksaj bime ne temperaturat 20 deri ne 30 grade celcius dhe lageshti ajrore 30-50%,prodhon gjate dy diteve te jetes se saj 1.990 mg nektar me nje permbajtje sheqeri 31-64% ose nje sasi absolute sheqeri prej 0,844mg mesatarisht. Duke llogaritur qe ne nje ha mund te rriten deri ne 60000 bime dhe se nje bime cel mesatarisht 3800 lule, del se nga 1ha me epilobium mund te meren 264-702kg nektar ose nje sasi absolute sheqeri qe luhatet ne 138-250kg/ha; e kthyer ne mjalte kjo sasi nektari do te jepte rreth 242kg/ha.keto shifra te nxjera nga matjet e bera me metoden kapilare mbi epiloben e eger, mendojme se duhet te jene me te larta per bimen e kultivuar. Nga te dhenat tona rezulton se epiloba ne kushtet pedoklimatike te vendit tone eshte bime mjaltore nga me te mirat, me nje potencial te madh nektaro-pjalmor. Ne nje hektar ne epilobe mund te mbahen per kullotje 3 familje bletesh.

Mare nga libri: Bimet Mjaltore te Shqiperise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gezim Halimi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Epilobium angustifolium L.   20.11.13 17:52

http://imageshack.us/f/826/ygke.jpg/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Hajriz Suka
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR,RV

MesazhTitulli: Re: Epilobium angustifolium L.   20.11.13 18:55

Pershendetje Gezim,

   Jam admirues i bimeve-drunjve mjaltes.Mundohem te rrise kullosen per blete ne regjionin ku jetoi(400-650 mnm).Perveq bimesise dhe drunjve mjaltes egzistues te treves sone, eshte viti i dyte qe i kam prodhue prej farishteve fidane te drunjve mjaltes dhe dekorativ si Evodia(tetradium danielli),Koeleuteria(koelreuteria paniculata),Paulovnia (paulownia tomentosa)etj.Per te njejtat kam fol dicka ne forum(rritja dhe kultivimi i tyre),andaj edhe interesi i neve bletarve eshte qe te mesojme si shumzohet dhe kultivohet bima(Epilobium angustifolium L) qe trajtoni ne tekstin tuaj.Po te keni mudesi te e trajtoni temen ne fjale edhe nga ky kendveshtrim do te u isha shume mirenjohes.
  Perndryshe me bletari merrem per hobi,dhe ngase eshte e vetmja pune qe munde te bej tani per tani.

Me rrespekt:Hajriz Suka,Suhareke-Therande
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gezim Halimi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Epilobium angustifolium L.   22.11.13 20:45

Pershendetje te gjithe anetareve te forumit, ne vecanti z Hajriz suka; Persa i perket bimes Epilobium angustifolium L, eshte bime barishtore shume vjecare dhe shtohet nepermjet fares se saj. kjo bime mbin ne gjendje te eger, ne pyje te prere ose te djegur,polenin e ka ne ngjyre jeshil te heret dhe shume cilesor. Me e mira e kesaj bime eshte,se cel ne nje kohe kur ne natyre jane bimet e ralla dhe s'ka shume polen.Edhe une ashtu si dhe ju jam partizan, se kullotat jo vetem ti mirembajme por dhe te shtojme kullota te tjera,se ku ka kullota ka dhe mjalte. Pas disa dite ishallah, do te shkruaj ne forum per nje bime tjeter qe eshte shume mjaltese.

Me rrespekt: Gezim Halimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Epilobium angustifolium L.   Today at 16:34

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Epilobium angustifolium L.
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bimët (flora) mjaltë dhe pjalmëdhënëse - kullotat e bletëve :: Kontinentale-
Kërce tek: