B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Amitraz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza (Buckfast-Primorsky)

MesazhTitulli: Amitraz   02.03.14 10:15

Përshëndetje! Po hap një temë të re për Amitrazin. Formula : C19H23N3 [Isomères]

Masa Molekulare : 293,406 ± 0,0174 g/mol
C 77,78 %, H 7,9 %, N 14,32 %,
T°e fusionit : 86 °C1
Përzierja me ujin : inekzistente
Masa volumique : 1,1 g·cm-31
Presioni i avullimit në 20 °C : shumë i ulur

Amitrazi është për njeriun: Sensibilizues; rezikon mutacionin gjenetik, Kancerigjen, rëprotoxique.

për natyrën : Helm i rezikshëm për zonat ujore.

Shitja e tij është e ndaluar në Evropë pas certifikatë Veterineri.
Përdoret si insecticid kundra pleshtave dhe acarianëve.
Përdoret për larjen e bagëtive dhe kafshëve shtëpijake kur janë infektuar nga pleshtat: Lopët, derrat, macet, qenjtë, etj.
Në planin e toxicitetit për njeriun, doza ditore e pranueshme (DDP) është : 0,003 mg·kg
Peridha e shkatrimit të substancës aktive në kontakt me tokën është reth 4 ditë.
Përfundimisht përdorimi i çorganizuar është krim kundra njerëzimit dhe kundra vetvetes për bletarin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza (Buckfast-Primorsky)

MesazhTitulli: Re: Amitraz   02.03.14 11:20

Protokolli i përdorimit të Amitrazit në bletari.
Tre mënura të ndryshme përdorimi por gjithmonë në trupin e kosheres pa katet e magazinimit.

Mënyra e parë : përdoret kur mbledhim "matka" familje mbas një roitjeje ose kur krijojmë nukleuse në peridhën pa piellje të mbyllur. Përdorim një fletë letre me shkëlqim si ato të kalendarëve ose letrat që përdorim për gatim. Me një furçë përhapim vaj ushqimor (kikiriku, luledielli,misri) hedhim 6-9 pika amitraz 12,5% dhe i përziejmë. Fusim letrën në dyshemenë e kosheres. Bletët e transportojnë me këmbët dhe e shpërndajnë nëpër koshere. Në qoftë se është vapë avullimi i amitrazit vepron gjithashtu. Amitrazi ri aktif 5 deri 7 ditë pastaj humbet efikacitetin. Dmth heqim letrën nga dyshemeja mbas 8 ditëve dhe nuk e hedhim në tokë por e shkatërojmë me zjar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza (Buckfast-Primorsky)

MesazhTitulli: Re: Amitraz   03.03.14 14:24

Mënyra e dytë : Përdoret për të luftuar varoan mbas mbledhjes së mjaltit dhe pregatitjes së familjes për dimërim.
Në fillim pregatisim ripa cartoni 10-12cm të gjatë me 2cm të gjërë. Cartoni më i mirë është ai i ngjeshuri dhe i hollë, pas cipë të shkëlqyeshme ose të lyer.
Pregatiten 4 ripa për 1 koshere.
Marim një shishe vaji 1lit dhe heqim 1cl vaj,dhe shtojmë 0.7 deri 1cl Amitraz 12,5%, dmth përzjerie 7%-10%. Në një enë edhim përzjerien dhe fusim ripat e kartonit 24 orë, i kullojmë në një zgarë mbi enën dhe i mbështjellim me aluminium dhe i fusim në një qese që mbyllet mirë. Ruhen deri 1 muaj.
Fusim 2 ripa djagonalisht në mes të zgjoit, ku ka piellje të hapur. Përsërisim operacionin 8 ditë më vonë duke ndruar vëndet por gjithmonë afër pielljes së hapur.
Që ripat të qëndrojnë midis kornizave i çpojmë me një (shkop që pastrojmë dhëmbët).
Mirë është të hiqen ripat mbas fundit të përdorimit, në qoftë se ngelen bletët i pastrojnë vetë.
Përzjeria e Amitrazit me vaj ruan efikacitetin e substancës deri 7 ditë.
Në Francë ilaçi me 12.5% Amitraz quhet (TakTic)
Protokoll i marë nga faqja web të shoqatës " Var apiloisir".
Kujdes përdorimi i dorashkave dhe maskës kundra gazit është i detyrueshëm. Amitrazi është i rezikshëm për jetën e njeriut. Trajtohen vetëm kosheret pa depozitë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza (Buckfast-Primorsky)

MesazhTitulli: Re: Amitraz   03.03.14 14:48

Mënyra e tretë : Përdoret me anën e një aparati tymosës. Përzierja me Amitraz 12.5% bëhet me një përqindje prej 3% me vaj-gurri pa erë, dmth për 1 litër vaj-gurri duhen 30ml Amitraz 12.5%.
Tymosja bëhet në koshere pa depozitë dhe duke u përsëritur gjithësej 4 herë 4 ditë, (1 herë çdo 4 ditë x 4). Për të mbuluar ciklin e pielljes së hapur që korespondon me ciklin e zhvillimit të varoas = 16 ditë.
Në pranverë mund të bëhet një trajtim për të ndihmuar koloninë që të zhvillohet dhe gjithmonë pa depozitë mbi koshere dhe në temperaturën mbi 10°C, që bletët mund të ventilojnë ilaçin.
Përdorimi i maskës së gazit është i detyruar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza (Buckfast-Primorsky)

MesazhTitulli: Re: Amitraz   04.04.14 22:54

Po vazhdoj pak me Amitrazin. Sipas disa kërkimeve nga më të fundit në dyllin e kornizave nuk gjenden mbeturina Amitazi. E kundërta ndodh me Timolin që përqëndrimi në dyllë është shumë i madh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Amitraz   Today at 16:35

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Amitraz
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Sëmundjet dhe armiqtë e bletëve. Mbrojtja, shërimi; preparate, ilaçe... :: Sëmundjet e bletëve: :: Varroatoza-
Kërce tek: