B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Arsyeja e panjohur.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
eraldi78
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : po

MesazhTitulli: Arsyeja e panjohur.   23.03.15 21:52

Ju pershendes te gjitheve. Duke qene se jam bletar i ri (ky eshte viti i trete) kam shume gjera te panjohura ne lidhje me bletarine. Parkun e bleteve e kam ne nje zone me lartesi mbidetare 850m dhe per shkak te kohes se ftohte qe ka mbajtur (dhe po vazhdon te mbaje) kete dimer nuk kam pasur mundesine ti hap per ti kontrolluar me pare. Kur i mbylla per dimerim, kontrollin e fundit e kam bere ne 10 nentor, ku dhe bera trjtimin me Acid oxalik te lengshem sipas keshillave te profesor Fadil Kuklecit. Bletet i kisha pothuajse ne te gjithe parkun me 3.5 - 4 rruge mize. (sipas bletareve te asaj zone, eshte nje numer i mire) rezervat ushqimore ishin pothuajse 4 korniza me mjalte, per te qene i sigurte i vendosa dhe 500gr. ushqim dimeror mbi korniza (feedbee). Mundesine per ti hapur e pata vetem kete te shtune, d.m.th. ne daten 20 mars. dhe gjendja ishte teper kritike. 12 blete te vdekura, nga te cilat vetem njera nga keto koshere ishte e braktisur nga bletet (pa e ditur arsyen) pasi sasia e kornizave me mjalt ishte e paprekur. ndersa 11 te tjerat ne te gjitha kornizat nuk kishte rezerva ushqimore, gjithashtu e kishin konsumuar dhe ushqimin dimeror qe i kisha vendosur mbi korniza. Pozicioni i bleteve te vdekura ishte i mbledhur ne lemshin dimeror. Per te qene me i qarte po tentoj te bashkangjis dhe nje fotografi te kornizave ne momentin e kontrollit, por nuk po arrij te ngarkoj dot, nuk e di arsyen, por nuk me lejon, mesazhi qe me del thote: Could not upload file : exceeded user allowed storage. (Free space : 0) Gjithesesi per te krijuar nje ide se si i gjeta bletet po bashkangjis nje link ne te cilin duket qarte pozicioni per te cilin po flas: http://www.beverlybees.com/wp-content/uploads/2013/01/DSC_0337L.jpg Shpresoj ne nje pergjigje profesionale dhe te shpejte ne lidhje me ate cka mund te kete ndodhur, edhe pse dyshimet e mia bien te gjitha ne mungesen e ushqimit. dhe ne vdekjen e bleteve per kete shkak (e quaj te patolerueshme te vetja kete ndodhi per arsye humane ne rradhe te pare, dhe per arsye ekonomike gjithashtu) pergjigja juaj do te ishte shume e vlefshme per te me ndihmuar qe episod i tille te mos me perseritet me. Ju falenderoj te gjithe per keshillat e vlefshme qe jepni. Me respekt Erald Nano.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
prishtinasi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : lr

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   23.03.15 22:10

Pershendetje erladi, edhe un jam bletar i ri ,ndoshta sme takon mua te jap mendimin pasi ka shum te tjer qe jan me me provoj por is do qoft po e ndejej humbjen bashk me juve, mendimi i im sipas fotos qe pash eshte numri i vogel i bletve ne koshere per ta formuar lemshin dimror dhe nga ta ftoftit edhe numri i vogel i bletve mendoj se keni humbur ket koshere , apo nese ne ket koshere ka pas numer me te madh te bletve ndoshta keni pas sulem ndermjet bletve dhe si te them jan sulmuar me bletet tjera dhe si pasoj ka ren numri i bletve te mjaftushme per ta arrit temperaturen e lemshit dimror , por si do qoft ne anen ton nga kosova themi ,, ti marrshin te ligat apo te kqijat, shpresoj qe edhe koleget tjer do ta ndaijn ndonje mendim edhe pse po mendoj qe tani veq eshte koha me e mir per te debatuar per nje vit me me shum informata per bletaret e ri nga bletaret me provoj, ju pershendes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eraldi78
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : po

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   23.03.15 22:23

Shume faleminderit Prishtinasi per pergjigjen tende si dhe per mbeshtetjen morale. E vleresoj shume. Ne lidhje me mendimin tend persa i perket asaj qe me ka ndodhur mua, sulmimi ishte dhe nje nga arsyet te cilat mendova dhe une ne fillim, (duke pasur parasysh faktin qe ne te gjithe kosheren nuk gjeta asnje pike mjalti ne momentin e kontrollit) por pas nje konsultimi me nje bletar te zones, ai ma rrezoi poshte kete mendim pasi me tha qe sulmimet nga bletet e tjera i mbysin te gjitha bletet ne koshere, dhe ne kete rast bletet nuk ka asnje lloj mundesie te kene vdekur ne kete pozicion, por do gjendeshin ose ne fund te kosheres, ose me nje mundesi teper te madhe jashte saj. Gjithesesi, te falenderoj per pergjigjen tende. Te uroj gjithe te mirat dhe suksese kete vit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza (Buckfast-Primorsky)

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   24.03.15 21:27

Përshëndetje Erald.
Të vetmen humbje që pata këtë dimër, ishtere zultati i grabitjes. E vura re në vjeshtë dhe zvogëlova
hyrjen e kosheres duke lënë vetëm 1 cm, si përfundim kjo masë nuk mjaftoj. Në një rast të ngjasëm në të arthmen do zvogëloj hyrjen dhe do ndroj vëndin e kosheres.
Sulmimet apo grabitja nuk mund të jenë fajtor për humbjen e 12 familjeve.
Kur bëre trajtimin e nëntorit me sherbet dhe acid oxalik, ishte i vetmi trajtim apo shtesë të atij të muajit të gushtit?
Në lartësi 850m mbi /niv e detit (si Korça), bletët e dimrit bëhen në fund të gushtit dhe shtator, prandaj duhen trajtuar në këtë perjudhë.
Megjithatë sipas përvojës së shoqatës shëndetsore këtu në Francë, trajtimi me acid oxalik në shërbet
na ka dhënë rezultate të pakënaqëshme 2 vjet rjesht dhe ka futur në konflikt disa pjestarë me veterinerin e shoqatës që këshillon këtë përdorim.
Përsa i përket ushqimit dhe rezervave do ti trajtoj në rubrikën e të ushqyerit të bletëve së shpejti, së bashku me eksperiencën e kornizave ndarëse izoluse.
Ergys Poreci
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gezim Halimi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   25.03.15 17:24

Pershendetje te gjithe anetaret e ketij forumi, ne vecanti pershendes Eraldin ! Ne lidhje me problemin qe te eshte shfaqur ne park mendoj se e para fare eshte varoa. Nuk ke trajtuar bletet me preparate kunder varoas ne gusht- shtator, por i ke trajtuar ne nentor, per mendimin tim ky trajtim s'ka vlejtur fare, pasi varoa kishte bere punen e vet. Nqs do te zmadhojme trupin e bletes sa te nje njeriu do te shikojme se plaga qe i ka shkaktuar varoa eshte e barabarte me 7cm. A mund te jetoje nje njeri me nje plage prej 7cm nga nentori deri ne mars? A mund te jete i afte ky person te ruaje objektin e tij? A do ti shfaqen dhe semundje te tjera? Pra, nje varoa ne gusht e pa luftuar shtohet deri ne 625 varoa ne fund te shtatorit. Po ta shumezojme me shume varoa ? I bie qe te kemi me shume varoa se blete. Ne nje shkrim qe ka shkruar Ergys Poreci per varoan, ai thekson se kjo perhap dhe shume viruse, perhap dhe pesten amerikane. Nga sa pashe ne foton qe ti ke hedhur syri me kapi nje qelize te shpuar, pra kam shume frike se ti Erald mundet qe te kesh kete semundje ( ishallah te uroj me zemer qe te mos e kesh) dhe bletet qe kane kete semundje ne pergjithesi braktisin zgjoin. Edhe bletet qe jane shume te ngarkuara me varoa braktisin zgjoin. Uroj qe ajo braktisje qe kishe ti te jete nga varoa dhe te mos jete nga pesta. Te keshilloj ty veten time dhe shume antare te ketij forumi qe te lexojme edhe shkrimet e para ne kete forum, jo vetem shkrimet e tanishme. Pra te them me siguri (ashtu si te ka thene dhe ai bleteritesi qe e ke shok) qe bletet s'te jane demtuar per ushqim, por nga neglizenca qe ke treguar ne luftimin e varoas. Te uroj sinqerisht qe ZOTI t'i shtofte aq sa deshiron!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eraldi78
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : po

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   25.03.15 17:43

Pershendetje Ergys, Te falenderoj per informacionet qe percolle. Shkembimi i experiencave eshte gjithmone i vlefshem, sidomos per bletaret e ri, aty ku bej pjese dhe une. Ne lidhje me pikepyetjet e ngritura nga ana jote po sqaroj qe hyrjet qe nga mesi i tetorit i reduktova ne pothuajse 1 cm (d.m.th. sa per te hyre e per te dale 1-2 blete) dhe kjo per te shmangur rrezikun e sulmimeve nga bletet e tjera. Si rezultat, nuk e shmang plotesisht por e minimizoj ne maximum mundesine e humbjeve per shkak te sulmimeve. Persa i perket trajtimit me Acid Oxalik eshte viti i dyte qe e perdor, dhe vitin e pare me rezultate teper te kenaqshme, trajtimin me ApiVar, ose sic e quajme ndryshe ne ketu ne Shqiperi me shirita e bera nga mesi i korrikut, ndersa trajtimin me Oxalic e bera ne 10 nentor, atehere kur mbreteresha i kishte stopuar pjelljet. Per te testuar efikasitetin e trajtimit me Acid Oxalik kete vit bera dhe nje experiment te vogel duke lene dy blete ne vjeshte pa trajtim me shirita dhe vetem ate me Oxalic ne Nentor. Fatmiresisht ky experiment rezultoi i suksesshem pasi te dyja keto blete dolen nga dimri shendoshe. Gjithesesi ajo qe me preokupon eshte fakti qe nuk di arsyen e humbjeve dhe akoma dikush mjaftueshem profesional nuk me ka dhene akoma nje pergjigje te sakte ne lidhje me simptomat qe paraqet humbja qe i eshte shkaktuar parkut tim. Jam ne pritje te ndonje pergjigje pasi me preokupon shume fakti qe kjo disfate te me perseritet serish.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eraldi78
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : po

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   25.03.15 17:52

Gezim Halimi shkruajti:
Pershendetje te gjithe anetaret e ketij forumi,  ne vecanti pershendes Eraldin ! Ne lidhje me problemin qe te eshte shfaqur  ne park mendoj se e para fare eshte varoa. Nuk  ke trajtuar bletet me preparate kunder varoas ne gusht- shtator, por i ke trajtuar ne nentor, per mendimin tim ky trajtim s'ka vlejtur fare, pasi varoa kishte bere punen e vet. Nqs do te zmadhojme trupin e bletes sa te nje njeriu do te shikojme se plaga qe i ka shkaktuar varoa eshte e barabarte me 7cm.  A mund te jetoje nje njeri me nje plage prej 7cm nga nentori deri ne mars? A mund te jete i afte ky person te ruaje objektin e tij? A do ti shfaqen dhe semundje te tjera? Pra, nje varoa ne gusht e pa luftuar  shtohet deri ne 625 varoa ne fund te shtatorit. Po ta shumezojme me shume varoa ? I bie qe te kemi me shume varoa se blete. Ne nje shkrim qe ka shkruar Ergys Poreci per varoan, ai thekson se  kjo perhap dhe shume viruse, perhap dhe pesten amerikane. Nga sa pashe ne foton qe ti ke hedhur syri me kapi nje qelize te shpuar, pra kam shume frike se ti Erald mundet qe te kesh kete semundje ( ishallah te uroj me zemer qe te mos e kesh) dhe bletet qe kane kete semundje ne pergjithesi braktisin zgjoin. Edhe bletet qe jane shume te ngarkuara me varoa braktisin zgjoin.  Uroj qe ajo braktisje qe kishe ti te jete nga varoa dhe te mos jete nga pesta. Te keshilloj ty veten time dhe shume antare te ketij forumi qe te lexojme edhe shkrimet  e para ne kete forum, jo vetem shkrimet e tanishme. Pra te them me siguri (ashtu si te ka thene dhe ai bleteritesi qe e ke shok) qe bletet s'te jane demtuar per ushqim, por nga neglizenca qe ke treguar ne luftimin e varoas. Te uroj sinqerisht qe ZOTI t'i shtofte  aq sa deshiron!

Pershendetje Gezim, e vleresoj shume nderhyrjen tende dhe sinqerisht qe te jam teper mirenjohes ty dhe cdokujt tjeter ketu qe perpiqet te ndihmoje me experiencat e veta. Sugjerimet e tua ne lidhje me humbjet e mia per shkak te varoas nuk i prejashtoj plotesisht, por duke qene se trajtimin e vjeshtes ja kam bere, mendoj se arsyeja e humbjes nuk eshte varoa. Aq me teper qe ato dy blete (per ceshtje experimenti) kete vjeshte i lashe pa i trajtuar me shirita ne vjeshte por vetem me Acid Oxalik ne Nentor me dolen shendoshe e mire. Gjithesesi te falenderoj per sugjerimet dhe mbeshtetjen tende. Gjithashtu uroj me te miren per ty dhe per kedo tjeter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eraldi78
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : po

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   29.03.15 14:40

Eshte bere pothuajse nje jave qe nga dita kur postova nje problem i cili ishte shume i rendesishem per mua. Ky postim sipas statistikave qe regjistron vete forumi eshte vizituar nga rreth 70 persona te ndryshem. Me kane ardhur vetem 3 pergjigje nga: Prishtinasi, Ergys Poreci, Gezim Halimi, te cilet perfitoj nga rasti ti falenderoj shume pasi ndane me mua experiencat e veta. Por asnje pergjigje profesionale, kompetente dhe e qarte mjaftueshem per te me bere te reflektoj rreth asaj se cfare mund te me kete ndodhur realisht. Te njejtin problem qe me shqeteson ne posten time e ngrita dhe ne nje forum Italian si dhe ne nje tjeter anglishtfoles. Cuditerisht pergjigjet, sugjerimet, dhe mendimet ishin pafund. Mu kujtua ajo shprehja: ( OH SA MIRE ME QENE SHQIPTAR ), dhe me erdhi per te qeshur. Mbase ky mesazh i imi do te shkaktoje polemika, por nuk eshte aspak ky qellimi. Doja te ndaja me ju mendimin tim rreth faktit te te qenit shqiptar, dhe asaj qe bejme ne per te ndihmuar njeri tjetrin. Nejse, per te mos dale nga tema, dhe per ta quajtur te mbyllur kete postim po them se pergjigja me e sakte, e qarte, e vlefshme, profesionale, qe zhduku te gjitha pikepyetjet e mia ne lidhje me problemin qe kisha ngritur, me erdhi nga Zoti Fadil Kukleci, i cili pas nje e maili nga ana ime, brenda 24 oreve mu pergjigj ne menyre profesionale, edhe pse kishte problemet e veta. Te cilin perfitoj nga rasti ta falenderoj dhe ti uroj gjithe te mirat. Ju uroj te gjitheve nje vit sa me te mbare ne bletari. Respekte, Erald Nano.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
prishtinasi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : lr

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   30.03.15 14:06

Pershendetje eraldi 78 sinqerishet me vjen mir qe keni gjetur nje pergjigje te duhur sa do pak sa kemi mund te shprehim mendimet tona ne lidhje me problemin qe keni pas ,dhe neve sa provoj qe kemi dhe kemi pas probleme te ngjajshme , si do qoft shpresoj qe jeni me i qet sa i perket ndergjegjes sepse ta them te drejten un kam pas problem me sulm ne mes te dy bletve dhe ne disa te tjera me intezitet me te vogel dhe kam pas ne vete nje stres dhe nje demoralizim , por nese nyk e ke prblem mundesh te na tregosh se qfar te ka then z,kukleci ne lidhje me problemin se paku ta ndajmi se bashku.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   01.04.15 13:25

kjo eshte mungesa e ushqimit por edhe trajtimi jo adekfat me preparat se ai eshte shu i ndjeshem ne masen e saj por edhe shoqerit i ke pasur te dobeta kjo eshte pergjegjja me siguri edhe profesorit , por ka edhe shkaqe te tjera qe duhet te anallizohet ne ket  raste . 
Por eshte dobesi shum e madhe e jotja si bletar ti leshe pa ushqim shoqerit se ne gushte ke mujt me i ushqyer . une nuk e pranoj arsyen qeshtje ekonomike ateher per qfar arsye po i man a to a me i myte shoqerit une e quaj jo humane me ket qka ke ba , une jam qaq i mllefosur se si ke mujt me i lan pa ushqim por edhye kjo ndodh te ne ne kosov edhe pse jemi musliman . Une e quj katastrof jo njerzore ni gjalles qe ska fuqi me e my me tkas kjo eshte jo njerzore.
I pershendes te gjith bletaret amy nuk tafali kjo eshte qellimishte ti e kedit shumir nuk kan ushqim dhe i kelan pa ushqim,nuk kam shpqehje tjera per ty si bletar .Zoti ndihmofte .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   02.04.15 11:30

Pershendetje Eraldi .
  Eshte shum e veshtire te ipet nje pergjigje per situata te cilat shpesh edhe pse bletaret mundohen qe ti pershkruajne me shum perpikeri  prap se prap mbetet shumqka e pa kuptueshme . I  nderuari Erald , trajtimi me acid oksalik rekomandohet te behet ne temperatura te ulta 4-8 grade celsius ne menyre qe bletet te jene te ngjeshura ne lamshin dimeror prandaj un nuk e kam te qarte se si e konstatove qe bletet kane deri ne 4 korniza me mjalte .
  Sipas pershkrimit tuaj un besoj shum qe tek bletet ne fjale ka ndodhur grabitja, siq than edhe koleget tjere para meje . A ka ndodhur  grabitja para 10 netorit apo pas kesaj date un nuk e di por nje gje eshte e sigurte se grabitja ka ndodhur . Nese ndodh grabitja , nuk do te thote se gjithmone duhet te kete lufte ne mes te bleteve dhe blete te vdekura ne dysheme  , perkundrazi grabitja ne shumicen e rasteve zhvillohet ne menyre te qete, pa lufte dhe pa u verejtur nga bletari , sidomos nga bletaret e rinje .Per kete arsye gjate pergaditjes se bleteve me rezerva te dimrit duhet te kemi shum kujdes ,nje gabim i vogel do te nxis grabitjen qe krijon nje situate shum te veshtire per tu menagjuar sidomos gjate asaj periudhe kur  ne natyre  mungon kullosa .


Ne fund kam edhe nje pyetje per Gezim Halimin, nese e kuptova mire ju that qe nje varoa nga gushti deri ne shtatore shumohet deri ne 625 varroa .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gezim Halimi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   06.04.15 17:50

Pershendetje Nezir! Nga literatura qe kam lexuar edi qe varoa lind ne qelize dhe fekondohet po ne qelize, pjell 4 [ 3 femra dhe 1 mashkull] varoa. Mashkulli ngordh, ndersa te treja femratqe jane te fekonduara bashke me te jemen hyne ne ato qeliza qe vulosen po ate dite. Pra per 15 dite, dalin 4 varoa ne fuqi te katert. Qe i bien rreth 256 varoa jo 625[ matematika eshte shkence egzakte jo numri i varoas]. Nje kerkese per Eraldin! Meqenese une tu pergjigja aq sa dija ne lidhje me problemin tend,
kam deshire qe ti te na tregosh pergjigjen e profesorit. Te lutem mos bej te njejtin gabim qe bene te tjeret me ty. Te falenderoj Nezir! te falenderoj dhe ty Erald.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   07.04.15 12:33

Pershendetje Gezim.Ka shenime te ndryshme per varoan  mirepo ne shumicen e studimeve thuhet qe varoa arrin te nxjerr vetem nje trashegimtar nga qelizat e bleteve punetore ndersa tek qeliza e mashkullit nxjerr 2 trashegimtar ose maximalisht 1.5 tek punetoret dhe 2.5 tek meshkujt plus varoa meme .
  Ne hojen , qelizen e bletes punetore varoa meme ben 5 ve , 1 mashkull dhe 4 femra mirepo edhe pse varroat e reja fekondohen , shumica prej tyre nuk ia arrin te maturohet dhe keshtu ngelin se bashku me mashkullin brenda ne hoje dhe ngordhin .
Pra edhe vlersimi i yt se varoa rritet per 4 her per qdo 15 dite eshte logjik mirepo ketu duhet te llogariten edhe shume faktore te tjere qe ndikojne ne uljen e shkalles se shtimit te varoas.
   
   
    Pra si perfundim na del se shumica  e te dhenave , shenimeve , tregojne qe varoa arrin te dyfishohet per qdo muaj. Pra nese nisemi me nje varoa ne muajin shkurt  do te kemi 64 ne muajin gusht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eraldi78
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : po

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   09.04.15 21:33

Ju kerkoj ndjese te gjitheve per mungese te nje pergjigje nga ana ime. Nuk po permend emra, por per ceshtje respekti i detyrohem moralisht te gjithe atyre qe me ndihmuan me sugjerimet e tyre. Gjithashtu per t'i ardhur sado pak ne ndihme dhe personave te tjere te cilet mund te perballen me nje situate te ngjashme si kjo e imja (edhe pse nuk ja uroj askujt). Nuk kam shkruar jo se nuk kam dashur, por se per arsye pune dhe personale nuk kam pasur mundesi. Per te shmangur polemikat e panevojshme, pasi ketu (mendoj une) nuk jemi per te gjetur fajtorin, por per te zgjidhur problemin, nuk po i kthej pergjigje atyre qe (sipas mendimit tim) meritojne nje replike te ashper, por po trasmetoj mendimin e Prof. Fadilit ne lidhje me problemin tim. Ajo qe me ka ndodhur mua ka ardhur si pasoje e mungeses se mundesise time per ti kontrolluar me heret familjet e bleteve, dhe per te nderhyre ne kohe me ushqim extra. Ka qene mungesa e rezervave ushqimore qe ka shkaktuar vdekjen e tyre. Pas bisedes me prof. Fadilin pashe me me teper vemendje ne bllokun e shenimeve dhe vura re qe shumica e familjeve qe me kishin vdekur ishin pikerisht ato te cilat ishin futur ne dimer dhe me nje numer me te madh bletesh, d.m.th. (shume blete, shume konsumim ushqimi) mungesa e nderhyrjes ne kohe nga ana ime ka shkaktuar dhe vdekjen e tyre. Ju pershendes te gjitheve dhe ju uroj suksese dhe mbaresi kete vit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   11.04.15 8:19

Apet erald leej pa ushqim marre per ty eedhe plus po na zezat neve bletarve , por tu kisha lut qe te permirsohesh . Se eshte ni thanje e Mohametit a. selam qe kur ti ndigjojsh njerzit qe te kritikojn ate merre ate kritik si permirsim e jo si fyerje ndaj teje se njerzit nepermjet kritikes edhe permirsohen ne jete . 
Dhe te pershendes dhe suksese ne bletari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eraldi78
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : po

MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   11.04.15 13:13

Faleminderit zoti gafurrarifi per keshillat e tua teper te vlefshme. Je teper profesional me menyren se si i jep keshillat, i vleresoj shume. Ishin pikerisht keto keshilla ato per te cilat dhe une kisha me teper nevoje. Do mundohem qe kritikat ti perdor per qellimin te cilin me sugjeron dhe ti ne mesazhin tend. Dhe meqenese jemi te shprehjet dhe fjalet e urta, une do thoja qe ketej nga anet e mia thone: Mire qe kali eshte duke ngordhur, po nuk e lene rehat as mizat. Te pershendes dhe une dhe te uroj gjithe te mirat.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Arsyeja e panjohur.   Today at 22:47

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Arsyeja e panjohur.
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Sëmundjet dhe armiqtë e bletëve. Mbrojtja, shërimi; preparate, ilaçe... :: Sëmundjet e bletëve:-
Kërce tek: