B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 KAS - 81

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

KAS - 81 Empty
MesazhTitulli: KAS - 81   KAS - 81 Empty29.01.11 14:33

KAS - 81
Preparat kundër varroatozës dhe nosemozës

Përbërësit e nevojshëm:

1. Pelini (Artemisia Absinthium) vilet dy herë, edhe atë gjatë kohës së vegjetacionit kur lartësia e bimës është perafërsisht ~20cm (muaji prill) dhe në kohën e lulëzimit të tij (muaji korrik-gusht).

2. Sythet e pishave mblidhen sëbashku me gjethet e reja gjilpërore. Këputen 4cm nga maja. Mundet sythet dhe gjethet të mblidhen edhe ndaras dhe pastaj të bashkohen. Sipas literaturës, shfrytëzohet pisha e bardhë (Pinus silvestris), por mundet edhe pisha e zezë (Pinus nigra). Përdorimi i sytheve të pishës është kryesisht përshkak të vitaminave që përmbajnë.

Produktet e mbledhura duhet të thahen (teren) në erësirë – nën hije në temperaturë deri 20°C. Pas fazës së tharjes, materjali duhet të imtësohet (pjesët të jenë më të vogla se 4cm). Deri në kohën e përdorimit, të ruhen në vend të thatë, të freskët dhe ajrosur mirë. Afati i përdorimit 2 vite.

Mënyra e përgaditjes - gatimit:

-50g pelin i tharë (terrur) i mbledhur në kohën e vegjetacionit të bujshëm,
-900g pelin i tharë (terrur) i mbledhur në kohën e lulëzimit,
-50g sythe të pishës dhe gjethe të saj dhe
-10l ujë.

I gjithë materjali i tharë futet në një ene. Në të pastaj shtojmë ujin. Të gjitha së bashku zihen në zjarr 2-3 orë në enë të mbuluar që të pengohet avullimi i vajrava eterik. Ena duhet të jetë e emaluar. Pasi përzierja zihet, enën e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të qëndrojë 8 orë në vend të ngrohtë. Pas kësaj, përzierja filtrohet.

Përdorimi:

Në çdo litër shërbet (i përgatitur në raport 1.5kg sheqer : 1l ujë) shtohet 30-35ml nga filtrati i fituar (në formë të çajit).

Preparati KAS-81 mund të përdoret si preventivë ose si ilaç gjatë ushqyerjeve plotësuese (gjatë plotësimit të rezervave dimërore) edhe atë gjithsejt 6-10l për shoqëri bletësh në 2-4 porcione, si dhe në ushqyerjet stimulative. Ushqyerja e bletëve duhet të bëhet në mbrëmje, kohën kur bletët nuk komunikojnë me natyrën sepse preparati i nxit mjaft (shqetëson) bletët dhe shumë lehtë mund të ndodh grabitje ndërmjet bletëve në bletore.

KAS-81 ka ndikim parandalues dhe mjekues (shërues) ndaj sëmundjes së varroatozës dhe nosemozës. Përveç kësaj ka edhe ndikim stimulues – stimulon matkën në zgjerimin e pjellës.
Përmban karotine, tanine, fitoncide, acid aksorbik (vitaminë C) etj.
Pelini në kohën e vegjetacionit pranverorë:
KAS - 81 Pelini10
Pelini në kohën e lulëzimit:
KAS - 81 Pelini11



Edituar për herë të fundit nga Valon Mustafi në 25.05.13 9:42, edituar 2 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

KAS - 81 Empty
MesazhTitulli: Re: KAS - 81   KAS - 81 Empty03.02.11 16:30

Pershendetje Valon

Kam degjuar per pelinin edhe me heret , po un nuk e kam provu .
Nje gje eshte e sigurt , efekte te damshme sigurisht qe nuk do te ket .
Ia vlen te provohet.

Valon - ti qka qka po perdor kunder varozes ne periudhen korrik , gusht ?
faleminderit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

KAS - 81 Empty
MesazhTitulli: Re: KAS - 81   KAS - 81 Empty03.02.11 18:38

nezir nitaj shkruajti:
Pershendetje Valon

Kam degjuar per pelinin edhe me heret , po un nuk e kam provu .
Nje gje eshte e sigurt , efekte te damshme sigurisht qe nuk do te ket .
Ia vlen te provohet.

Valon - ti qka qka po perdor kunder varozes ne periudhen korrik , gusht ?
faleminderit.

Une sivjet e kam perdorur preparatin KAS-81 si preventive kunder nosemozes.

Nezir, gjate veres kam perdorur acid formik kunder varroas.

Per vitet e ardheshme planifikoj te bej vetem dy trajtime: ate verore (korrik) dhe ate dimerore me acid oksalik.

Pershendetje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

KAS - 81 Empty
MesazhTitulli: Re: KAS - 81   KAS - 81 Empty22.04.11 17:04


Pershendetje Valon.
Me sa po kuptoj , pelini mblidhet brenda muajit prill - koha e vegjetacionit .

Kur duhet te mblidhen sythet e pishes ?
Faleminderit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

KAS - 81 Empty
MesazhTitulli: Re: KAS - 81   KAS - 81 Empty07.05.11 13:36

nezir nitaj shkruajti:

Pershendetje Valon.
Me sa po kuptoj , pelini mblidhet brenda muajit prill - koha e vegjetacionit .

Kur duhet te mblidhen sythet e pishes ?
Faleminderit .

Sythet e pishes Nezir, mund edhe tani te mblidhen.

Pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
ndue nikolli
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : moderne

KAS - 81 Empty
MesazhTitulli: Re: KAS - 81   KAS - 81 Empty19.05.14 7:34

Pishen e gjej po ket bimen tjeter nuk po e njoh,por a mund ta gjej filtratin ne form çaji te gatshem( te pergaditun)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KAS - 81 Empty
MesazhTitulli: Re: KAS - 81   KAS - 81 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KAS - 81
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Sëmundjet dhe armiqtë e bletëve. Mbrojtja, shërimi; preparate, ilaçe... :: Sëmundjet e bletëve-
Kërce tek: