B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Askosferoza

Shko poshtë 
+8
bajgora3
gafurrarifi
avni selmanaj
nezir nitaj
Pashun Memisha
zulkufli arifi
neri
Valon Mustafi
12 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty04.01.12 19:49

Te nderuar kolege!
eshte me mjaft interes qe te zhvillohet bashkebisedim qofte edhe me i kualifikuar pasi na sherbejne shkembimet e pikpamjeve per rritjen e nivelit te te kuptuarit dhe te vepruarit.
Duke ju referuar shkrimit te z Gafurrarifi se" Askosferoza nuk eshte smundje infektuse" une nuk e di se ku e mbeshtet pasi dihet mjaft mire qe eshte semundje tipike klasike infektive pasi dihet shkaktari dhe se si mund te trensmetohet tek nje koloni tjeter ,pra ploteson dy kushtet per tu kualifikuar si semundje infektive
Se dyti permenden faktoret si lageshtia ,temperatura ,ushqimi si shkaqe kryesore
etj e tjera te cituar nga koleget
Te gjitha semundjet infektive dhe parazitare kane ciklet e tyre per te mbijetuar pra ne konkurence me gjallesat (interesi i tyre eshte qe ato te jene te afta tu bejne balle ndryshimeve qe peson gjallesa ne dem te tyre pra rritja e rezistences se bleteve nepermjet ndryshimeve gjenetike per te perballuar me sukse semundjen te njejten gje ben dhe askosfera vete ,pra ne njerin krah bleta rrit rezistencen e saj dhe ka fituar luften ndaj askosferozes e cila vazhdon per nje cikel kohor disavjecar derisa askosferoza te gjeje mekanizma kundra rezizstences qe ka krijuar bleta ,kur ky moment arrin infeksioni eshte i fuqishem duke prekur masivisht bletet edh kjo vazhdon per nje cikel kohor disavjecar derisa bleta perseri arrin te ekuilibroje rezistencen e saj
Ky eshte ekuilibri natyror>Te me falni pasi bera pak teori por dua te dal ne diskutimet e mesiperme
Duhet ritheksuar se askosferoza do ta shoqeroje bleten here ne dukje dhe here jo por ajo do te jete gjithnje per shkak te natyres INFEKTIVE te saj
Kur ne nje bletore kemi shenja te dukshme te semundjes duhet te pranojme se ate e kemi dhe ne blete te tjera por fale sistemit te tyre imunitar te perfituar nga vetite gjenetike te mbretereshave ajo nuk shfaqet por lufta ndaj te dy paleve eshte e fituar nga perfitimi i rezistences qe kane keto zgjoje
Per kujtese ne disa raste ju vini re se ne kornizat qe jane gati te vulosura nga pjelljet ka qeliza bosh te crregullta pa pjellje ,me siguri dhe aty mbreteresha ka leshuar veze por cfare ka ndodhur me to,njera nga shkaqet eshte dhe askosferoza por ne keto kolonoi te forta nuk i bie radha micelit qe te arrije larva te behet si shkumes(gelqerore)pasi eshte pastruar dhe ne nuk mund te dallojme asnjehere kete megjithse askosferoza eshte e pranishme.Nje sy i vemendshem do te shikoje rralle gelqerizim te vetmuar ne dysheme apo ne hyrje te zgjoit dhe kur ne asnje zgjua ne nuk shohim infeksion te dukshem
Ne lidhje me faktoret qe u cituan nga koleget ato nuk jane primare por sekondare pra favorizojne infeksionin>Po marr nje shembull ne Gjirokaster temperatura nen hije arrin deri ne 40 grade ,askosferoza eshte e shfaqur fuqishem,lageshtia ajrore ne keto temperatura eshte shume poshte normales.
Si te gjitha infeksionet edhe askosferoza merr perhapje te gjere ne kolonite me te dobta dhe me pak rezistente me hoje te vjeteruara, shkaqet dytesore i krijojne edhe nje plus askosferozes per tu zhvilluar
Si edhe gripi tek njerezit disa i prek disa jo,Nder ata qe preken disa e kalojne lehte disa veshtiresohen shume
Me bleten nje bleterrites duke njohur kete mekanizem duhet qe mbretereshat te krijohen nga kolonite e forta qe kane me shume gjasa qe te jene me rezistente nga kjo semundje
Sigurisht qe nuk ka garanci per te gjitha mbretereshat e prodhuara pasi sejcila ka vecansite e veta dhe ndaj rezistences se specifikuar per kete rast
Une privatisht e perjashtoj mjekimin pasi me lehte eshte te parandalosh se sa te harxhosh kohe dhe finance per mjekimin e kesaj semundje ,fale faktit se dhe shkencerisht nuk ka mjekim specik per te ,mjekimi vetem sa zbut pasojat .
Edhe ne rastin e nderrimit te mbretereshave infeksioni mund te vazhdoje ,kjo duhet shoqeruar detyrimisht me eleminimin e piteve (hojeve ) te vjetra si dhe nderrimin e zgjoit ose dezinfektimin e tij
VO ne Hojet e vjetra miceli ngecet ne kemishimet qe lene bletet e porsa dala dhe bletet nuk mundet qe te eleminojne te gjitha sporet prej qelizes
Nga ana ekonomike nje blete me askosferoze nuk i pergjigjet nivelit te shpenzimeve per te perfituar mjalte ,pra te dale me fitim
Per nje zgjua te tille duhet te merren masat e mesiperme qe kjo koloni te jete e gatshme per vitin pasardhes pasi per vitin qe infeksioni eshte prezent zor se eshte rentabile edhe po qe se mjekohet vec shtojme shpenzimet
Ku ka me mire se sa te eleminohet nje vater infeksioni per te mbrojtur dhe kolonite e tjera
-vetem ky shkak te ben qe te veprohet sic e shpjegova dhe heren e kaluar
Pra nuk duhet mbajtur asnje vater "zjarri" ne bletore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty04.01.12 21:23

Po zoteri Gafurrarif do te shkruaj se si une i pergadis bletet për kullosa kryesore Barbrem dhe Geshtenje me LR koshere .Me date 08.01.12 do ta kesh nje artikull lidhur me pyetjen . sukses . lumi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty05.01.12 19:12

Te falenderoj Avni per pergjegjjen e fundit dhe mbes me shpres qe nuk dote harroni per me e kthy pergjegjjen se tek e fundit nuk eshte interesante per mu por per bletar te ri dhe te pa pervoj, se na a jemi ketu ne forum qe tju ndihmojm njerit tjtrit me dijen qe e posedojm sidomos Bletarve te Ri .

Me te mira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty05.01.12 19:24


MIre dite zotri Pashun se pari te falenderoj per kontributin qe je duke e dhene ne kete forum me dijen dhe pervojen tuaj ndaj bletaris , une nuk kam pergjegje perveq asaj qe e kam shkru me heret por kisha dashte pa idhnim ta lexoni ngadal dhe ta studjoni mir ate artikull qe eshte i shkrun se krejt qka ke lyp per tu pergjegjur eshte aty.
Edhe niher studjoe mir artikullin se qka kam shkru . Ne artikullin e fundit qka kam shkru per ASKOSFEROZEN.

Te pershendes dhe me te mira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty06.01.12 10:50

Nga nje studim i bere nga universiteti i Liezhit ne belgjike per kete semundje del si konkluzion qe eshte me lehte ta prandalosh kete semundje sa sa ta luftosh.

Nje koncluzojn tjeter eshte qe kosheret e hapura poshte dhe qe rrine hapur dhe gjate dimrit
Preken nga kjo semundje 39.5% me pak se kosheret me fund te mbyllur ku ventilimi eshte me i veshtire te behet.

Nje konkluzjon teper interesant eshte se kosheret, rezervat dimerore te te cilave jane gati 70% sherbet ( pra sherbeti qe u japim ne bletaret per te plotesuar rezervat e dimrit) dhe pjesa tjeter mjalt, preken gati 42% me pak se kosheret kur rezervat e dimrit jane kryesisht mjalt te cilin bletet e kane mbledhur.

Dhe konkluzjoni kryesor eshte qe nese kolonite e bleteve jane te fuqishme dhe mbulojne teresisht hapsiren ( volumin) e kosheres, preken gati 48.6 % me pak se kosheret ku bletet nuk i mbulojne teresisht volumin e kosheres.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty06.01.12 14:24

Te pershendes Arten dhe shum mire qe i dhae keto te dhena se veq e perforcojn ato te dhena ma larete ne artikullin tim qe e kam dhan ma heret dhe ndoshta i hyn edhe bletarve te tjere per agumente te matejme gjat punve ne bletari. Dhe po del argumenti qe ne bletoret tona te kemi vetem familje te bleteve shume te forta per mos me i prek smundjet e ndryshme.

Ju pershemdes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty06.01.12 22:08

Pashun Memisha shkruajti:
Te gjitha semundjet infektive dhe parazitare kane ciklet e tyre per te mbijetuar pra ne konkurence me gjallesat (interesi i tyre eshte qe ato te jene te afta tu bejne balle ndryshimeve qe peson gjallesa ne dem te tyre pra rritja e rezistences se bleteve nepermjet ndryshimeve gjenetike per te perballuar me sukse semundjen te njejten gje ben dhe askosfera vete ,pra ne njerin krah bleta rrit rezistencen e saj dhe ka fituar luften ndaj askosferozes e cila vazhdon per nje cikel kohor disavjecar derisa askosferoza te gjeje mekanizma kundra rezizstences qe ka krijuar bleta ,kur ky moment arrin infeksioni eshte i fuqishem duke prekur masivisht bletet edh kjo vazhdon per nje cikel kohor disavjecar derisa bleta perseri arrin te ekuilibroje rezistencen e saj
Duke iu referuar ketij shkrimi te Pashunit
Un po marr nje shembull .
Ta zejm qe bletet kan arritur te ekuilibrojne rezistencen ndaj askosferozes dhe do te jene rezistente ndaj saj disa vite me radhe .Nga kjo shoqeri [ koloni ] rezistente marrim 3 korniza me pjelle dhe 2 korniza me mjalt dhe polen bashk me bletet dhe formojme nje shoqeri te re .
Pjella ne kete shoqeri nuk eshte e mbuluar mire me blete .

Zakonisht ne keto raste kemi shfaqjen e askosferozes.
Pres mendimin e Pashunit e pse jo edhe te kolegeve tjere.


Edituar për herë të fundit nga nezir nitaj në 06.01.12 22:16, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : Kuptohet 3 korniza me pjelle te moshave te ndryshme.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty07.01.12 8:32

Une kam mendim pak me ndryshe rreth askosfresozes.

Mendoj qe ne paraqitjen e kesaj semundjeje nuk luan aspak roj mosha e hojeve ne koshere. Rol vendimtare ka afteseia apo vetite higjienike te bleteve, kushtet mikroklimatike ne zgjua dhe klimes globale.

Sporet e askosferozes jane aq te imta dhe te lehta, saqe mund te gjenden kudo ne natyre - ajer dhe kontakti i bleteve me to eshte i pashmangshem. Mendoj se spore te askosferozes mund te kete ne cdo zgjua bletesh, por se e njejta a do te shfaqet si semundje varet nga faktoret qe i permenda me larte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty07.01.12 21:22

Z Nezir
Pershendetje dhe gjith te mirat
Ne qarkun e Gjirokastres semundja eshte bere publike dhe shume shqetesuese duke mos kursyer asnje zgjua e ritheksoj ASNJE ZGJUA ne vitin 87
Ne qofte se nuk do te ishte mekanizmi i shprehur ne shkrimin tim me pare njerezimi nuk do te kishte sot blete apo me gjere nuk do te egzistonte asnje gjallese qofte dhe ne njerezit,apo anasjelltas asnje loj infeksioni nuk do te kishim.
Sigurisht qe ne do te presim perseri nje sulm te saj te askosferozes por per kohen nuk di te them
Sot ne bletoret tona gjithandej infeksioni i dukshem eshte i rralle shkon deri ne 2%,une kam idene se edhe tek Ju vitet e hershme(mbase 20-25 vjet me pare) askosferoza kane qene mjaft e perhapur,atehere pse sot kjo eshte pakesuar ne menyre te ndjeshme?
A kemi influencuar ne me nderhyrjen tone ne teknollogjine e mbareshtimit te bleteve (ketu perfshij dhe medikamentet e perdorura te cilat nuk kane sjelle rezulltate pozitive sa perfundimisht gjithandej rekomandohet mosperdorimii tyre) apo ne fakt njeri nga te dy faktoret bleta dhe aspergiloza kane ndryshuar (modifikuar )
Sigurisht qe bleta ka modifikuar armet e saj mbrojtese
Nezir
Po qe se ne bletaret do t’i linim bletet ne meshire te fatit pra t’ja linim natyres ajo do te vepronte ne kete menyre
Si pasoje e infeksionit te aspergilozes do te zhdukeshin shumica e zgjojve dhe do te mbijetonin ato familje bletesh qe kishin nje rezistence natyrale ndaj ketij infeksioni,sa do te ishte perqindja kete nuk e di por po t’ja linim natyres do ta dinim,Si pasoje do te zhdukeshin mbretereshat qe ne genet e tyre nuk e kishin kete mundesi reagimi, do te vazhdonin mbreteresha oportune dhe ato me rezistence te plote.,pasardheset e mbretereshave te mbijetuara do te jepnin gjithmone breza me nje rezistence me te larte dhe ciklet do te perseriteshin me rrallle dhe kjo histori do te vashdoje gjithe jeten
Idealja do te ishte qe ne keto zgjoje qe jane prekur rende ne momentet e fuqizimit te aspergilozes te zhdukeshin dhe ne te punonim fort per te prodhuar mbreteresha me garanci nga zgjojet qe nuk japin shenja te semundjes
Por problemi ekonomik eshte ajo qe te frenon
Infeksioni eshte i pranishem vazhdimisht ne blete ,ai “ fle” per shume kohe dhe virulentohet (behet i afte per tu zhvilluar si semundje) ne momentet kur bleta nuk eshte me vigjilente(kur ajo nuk ka prodhuar arme te reja por ka ende te vjetra kur aspergiloza gjate kohes qe ka qene ne gjume ka modifikuar kunderarme efikase ) pasi t dyja palet kane aftesi per te krijuar imunitet ndaj armeve te njera tjetres
I-Konkluzioni kryesor eshte se cfare mbreteresha po prodhojme ,nga i marrim ,cila eshte garancia e tyre etj etj
II-Dhe se dyti faktoret ndihmes qe ja bejne me te lehte askosferozes per tu zhvilluar kane influencen e tyre
Kombinimi i te pares me te dyten jane momenti i vetem i rezultatit pozitiv
Duhet te kuptojme nje gje qe eshte shume thelbesore pse duhet te debatojme keshtu per askosferozen,kjo per faktin perderisa ne nuk kemi krijuar medikamente specifike per te luftuar kete semundje detyrimisht perdorim rruge te tjera qe u theksuan gjate debateve per kete teme
Te shpresojme qe shkenca te arrije te gjeje medikamente(barna) rezultative

Z Nezir
Pyetjes tuaj une ju pergjigja teorikisht,e supozojme se ju i keni marre nga nje zgjua te forte dhe te ndodh ne shtesen e re fenomeni i semundjes,ne kete rast eshte e kuptueshme se infeksioni eshte prezent,por kjo nuk eshte gjithnje keshtu se ne nuklet qe ne pergatasim mua me ndodh mjaft rralle dhe kete nukel me infeksin nuk e perdor
Po qe se aplikon nukleuset ato do te tregojne se cila nga ato eshte me infeksion te dukshem
Megjithate mund te ndodhe qe me mbretereshen e re kur ajo te fuqizohet semundja mund te mos jete e shaqur dhe kjo ndodh ne shumicen e rasteve
NUk eshte e thene ne se pjellja qe nuk eshte e mbuluar sa duhet me blete patjeter do te shaqe semundjen,zakonisht ne nuklet ky fenomen pothuajse eshte i zakonshem dhe infeksoni rralle ndodh,nukleusi eshte dhe test per te,semundha shfaqet kur kolonia ka infeksion te dukshem dhe jo te dukshem
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty09.01.12 16:14

Pershendetje Pashun
Faleminderit per pergjigjen .

Un nuk po kuptoj vetem nje gje .
Fktoret qe po i klasifikon si sekondar si lageshtia , ndryshimi i shpesht temperaturave , pjella e pa mbuluar mire( me prezencen e ketyre faktorve mungon faktori higjien ) etj, etj . nuk do i klasifikoja si sekondar por thjesht faktor te cilet ndikojn ne aktivizimin , zhvillimin e askosferozes. Kur keta faktor mungojne mungon edhe semundja .

Pashun Memisha shkruajti:
Ne lidhje me faktoret qe u cituan nga koleget ato nuk jane primare por sekondare pra favorizojne infeksionin>Po marr nje shembull ne Gjirokaster temperatura nen hije arrin deri ne 40 grade ,askosferoza eshte e shfaqur fuqishem,lageshtia ajrore ne keto temperatura eshte shume poshte normales.

Edhe temperaturat e larta shkaktojn veshtiresi per ruajtjen e mikroklimes ne zgjua . Shpesh shofim se si bletet leshojn zgjoin ne mase te madhe duke formuar mjekren e si pasoj edhe ne keto raste kemi pjelle dhe hoje te pa mbuluara mir , lageshti te pa kontrolluar brenda zgjoit (edhe perkunder lageshtis se ulet ajrore) si dhe ulje te nivelit te higjenes ne zgjua .
Nese nje situate e tille vazhdon per nje kohe te gjate ateher edhe shansat qe infeksioni te kaloj ne semundje jane me te medha .
Mund te ndodhe qe ndonje vit prezenca e ketyre faktoreve te jet e vazhdushme, gje qe e ben situaten me kritike , kesaj situate ia shtojme edhe gabimet qe mund te pasojne nga ana e bletarit si per shembull: hapja e shpesht e zgjoit , bartja e disa kornizave me pjelle nga kati i pare ne te dytin si dhe futja e kornizave te zbrazta ne mes te foles duke ndare ate ne dysh ( parandalim i roitjes) , pastaj zgjerimi i hapsires se zgjoit edhe me nje kat nga siper( dyfishim i hapsires) flet per menyren tone te punes qe eshte plotesisht ne kundershtim me menyren e jetes qe ben bleta ne natyre e te gjitha keto pos qe shkaktojne ndryshim te mikroklimes ne zgjua shkaktojne stresin dhe mundesi te paraqitjes se semundjeve te ndryshme .
Un besoj qe bletet qe jetojne te lira ne natyre nuk semuren nga askosferoza.

Dhe ne fund , sipas shum shenimeve , perdorimi i preparateve me baze timoli per trajtimin e varroas, ul ne minimum shansat per askosferozen per shkak te rritjes se nivelit te pastertis nga ana e bleteve .
Ky eshte mendimi im.
Pershendetje .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty09.01.12 17:46

nezir nitaj shkruajti:


Dhe ne fund , sipas shum shenimeve , perdorimi i preparateve me baze timoli per trajtimin e varroas, ul ne minimum shansat per askosferozen per shkak te rritjes se nivelit te pastertis nga ana e bleteve .

Te njejtin efekt e ka edhe acidi formik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty09.01.12 19:29

Per here te pare kjo semundje ne Kontinentin tone eshte diagnostikuar ne Afganistan perpara gati 50 vjetesh (mund te kem pasaktesi jothelbesore)
Po bej disa pyetje
-A keni pasur infeksion perpara viteteve 80 ?
-Kush nga ju ka pasur kete semundje ne bletoret tuaja perpara 25-30 vjetesh?
-si e keni infeksionin sot ne bletoret tuaja?
- Ne raport me ato cka une i quaj faktore te dyte a kane ndryshuar gjate ketyre viteve ne raport me 25-30 vjet me pare (si lageshtia,higjena,kornizat e vjetra etj faktore)?
-Sot literatura dhe shume nga diskutantet rekomandojne nderrimin e mbretereshes dhe te kornizave te vjetra ,Pse?
-Kush pengon zvogelimin e hapesires se zgjojve per te e leminuar mangesite e higjenes dhe te faktoreve te tjere(kur kjo eshte e mundur)?
A kane ulur aftesine higjenike bletet dhe ne qofte se po (po e marr si te mireqene) cili eshte shkaku dhe perspektiva?
-Me pune e vet bletari si sot dhe para 30 vjetesh dhe me larg ka krijuar probleme me mikroklimen ne zgjua pse semundja ka patur kete ecuri (dikur jo,me vone shume infeksion dhe sot me pak) ?
-A eshte e vertete se nderrimi i mbretereshave dhe kornizave te vjetra apo freskimi i kornizave ka qene puna e vetme rezultative qe sot kemi nje semundje nen kontroll?
-Cilet jane faktoret qe kurba e infeksionit qe nga periudha e shfaqjes se saj dhe deri me sot po shkon drejt zvogelimit?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty13.10.12 0:20

Smundja e gelqeris:eshte smundje infektuse mykotike e larvave e shkaktuer nga sporet mykotike te askosferozes.Ne shoqri paraqitet kur shoqris nga ndnji arsye i bie imuniteti.shkaktart e mundshme jan:shoqrit e dopta, ventilimi i dobet, mikroklima jo e mir, hojet kosherja e mykosura, ama e keqe,perdorimi i tepert i sherupit, antibiotkve etj. ne qoftse medojm ta sherojm me sherup gabojm per arsye se e rrisim lageshtin ne koshere kshtqe e favorizojm smundjen, por duhet ta ushqejm me mjalt 1:1 me uj+preparatin per te cilin vendosim qe ta perdorim te ne kemi nistatinin dhe askotomin por nuk jan treguar efektiv sepse gjat dhenjes kan efkt po si ta nderpresim prap paraqitet smundja.Une preferoj qe ti luftojm faktoret te cilete aktifizojn smundjen:shoqrit e dopta i sanojm apo i forcojm me blet te reja e kurrsesi me gjenerat, te vntilimi dyshemeja me rrjet teli 10 dit para kullotes kryesore(bagremi) gjer me 15 shkurt, mikroklima te ket te hapur deren mvarsisht nga stina ne nenkulm te ket gjysmen me rrjet tel gjysma me drras ku te rrjeta e telit vendosim matrial qe i thith lagshtin:leter rroba te vjetra te ngjajshme jo stiropor sepse nuk e thith lagshtin.Te gjtha hojet te cilat gjat dimrit kan qen ne shoqri te cilat kan sheja myku duhet ti jekim ti zavendsojm me te reja sepse hoja eshte mushkurija e bletes njejt veprojm edhe me korpust apo kate i zavendsojm me te pastra te dezionfektuara. perdorim i tepert isherupit i shkakton lagshti te cilen shoqria e dobet apo e mesme smund ta hrgjoj apo ta lrgoj pernji her krijohen kushte ideale per smundje .Amat te cilat na japin shoqri jo higjenike duhet ti eliminoj .Antibiotiket jan te ndaluara ne bletari per arsy te rzides ne mjalt dyll, dhe prodhime tjera ku bletes ja shkatrrojn imunitetin.Po ti ndermerrni keto masa mendoj se sdo te keni problem me smundjen keto masa jan parandaluse per ta luftuar smndjen ne shoqrit e smura ka disa medoda qe kan dhen rrezultat:1ne shoqrin e smur vendosim mbi korniz bishta te hudres(gjethe)te cilet i ndajm per gjysem ne gjatsi vendosi10 cop te ndara ndy e mbyllim shqrin per disa dit pastj e hapim ku vrej qe shoqria i ka jek ato i ka pastru ku ne te njeten koh ka ber edhe pastrimin e qelizave te infektuara per arsye se era e fort e hudres e ka detyrue shoqrin ne pastrim ku ne te njeten koh shoqria gjat largimit grimcit te hudres ka arrdh ne kontakt me perbersin kryesor te hdres Selenin i cili rrit imunitetin e shoqris.2. 1 kg mjalt 1 liter uj 2 gram vitamin C 10 dit nga 250 ml.3. 1 liter sirup 10 gram konzervans. nga te gjtha variantat e permendura ka edhe te tjera nga shoqrit e infektuara nuk duhet te formojm shoqri te reja , ama, mtrial per plotsimin e shoqrive te shendosha duhet ti shenojm qe ti veqojm gjat punes me shqrit qe mos ta brtim smundje te shoqrit tjera te perdorim dezinfektus gjat punes me blet:30 ml betadin(jod)i perzijm me 1 liter uj e vendosim ne nj sperkatse te xhamave dhe gjat punes nga shoqria ne shoqri sperkatim duar dhe mjetet e punes po edhe shoqrin te dera mbi korniza me ni mas te vogel po jo gjeneraten kujdes se e pastron ne te njeten koh e bjm edhe dezinfektimin e shoqris ku ka efkte pozitive ne luftimin e nozemozes. ZIKO ju pershendet dhe ju uron qe te mos keni keto problem te gjith antarve te forumit njherit i thrras te gjith ata bletar qe kan rezultate ne bletari te kontribojn ne ngrtje e nivelt te forumit, bletarve te mos hezitojn se nuk soset kullota e bletes por do ti ken edhe me te shendetshe bletet e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ndue nikolli
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : moderne

Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty17.05.14 9:13

Pershendetje,une e kam me shume deshire te merrem me blete,dhe jam i pa pervoje,kam dy vite qe kam nis te merrem me ket aktivitet dhe kam dy familje(dy koshere)bletesh,ne dimer I kisha ne gjendje shume te mire ,me te gjitha kornizat te mbushura me mize,por tani kam ndeshur ne nje fenimen qe gjdo dite ne dere te zgoit me nxjerr shume miza te vdekura dhe shume prej tyre jan miza te pa formular akoma se bashke me ta nxjerrin edhe mbetjet e mbeshtjelljeve te tyre,shumica jan meshkuj,por ka edhe nga mizat qe jan akoma te gjalle qe I ka nxjerr per jashta qe levizin nga pak por qe jan te nxira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolandpaqarizi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : kosove

Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty27.04.15 17:55

perdhendetje un si bletar i ri deshta te boj ni pytje,po e shoh qe njera koloni e bleteve her pas here po qesin lavra te ngordhura me ngjyrr te bardhe shumica po jan pa koke, por nuk e di pse,a mundet me qen kjo smendje,apo dika e till.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty29.04.15 8:11

Ky fenomen vjen per arsue se shoqeri jan zgjeru me lavra dhe tash koha po merr e ftohur dhe miza ka pak ato kthehen ne gjendjen dimrore ne lemsh dhe ato larva qe prishen prej te ftohtit shoqerija i qet perjashta por edhe munde te ndodhe qe nuk kan edhe ushqim boll por me koh edhe kjo rregullohet se ndosha edhe xehet koha dhe fillon ni zhvillim i mbar mos u shqetsoni shum por vetem duhet qe te kontrollohet a kan ushqim te bollshem.

Ju pershendes dhe suksese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Askosferoza - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Askosferoza
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Sëmundjet dhe armiqtë e bletëve. Mbrojtja, shërimi; preparate, ilaçe... :: Sëmundjet e larvave: :: Askosferoza-
Kërce tek: