B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Zhdukja misterioze e bletëve!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Zhdukja misterioze e bletëve!   20.01.11 16:35

Zhdukja misterioze e bletëve në Dibër - Maqedoni

Shoqatat e bletarisë ,”Matica” dhe “Api-Kultura”, në mënyrë të përbashkët kanë organizuar një takim me të gjithë bletarët e komunës së Dibrës dhe Qendrës së Zhupës. Në takim kanë marrë pjesë mbi 80 për qind të bletarëve nga të dyja komunat ku u prezantua situata aktuale me familjet e tyre të bletëve ku në këtë moment bletaria e Dibrës ka një humbje për 50 për qind nga familjet e bletëve. Te bletarët e shumtë siç është Rexhep Xheka nga 100 koshere të bletëve i kanë mbetur vetëm pesë prej tyre.
Po ashtu rast të njëjtë kemi edhe te dibrani Irfan Ushtelenca nga Dibra dhe Dilaver Demovski nga Qendra e Zhupës ku ka humbje të bletëve për 98 për qind nga të gjitha kosheret që i mirëmbajnë dhe që kujdesen për prodhim të mjaltit. Te personat e lartpërmendur është thënë se në këtë periudhë familjet e bletëve u trajtuan në saj të sëmundjeve dhe të mirëmbajtura sipas përvojës tradicionale, por nga ana e bletarëve më me përvojë dyshohet në një sëmundje më të re Nozemoza cerona e cila viteve të fundit ka bërë dëm të konsiderueshëm te bletarët, përkatësisht bleta edhe pse ka sasi të madhe ushqimi ajo del nga kosherja dhe nuk kthehen më, pra është vend i padëshiruar për ata, ndaj dhe ka humbje të bletëve. Në saj të këtij problemi të pranishmit arritën në disa konkluza për verifikimin e kësaj sëmundjeje nga ana e personave kompetent, inspektorë nga Ministria për bujqësi dhe ekonomizimin e ujërave, më pas nga ana e bletarëve të merren bletë të ngordhura dhe materiale të tjera me udhëzim të veterinerit dhe inspektorit nga ana e njësisë rajonale të Dibrës. Të gjitha harxhimet financiare të analizave të shkojnë drejt Ministrisë për bujqësi dhe e njëjta pas marrjes së rezultateve të ndërmerr të gjitha aktivitetet për sanimin dhe dekontaminimin e familjeve të bletëve si dhe ndalimin e kësaj sëmundjeje të re te bletët. Po ashtu është formuar një ekip punues nga pesë persona që kanë për detyrë t’i vizitojnë familjet e bletëve me qëllim që të informojnë denjësisht Ministrinë për bujqësi dhe stacionin e veterinës në Dibër. Siç mësohet në Dibër dhe në Qendrën e Zhupës me bletari merren 100 dibranë të cilët kanë 2.500 koshere me bletë dhe për një vit ata përfitojnë 30 tonë mjaltë kualitativ.
____________________________
[You must be registered and logged in to see this link.]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
Diotima
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Zhdukja misterioze e bletëve!   21.04.11 16:07


Bletet po zhduken, pas tyre edhe njerezimi?!




Askush nuk e di pse po vdesin bletet dhe fundi i tyre eshte shume afer, ne Angli rreth 1/3 e bleteve ka vdekur, e njejta gje edhe ne pjesen tjeter te botes, qe nga Argjentina (prodhuesja me e madhe ne bote), Amerika, Italia e Greqia.
Duhet te kuptojme rendesine qe kane bletet per jeten tone dhe jo vetem tonen, por per ekzistencen e planetit.
Siç e dime bletet bejne pllenimin e luleve duke bere te mundur krijimin e frutave. Ky eshte nje proçes qe mund te behet vetem nga insektet dhe ne 80% te rasteve nga bletet, sepse do te ishte e pamendushme qe te behej nga dora e njeriut.
Pra, siç mund ta kuptoni pa blete nuk ka mjalte, nuk ka fruta, dhe si rrjedhoje nuk mund te mbijetojne bimet sepse pa fruta nuk mund te shumezohen, pra nuk mund te jetojne as kafshet dhe as njerezit. Ky eshte nje kercenim qe i behet te gjithe njerezimit, por qe injorohet dhe nuk i jepet rendesia e duhur sepse njerzve nuk ju intereson shume si vijne e nga vijne frutat qe kane mbi tavoline.
Albert Einstein ka thene:
"Nese blete zhduken nga faqja e dheut, njeriut do ti mbeten vetem 4 vjete jete. Pa blete s'ka pllenim, s'ka fruta, s'ka kafshe, s'ka me njerez ".

Cilat jane shkaqet?
Askush nuk ka arritur ne nje perfundim te sakte hipotezat jane te shumta, qe nga ndotja, helmet kimike e deri tek antenat e celulareve te cilat prodhojne vale elektromanjetike te cilat i çorientojne bletet.
Kjo fenomen quhet CCD (Colony Collapse Disorder) Lexoni me shume ne Wikipedia: en.wikipedia.org/wiki/Colony_Collapse_Disorder

Ç'fare mund te bejme?
Asgje te jashtzakonshme; Nese ti je nje qytetar mos perdor me helmra kunder insekteve, nese je nje konsumator mos bli prodhimet tek te cilat jane perdorur instkticide.
Kush vret Bletet, na vret edhe ne!
queen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Zhdukja misterioze e bletëve!   27.05.11 22:19

Diotima te lumte per kete koment te qelluar, shume njerez mendojne qe mjalta eshte produkti kraesor i bletes, rendesia kryesore eshte pllenimi, ne gjermani kjo vlere e tejkalon 3,5 miliarde €, bleta eshte me rendesi ne vendin e trete pas lopes dhe derrit,
shpresojme qe edhe ne trojet shqiptare te kemi sa me shume bletare dhe blete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fehmi sojeva
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



MesazhTitulli: ku mbeten bletet   21.10.11 22:53

I drejtohem ketij forumi per nji pytje te quditeshme e cila me befasoi.Me 20 10 2011 pra dje ka ndodh kjo qudir.5 koshere i kam kontrollu dje se dyshoja ne to qe nuk kishin fare levizje ,dhe vendosa me i hapur dhe mbeta pa tekst se as nji blet e gjall e as te vdekura nuk kishte mbrenda pra 5 shoqeri ishin zhdukur .

Kerkoi nga ju nji shpjegim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Zhdukja misterioze e bletëve!   21.10.11 23:49

Pershendetje Fehmi!

Eshte vertete e cuditshme menyre e humbjes se bleteve. Per kesi rastesh kam degjuar edhe ketu te ne.

Pergjigje me te sakte mund te te japin veterineret perkates pas analizave te bera...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Vdekja e bleteve ne rajonin tim   24.03.12 14:37

Sipas disa informatave te disa miqeve dhe shokve te mi kame ndegju se ne shume fshatra ne rrethinen time kane vdekur blete e tera me 20 e deri ne 40 shoqeri te bleteve mua si bletar me ka shqetesu kjo situat ata thone se kan vdekur vetem ashtu nuk kan vrejtur ndonje smundje te to te mijat jan shume mire edhe gjendjen e kan shume te mire po punojne bile ne kete koh kane fillu edhe te sjellin nektar ne koshere .

Deshta me ju vete juve antarve te forumit si kini gjendjen e bleteve dhe a i kini te terat shoqerit qe i kini pas ne vjeshte .

Te jeme kureshtar dhe po kam deshir me e dite se a ka ndiku sa do pak kshillate qe i kena pase ketu ne forum ne mese veti gjate dimirite .
Dhe a din dikushe per kete gjendje te bleteve qe po vdesin keshtu me te madhe se une jam duke dyshuar se eshte e pa mundeshme me vdek vete ashtu pa pase ndonje smundje apo diqka tjeter.


Jy pershendes te gjithve dhe ju deshiroj qe te keni sukses ne kete ver me bletari.
Nga GAFURRI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Zhdukja misterioze e bletëve!   27.03.12 18:40

Shkurtimisht
Fenomene te tilla ka dhe tek ne ,Ne pergjithesi pjesa e dermuesve e bletareve kane pase demtime dikush pak e dikush shume(edhe deri ne 50 zgjoje te humbura per nje individ),une vete jo
Shkaku kryesor ka qene viti i kaluar per gjithe rajonin pasi bletet ka qene shume te dobeta me koloni si rralle here, e cila kesaj radhe korespondoi me temperature mjaft te ulet dhe me dimer te gjate
Duke mospatur koloni te forta konsumi i ushqimit eshte mjaft i larte,shto dhe temperaturat mjaft te uleta per nje periudhe mjaft te gjate si rralle here i ka vene bletet ne kondita aspak mbijetese.Vdekja e tyre ka qene e ngadalte dhe e gjate pasi bletet periferike te lemshit dimeror qe largoheshin nga qendra per te marre mjalte ne periferi per shkak te temperatures se ulet dhe te mosfurnizimit me karburant ne momentin e duhur ato vdisnin nga hypotermia,kjo ka ndodhur gradualisht deri ne momentet kur kolonia ishte aq e vogel sa nuk mund te ruante dot temperaturen e lemshit dimeror
Njekohesisht shume bleterrites ankohen per demtimet e mbretereshave edhe kjo nuk eshte gje tjeter vecse problemi i mosperputhjes se ketyre faktoreve -numuri i kolonise+temeraturet e uleta +vazhdimesia per nje kohe te gjate e temperaturave te uleta,mosarritja e temperatures se nevojshme te lemshit dimeror etj
Te jeni i sigurte nuk ka snje semundje por thjesht eshte demtim nga mbareshtimi i dobet i vitit te kaluar-Shkaku i vetem -BLETE T U FUTEM ME PAK MIZE NE DIMER-ata qe vazhduan nxitjen e tyre gjate gjithe vjeshtes deri ne fund te nentorit (kjo per Gjirokastren) sepse ishte viti i vecante qe kerkonte nje nxitje te tille per te shtuar kolonine te pakten te futej me 4 rruge mize blete ,perjashto rastin kur nuk jane te ushqyera sa duhet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Zhdukja misterioze e bletëve!   28.03.12 10:36

Shume falimenderit per pergjigjjen shum te thukte dhe te sakte. Dhe sipas konstatimeve te cekura nga ju z.Pashun del pergjigjja se duhe te mesohemi qe te kemi vetem shoqri te forta , por gjate veres te krijojme edhe shoqri ndihmese qe ne funde te sezonit ti bashkojm me shoqri te tjera ose ti vendosim nga dy shoqeri me ni zgjua se sipas literatures del se dy shoqeri hargjitin ma pak ushqim se ni shoqeri e dobete dhe eshte ma e pa sigurte gjate dimirit.

PO ky eshte ai gabimi qe njerzit kan qef te ken sa ma shume zgjua bletesh e qe jan te dobta ,
po e jap nishembull a kishe me qene ma mire ti kete ni bletare 25 zgjoje te forta,apo 50 zgjoje te dobeta e ne pranvere asnje. me kete tregohet se ma shume kemi bletar te pa ditur d.m.th. qe nuk lexojn sa duhet dhe nuk kshillohen me bletare me pervoj.

Edhe niher te falenderoj per pergjegjjen dhe ju deshiroj suksese te metejme.

Te gjithe bletarve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Zhdukja misterioze e bletëve!   01.04.12 20:20

I nderuar Gafurrarifi
Ju ne shkrimin tuaj ceket pasjen e familjeve rezerve per t’i bashkuar që per dimer te jene te forta.Per mendimin tim ne rajonet ku ne jemi si ti edhe une nuk eshte e keshillueshme pasi eshte kosto mjaft e larte dhe nuk paraqet interes ekonomik pasi ne kushtet klimaterike tonat shume mire nje familje bletesh mund te dimeroje sado i ftohte dhe i gjate te jete dimri dhe te dale nga dimerimi ne gjendje te mire dhe te jete e gatshme te arrije plotesisht per sezonin e pranveres per prodhim
POR SIGURO
A-MBRETERESHE NJEVJEÇARE
B-NXITJA E SHTIMIT TE KLONISE te filloje :
1-qe ne mes te gushtit duke i ushqyer nga pak cdo dite me rreth 150-200 gr sherbet
2-Ne miuajin shtator –tetor do te jete periudha kryesore e nxitjes me ushqim(e mira eshte qe sherbeti i sheqerit te permbaje 10% mjalte qofte dhe mjalt i cilesise se dobet,po te jete edhe me shume raporti ne favor te mjaltit aq me mire
3-objektivi -te synohet qe ne mes te tetorit te kemi 3- 4 korrniza te plota me pjellje
4-Depozita e mjaltit per dimer te mos krijohet ne tetor por qe ne fillim te gushtit pasi kemi hequr katet e mjaltit(Kjo lidhet me kullotat pasi ka vende qe edhe ne gusht bletet mund te bien mjalt)Kjo eshte shume e rendesishme pasi ne kete sezon mjalti piqet ,ndersa ne tetor nuk arrin i gjithi te maturohet pasi thartohet ose sheqerizohet
5-Krijimi i depozites dimerore qe ne Gusht ka edhe nje te mire tjeter (pasi rendom ky muaj eshte me i veshtiri per ushqim per bletet )ndihmon ne shtimin e kolonise
6-Ne fund te muajit tetor kontrollohen familjet per depozitat nese ato kane rreth 12 kg ushqim ne te kundert do tu shtohen aq korniza me mjalte sa kane nevoje)po ku do t’i gjejme)Une vete veproj keshtu :-Ne fund te muait Korrik ose ne fillim te muajit gusht pasi eshte bere vjelja e dyte zakonisht lë nje ose dy korniza pa i vjele dhe i ruaj per muajin Tetor ose edhe per vitin pasardhes per Janar shkurt kur ndonjara ka nevoje per ushqim.Zakonisht une lë kornizat e reja te ngritura te vitit me qellim futjen e tyre per te zevendesuar te vjetrat(ato duhen lene ne mes pasi bleta kryesisht fillon depozitimin e mjaltit ne qender).Te njejten gje bëj edhe ne vjeljen e pare ne fillim te qershorit , kornizat reja te ngritura nuk i vjel por i fut ne katin e pare ne nje ne cdo ane pasi ato jane te dyllosura(mase paraprake per dimerim por edhe per zevendesim te te vjetrave)Une zakonisht zevendesoj tre korniza per cdo vit ,idealja eshte pese
Direkt sa erdha nga puna e dites me bletet dhe jam shume ne humor se i kam shume te mira,kam vetem njeren me pikepyetje per prodhim
Per kureshtje disa koloni kane arritur te kene 9 korniza me pjellje ,per rreth 10 dite duhet te marr masa per te mos roitur
Gjendja e parkut eshte gati 20 dite perpara normales,une detyren me sa duket e kam bere mire ,të shohim ç’do te bej natyra-bleteve u kam dale borxhit megjithese qe vit i veshtire
HerEn e kaluar ne shkrimin tim Harrova te permend nje fakt kryesor te demtimit te bleteve –DUKE QENE SE VITI I KALUAR ISHTE MJAFT I NXEHTE RRACA E BLETEVE QE NE KEMI KA NJE DOBESI GJENETIKE NE KRAHASIM ME RRACAT E TJERA -NUK KA TOLERANCEN E DUHUR NDAJ TEMPERATURAVE TE LARTA DHE KY ESHTE NJE NDER FALKTORET PSE KOLONITE U FUTEN PER DIMERIM ME PAK MIZE
Pershendetje nga une Pashun Memisha
Gjirokaster
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Zhdukja misterioze e bletëve!   02.04.12 11:57

Te falenderoj per keto pergjegjje po eshte e vertet se vendi prej vendit dallon sidomos te rajoni i juaj me te tonin se na jemi mbi nivelin e detit prej 450 m. - 2000 m. lartesi .
PO edhe une i kame shoqerit shume mire te zhvillura po pres qe kah i 10 prill, ti ndrroj katet ,te lartin poshte kurse te poshtmin larte dhe keshtu te zhvillohen familjet e bleteve .

Faliminderit edhe niher.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrahmani
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : lr

MesazhTitulli: Re: Zhdukja misterioze e bletëve!   26.12.12 19:04

Te nderuar Bletar ju pershendes dhe ju përgzoj për festat e e keti fund viti duke ju deshiruar shendet jet te gjat dhe suksese ne bletari.
Po mundohem që me disa fjal te ju njohtoj per blet e mija dhe njikosisht kerkoj qe nese keni munsi te me njohtoni bletart dhe mua .
kam gjithsejt 15 shoqni, kosher LR me blet ne vjesht i kam pregadit per dimer sipas udhzimeve qe kam lexuar dhe shiquar neper video te ndryshme.gjithashtu kam vendos edhe nga nji buk per ushqim, me 25 12.2012 me qe ishte koha e mir kontrollova se sa e kan kosumua buken ,dhe pash se 2/3 e kishin shpenzuar tek ni shoqni vrejta kishte shum blet te vdekura dhe fare pak te gjalla blet e vdekura ishin afer deres, kjo shoqni asht ne dy kate dhe ka qen shum e fort ne vjesht, nuk vrejta ndonji shka apo ndonji smundje, ne bised me nj koleg që meret shm heret me blet me tha se deri tani i kishin vdekur 12 shoqni gjithashtu nuk i dinte pasojat.pranadj jam shu i interesuar qe ta di shkakun dhe aka mundsi qe diku te bahen anlizat per te identifikuar smundjet.
Nese nuk dim shkakun e smundjeve kot qeveria te ndihmoj bletart se nuk do te ket zhvillim te bletarve.
Ju kisha lut qe te ndikoni qe tekemi nji institut qe te mert me bletari pasi qe pasojat mund te jen shum te mdha,pra siq thuhet ma mir ta parandalojm se ta sherojm.
Bletart nuk duhet te heshtin ne se kan hubje bletesh, duhet ta ngrisin zërin.
me respekt;
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

MesazhTitulli: Re: Zhdukja misterioze e bletëve!   26.12.12 23:47

pershendetje te gjith bletarve ju uroj te mos keni problem me zhdukjen misterioze te blets apo me emrin CCD colony collapse disorder -kollapsi i shoqris se bletes ky fenomen eshet paraqitur se pari ne shba kin dhe disa shtete tjera por se fundi kemi edhe ne europ keso raste te raportuara kshtu qe edhe tek ne ne regjeion e kemi prezent ne komunen ton kur eshet paraqit ne nuk e dinim se per qfar behet fjal bletaret e diskutonin mirpo jo haptas problemin e tyr ku pas nji kohe pata rast te lexoj nji artikull ne gazetat tona te perditshme nga mr Haxhi Demuka se ne disa komuna te kosoves ka humbje te shoqrive te bletes ku si shkaktar paraqet mos trajtimin e varos , une e pranova shum si te sakt ket raport sepse ne bletoren time skisha humbje te shoqrive pasi qe une bletet i trajtoja rregullisht me medikamentet e kohes kunder varos , por kjo nuk zgjati shum pas 2 viteve pata humbje te shoqrve diku 30% dhe tani filova te dyshoj ne rportin e Mr HGJI demukaj sepse nuk mu perputhke shkaktri me gjendjen faktike qe kisha ne bletore:shoqrit nuk kan qen me invazion te madh te varos at vit fal luftimit me rregull qe bej luftes biolgjke, mekanike dhe medikamente. gjat vrojtimit ne par kam vrejt qe nga fundi i gushtit ne shoqrit te cilat u preken nga ky fenomen filoj disa dit agresiviteti me von mos interesim ishoqris ne pun blet te hamendura dalin ne verand pa elan thjesht ni qorjentim i shoqris ku fillon gradual te bie numri i kolonis se bletes diku ka fillimi i tetorit veqse ne shoqrit e para te prekura kem ame me disa blet -100-200 miza ne te shumte e rasteve ky fenomen vazhdon deri ne mbylljen dimrore te bletes ku pas mbylljes te gjtha shoqrit e mbetura kan mbetur gjall dhe kan dimruar. duke u nisur nga te gjtha keto qe i kam vrejtur ne bletore ne baz te literatures qe kam lexuar per at koh skisha njohuri se per qka behet fjal por vazhdova te shfletoj ne internet neper forume te ndryshme ku rezultonte se institute te ndryshme ne SHBA gjermani rusi jan duke u perpjekur per te indentifku ket shkaktar mirpo deri tni nuk ka rezultate: eshte mendu ne SHBA se behet fjal per paralizen akute virusale te tipit izrajlit nuk u vertetu, varozes, ne gjermani eshte then se ka te bej me telefonat mobil ,pesticidet apo edhe me ngrojen globale por asnjera nga keto nuk eshte vertetuar si shkaktar,se fundmi ne disa qarqe e lidhin me nozeme cerana se bashku me nji virus tjeter mirpo ende nuk ka punim shkencor te vertetuar nga ndonji institut botror lidhur me zhdukjen misterioze te blets une si preventiv ndaj keti fenomeni jam doke i marr keto masa:Nga perfundi i kulotes filloj me ushqimin stmuls te shoqrive,trajtimin e rregullt kunder varos ,prventiv kunder nozemozez ne shtator dhe ne mars, sanimin e shoqrive te dopta eliminimin e shoqris se smur seps nuk kam arrit te sheroj gjer tani shoqrit e smura behet fjal per gelqren nozemoze , ku si rezultat i ketyre masave kam arrit keto vitet e fundit te mos kam probleme me smundje ne bletore.Ne pytjen e rramanit qe ben ne baz te anamnzes qe jep une mendoj se ketu skemi te bejm me zhdukje misterioze te bletes sepse ai thot se bletet e vdekura qendrojn afer deres ktu ka te bej me ndonji shkaktar tjeter se te zhdukja misterioze bletet e vdekura nuk do ti shofim as afer bletores. a per institut kur behet fjal ne si shtet skemi mundsi te kemi sepse skemi shkenctar te ketyre lemijve po njet qendroje edhe te gjitha vendet e regjionit po edhe me gjer mirpo ne duhet te orjentohemi ne institute tjera te avacuara ne ket lemi si projekti perbashket europian Coloss me seli ne bruksel ertj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gezim Halimi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Zhdukja misterioze e bletëve!   24.01.13 13:49

Per mendimin tim, braktisja e zgjojeve nga bletet ka disa faktore qe jane semundjet: - Pesta Amerikane - Kjo semundje e detyron bleten te braktise zgjoin nga pamundesia e pastrimit te pjelles se prishur. kjo i ka ndodhur nje mikut tim qe kishte dy blete ne shtepi. kur me thane qe i kishte roitur bleta ne shtator, menjehere mendova se ketu dicka nuk shkon. Rroi ishte i vogel. Nuk e mblodha por hapa zgjoin dhe konstatova Pesten Amerikane.
- Varroa - eshte dhe kjo nje nga faktoret qe e detyron bleten te braktise zgjoin nga pamundesia per tu pastruar nga parazitet( kjo eshte nje nga arsyet qe nga keto rroitje te vjeshtes, qe keto blete te mos futen ne park). Persa u perket vdekjeve masive te bleteve ne vitin 2011-2012, me ka pelqyer shkrimi i Z/ Pashun Memisha, i cili ka renditur te gjithe faktoret qe cuan ne kete demtim dhe e lus te shkruaje vazhdimisht.
Ne vjeshten e 2011, miku im bletar me pervoje tridhjet e ca vjecare ne bleteri, me tha: - Kush do t'i nxjerre bletet mire nga ky dimer, eshte vertet bleterites, dhe nje nga faktoret pse bletet do te kishin probleme gjate dimrit ishin temperaturat e larta te vjeshtes.
- Mungesa e nektarit (qe zevendesohet).
- Mungesa e polenit(qe nuk zevendesohet).
Mungesa e polenit solli mbylljen e pjelles shpejt. Shoqerite e bleteve hyne ne dimer me mize te vjeter.
- Dimer i gjate me ngrica.
- Pjellja filloi vone dhe per mungese te polenit dhe shoqerite e bleteve s'bene dot nderrimin e mizes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

MesazhTitulli: Re: Zhdukja misterioze e bletëve!   24.01.13 23:47

pershendetje gezim une pajtohem qe bleta e braktis zgjoin nga smundjet ku si faktor ju cekni;pesta apo varroa, a sa i prket vdekjeve masive te bletse duhet te dallojm:humbjet dimrore, nga zhdukja misterioze.Ne humbjet dimrore si faktor te mundshem kemi mos pregaditjen e shoqris ne menyr te duhur per dimrim:rezerva te pa mjaftshme te ushqimit mos renditja e mir e kornizav mos luftimi i smundjeve si varoa apo nozemoza apo ndnji faktor i mundshem tjeter qe nuk e ceka por gjithsesi i njohur per bletarin.Mirpo te zhdukja misterioze e bletes kemi te bejm me faktor te cilin ende se kan identifikuar edhe institutet me te mira botrore, mirpo ne si bletar kemi anamnezen e zhvillimit te smundjs e cila mendoj se eshte prezente te ne ne kosov te ju ne shqipri po edhe ne maqedoni une kam pas rastin te shoh ne shqipri ne peshkopi ne qytet po edhe ne nji fshat qe quhet blat po edhe ne kuks me rreth a ne kontakt me nji italian qe ka ardhur ne komune ton permes UNDIPIS ne shkembimin e prevojve per avancimin e bletaris i cili nji koh kishte p[unuar ne shkoder ne vojvodin ne bosne disa vende arabike me ka konfirmuar se problem ekziston edhe atje a per jug te shqipris nuk di per tiran kam informata se eshte prezente.
ju te jugut permendni dimrin po te jet ashtu tek ne as qe do ta dinim se qk eshte bleta po ajo ka dit ti mbijetoj dimrat edhe me te fort me koshere primitive te pa mrojtur nga te ftotit ku une i mbaj mend qe si dysheme kan pas te ne quhet rras guri.
1 une pajtohem me ju se pashun memisha i ka rendit faktoret te cilit kan qu te humbjet e kolonive mirp nuk pajtohem me menyren se si i eliminon keta faktor:
ndrrimi i amave qdo vit- para ndrrimit te amave te parkut bejm vlersimin e rndimenti te parkut ku nxjerrim mesataren e parkut, shikojm te metat e amave per mendimin tim te gjtha ato ama qe jan mbi mesataren e parkut nuk duhet ti ndrrojm prijashtim ato me defikte apo ndnji te mete tjeter sepse ne si bletar nuk mund te marrim maksimumin e nji ame brenda nji viti me nji kullot apo dy, nuk kemi ama te slekcionuara qe mund te jemi shum te sigurt se do te zhvillojn shoqrin mbi mesataren e parkut per at i ndrrojm vetem ato qe jan nen mesataren e parkut une keshtu praktikoj kam rrezultat.
2Bnxitja e shtimit te kolonis te filloj:ne mes te gushtit te vazdoj shtator tetor me intezive qe sherbeti te permbaj 10% mjalt qoft edhe i cilsis se dobet 3-4 korniza me larva te plota, plotsimi irezervav ne muajin gusht ok kontrolli irezervave ne tetor dhe dhenja e dy kornizave te reja ne mes per afersisht keshtu pershkruan pashuni sa kam kuptu une.
TAni ti elaborojm keto edhe pse nuk kam dashur qe ti komentoj.
te gjith autoret e nryshem permes forumeve apo seminarve te bletaris jan duke rekomanduar qe me nxitjen e kolonis te fillohet me mbarimin e kullotes se fundi ajo perkon me fillimin e largimit te meshkujve nga shoqrie qe na le te kuptojm se nektar nuk ka ne natyr dhe nga aj moment fillon pregaditja e shoqris per dimrim ne zonen ton kjo perkon me daten 15 korrik ku nga kjo dat e gjer me 15 shtator mund te bejm stmulimin e shoqris po vazhduam pas ketij termini ne vetem se do te demtojm shoqrin spse do ti angazhoj bletet e dimrit ne rritjen e gjnerates ne hrgjimin e polenit ku skan mundsi qe gjat tetorit ta mbledhin ku si pasoj e keti veprimi kemi shkurtimin e jet gjatsis se shoqris e cila ne pranver nuk arrin qe ta bej ndrrimin e gjenerats dhe si pasoj kemi stagnim te kolonis ne zhvillim apo humbje e kolonis.2sherbet mund te permbaj mjalt 10 e me tper mirpo duhet te jet i cilsis se mir spse ketu behet fjal per rezerva dimrore ku mvaret dimrimi i kolonis.
3. 3-4 korniza te plota me gjenerat pas qeljes se gjenerates me qka do ta plotsojm kuroren e dimri ku duhet ti ket2/3 te mbushura me mjalt te mbyllur[vulosur]. po e ushqyem kolnia do te lodhet nuk do te arrij qe ta mbyl ku si i hapur fermentohet i krjon lagshti{mozo ma kq,vaj halli]
4. i plotsjm ne gusht plotsisht pajtohem mirpo i kontrollojm ne tetor nese kan 12 kilogram, a po qese skan i u jap aq korniza sa kan nevoj 12 kg mjalt eshte minimumi i nevojave te shoqris spse hargjimi nga nentori gjer ne shkurt sillet 5 kg na mbesin ne koloni 7 kg ku qdo sasi me e vogel se 8 kg ka si pasoj mos zhvillimin e mjaftushem te shoqris autor e ndryshem rkomandojn si lebedevi etj min 15-20 kilogram per zhvillim normal te shoqris, i japim dy korniza te reja ne mes per mua ato jan hoj te ftota ku si pasoj kemi vendosje e shoqris ne njeren an sepse shoqria lemshin dimror e formn ne hojet e vjetra ku ka qel gjenerata e fundit a kur te filloje te zhvilloj gjeneraten nuk do ti kaloje hojet e rja deri sa te ngrhet koha qka do te kemi ngecje ne zhvillim te kolonis ne pranver po edhe humbje te kolonis. me respekt dhe mirkuptim per ngrtjen e nivelit te bletaris ju pershendes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Zhdukja misterioze e bletëve!   Today at 22:45

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zhdukja misterioze e bletëve!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Sëmundjet dhe armiqtë e bletëve. Mbrojtja, shërimi; preparate, ilaçe... :: Armiqtë dhe dëmtuesit e bletëve-
Kërce tek: