B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Acidi oksalik

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Acidi oksalik   29.12.12 23:33

Ju pershendeti te gjitheve,
trajtimin me acid oxalik e bera me 15.12.2012,
ne 5 shoqeri vendosa derrasen kontrolluese per numerimin e varoes, 4 dite pas trajtimit mesatarja per shoqeri ishte 45-65 copa varoa, efekti i acidit oxalik zgjat deri ne dy jave keshtu qe gjdo varoe e mbytur ne kete kohe eshte perparsi e madhe per shoqeri te forte ne pranvere.
Me 1 gusht filloj trajtimin me acid formik 85%(milingonave), dhe ne dhjetor me acid oxalik (3,5%), ka 3 vite qe veproj keshtu dhe nuk kam pasur asnje shoqeri te humbur.
Uroj qe edhe ju miq bletar te mos keni humbje kete vit e edhe vitin qe vjen,
ju pershendes..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Acidi oksalik   30.12.12 9:30

Acidi oksalik eshte preparati me i suksesshem ne luften kunder varroas nese perdoret ashtu si duhet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

MesazhTitulli: Re: Acidi oksalik   30.12.12 21:19

pershndetje riad sa per trajtim kunder varos per te pasur varon nen kontroll eshte dashur qe gjat nji viti kaledarik te perdorni tri format kryesore te luftimit te varos:1.lufta biologjke dhe mkanike kunder varos ku ne korpusi e qeljes vendosim kornizen e mashkujve nga fillimi i lules se molles e gjer ne pregaditjen e shoqris per dimrim ku qdo 15 dit kornizen me larva te mbyllura te mashkujve(Brumbujve)i hekim dhe i shkrijm, kornizen e vendosim 15 dit si te dyten 15 dit si te 9 e kshtu me radh.lufta mekanike nenkupton vedosjen e dyshemes anti varo ku une i perdori gjat tan vitit.2trajtimi kryesor pas vjeljes se mjaltit po jo me von se 1 gusht ky trajtim tani se fundi edhe te ne ka fillue te trajtohen shoqrit me preparate eko me baz timolin :api guardi, tymo var api life var te cilat kan efekt diku 90% po edhe acidi i thneglave mundet.3 trajtimi dimror me acid oksalik me efkt 95%-98% trajtohen shoqrit me mbarimin e larvave mund ti trajtojm nentor dhjetor mvarsisht nga kushtet klimatike une pre feroj sa me par qe me lejojn kushtet i pastroj shoqrit nga varoa.
Tretmane tjera kemi preventiv kunder nozemozes:1 jepet ne gjsmen e shtatorit 3- 5 litra sirup me preparate natyrore 2 ne pranver nji kg pogaq me 1 gram nozevit,3 gjat ter vitit gjat kontrollit te shoqrive perdorim trtjen e jodit(povidon)30 ml me 1liter uj destiluar me sperkatse sperkasim mbi korniza shoqrit pjes te zgjoit deren tavnin me pak preparat qe ka veti te mira dezifektuse. vitet e fundit ato shkopat qe ju i permendni bletart e avancuam i kan hek nga perdorimi po edhe pogaqat mbas 15 shtatorit nuk i perdorim vetem ne rast te ndonji shoqri e cila kuroren e mjaltit per ndnji arsye e ka me te vogel se qe i nevoitet , perdorimin e fillojm nga 15 shkurti e mbas sa te kemi nevoju e mundsi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza (Buckfast-Primorsky)

MesazhTitulli: Re: Acidi oksalik   08.01.13 23:01

Përshëndetje, përsa i përket dozës së përzieries të acidit oksalik me shurup, sipas studimeve të fundit në Zvicër dhe Kanada: 27g-42g për 1 litër shurupi. Dosa e Valonit 600g sheqer-600ml ujë e 35g acid është shumë mirë në qoftë se peshorja është preçise. Sipas analizave në mialtë nuk gjendet asnjë kompozant acidi, sepse molekula "ç'thuret",mund të përdoret në Bletari Biologjike që bën mialtë BIO,por në trupin e bletëve ka shumë prandaj duhet bërë vetëm një trajtim në vit sepse dëmton shëndetin e mbretëreshës"mëmës".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Riad Morina
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 74

MesazhTitulli: Re: Acidi oksalik   22.01.13 20:24

Falimderit per pergjegjejen, ishte kenaqsi, dua te jem ne kontakt me ty Ziko per trajtime te reja te ardhshme ndoshta te nevrikosi per fillim, mirpo ndoshta do te kthej per mir, kam qef ta di tretmanin e rradhes per keta muaj ne vijim falimderit
Me rrespekt,
Riadi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

MesazhTitulli: Re: Acidi oksalik   22.01.13 21:49

pershendetje flm respekt per falenderimin kam deshir qe te gjtha ato qe i di po edhe qe si di ti ndajm bashkarisht me goleget bletar.Per tretmanin e radhes je kureshtar te dish per muajin ne viim duke e ditur se jemi ne muajin janar ne bletore n uk ka tretmane ,prjashtimisht ne qoftse nuk e kini ber trajtimin dimror kunder varos ka mundsi me pak vones mirpo me mir von se kurr ktu behet fjal me acid oksalik ku kolegt bletar e kan pershkruar ne ket furum menyren e trajtimit ne menyr profesjonale mendoj pos ksaj neve na mbetet qe gjat keti muaji bletoren ta percillim ne menyr vizuele gjat bores me ngrica sidomos ato parqe qe kan te hapur vetem dern ne dysheme, gjat fluturimeve pastrus
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Aleksshehu
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : Lr

MesazhTitulli: Re: Acidi oksalik   11.01.14 22:18

A eshte i demshem per mbretereshen acidi oksalik,pra a ndikon ne pjellshmerine e saj?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
artur hysenaj
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : db

MesazhTitulli: Re: Acidi oksalik   11.12.14 21:33

Pershendetje te gjitheve!
ne daten 01/12/14 bera nje trajtim me oxalik me pika3,5% dhe ne dt 8/12/14
8/12/14 bera nje kontroll te pergjithshem te te gjith parkut.
ne 90 zgjoje pash vetem 5 cop varoa, pra efekti ishte 99.99%
si dhe pjellja ishte e nderprer. ne shtator nuk me dha rezultat.
e blej ne itali 250gr 7€
Mbrapsht në krye Shko poshtë
artur hysenaj
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : db

MesazhTitulli: Re: Acidi oksalik   11.12.14 21:45

[quote="Aleksshehu"]A eshte i demshem per mbretereshen acidi oksalik,pra a ndikon ne pjellshmerine e saj?[/quote

ne kete periudhe nuk ka pjellje. dhe si cdo kimikat ka anet negative por s'duhet te jet me i demshem nga varoa
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ervis mema
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 27 koshere lr

MesazhTitulli: Re: Acidi oksalik   29.08.15 0:01

Acidi oksalic...eshte i vetmi luftues i varroes i cili perdoret ne cdo kohe dhe ne disa menyra...me avullim qe eshte me i rehatshem per bletarin i cili nuk ka lodhje...me pika ndermjet korrnizave ku ka blete por ne kete menyre nuk duhet te kete pjellje te vulosur qe efektshmeria te jete mbi 95% ...dozat jane te ndryshme ku faktor jane modeli i koshereve dhe sasia e bleteve ne korrniza..un perdor metoden me sperkatje 3% preparat ku nji liter uje behet me 30 gr acid oksalik ne gjende te kristalte...pastaj sperkas bletet ne te dy anet e korrnizes dhe e bej ne muajin gusht ku pjellja eshte ulur mjaftueshem ne menyre natyrale ne vendin tim ku kam bletet..e perseris 4 here ndermjet 6-7 ditesh...kurse metoda me pika nepermjet shiringes me sheqer nuk eshte e keshilluealshme te behet me shume se 2 here brenda nji viti dhe kete metode e perdorin ata bletare te cilet e burgosin mbretereshen per rreth 1 muaj pa pjelle ne korrniza me pas bejne trajtimin duke arritur 100% efekt sepse varroa duke mos patur pjellje ndodhet e gjitha be trupin e bleteve te rritura...por behet vec dy here ne vit nji nga korrik- gushti dhe nji here nga muajt nentor- janar ku nuk ka pjellje dhe temperaturat jane mbi 10' qe bleta te dale e te pastrohet...sipas miqve te mi qe kam ne itali dhe e perdorin masivisht kete acid metoda me pika e vjeteron bleten per shkak te veprimit te acidit me sheqerin e cila pihet nga bleta...por me rrezultativi eshte acidi formic..ka veti qe e mbyt varroan sikur te jete ne pjellje te vulosur do ta mbyse sepse ky acid ka veti te shkelqyera avulluese por duhen doza te sakta dhe temperatura fikse per ta trajtuar..temp duhet tw jene mbi 15 dhe nen 30 gjate dites dhe ky perdoret nga 40%deri ne 85% sic gjendet ne treg...mua keto ilace mi kane sjelle nga italia dhe me e rendesishmja eshte qe nuk lene gjurme ne mjalte dmth.jane te pa demshme dhe ne kohen e kullotave...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Migjen Hoxha
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Acidi oksalik   10.09.15 23:20

Kur eshte koha me e mire per trajtimin me acid oksalik?disa video i kam par qe i kan trajnuar ne dhjetor por prof.Fadil Kukleci i ka trajnuar ne fund te Nentorit perkatsisht data 23 Nentor,kshtu e kam pa ne youtube,eshte fjala ne Kosove,Ju faleminderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Acidi oksalik   Today at 16:35

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Acidi oksalik
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Sëmundjet dhe armiqtë e bletëve. Mbrojtja, shërimi; preparate, ilaçe... :: Sëmundjet e bletëve: :: Varroatoza-
Kërce tek: