B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Mjalti

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Mjalti   16.02.11 20:19

Mjalta eshte nji produkt i perbere biologjik me prejardhje bimore –shtazore . Bletet e prodhojne nga nektari . te cilen e perpunojne dhe e pasurojne me encime ne organet e tyre ku pastaj e vendosin ne vojshtina . Mjalta ka dikun 75 – 80 % sheqer kryesisht monosaharide
. Poashtu ka 32 lloje te materieve minerale dhe mikroelementeve ne pamje te krypes ose ne bashksi organike , qe e ben te mundshme pranimin shume te shpejte ne organizem . Ne mjalte gjenden edhe shume encime - invertaza , amilaza , dijastaza , maltaza , glikozidaza , kataliza dhe tjera - pastaj vitaminet B1 , B2 , B3 , B6 , H , K , C , E , provitamini A , PP etj., si dhe thartinat organike , fitoncidet , materie te ndryshme qe e rregullojne shijen e mjaltes ; vajra eterike aromatike , stimulator biogenik si dhe materie tjera . Duke ju falemnderuar perberjes se pasur mjalta e bletes ka rendesi te qmueshme ushqimore –dijetale si dhe sheruese , te cilat jane te njohura tek shume popuj qysh ne lashtesi . Medicina moderne shkenctarisht i ka skjaruar tiparet e mjaltes si dhe metodat me efikase per perdorimin e mjaltes si mjet ushqyes sherues . Mjalta natyrore ( nga nektari dhe medljika ) ka efekt te larte biologjik , i cili stimoulon rritjen dhe funksionimin e organizmit njerezor dhe largimin e helmeve nga ai . Eshte ushqim i pazavendesueshem per femi dhe te rritur te cilet mirren me pune fizike dhe mendore , por edhe per te vjeterit dhe organizmat e llodhur nga semundjet e nrdyshme . Nuk guxojne ta marrin ata qe jane alergjik ne mjalte si dhe ata te cilet vuajne nga diabetesi ( semundja e sheqerit ) .
Medicina moderne preferon mjalteterapin vetem ose ne kombinim me mjete tjera medikamentoze ose mjete fizioterapeutike per semundje te lukthit dhe te zoreve , pastaj semundjeve te melqis dhe ithsez , veshkeve , zemres , eneve te gjakut ,
kallja e organeve te frymarjes , gjenitalieve etj . I paster ose ne pamje te melemeve ( kremave ) mjalta perdoret gjithashtu per sherimin e varreve qe veshtire mshelen , per sherimin e ithatit , semundjeve te lekures etj.; dhe poashtu si mjet kosmetik per te ashtuquajturat maska mjalti dhe krema mjalti , per ushqimin e lekures si dhe largimin e rrudhave te fytyres .

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Diotima
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Mjalti   21.04.11 15:59





Disa fakte interesante rreth mjaltit dhe bleteve.


1. Mjalti eshte ushqim ne nuk prishet apo nuk skadon asnjehere. Ne qofte se ruhet ne nje ene te mbyllur rron pafundesisht. Mjalti eshte nje prej ushqimeve me te vjeter ne bote, psh eshte gjetur ne Egjipt, tek varri i Mbretit Tut i paprishur.


2. Mjalti eshte 25% me i embel se sheqeri per shkak te nivelit te larte te Fruktozes ne te.


3. Mjalti krijohet nga nektari i luleve i cili perzjehet me enzimat e bleteve the bletet avullojne nje pjese te ujit te nektarit duke perplasur krahet. Ngjyra aroma dhe shija e mjaltit ndryshon ne vartesi te luleve qe vizitojne bletet.


4. Nje blete gjate jetes se saj prodhon vetem 1/12 e nje luge caji mjalte.


5. Ne mitologjine Greke, Kupidi i zhyste shigjetat ne mjalte qe te embelsonte zemrat me dashuri.


6. Vizatimi me i vjeter i bleteve dhe mbledhjes se mjaltit eshte gjetur ne nje shpelle ne Spanje dhe mendohet te jete bere 15.000 vjet me pare.


7. Democritus (460-370 BC), filozofi grek, perdorte nje diete te pasur me mjalte dhe jetoi 109 vjet.


8. Mjalti ishte ilaci me i perdorur ne Egjiptin e lashte. Nga 900 receta qe jane zbuluar rreth asaj kohe 500 kane qene te bazuara tek mjalti. Ne Romen e lashte mjalti perdoret per te ndihmuar pacientet te flinin gjume.


9. Napoloni zgjodhi bleten si simbol te tijen pas kurorezimit ne 1807.

10. Ne 1984, gjate nje eksperimeti ne hapesire, bletet munden te ndertonin nje koshere ne kushte te jashtezakonshme duke mos patur forca rendese.


11. Bletet kane 4 krahe dhe 5 sy.


12. Bletet perplasin krahet 11.400 here ne minute dhe mund te fluturojne me nje shpejtesi prej 20 km/ore.


13. Mreteresha pjell 1000-1500 veze ne dite.

15. Duhen rreth 10kg mjalte per te ushqyer nje koshere bletesh gjate dimerit

16. Mjalti permban shume vitamina dhe antioksidante pa patur indyre apo kolesterol.

17. Mjalti permban po aq antioksidante sa edhe spinaqi dhe nje lloj antioksidanti, “pinocembrin” gjendet vetem tek mjalti.

18. Per shume vite kengetaret e operas kane perdorur mjaltin per te zbutur fytin dhe per te shtuar energjine.

19. Mjalti eshte i vetmi ushqim qe permban gjithcka qe i duhet njeriut per te jetuar, duke perfshire dhe ujin.

20. Mjalti ka vetine te thithe uje, gje qe e ben shume evektiv per zbutjen e lekures se djegur.

21. Mjalti shpejton mbylljen e plageve dhe lufton infeksionet. Mjekesia moderne e cileson mjaltin si nje prej antibiotikeve te natyres, i cili ka veti te ndaloje zhvillimin e bakterieve dhe te shume llojeve te mykut. Eshte verejtur se mjalti ngordh disa bakterie qe jane rezistente ndaj antibiotikeve tradicionale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gzimi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 0

MesazhTitulli: A osht mjalti origjinal ?   18.05.12 1:23

Pershendetje te sinqerta per te gjithe bletaret.

Une ende nuk kam bletë, por interesohem shumë per to dhe mendoj se shume shpejt do t'i blej 2 a 3 bletw sa per me fillu.

Qe ni kohe te gjatë blej mjaltë per familjen, mirepo kam degju se shum njerez po e bajn mjaltin me sheqer pra jo-origjinal dhe po e shesin ashtu.

Deshta t'ju pyes se a ekziston ndonje metodë praktike per me e vërtetu se a osht mjalti origjinal apo jo ?


Faleminderit shumë...

Me respekt,
Gzimi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

MesazhTitulli: Re: Mjalti   15.10.12 1:12

po ka disa metoda:1vendos pak mjalt ne mes gishtave si tka sheqer ngjten,orgjinali jo.2 disa pika mjlti i vendosim ne leter mjalt i paster koh te gjat se deporton se spermban uj.3 vendosni pak mjalt afer thneglave,thneglat nuk e ngacimojn mjaltin natyrore ,4 perzij pak mjalt me te kuq te vos nqoftse mjalti eshte i pastert ket eperzijm(frasim)i kuqi behet si izier.5 nji lug mjal qesim ne got uj mjalti i paster grudzohet dhe fundoset a jo i paster fillon e shkrihet.6 nji fije shkrepse eshtijm ne mjalt dhe tentojm ta dhezim mjalti natyror e lejn ndezje a i rremi nuk e lejon sepse ka uj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kemajl
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 10

MesazhTitulli: Re: Mjalti   13.02.13 13:20

kam nje pyetje ne vendi ku i kam bletet ka mjaft pluhtr vend industrial a ka ndikim ne kualiteti e mjaltit e di se po por ne q/mas /////
Mbrapsht në krye Shko poshtë
kemajl
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 10

MesazhTitulli: Re: Mjalti   13.02.13 13:25

dashta edhe nje pyetje per cilin do bletar me provoj qe ka lexu literatur sa eshte kualitet mjalti i lule diellit per konsum dhe per blet p.sh dimer flm shum forumit dhe atyre qe po kontribojn ne te
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Mjalti   13.02.13 20:56

Mjalti i lulediellit ben per konsum per veti kurse per blete nuk preferoht gjat dimrit


Te pershendes dhe suksese nga Gafurri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albaniii
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 2 katesh

MesazhTitulli: Re: Mjalti   30.01.15 12:19

Pershendetje sot e pash se ni blete osht tu i rrjedh mjalta duke i dalur jasht sanakut. Kush mundet te me ndihmoj rreth ketij rastit ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Bletari i Vjeter
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : LR

MesazhTitulli: Re: Mjalti   30.01.15 13:13

Albani nuk besoi se eshte rrjedhje mjalte tash ne ket kohe por eshte avull i kondenzuar ne koshere nga temperatura e lemshit dimeror.Kjo mund te jet pra nga lageshtia e madhe ne koshere.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Albaniii
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere) : 2 katesh

MesazhTitulli: Re: Mjalti   05.02.15 21:19

Z. bletar i vjeter te faleminderit per pergjigje, shpresoj te jet keshtu siq po thoni ju. Me respekt Albani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Mjalti   Today at 8:55

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mjalti
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bleta dhe produktet e saj :: Produktet e bletëve: :: Mjalti-
Kërce tek: