B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Karakteristikat fizike te Mbretereshave (matkave)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Karakteristikat fizike te Mbretereshave (matkave)   15.05.11 19:13

Mirembrema miq te mi bletare.

Para dy javesh fillova rritjen e mbretereshave me nje metode qe eshte shume afer metodes naturale te krijimint te mbretereshave.
Sot ne mengjes matkat dolen nga qelizat et tyre . Nga 9 qeliza dolen 7 matka.

Problemi :

Tre nga to jane relativisht me te vogla se te tjerat. Shume pak me te medha se blette puntore te kolonise. Dhe cibuket e tyre ishin me te vegjel se te tjeret . Mbase eshte heret te marrin ne konsiderate madhesine e tyre .

Pyetja ime:
Ndikon madhesia e matkes ne rendimentin e saj ?
Duhet ti ruaj keto matka , apo te filloj disa te tjera ?

Idete , dhe eksperiencat tuaja mbi kete subjekt jane me se te mirepritura.

Artan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Karakteristikat fizike te Mbretereshave (matkave)   23.05.11 23:17

Artan te pershendeti,

une e perdori systemin "NIKOT" per shumimin e amave, eshte system shume i mire dhe qe perdoret ne te gjitha bletarite moderne, perparesia eshte qe larva vendoset ne pjesen e parapame per larve ku pastaj bletet e formojne qibukun e bukur dhe te madh keshtu qe ama formohet e rritur me shpine "gjyks" te zhvilluar si dhe trup te zhvilluar ku jane vezoret,

ama e vogel nuk ka kapacitet per veze, vezoret nuk jane mjaft te zhvilluara keshtu qe nuk ka mjaft veze,
nga pervoja ime amat e vogla apo me pak te zhvilluara jane nji zgjidhje momentale por jo edhe blete e bletari te zhvilluar,
nese njihere e provon kete system nikot atehere do te bindesh per sukses,
te pershendeti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

MesazhTitulli: Re: Karakteristikat fizike te Mbretereshave (matkave)   23.05.11 23:41

Un per vete perparesi kryesore u jap matkave te perfituara ne menyre natyrale: ne kohen e roitjes natyrale dhe nderrimit te qete (kur shoqeria vet e zevendeson matken).

Nuk vlen perhere rregulli qe matkat duhet te duken per nga pamja te medha. Ndodh qe matkat me trup me te vogla te jene shume me pjellore dhe rentabile se matkat e medhaja.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Karakteristikat fizike te Mbretereshave (matkave)   24.05.11 21:33

Valon te pershendeti,
po sigurisht edhe ajo eshte menyre e mire per formimin (nderimin ) e amave, por eshte nje ndryshim shume i madh ne sasine e bleteve per kullosen kryesore por edhe per dimerim,
edhe kjo eshte perfitim i amave ne menyrre natyrale se ne nuk mundemi ti formojme por vetem te bejme selektimin e amave produktive,
ne kete apo ne ate menyre eshte me rendesi qe te kemi nji vit te mire bletar dhe qe te na hyjne shoqerite ne diemer te forta me shume blete.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fati
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Karakteristikat fizike te Mbretereshave (matkave)   28.05.11 23:30

Bajgor a mundesh me spjegu ma shum dhe ma kjart ket menyr "Nikot"..si me bo kta edhe efektet pozitive,negative..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fati
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Karakteristikat fizike te Mbretereshave (matkave)   28.05.11 23:33

Bajgor a mundesh te me tregosh me shum se si shumohen matkat me ket metod "Nikot" nese mundesh me spjegu ma kjart qysh me formu edhe qfar efekti ka pozitiv dhe negativ... Question
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Karakteristikat fizike te Mbretereshave (matkave)   Today at 16:34

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Karakteristikat fizike te Mbretereshave (matkave)
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bleta dhe produktet e saj :: Bleta mjaltëbërëse (Apis mellifica) :: Ama (mëmëza)-
Kërce tek: