B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

Share | 
 

 Qumështi i amës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Diotima
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Qumështi i amës   13.09.11 10:51


Qumështi i bletës është tonik, energjik, antiseptik (kundra mikrobeve), etj. Ai është mjaft pozitiv për shëndetin dhe shumë i preferuar nga meshkujt. Gjithashtu, përdoret edhe për maska bukurie. Qumështi i bletës që prodhohet nga gjëndrat e bletëve punëtore, shërben për të ushqyer larvat gjatë tre ditëve të para dhe për të ushqyer mbretëreshën. Ky ushqim e mban mbretëreshën në jetë për 8 vjet, shumë interesant ky fakt duke ditur që një bletë e zakonshme, e cila ka lindur nga e njëjta vezë me mbretëreshën jeton vetëm 21 ditë. Qumështi i bletës ka ngjyrë të bardhë në të verdhë, është si krem, ka shije të thartë dhe me pak aromë.


Marre nga klosi.org/Forumi Klosi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Diotima
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Qumështi i amës   13.09.11 10:52

Përmbajtja

Qumështi i bletës përmban të gjithë aminoacidet esenciale për njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre. Sheqer: fruktozë dhe glukozë. Yndyrna 80-90 për qind, por ato janë neutrale dhe nuk i bëjnë dëm organizmit. Minerale: K, Ca, Na, Zn, Fe, Cu dhe Mn. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminë H. Hormoni: progesteron, estrogjeni, testosteron.


Marre nga klosi.org/Forum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Diotima
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Qumështi i amës   14.09.11 12:02

Smile Smile Doza dhe mënyra e përdorimit:

1. Qumështi i bletës i freskët:

a) Për të rriturit: 500-1000 mg në ditë
b) Për fëmijët: 30-50% e dozës së të rriturve

2. Qumështi i bletës i tharë:

a) Përdoret me doza më të vogla se ai i freskëti, sepse ky humb 2/3 e peshës (nga uji) dhe nuk mbet prej tij veçse 1/3 dhe ajo është më e përqendruar. Pra, nga 300 mg qumësht blete të freskët përfitohen 100 mg qumësht blete të tharë.

b) Mënyra më e mirë për përdorimin e këtij qumështi të tharë është që të vendosësh sasinë e duhur nën gjuhë deri sa të tretet plotësisht, për rreth 2-5 minuta.

- Këshillohet që pas shërimit nga sëmundja, të mos përdoret për një apo dy muaj.

- Doza e përshtatshme për përdorim të përgjithshëm është 1-2 gram nga qumështi i bletës i freskët i përzierë me 100 gram mjaltë blete, dhe të marrësh nga një lugë dy herë në ditë, një orë para buke.


Marre nga klosi.org/Forum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Diotima
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Qumështi i amës   21.11.11 20:00

Këshilla që duhen pasur parasysh para përdorimit të qumështit të bletës:
Ekzistojnë disa sëmundje, mbartësit e të cilave duhet të konsultohen me mjekun e tyre para përdorimit të qumështit të bletës. Këto raste janë:



1. Të sëmurët me astmë.
2. Ata të sëmurë që mund t’ju shkaktohet alergji nga disa përbërës të qumështit të bletës.
3. Gjendjet e rënda kancerore.
4. Të sëmurët me tension të ngritur të gjakut.
5. Të sëmurët që vuajnë nga ulcerat dhe infeksionet e gypit tretës dhe nga aktiviteti i lartë i gjëndrave.
6. Foshnjat që janë në gji (nën dy vjeç).



Marre nga www.klosi.org/Forum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Diotima
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Qumështi i amës   21.11.11 20:01

Ruajtja dhe rezervimi:


1. Qumështi i freskët i bletës ruhet në frigorifer, në temperaturë -20°C.

2. Kapsullat dhe qumështi i tharë i bletës ruhet në temperaturën normale të dhomës.




Marre nga www.klosi.org/Forum
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Qumështi i amës   Today at 16:36

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Qumështi i amës
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bleta dhe produktet e saj :: Produktet e bletëve: :: Qumështi i bletëve-
Kërce tek: