B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Pergaditja për kullosen kryesore

Shko poshtë 
+3
Valon Mustafi
gafurrarifi
avni selmanaj
7 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty09.01.12 19:27

Përgaditja për kullosen kryesore
Duke e pasur parasyshe qe bletet për kullosa kryesore pergaditen ne shume menyra, do ta pershkruaj nje metode se si une i pergadise bletet ,kete metode kuptohet qe une nuk e kame zbuluar i pari por qe disa vite e praktikoj në bletoren time (tipi i koshereve LR .
Ju nese jeni bletare i ri provojeni ne nje koshere besoje qe do te jeni te kenaqur me kete metode te pergaditjes per kullose kryesore.
Duke e pasur parasysh se gjate muajit prill kryesisht merem me pastrimin , dezinfektimin e dyshemeve te koshereve ( kryesisht i grrye dhe ne funde e djegi me flake ) ku ne te njejten kohe ne fletoren e ç’do koshereje e regjistroj gjendjen faktike (ne keto shenime bajne pjese si gjendja e shoqerise , nese ka arsye qe ti bashkohet ndonje shoqerie tjeter,pozicioni i shoqerise ne koshere dhe rezervat e ushqimit ).

15 dite para kulloses kryesore une e filloj pergaditjen e shoqerive te forta .

Kuptohet kur them shoqeri e forte mendoij ne ato shoqeri ku bëjnë pjese të gjitha shoqerite qe jane duke u pergaditur qe te fitojne, ose qe e kane fituar instiktin per leshim ( shumim,roitje ).

Para se t filloje me pune per qdo shoqeri pergadis nje kate te zbrazet me 10 korniza, nga keto 3 korniza me hoje te ndertuara (nga ato te cilat i kemi konzervuar pas pergaditjeve te shoqerive per dimerim ) dhe 7 korniza me flete dylli (petë ) te reja .

Pasi ta hape kosheren filloj qe ta kontrolloj kornize per kornize .Kur i gjeje dy korniza me shume polene dhe ushqim ato i vendose ne dy skajet (i bie korniza 1 dhe 10 -të) e katit te TRETE qe do te ja shtoj (jape) shoqerise ,ky katë do te jetë qerdhe ku presë që të vie vete ama .Pastaje gjate kontrollit konstatohet gjendja faktike e shoqerisë ,nese e ka fitu apo jo instiktin per shumim.

Nese nuk e ka fituar instiktin per shumim atehere duhet marur dy korniza nga shtrati i qerdhes ne te cilat gjenden sa me shume veze nje ditore dhe larva . dhe i vendosim ne mese te koshesheres (i bie si korniza e 5 dhe 7).
Ne mese kornizes 5 dhe 7 e vendosim nje kornize me hoje te punuara i bie korniza e 6-të .
Edhe kornizen nr 4 dhe 8 e jape me hoje te punuara .
Kornizat 2,3 dhe 9 zakonisht jane flete dylli te pa punuara( keto o punon vete bleta ) .

Pastaj e rregulloj KATIN e dytë ku kornizen nr 3 dhe 7 i jape me flete dylli te reja .Ne mese te katit e vendosi shtratin e qerdhes ( gjeneraten ) .Kjo gjenerate brenda nje kohe te shkurter do te qele (del ) ,keshtu keto korniza do te jene gati pere kullosen kryesore .

Ne funde e rregulloje katin e PARË ku edhe keti kati kornizen e 3-të dhe 7-ë ja jape flete te re dylli. Te gjitha rezervat e teperta te cilat hasen ne ate shoqeri i koncentroj ne katin e pare .E mbylli kosheren.

Pase 20-30 oresh kosheres ne fjale ja ngritim komplet katin dhe e vendisi mrezhen e Hanemanit në mesë katit të tretë dhe katit të dytë ,ne menyre qe te mos e lejojeme amen qe te bie poshte .
Nese deshirojme qe te verifikojme gjendjen e ames te njejten koshere e hapim dhe e kontrollojm flas per katin e TRETË ,pase 5 -6 ditesh,saktesisht e kontrolloj kornizen ne mes dy kornizave 5 dhe 7 ku ka pasur veze dhe gjenerate te re (i bie Korniza 6).Ne qoftese gjej veze ne kete kornize atehere e konstatojme se ne qfare gjendje eshte ama .

Nese deshirojme mjalte të paster monoflor themi nga Bagremi ose Geshtenja atehere tri dite para fillimit te kulloses duhet qe ta largojme tere mjaltin qe e kane mbledhur deri ne ate kohe bletet nga kullosat e qeta.

Ne menyre qe te fitojme numer sa ma te madhe te bleteve punetore per kullose kryesore Tri dite para kulloses kryesore e largojme mrezhen e Hanemanit dhe ne vende te saje e vendosim mrezhe meralike te shpeshe ne menyre qe bletet
puneture te kene kontakt arome me amen por qe te mose kene mundesi te depertojne ne katin e trete .

Qe bletet punetore te kene mundesi te dalin nga kati i tretë kormiza e mrezhes duhet qe ta kete nje dere dalese e cila per 2-3 dit qendron ne kete pozit .

Kure fillon kullosa mrezhen metalike ndarese e rrotullojme( me dere poshte ) kështu që gjatë kulloses bletet punetore munden qe te dalin nga pjesa e siperm e tatit te dyte.
(duhet te kemi kujdes nevoitet uji,per shtratin e qeljes per 10-12 dite ,do ta sigurojim përms ushqimores) .

Pase perfundimit te kulloses e hjek mrezhen metalike e vendose mrezhen e Hamemanit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty09.01.12 19:33

Po thuaj se e përafert është edhe metoda e pergaditjes për kullose kryesore edhe kurë shoqeria fiton instikt.keto dite do te shkruaj edhe për atë. Suksese ju deshiron Lumi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër



Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty11.01.12 12:41

Te falenderoj Avni per ket pune me tregimin e ni medoge modeste dhe shum te mir per bletar te pa pervoj edhe ni her faliminderit

Te pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty11.01.12 18:00

Jo o Gafurrarifi ky nuk është tregim.Është një e vertetë shumë e madhe se unë bletoj ne ketë menyre me bletet e mija. Perparsia e kesaje metode te pergaditjes per kullose kryesore eshte se une nuk vrapoj pase shemave (pas rojit) neper peme .Mirpo nese keni pretendime per bletar serioz atehere provojeni ne nje koshere .
Mundeni me provuar edhe me korniza boshe si shembull ne praktik .Ndoshta per ju mrezha e metalike eshte dukur pak epune e kompletuar .
Ska problem do ta shkruaj kure te keme kohe nje TREGIM se si kame BLETUAR ne vitin 2002-2003. KALONI MIRE SUKSESE .Lumi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër



Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty11.01.12 18:21

Ume ke keqkuptu qe e kam shkru tregim se nuk e kam fjalen per ni tregim prrallash po vetem ashtu e kam shkru se me te tvertet na ke tergu ni metod te mir qe mujn me e perdor kushte done , se ka edhe metoda edhe ma te persosura .

Te kerkoj falje per gabimin e asaj fjale pa kurfar qellimi.

Me te mira.

UNe qe po kerkoj nga disa antar te forumit per me naj dhan disa sqarime mos e merrni qe na nuk i dim disa gjena por qellimi i im eshte qe ta pasurojm me mendime kete forum ndosha pajtohet edhe Valoni me ksi mendime edhe antaret e tjer qe kan pervoj ma shum se na ne BLETARI.

Ju pershendes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty11.01.12 23:30

Avni, kjo metode eshte mjaft interesante. Kam biseduar edhe me bletare tjere te cilet e perdorin kete metode dhe jane te kenaqur. Eshte pak jo e zakonshme per arsye se ama nuk kufizohet ne katin mbi dysheme, por larte. Do te pyesja: ku bletet e deponojne polenin?


gafurrarifi shkruajti:
...qellimi i im eshte qe ta pasurojm me mendime kete forum ndosha pajtohet edhe Valoni me ksi mendime edhe antaret e tjer qe kan pervoj ma shum se na ne BLETARI.

Wink


Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty12.01.12 22:34

Pershendetje te nderuar .

Ne pyetjen tuaj se ku deponohet poleni te cilin e sjelim bletet punetore ne koshere te kjo fmenyre e pergaditjes per kullose kryesore, kemi thene ne larte , dy korniza me veze dhe larva, dhe dy korniza me polen e ushqim i bartim ne katin e trete,ndersa kornizat e tjera me gjenerat i sistemoj ne mesin e katit te dyte nese ka me shume korniza me gjenerat disa i vendose edhe ne mesin e katit te pare (pra mvaret sa kemi gjenerate ) .
Ne mesin e katit te dyte ne shratin e qerdhes kemi koncentrim ma te madhe te polenit( ni aresye tjeter se pse bashe ketu eshte edhe fakti se nga kati i dytemletet punetore e nuhatin edhe prezencen e ames ne katin e trete.
Nga dita e trete kure vendoset mrezha e shpesh metalike bletet ne nje perqindje bukur te mire humbin deshiren per te mbledhur polene, sepse nuk ka kerkese ne koshere per polen ,se ne shtratin e qerdhes ku kane qasje bletet punetore nuk ka veze dhe larva .
Me nje fjale e gjithe fuqia punetore koncentrohet ne mbledhjen e nektarit .Menjehere pase dites se 12 i largoj mrezhat e shpesha metalike edhe i vendosi mrezhenat e hanemanit ku bletet punetore edhe fillojne kontaktin me shtratin e qerdhes dhe qdo gjai ktheht normales ne koshere .
Kjo forme e pergaditjes per kullose e shoqerive te firta quhet edhe ndarja nga instikti i ROITJES )

Suksese ju deshiron Lumi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty16.01.12 19:16

Përgaditja për kullosen kryesore kur shoqeria e bletes ka fituar instikt per Leshim ( roitje,shumim )

15 dite para kulloses kryesore e fillojm pergaditjen e shoqerive te forta .

Kur them shoqeri e fortë në këtë rast bëjnë pjese të gjitha shoqerite që e kanë fituar instiktin për leshim ( shumim,roitje ).

E pergadisim nje kate të zbrazet me 10 korniza, nga keto 3 korniza me hoje të ndërtuara dhe 7 korniza me flete dylli (petë ) të reja .

E Hapim kosheren fillojme që ta kontrollojme kornize per kornize .

* Kur i gjenden dy korniza me shume polen dhe ushqim ato i vendose në dy skajet e KATIT TE TRETE. Ky katë do te jetë qerdhe per amën .
Kure gjendet nje korniz nga shtrati i qerdhes me sa më shume veze nje ditore dhe larva , e vendosim ne mese te katit të trete (qe bie si kornizat e 5 ).
Menjehere afër kornizës 5 e vendosi nje kornize te zbrazët me hoje të ndërtuara ( punuara) .Gjithsesi gjatë kontrollit duhet që të gjejme amën ,kornizen në të cilen gjendet ama e vendosim si kornizen nr 7 ( Po qe se bletari posedon kurth per kapjen e ames atëhere mundet qe ta lokalizon amën deri sa nuk i poerfundon të gjitha punët në atë koshere ).
Edhe kornizen nr 4 dhe 8 e jape me hoje të punuara .
Kornizat 2,3 dhe 9 zakonisht jane flete dylli të pa punuara.

* Pastaj e fillojme me rregullimin e KATIT TË DYTE , si rregull e artë duhet të jetë se amezoret nuk duhet shkatrruar (eliminuar ) menjehere .Nese vendosim ti shkaterrojm atehere kete veprim duhet qe ta ndermarim pas 5 ose 7 ditesh ,kuptohet nga dita kure e kemi rregulluar kosheren.
Arsye se perse nuk duhet shkaterruar menjehere amezoret jane :
1 - nese i shkaterojme amezoret bletet perseri do ti ngrisin amezoret e ri , mirpo nuk do te jene te fuqishem si amezoret paraprake (do te gjasojne ne amezore te dhunshem )dhe ,
2 - eshte e mireseardhur per te gjithe bletaret kjo gjendje ç’do here kure kane kesi situatate qe ti eliminojne deri ne ni amezoret e atë më të fuqishmin ta lene te pa prekur (mos ta shkaterron) dhe ta perdore per nderrim te ames pas perfundimit te kulloses kryesore.
Kornizen nr 3 dhe 7 i jape me flete dylli te reja .Ne mese te katit e vendosi shtratin e qerdhes ( gjeneraten ) me amezore .Kjo gjenerate brenda nje kohe te shkurter do te qele (del ) ,keshtu keto korniza do te jene gati pere kullosen kryesore .

* Ne funde e rregulloje katin e PARË ku edhe katit ne kornizen e 3-të dhe 7-ë ja jape flete te re dylli. Te gjitha rezervat e teperta te cilat hasen ne ate shoqeri i koncentroj ne katin e pare .E mbyllim kosheren.

Kosheres ne fjale ja vendosim menjehere mrezhen e Hanemanit në mesë katit të 3-të dhe katit të 2-të ,ne menyre qe te mos e lejojeme amen qe te bie poshte .Zakonishte kete gjendje te shoqerise e shfrytezoje pere te fituar ama reserve te cilat jane shume te fuqishme .
Prezenca e ames se re ne shoqeri (katin 1-rë dhe 2-të) ne kete raste nuk ndikojne fare ne rendimentin e mjaltit sepse ama e re fillone te leshoj veze pasi te kete filluar kullosa kryesore ,keshtu qe bletet punetore e bllokojne me nektare .
Pas kulloses kryesore pastaj vendose vete bletari per fatin e ames se re dhe asaje te vjeter .
Qe te fitojme numer sa ma te madhe te bleteve punetore per kullose kryesore tri dite para kulloses kryesore e largojme mrezhen e Hanemanit dhe ne vende te saje e vendosim mrezhe meralike te shpeshe ne menyre qe bletet punetore te kene kontakt arome me amen por qe te mose kene mundesi te depertojne ne katin e trete .
Qe bletet punetore te kene mundesi te dalin nga kati I tretë korniza e mrezhes duhet qe ta kete nje dere dalese e cila per 2-3 dit qendron ne kete pozit .
Kure fillon kullosa mrezhen metalike ndarese e rrotullojme( me dere poshte ) keshtu qe gjate kulloses bletet punetore munden qe te dalin nga pjesa e siperm e katit te dyte (duhet te kemi kujdes nevoitet uji,per shtratin e qeljes ,do ta sigurojim përms ushqimores) .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
bajgora3



Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty16.01.12 20:42

Avni te pershendeti,

sie kuptova une ne katin e 3-te e vendos amen e vjeter ndersa ne 2 katet me poshte e len me qele ama e re prej amzoreve, me intereson a eshte sasia e mjates e kenaqshme ne kete menyre.
Une e perdori kete metode te treguar me poshte per parandalimin e leshimit (roitjes), eshte shume efikase dhe nuk ndikon negativisht ne mbledhjen e nektarit, dy katet e poshtme jane vetem per mjalte kurse dy katet nalt vetem per veze dhe larva.
https://www.youtube.com/watch?v=6unEinoQJOA&list=UUzkfVLy3b7BCYmHf3oZh08Q&index=5&feature=plcp
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty17.01.12 11:55

Bajgora pershendetje i nderuar .

Aty jemi te përafërt ju dëshiroj sukses ju dhe gjithe kolegeve të forumit.Kame nderin qe te kontriboj në këtë forum sinqerisht ju pershendet lumi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Egzoni
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : lr

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty17.01.12 13:34

Pershendetje Avni.


Te falenderoj per kete kontribut qe po e jepni dhe te jam mirnjohes.

Deshta te pyes si veprohet me keto shoqeri pas vjeljes se mjaltes dhe si pergaditen per kullosen tjeter. p.sh Pas vjeljes se mjaltes se bagremit si te pergaditen per kullosen e livadheve.

Faliminderit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty18.01.12 17:46


Përshendetje egzon

Ne pyetjen si veprohet me keto shoqeri pas vjeljes se mjaltes , dhe si pergaditen per kullosen tjeter. p.sh Pas vjeljes se mjaltes se bagremit si te pergaditen per kullosen e livadheve.
Tek ne, ne Deçane Livadhet trajtohen si kollosa te qeta , sepse nuk ka shumë hapesira livadhe .Por e kemi fatmiresishte Geshtenjen .
Do te pergjigjem ne menyre kronologjike me data te peraferta +1.-1 per kushtet klimaterike ku une jetoje .Mirpo mose te harrojme se lulezimi i pemeve nuke është ç,do kunde i njajte (pra nuke fillone ne te njejten kohe lulezimi ) .
Une e filloje pergaditjen e bleteve per kullosen e bagremit me.2.3.4 Maje .Me daten 18 Maje fillon Bagremi .
# Kame sqaruar nese shoqeria nuk ka fituar instikt atehere prese qe nalte te vie ama .Ku pase 20-30 ore e vendose mrezhen e Hanemanit .
# Mirpo kure shoqeria ka fituar instikt ateherë menjehere e vendosim mrezhene Hanemanit .
5 deri 7 diët pasë i eliminon amezoret( ose nese deshiron me shumue shoqeri, ose me e nderrue amen e lene nje amezore .)
Me daten 14 maje ne mbraje e hjeke mrezhen e hanemanit dhe e vendosi mrezhen e shpeshe metalike me dere nalte . Me daten 18 mrezhat e shpesa metalike i rrotulloj me dere poshte .
Me daten 31maje e largoje mrezhen e shpeshe metalike dhe e vendosi mrezhen e hanemanit .rrethe dates 8.9.10 Qershore e vjeli mjaltin .
Me daten 11 .12. 13. i pergadise shoqerite pere kullosen e Geshtenjes e cila fillon 17.18. Qershore .
Me daten 25.26 e largoj Mrezen t e Hanemanit dhe i vendose mrezhat e shpesha metalike .
Ketu siq po e shihet per 7 dite pase fillimit te kulloses mbetet mrezha e hanemanit .Kete e beje pere shkake se Geshtenja eshte nje Peme shume Nektare dhemese dhe Polenë dhënese . Polene i cili eshte shume i nevojshem per shoqerin e Bletes, besa edhe për mjaltin mjaltin te cilin ne e konsumojme .
Me fjale te tjera i nderuari egzon bletari duhet qe te jete edhe kreatore ,pra te dine se qfare deshiron te arrine ne fundë . Suksese te deshiron Lumi . Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Egzoni
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : lr

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty18.01.12 22:12

Faleminderit Lumi per kete sqarim.

D.m.th qe gjate tere kulloses kryesore kat i pjelles eshte vetem kati 3.dhe per cdo kullos ia marrim bletet katit 3 duke ia zevendesuar rrjeten e Hanemanit me rrjeten e shpesht metalike.A mund ta di te kjo metod si veprohet pas vjeljes se mjaltes se fundit? dhe si pergaditen per dimrim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty19.01.12 18:46

Përgatitja e familjes për dimërim - Kushtet klimatike që mbretërojnë në vendin tonë, gjatë
dimërimit, paraqesin përiudhën më kritike për të mbijetuar familja e bletës

Mirëpo, duhet cekur, se bletët, në të shumtën e rasteve, mbi 50% nuk dëmtohen nga të
ftohtit, por nga faktorët tjerë, të cilët ndikojnë gjatë kohës së dimërimit. Kryesisht, shkaktarë të
humbjeve katastrofale, janë këta tre faktorë:

• Sasia jo e mjaftueshme e ushqimit dhe shumë më shpesh nga radhitja jo adekuate e tijë
në zgjua, respektivisht, humbja e kontaktit të lëmshit dimëror me ushqim.

• Veprimi i varoas, e cila sulmon gjatë tërë sezonës, e efekti i veprimit të sajë vie në
shprehje tek gjatë dimrit.

• Sëmundja e nozemozës, e cila shfaqet gjatë vjeshtës dhe dimrit, ndërsa manifestohet me
humbje të mëdha në pranverë.

Gjithmonë, përgjegjësia për humbjet e mëdha në bletore, bie mbi bletarin, sepse ai, me
kohë duhet t’i vërejë dhe t’i mënjanojë këta faktorë.

Për këtë arsye, përgatitja për dimërim fillon, qysh atë ditë, kur edhe merret mjalta e fundit
për atë sezonë.

Vjeljen e mjaltit e filloj dhe e perfundoj ne daten 22. 23.24 Korrik . Me daten 21 korrik ne mbramje e beje nderimin e vendeve te katit te dyte dhe katit te trete , duke vendosur ne mese Diafragme (diafragma lejon kalimin e bleteve nga nalte poshte me thane ne gjulem locale diafragma eshte kurthë, drrase ndarese e cila lejone kalimin ne nje drejtim te bleteve ) .Te nesermen i terhjeke katin e liruara nga bletet punetore (tani i bie kati i trete ),dhe i dergoje ne vjelje .Kur e ktheje katin e vjelur e vendose ne dysheme .Pastaj e mare katin e tjeter dhe e vendose mbi diafragme ,e vjelim edhe kete kate te nesermen .Katin e zbrazet e vendose ne dysheme kur ia ktheje bletes .
Siqë po e shefe i nderuari egzon kati me gjenerate në fund përsëri është lartë .Te behem i sinqert jo te gjitha kornizat e mjaltit vjelen ,per arsyet nga ma te ndryshmet ose nuk kane nundur qe ti mbushim me nektare (mjalte ) bletet.Ose une vendosi qe most i centrifugoj deri ne funde disa nga keto.

Duke e ditur se familja e bletës, nga instinkti i sajë, nuk duron mjaltë nën korpusin e pjellës, e sidomos afër derës, ajo menjëherë fillon zhvendosjen e sajë nga kati i parë për ta deponuar në katin e dytë, mbi pjellë, respektivisht mu aty ku asaj, i nevojtet për dimërim.

Mirëpo, në të njëjtën kohë, kjo zhvendosje e mjaltit ndikon në mënyrë stimuluese në zgjatjen e
lëshueshmërisë së vezëve nga mëma.

Ç,do here kure e ktheje ne koshere katin e dyte nga vjelja e mjaltit qofte kullosa e pare Bagremi qofte kullosa e dyte Geshtenja une mbi katin e gjenerates e vedose nga nje kg ushqim te ngurte me vitamin dhe stimulus , te cilet i bleje nuk i prodhojë vetë,dhe vazhdoje deri ne muajn Tetote me ushim te ngurte .
Egzon ine personalisht nga 10-20 gusht i pergadise bletet pere dimrim me ushqim te lengshem .
Te deshiroj sukses-Lumi Surprised
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
bajgora3



Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty19.01.12 19:57

Avni te pershendeti,

me intereson qfare rendimenti vjetor te mjaltes e ke me kete metode, si e pershkruve bleton me nje kat me veze(pjelle)
pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty19.01.12 21:48

Bajgor te pershendes.
Vitet 2010 -2011 te themi sinqerisht per ne bletaret ne komunen e Deçanit kan qene jo te favorshme , kushtet klimatike kane qene jo te volitshme , me temperatura te ulta nga 12-19 grade Celsius, ku dihet se ne keto temperatura lulet taitin shume pake nektare . Mirpo une jame i knaqur me rendimentin sado qofte ai. Besoje qe po me kuptoni. ju pershendet Lumi.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Egzoni
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : lr

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty19.01.12 22:46

Faleminderit i nderuari Avni.

Me keto informacione qe mi keni ofruar kete vite do ti fus ne praktik.
Faleminderit shume.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty20.01.12 21:22

avni selmanaj shkruajti:


Qe bletet punetore te kene mundesi te dalin nga kati i tretë kormiza e mrezhes duhet qe ta kete nje dere dalese e cila per 2-3 dit qendron ne kete pozit .

Kure fillon kullosa mrezhen metalike ndarese e rrotullojme( me dere poshte ) kështu që gjatë kulloses bletet punetore munden qe te dalin nga pjesa e siperm e tatit te dyte.
(duhet te kemi kujdes nevoitet uji,per shtratin e qeljes per 10-12 dite ,do ta sigurojim përms ushqimores) .

Pase perfundimit te kulloses e hjek mrezhen metalike e vendose mrezhen e Hamemanit
Pershendetje Avni.
Sa po kuptoj un kati i trete per 10 - 12 dite nuk ka dere ? Apo e kam gabim .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty21.01.12 18:40

Pershendetje i nderuar Nitaj.

Ashtu është, nga momenti kure kemi vendosur mrezhen e shpeshe mealike me dere naltë,të gjitha bletet punetore që dalin nga dera nalte (kati i terte) gjate kesaje kohe kur kthehen nga kullosa në koshere hyjne nga dera e poshtme e katit te pare, mbesin në rezervuaret e mjalit sepse pengohen nga
mrezha që ta takojne amen . Bletet e reja që mbsin në katin e trete ,ende edhe nuk jane të pergaditura për të dalur nga kosherja .Për katin e trete kujdesemi që të sigurojme uji të pishem permese ushqimores . Kaloni mire dhe pranoni pershendetje te perzemerta. Lumi
Wink
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty21.01.12 22:37



Po Avni e kuptova .
Un e kisha lan nje dere per katin e trete .Megjithate ti i ke arsyet e tua .


Pershendetje i nderuar .
Faleminderit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty15.10.12 12:57

Pershendetje:metoden te cilenju e pershkruani eshte e perafert apo e njet me te Josip BjelcicitTe ndjerit bletar me fam kroate, mirpo ka disa dallimeSHIKO YOU TUBE Visoki prinos meda 2-deo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty08.11.12 19:00

Pershendetje ziko zikoi.
Esht e vertetë se kete metode te pergaditjes se bleteve per kullosen kryesore e kame nga tani i ndjeri bletari Kroat Josip Bjelcic .E praktikoj sepse eshte frytedhenese ,e lehte dhe qka eshte me e rendesishmja nuk kame nevoje te vrapoj pas Rojeve . Jam i punesuar ne PK dhe jo ç'do here kame kohe edhe aq shum te lire , ndersa i kame mbi 30 shoqerm(koshere)Bletesh .Pershendes te gjithe bletaret sukses . queen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty09.11.12 10:14

]Pershendetje .

Mendoj se po qe se ndonje blerar dyshon ne kete metode te pergaditjes se shpqerise per kullose kryesore kishte me qene mire qe ta provon se paku ne nje shoqeri .Besoj se nuk do te zhgenjehet .kaloni mir Sukses
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty13.11.12 22:57

.pershendetje lumi:te gjth bletaret kan menyrat apo metodat e veta te pregaditjes se shoqris per kulloten kryesore dhe secili favorizon at te cilen e perdor siq dihet teknologjit e pregaditjes jan perpunuar nga autor te ndryshem mirpo ne si bletar mbetet qe ato te cilat iu
pershtaten kushteve klimatike dhe kullotav bletare ti vem ne perdorim ne bletoret tona.
metoden qe ju e perdorni ku ama vendoset ne katin e tret vertet bleta nuk roit per arsye se ska mundsi: e ndar me rrjeten e ames pastaj heqjen e kubzave te ames ne katin e par e te dyt pas 5-7 ditve,e ndar me rrjet teli ,humbjen e gjenerates fluturuse per arsye te ders se re, mos kompaktsia ne gjenerat blet fluturuse te gjth keta faktor e pa mundsojn roitjen e shoqris po te bletojm me nji kullot te fort afat shkurtur 20 ditshe psh bagremi ku te ne skemi edhe aq si mono kultur ku si pasoj ka osilime gjat dhenjes se nektarit detyrmisht duhet ta vazdojm kulloten edhe me te livadhit apo ndonji kulture tjeter.per hir te kufizimeve te cilat i ka kjo metod autor te ndryshem kan ber disa modefikime mvarsish nga kullotat qe do ti shfrytzojn:ne qftse kan shku ne bagrem ku e llogarisin si kullot kryesore 10 dit para fillimit te lulzimit te bagremit shoqris ne katin e par i japin 1-2 kubza te ames te mbyllura 14 DITSHE gjat venjes i eleminojn kubzat ne qoft se shoqria ka pasaur dhe ne vend te rrjetes se ames vendosin rrjeten e telit me der mbrapa:1 arsyja feromoni i ames eshet andrenalina e shoqris sa me shum te jet i pranishem ne koshere aktivizohen bletet puntore ne ne ket rast kemi vendosur amen ne katin e tret e ndar fizikisht me rrjet teli ku bletet mbledhse skan kontakt me amen per ta shperndar neper koshere, ku feromani eshet erz te cilin avujt e nxet gjithmon e qojn lart vjen deri te shtrirja e pa mjaftushme ne koshere ku si pasoj mos angazhimin e duhur te shoqris ne mbledhjen e nektarit dhe polenit.2 instikti i bletes eshet ndertimi lart posht me ket metod e prishim at qe me shekuj ka mbijetue sigurisht se ka pasoja.3koha e lulzimit te bagremit eshet koha ku ama jep maksimumin e zhvillimit te shoqris ne e stopojm sepse ne momentin e maksimumit ne ia marrim te gjitha bletet mbledhse kshtu qe ama e vren eshet kursimtare dhe vjen deri te zvoglimi i pjellshmeris qka automatikisht e domtojm shoqrin per kullotat e me tutjeshme.4 po edhe polen do te kesh ne kornizat e mjaltit jo te mjaftushem po i mjaftushem per ta prishur kualitetn e shitjes me hoj ku ka qmim te mir. 5do te kesh deficit ne polen per dimrim po nuk shkove ne geshtjn ,ne lule diell,blinaj apo ne kullot livdhi per ti plotsuar rezervat e polenit.per at te propzj te provoni qe ti jepni shoqris 10 dit para kullotes 1-2 kubza te ames qe ta rritni elanin e punes gjat bagremit ku ama er ska aftsi te zhvilloj shum gjenerat po qese eshet e zhvilluar mir shoqria ne momentin e fillimit te te lulzimit i japim edhe 1 kat ne mes te katit dyt dhe tret ku fitojm hapsir te mjaftushme per deponim dhe gjenerat.ne fund te kullotes do te kemi nji shoqri te fort dy memshe te cilen mund ta perdorim edhe ne kulotat e radhes, po qe shum e fort e ndajm poj e vazhdojm njet sepse vetem shoqrit e forta japin prodhim dhe jan rentabile:shoqria e fort punon per bletarin e mesme punon per veti e dobet ne duhet te p[unojm per te. Ju pershendes


Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty16.11.12 22:52

Kjo metode e punes me bletet, sipas autorit J, Belqiq eshte e aplikueshme ne te gjitha llojet e zgjojeve, Me te vertet duket nje zgjidhje e problemit te roitjes ne menyre te lehte dhe njekohesisht me rendiment te lart .Megjithate un mendoj qe autori kryesisht ka punuar me zgjoje horizontale dhe metoda ne fjale me se miri aplikohet te keto zghjoje ( nese dikush , mi ben dhurate keto zgjoje, me shum deshire do ti pranoja Very Happy Very Happy Very Happy ) .
Un nuk e kam provuar kete metode . Avniu eshte i kenaqur dhe pak ka rendesi se a na pelqen neve apo jo .
Propozimi i juaj Ziko , per venjen e nje kupeze 14 diteshe , 10 dite para kulloses se bagremit eshte i drejt , mirepo shum shum te rralla jane vitet ( mos te them asnjeher )kur kemi mundesi te bejme rritjen e amave kualitative dhe qysh ne fillim te kulloses se bagremit te kemi ame te stabilizuar ne shoqerine e dhene .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Pergaditja  për kullosen kryesore Empty
MesazhTitulli: Re: Pergaditja për kullosen kryesore   Pergaditja  për kullosen kryesore Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Pergaditja për kullosen kryesore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Përgaditja e bletëve për kullotën bagremit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bletërimi, zgjuat (kosheret) dhe pajisjet :: Bletërimi dhe zgjuat e bletëve :: Langstroth-Root (LR)-
Kërce tek: