B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Preparate në bazë timoli

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty27.08.11 12:12


Pos ketyre preparateve te cilat i permendi Valoni un propozoj edhe njerin nga keto preparate :

1. Api Life Var
2. Thymovar
3. Apiguard

Te tre preparatet kane perberje pothuajse te njejte vetem se dallojn nga prodhuesit.
Diku kah fillimi i gushtit eshte koha kur duhet te fillohet me trajtim . Keto preparate kushtojn me shtrenjt mirpo jan leht te aplikueshme , per shembull ne krahasim me me acidin formik .
Un e perdori thymovarin ne gusht dhe acidin oksalik diku ka fundi i nentorit .

pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty27.08.11 13:32

Nezir keto preparate i blen ne KS?

Te ne ne Maqedoni nuk ka Apiguard.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty27.08.11 22:55



Thymovar ka ketu ne Peje .
Ndersa per dy te tjerat nuk di a ka diku ne Kosove .

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty27.08.11 23:39

Nezir, propozoj te hapesh nje teme me titull Тhymovar dhe te spjegosh pak me teper rreth trajtimit me kete preparat.

Te pershendes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty29.08.11 12:52

Une do ti trajtoj bletet keto dite me Timol, qe eshte baza e te tera produkteve qe jene permendur me siper.
Kam blere timol ne forme pluhuri (kristalesh) dhe do ta tres ne alkol 95% ne masen 1:1
(pra 100 gr Timol per 100 ml alkol). Me pas kete tretesire do ta ta hedh me shiringe ne copa kartoni 3-5milimeter te trashe, 15cm te gjate dhe 5cm te gjere .
Hedhim me shiringe 10 ml nga tretesira qe pergatitem ne c'do karton dhe e leme qe alkoli te avulloje per gati 2 ore.
Me pas vendosim ne koshere (varet nga kosheret qe perdoren dhe volumi i tyre) 2 kartona qe pergatitem me pare , mbi kornizat e katit te fundit te kosheres ne dy cepat diagonal , pra jo siper kornizave me larva dhe veze.
E perserisim kete trajtim 2 ose 3 here. ( une preferoj 2 here per te mos stresuar bletet)

Ideja eshte te pergatisim keto kartona ne forme shiriti qe jane si shiritat e Thymovarit dhe cmimi eshte gati 50% me i lire.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty02.09.11 0:08

Pershendetje Artan .

Nese mundesh me tregu me qfar qmimi e ke siguru timolin ?


Sipas menyres qe ti e sqarove me siper , sa gram timol per nje shoqeri ,nje trajtim?

Dhe ne fund , a mos je vonu me kete trajtim , apo tani eshte koha aty ku je ti.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty02.09.11 13:00

Miredita Nezir.

Timolin e bleva ne France se ketu ne Hollande eshte shume i shtrenjt.

Me kushtoi 51 euro per 1500 gr, bashke me transportin per ne hollande. ( me duket se 15 euro kushtoi posta , transporti).

Tani , per nje koloni bletesh me te pakten 10 korniza te formatit Dadant ose Langstronth i bie qe te perdorim 10 gr Timol (pa alkolin) per nje trajitm.
Kurse nese llogarisim tretesiren bashke me alkolin i bie 20 ml tretesire per koloni bletesh per nje trajtim.

Sa per kohen , eshte e vertete qe jam nje cike vone. Normalisht ketu ne hollande i trajtojn blete me Timol nga data 15-20 gusht. Kurse une jam gati 2 jave me vonese.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty02.09.11 22:29

Faleminderit Artan .
Nese arrij qe ta siguroj nje sasi te Timolit , do ta provoj vitin e ardhshem .


Artan , a ke provuar ndonjeher me nje doze me te vogel te Timolit apo gjithmone 1o gr.


Pershendetje .

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty04.09.11 10:21

Miredita Nezir.
Kjo eshte hera e pare qe po perdor Thimol dhe per mua gjithshka eshte e re. Do te te shkruarj per rezultatin. Une po ndjek nje metode qe perdoret shume ne france dhe bletaret atje jane shume te kenaqur me kete metode.


Te shohim se si do te jete rezultati.

Me respekt
Artan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty04.09.11 15:13


Uroj te jesh sa me i suksesshem.


Kjo pervoj e jotja me siguri qe do te na sherbej edhe neve .

Pershendetje Artan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza + 12 Korniza (Buckfast-Primorsky)+ Anatoliene

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty08.01.13 22:38

Përziejmë 1Kg Thymol në formë kristali me 1 litër alkol, (në Francë 90%etanol e10% metanol) Në Sqipëri mund të përdoret raki shumë e fortë, qëllimi është të tresë Thymolin dhe ta depozitojë në shiritat e kartonit, që do futen në koshere mbas avullimit të alkolit.
Shiritat e kartonit 20cm x 4cm zhyten në përzierie dhe vendoset 1shirit mbi kornizat në koshere mbas 15 ditëve kryejmë të njëjtin operacion.Dmth 2 shirita për 1 koshere. Me 1/2Kg Thymol mund të tretojmë 20-22 koshere. Në Francë çmimi është ~22€ 1/2 kg.
Artan po pres rezultatin e experiencës tënde para se të përdor Thymolin. Këtë vit përdora Apivar sipas planit shëndetësor të shoqatës së bletarve.
Këto ditë na bënë dhe një formacion për acidin oxalique (oksalik). Por dimri aktualisht është shumë i butë dhe bletët janë në aktivitet dhe po mbledhin pjalmin e ladhisë që sapo ka filluar të çelë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty09.01.13 11:51

Pergatitja e shiritave te kartonit me thymol.
Tresim 1 kg thymol ne nje liter alkol dhe fusim 200 shirita kartoni ( 5 cm X 15 cm x 2.5mm) ne kete perzjerje.
I leme shiritat brenda deri sa ta thithin te tere perzjerjen (alkol x thymol). Pra i bie 10 ml perzjerje ( 5 gr thymol ) per nje rrip kartoni.

Dozimi dhe koha trajtimit varet shume nga temperatura dhe vendi ku ndodhen koshert.

Koha..Une preferoj ta perdor kete trajtim javen e pare te gushtit sepse nje nga karakteristikat e ketij trajtimi eshte komsumi i madh i rezervave te mjaltit gjat trajtimit dhe ideja eshte te kemi kohe te mjaftushme ( fund gushti – fund shtatori) per ti zevendesuar per dimer keto rezerva mjalti.

Dozimi ( sasia )
Duke patur parasysh qe nje rrip Thymovar i blere ne treg ka 13-15 gr thymol, dhe se per nje koshere te tipit Langstongth me dy kate ( e me shume) duhen 2 rripa , pra kemi afersisht 30 gr thumol per c’do trajtim. Ose po ta konvertojme me shiritat e kartonit qe pergatitem me siper i bie 6-10 shirita per gjith trajtimin i cili varet nga volumi i kosheres.

Duke patur parasysh ciklin e zhvillimit te varroas dhe te larvave te bleteve menyra me e mire, sipas mendimit tim, eshte si me poshte.

Ne fillim duhet te mbyllim fundin e koshereve, sepse duke qene se avujt e thymolit jane me te rende se ajri i zakonshem, trajtimi nuk do te ishte i sukseshem sepse thymoli do te dilte jashte kosheres nga poshte nese nuk e kemi fundin e mbyllur.

Nese kemi koshere me 1 kat :Trajtimi i pare 10 gr thymol ( pra 2 rripa me nga 5 gr secili).
Trajtimi i dyte pas 7 ditesh , shtojme dhe 2 rripa tjere.
Trajtimi i trete pas 7 ditesh nga trajtimi i dyte, shtojme dhe 2 rripa te tjeter ( heqim rripat e trajtimit te pare)
Mbas 2 ditesh nga trajtimi i 3te ( pra ne Total kemi 16 dite trajtim) heqim te tere rripat.

Nese kemi koshere me 1.5 kate :Trajtimi i pare 15 gr thymol ( pra 3 rripa ).
Trajtimi i dyte pas 7 ditesh , shtojme dhe 2 rripa te tjere.
Trajtimi i trete pas 7 ditesh , shtojme dhe 2 rripa te tjere ( heqim rripat e trajtimit te pare)
Mbas 2 ditesh ( pra ne Total kemi 16 dite trajtim) heqim te tere rripat

Nese kemi koshere me 2 ose 2.5 kate : Trajtimi i pare 20 gr thymol ( pra 4 rripa me nga 5 gr secili).
Trajtimi i dyte pas 7 ditesh , shtojme dhe 2 rripa te tjere.
Trajtimi i trete pas 7 ditesh , shtojme dhe 3 rripa te tjere. ( heqim rripat e trajtimit te pare)
Mbas 2 ditesh ( pra ne Total kemi 16 dite trajtim) heqim te tere rripat

Hapim fundin e koshereve per te patur nje ventilim sa me te mire te koshereve.

(Rripat qe nuk kane avulluar mund ti ruajme ne nje ene te mbyllur hermetikisht)


Mbas trajtimit kam konstatuar :
1) Rezervat ushqimore jane zvogeluar ndjeshem.
2) Hojet e dyllit jane shume te pastra dhe gati per pjelljen e vezeve te reja.
3) Matka ka filluar qe gjate trajtimit te 2 te pjelli perseri veze.
4) Numri i varroave te ngordhura ne fundin e kosherve nuk i kalon 2 ose 3 varroa per koshere gjate nje dite.
( nese kemi me shume se 5 varroa te ngorhhura per koshere duhet te perdorim nje trjatim me acid fourmic flash , mbas 5 ditesh kur kemi mbaruar trajtimin me rripa Thymoli , pra ne diten e 21te).

Ne fund duhet ti ushqejme kolonite e bleteve per ti stimuluar ne shtimin e bleteve te dimrit dhe per te zevendesuar rezervat e dimrit qe tashme jane konsumuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty09.01.13 18:17

Sqarim i bukur. Ju lumtë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty12.01.13 22:30


Pershendetje Artan.
Nese mundesh me tregu cilat kan qene temperaturat ne momentin e trajtimit ?



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty14.01.13 9:51

@ Nezirin.

Ne ate perjudhe ( fillim gushti) ne Hollande temperaturat jane kryesisht 20-24 grade.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty16.01.13 20:42

Artan , faleminderit per pergjigjen .


Trajtimi me timol duket te jete jo edhe aq i lehte . Gjithashtu edhe qmimi ndryshon shum nga vendi ne vend qe t'ben me dyshu per prejardhjen dhe cilesin e timolit .
Te dhenat qe un kam gjetur lidhur me trajtimin me timol jan te shumta dhe te ndryshme , varesisht nga vendi, kushtet klimatike dhe shkalla e infeksionit ato shkojne nga 2.5 gr. per nje trajtim LR me dy kate, duke e perseritur 3 deri 4 her e deri te keto te fundit qe Artani i prezentoj shum qarte , qe ishte doza me e larte qe kisha takuar , pra 20 gr. + 10 gr. + 15 gr.
Avullim shum i shpejt ne rast te temperaturave te larta ul efikasitetin e timolit dhe rrit mundesin qe te domtohet nje pjese e pjelles , humbjen e ames , shfaqjen e grabitjes e edhe braktisjen e zgjoit nga ana e bleteve .
Preparatet :thymovar , apiguard dhe api life var. ....:timol i kombinuar me vajra eterike dhe gell , bejne qe timoli te kete avullim te kontrolluar dhe te veproj per nje kohe me te gjate .
Eshte e vertet qe prodhuesi i thymovarit propozon dy shirita per nje trajtim ne fillim te gushtit dhe nje trajtim tjeter pas nje muaji .Un perdori thymovar , LR me dy kate e trajtoj me nje shirit te vetem thymovar qe eshte = me 15 gr. timol , temperaturat shpesh jan mbi 35 grade , qmimi 1.65 € per shoqeri.
Trajtimin e fundit e bej me acid oksalik ne fund te nentorit , fillim i dhjetorit dhe mesatarisht ka 60 rriqra per shoqeri .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty18.01.13 13:32

Nezir ,

Persa i perket dozes...

Nje shirit thymovari ka 35 gr thymol. Keshillohet qe per koshere me nje kat te perdoret 1 shirit thymovar, dhe per koshere me 2 kate e me shume te perdoren 2 shirita per nje perjudhe kohe 3 javore ( 21 dite) .

Pra per nje koshere me nje kat kemi 35 gr thymol , dhe per nje koshere me 2 kate kemi 70gr thymol i cili.

Po te shikosh dozat qe une perdor nuk e kalon sasine e thymolit qe ka ne thymovar...
Trajtimi im eshte me i shkurter ( 16 dite) dhe menyra e vendosjes se shiritave te thymolit ne koshere me interval 7 ditor , zevendeson ate qe ti e quan avullim te ngadalshem te thymolit qe gjended ne thymovar...

Pra me pak fjale eshte e njejta gje..... si Thymovari.

Por kushton gati 10 here me pak....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty18.01.13 22:19

https://2img.net/r/ihimg/photo/my-images/255/thymovar4.jpg/

Pershendetje Artan
Ne kete foto shifet doza 15 gram timol per nje shirit , paketimi qe un blej eshte ky ne foto dhe ka dy qese nga 5 shirita , gjithsej 10 shirita ne nje paketim .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty16.07.13 0:41

A gjindet ne shitje diku ne kosove preparati Thymovar ?
 Nese keni ndonje informate , ju lutem .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty16.07.13 18:31

Pershendetje THYMOVAR ka pasur ne prizren ne dy bletari po per momentin se di a ka momentalisht pyet ne ket numer 044 337 624
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty17.07.13 17:26

Faleminderit shum i nderuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Preparate në bazë timoli Empty
MesazhTitulli: Re: Preparate në bazë timoli   Preparate në bazë timoli Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Preparate në bazë timoli
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Sëmundjet dhe armiqtë e bletëve. Mbrojtja, shërimi; preparate, ilaçe... :: Sëmundjet e bletëve :: Varroatoza-
Kërce tek: