B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Grethi aziatik

Shko poshtë 
4 posters
AutoriMesazh
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza + 12 Korniza (Buckfast-Primorsky)+ Anatoliene

Grethi aziatik Empty
MesazhTitulli: Grethi aziatik   Grethi aziatik Empty28.09.13 21:16

Përshëndetje. Një temë shumë interesante për bletarët Shqiptarë sepse do njihen me këtë fatkeqësi në vitet e arthshme.
Nuk e di në qoftë se Artani në Amsterdam ka pasur fatkeqësinë të shikojë grethin aziatik këtë vit? Në Gjermani dhe Belgjikë ka arritur.

Grethi-(Ujku i bletës){Vespa Crabro}:Ngjan me grerëzat, por është më i madh deri 30mm gjatësi.(Personalisht injoronja që në shqip quheshe kështu, deri sa e lexova në librin e Kleanthi Dhucit vjet.)

Grethi Aziatik{Vespa Velutina}:Më i vogël se Grethi Evropian, por shumë më shkatrimtar për bletët.                                    Foto: [You must be registered and logged in to see this link.]

  Erdhi në Francë, në 2004, nga një importues të enëve të baltës Kineze. Një mbretëreshë e fshehur në një qup balte, sot në 2013 ka kolonizuar 3/4 e Francës dhe gjendet në Gjermani, Belgjikë, Spanjë dhe Itali. Duke studiuar soin e familjes që erdhi në Francë(Vespa Velutina Nigrithorax), specialistët aritën në konklusion se ky Greth do të kolonizojë gjithë kontinentin Evropjan. Nga Suedia deri në Portugali dhe nga France deri në Turqi... Evil or Very Mad.
Harta e kolonizimit të Francës dhe kolonizimet e mudshme në Evropë: [You must be registered and logged in to see this link.]

Tani le të flasë përvoja. Konkretisht kur u ktheva nga pushimet 22/08/2013. Nga 4 koshere përpara shtëpisë, 2 kishin ndërprerë pielljen, bletët ishin të stresuara dhe kishin frikë të dilnin nga kosheria. Me një raketë bamingtoni vrisnja një greth ç'do 2 minuta përpara koshereve. Dhe kështu nga ora 17 deri 21 me një ndërprerje të vogël se më pickuan bletët (Bukfast që s'kishte bërë ndonjëherë vaki të pickonin). Vazhdova kështu 3 ditë riesht deri të dielën. Njëkohësisht të shtunën bëra ndarje nga kosheret që kisha në parkun tjetër dhe i solla përpara shtëpisë. Qëllimi është të shtohen kosheret për të përballuar sulmin e grethit. Pregatita gjithashtu 10 kurthe si për grerat të mbushura me shurup frutash dhe birë që bletët mos futen brënda. (Ndarjet i bëra vetëm me dy korniza dhe nuk jam i sigurt se do e kalojnë dimrin? Megjithatë vjeshta vazhdon e butë dhe me shurup mbase mbi-jetojnë. Pashë fluturimet e mbretëreshave të reja por injoroj se gjetën meshkuj apo jo?) Gjatë drekës dhe në mbrëmje vazhdonja me raketën e baminktonit, të fundin a kam vrarë para 3 ditësh.
Bashkia e qutetit shkatëroj 3 fole në fillim të shtatorit dhe e ndjeve përnjëheresh. U bë mbi 15 ditë që bletët punojnë si në muajin e qershorit dhe fusin pjalm në të gjitha kosheret. Nga java tjetër do ti kontrolloj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Grethi aziatik Empty
MesazhTitulli: Re: Grethi aziatik   Grethi aziatik Empty30.09.13 23:17

E njoh mire ate per c'fare e ke fjalen porec.. Por ketu ne amsterdam ( te pakten kete vit) akoma nuk e kemi pare Gerthin aziatik... Mbase nga qe ka shume ere dhe klima eshte me shume lageshtire...

Le te shohim vitin tjeter.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
bajgora3



Grethi aziatik Empty
MesazhTitulli: Re: Grethi aziatik   Grethi aziatik Empty06.10.13 21:49

Pershendetje,
Grethi "Vespa crabro" jane keto qe kete vit jetojne ne parkun tim te bleteve, nuk kam mundur te verej ndonji demtim te shoqerive, ne fillim mendova mos eshte Grethi Aziatik por pasi i krahasova fotot qe i bera me fotot nga bletaret franqez u binda qe nuk eshte. Sipas disa analizave nga experte ketu ne Gjermani nuk pritet demtim i madh e shoqerive nga Grethi aziatik, problem me i madh eshte varoa.
Shpresojme qe kujdesi yne per bletet te shihet ne pranvere.
[You must be registered and logged in to see this link.]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ruzhdi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
ruzhdi


Zgjua (koshere) : DB LS

Grethi aziatik Empty
MesazhTitulli: Re: Grethi aziatik   Grethi aziatik Empty24.10.13 21:11




kom nzan shum po ka ende shum grajza sivjet ka teper
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza + 12 Korniza (Buckfast-Primorsky)+ Anatoliene

Grethi aziatik Empty
MesazhTitulli: Re: Grethi aziatik   Grethi aziatik Empty08.12.13 21:39

Përshëndetje. Përsa i përket "Vespes Cabro", agresiviteti ndaj familjeve të bletëve është reth 10%në krahasim me agresivitetin e "Vespa Volutina".
Përveç shtimit të kurtheve për pranverën e adhshme, ndërtova një kotec dhe do fus 2 pula në parkun e bletëve para shtëpisë.Pulat nuk sulmojnë bletët që mbrohen dhe hanë grethin sepse bën zhurmë dhe tërheq vëmëndjen e pulave. Dy bletarë nga jugu i francës kanë vite që po experimenojnë me sukses këtë strategji mbrojtëse.

[You must be registered and logged in to see this link.]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza + 12 Korniza (Buckfast-Primorsky)+ Anatoliene

Grethi aziatik Empty
MesazhTitulli: Re: Grethi aziatik   Grethi aziatik Empty04.01.15 19:05

Përshëndetje. Këtë verë gjatë pushimeve në Korçë,duke folur me bletarë, më thanë se grethi që ha bletë kanë vite që e kanë observuar. Metoda e sulmit dhe copëtimit të bletës janë të njëjtë si ai i grethit aziatik. Kur isha në Igumenicë (çamëri) munda të vras një dhe e mora me vete. Ngjason shumë me Grethin Evropian (Vespa crabro) por nuk ishte ai. Grethi i Shqipërisë së jugut është Grethi Oriental (Vespa Orientalis) që në krahasim me Grethin Aziatik (Vespa velutina var. nigrithorax), mund ti japim 20% agresivitet.
Si përfundim Grethi Aziatik= 100% agresivitet ndaj bletëve; Grethi Oriental=20%agresivitet..; Grethi Evropian=10% agresivitet...

Për informacion, një nga pulat që filloj ti hante ngordhi ditën e dytë. E zëvëdësova. Të dyja preferojnë të hanë grethin kur bie në tokë pasi e godas unë me raketën e badmingtonit.
Megjithatë vezët e shtëpisë janë më të mira se ato të dyqanit. Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : 20 Dadan10 Korniza + 12 Korniza (Buckfast-Primorsky)+ Anatoliene

Grethi aziatik Empty
MesazhTitulli: Re: Grethi aziatik   Grethi aziatik Empty04.01.15 19:15

Ja një video me sulmin ndaj kosheres së grethit oriental.:https://www.youtube.com
/watch?v=4CvyL2HEiWU





Ja një me sulmet e grethit aziatik.:https://www.youtube.com/watch?v=iFs35UWTIdw
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Grethi aziatik Empty
MesazhTitulli: Re: Grethi aziatik   Grethi aziatik Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Grethi aziatik
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Sëmundjet dhe armiqtë e bletëve. Mbrojtja, shërimi; preparate, ilaçe... :: Armiqtë dhe dëmtuesit e bletëve-
Kërce tek: