B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Askosferoza

Shko poshtë 
+8
bajgora3
gafurrarifi
avni selmanaj
nezir nitaj
Pashun Memisha
zulkufli arifi
neri
Valon Mustafi
12 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Askosferoza   Askosferoza Empty20.01.11 10:47

ASKOSFEROZA
Ang. Chalk brood

Shkaktari i kësaj sëmundjeje mykotike është kërpudha Ascosphera apis, e cila paraqet mikroorganizëm me gjini (sekse) te ndara . Shumimi i tyre bëhet me anë të sporeve. Sporet paraqiten atëherë kur vјеn deri te bashkimi mycelave të gjinive të kundërta. Mycelat kanë formë të zgjatur e të hollë me ngjyrë të bardhë e për këtë arsye larva e sëmurë dhe e vdekur i gjason një guraleci të zbardhur në formë të gëlqeres apo shkumësit. Trupthat në të cilët formohen dhe zhvillohen sporet kanë ngjyrë të gjelbërt në të hirtë (jeshile në të gri). Për këtë arsye në zgjua paraqiten dy lloje të larvave të mumifikuara: të bardha dhe të gjelbërta në të hirtë. Prej ketyre trupthave bëhet edhe përhapja e sëmundjes.

Në një larvë të vdekur mund të gjenden miliona spore të askosferozës. Pas infektimit, larvat marrin ngjyrë të bardhë dhe mbulohen me mycela të bardha dhe së shpejti shndërohen në një masë të gëlqerizuar, si shkumës. Nëqoftëse paraqiten spore, larva e vdekur nxihet dhe merr ngjyrë te hirtë (gri) të mbyllur në të zezë. Në të shumtën e rasteve bletët mundohen t’i pastrojnë këto larva duke i nxjerrur ato nga hojet. Në zgjuat e prekur nga kjo sëmundje në dysheme dhe jashta saj vërehen larva të tilla të mumifikuara.

Larvat e brumbujve (meshkujve) dhe të bletëve punëtore preken më shumë nga kjo sëmundje. Te bletët adulte, të cilat janë vetëm bartëse të sëmundjes, këpurdhat e askosferozës gjenden në qeskën e mjaltit dhe në zorrën e mesme. Nga askosferoza infektohen larvat 3-4 ditëshe.

Kushte të volitshme për përhapjen e sëmundjes janë lagështia dhe ftohja e zgjuas, prandaj në shtratin e larvave i cili ndodhet më në periferi të zgjuas së prekur nga kjo sëmundje, gjenden një numër më i madh i larvave të munifikuara. Zmadhimi i pjellës dhe shtrirja e shtratit të larvave, e nga ana tjetër zvogëlimi i numrit të bletëve në zgjua favorizojnë paraqiten e sëmundjes.

Në përhapjen e sëmundjes luajnë rol erërat, bletët hajdute etj. Sporet e Ascosphera apis mund jetojnë deri në 15 vite dhe përsëri të aktivizohen nëqoftëse u jepet mundësia. Në zhvillimin e sëmundjes gjithashtu ndikon edhe lagështia dhe ventilimi i dobët i kosheres. Poashtu është vërtetuar se jo njëlloj preken nga këto sëmundje të gjitha familjet e bletëve, qoftë edhe në të njejtën bletore. Pra, këtu luan rol edhe faktori trashëgues – gjenetika e bletëve. Supozohet se edhe ndotja e aciditeti i lartë në atmosferë ndikojnë në paraqitjen dhe përhapjen e askosferozës.
Askosferoza Askosf13 Askosferoza Askosf14 Askosferoza Sporet11


Edituar për herë të fundit nga Valon Mustafi në 08.12.11 20:02, edituar 7 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
neri
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri




Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty15.05.11 12:07

Si mund te kurohet kjo semundje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty17.05.11 23:00

neri shkruajti:
Si mund te kurohet kjo semundje

Neri, per kete semundje nuk ka ndonje ilaç apostafat. Perdoret Askotomi si preparat preventiv. Poashtu perdoret edhe natrium benzoat (konzervans per sallata) edhe ate gjysem luge te vogel ne nje liter sherbet. Disa bletare praktikojne nderrimin e matkes me matke te re...


Pershendetje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
zulkufli arifi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri




Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty05.07.11 19:33

pershendetje un nuk jam bletar me shum provoj po qekit smuje ekam zhduk me qekit menyr kur te shihet se bleta ka fillu meqit vez te prishura te kontrollohen te gjith ramat qijan mevez dhe ato qi jan te infektuara apo shihen vez te prishura qato rama te hiqen prej perdorimit dhe teshkrihen menjiher qimos harrohen ete vendohen nekoshere tjeter se einfektojm edhe bletat tjera
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty25.08.11 22:19

Masat e luftimit per kete semundje jane te paefekteshme .Eshte ne doren e bleterritesit per te eleminuar semundjen
Une rekomandoj keto masa:-
-Dezinfektimi i zgjoit ose zevevendesimi i tij
-Futja e piteve(flete dylli) te reja
-Heqja e kornizave te vjetra
-Nderrimi i mbretereshes(memes)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty27.08.11 11:32


Pershendetje Pashun .
Fletet e dyllit ipen nese nuk kemi korniza me hoje te rritura , perndryshe bletes se prekur nga kjo semundje veq po ia rrisim telashet.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty27.08.11 13:29

nezir nitaj shkruajti:

Pershendetje Pashun .
Fletet e dyllit ipen nese nuk kemi korniza me hoje te rritura , perndryshe bletes se prekur nga kjo semundje veq po ia rrisim telashet.


E sakte Nezir.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty28.12.11 2:55

Kure Bletari verenë ne veranden e kosherës larva të mumifikuara hapi i parë që duhet të ndërmer është : Ta nderroj kosheren,ta beje ngushtimi i hapesires së kosheres,ti largoij kornizat e infektuara te qerdhes (kuptohet vetem ato ku ka larva te gelqerosura ).
Ta nderroij Amen e dhe ta ushqej shoqerine e infejtuar me sherbet sheqei te pergaditur ne kete menyre : 1-liter Uji + 1-kg sheqer + 1-gr Vinobran+Vitamin C (lenge limoni ) dhe + Nystatin tretsir .Nystatinin ta perdorë sipas udhezimit ne udhezues (nystatinini blihet ne barnatore) e ushqene bleten dhe ç’do gja do te rregullohet . Kështu kame vepruar disa here dhe kame pasur sukses

PS.Larvat e mumifikuara dhe kormizat dhuhet djegur,Paisjet e punes , duart dhe kosheren duhet dezinfektuar .
Nese ballafaqoheni me kete semundje mereni parasyshe kete kshille se do te jeni te kenaqur . Suksese. Urime viti i ri 2012
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty29.12.11 17:16

Ju pershendes sipas te gjith juve bletarve neper krejt argumenteve po sillet i vetmi argument ma kryesor eshte ndrrimi i Ames. Edhe une dua me u kyq ne ket argument qe eshte shum i fort se sipas leximit tim ne librin , Me toda e bletimit sias prof. KUKLECIT. Ai e jep ni argument shum bindes qe e ka e ka kry vet ne bletoren e vet se shkaktari kryesor eshte Ama e vjeter, Ama me defekte gjat berjes se vezeve se i ban disa me te meta e disa pate meta e ato me te meta e shkaktoj ket smundje . e aji po rekomandon qe te kemi gjithmon Ama te reja deri ne dy vjeqe te vjetra, dmth. se edhe kur te lajmrohet kjo smundje eshte mir te ndrrohet Ama tjeter ilaq si jep rendesi.
E du me ba pak shaka sikur kur plaket njeriu qe thojn femija i plakut vaji i skakut

Ju pershendes te gjithve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty29.12.11 22:01



Un mendoj qe shkaktari i kesal semundjeje eshte vet bletari me punen e tij.

Nese eshte shkaktuar semundja , ateher duhet te nderrohet mbreteresha pa marr parasysh moshen e saj - sepse edhe perkunder masave qe i marrim per ta larguar kete infeksion, mbreteresha do ta bart me vete infeksionin.
Semundja kryesisht paraqitet tek bletet ne zhvillim .
Nukleuset ,luzmat , me nje fjale shoqerite e formuara rishtas jane me te ndjeshme dhe gjate zgjerimit , zhvillimit te tyre nevoitet edhe ndihma e bletarit . Ndersa bletari duke u munduar ti ndihmoj , perkundrazi i damton.
pershendetje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty30.12.11 19:34

Aschospheaera apis e njohur si Pericystos apis eshte infeksion i perhapur ne shume specie insektesh dhe ende nuk njihet mekanizmi i transmetimitit te tij nga ato tek bletet ,ndoshta dhe anasjelltas,pra eshte nje infeksion i cili do te jete prezent kudo qe ka blete here i shfaqur dhe here jo i dukshem.
Kushtet e zhvilimit te sporeve kerkojne ambient anaerobik perkundrazi myceli kerkon kushte aerobike pra ne prezence te ajrit
nuk jam i mendimit se inluencon lageshtia apo te ftohtit ne ecurine e kesaj semundje
Nga eksperienca ime me bleten ne vitet 1987-88 ne gjirokaster ne ish NB Lunxheria ku une kryesoja sherbimin veterinar ne 15 bletore(parqe ) te ndermarrjes me nga 100 bletesh pertheu fuqishem ky infeksion dhe per here te pare qe bletaret ndesheshin me kete semundje,po keshtu dhe une.u perdoren medikamente te ndryshme si dhe masa te tjera per rezultatet nuk qene te mira dhe ato dy vjet bletet kaluan nje situate te veshtire
Une u mora gjate me kete problem me shume specialiste te tjere .Duhet te them se semundja preku te gjitha bletet 1500 zgjoj pa llogaritur bletaret e tjere te Gjirokastres
Myceli preferon erresiren, pjelljet ne pitet e vjetra si dhe kolonite e dobeta
Neqoftese e keni verejtur me vemendje nuk perputhet mbulimi i kornizes me blete ne raport me pjelljen (duket sikur mbreteresha pjell me shume veze nga sa eshte kapaciteti i mbulmiit nga ana e bleteve)keto pjellje me siguri qe do te preken nga semundja,ky raport pjellje mbulim jo normal perkon me periudhen kur jane pakesuar bletet kujdestare te puneve te shtepise,gje qe vihet re me mumifikimin e larvave,e kunderta ndodh me kolonite e forta
Ne hojet e vjetra kushtet per zhvillimin e semundjes jane ideale per shkak te mbetjes se kitines shtres pas shtrese duke e bere qelizen nje vend te pershtatshem per ruajtje temerature (myceli kerkon temp 30 grade per tu zhvilluar) Ne hojet e reja larva e vdekur
largohet me shpejt dhe sporet qe te behen germinative nuk arrijne.
Sic e thashe me lart sporet kerkojne kushte anaerobiuke dhe ku kusht plotesohet pas gelltitjes nga larvat te sporeve dhe ne zorret e tyre sporet behen prodhuese dhe vetem kur jashteqiten ndodh fenomeni i mycelit
Pra per shkak te biologjise se askosferozes duhet te mendojme dhe te veprojme me pite te reja ose korniza te gateshme te ngritura nga bletet te tjera dhe eleminimi i te vjetrave
Po te zbatojme parimin e madh (nderrimi i piteve cdo dy vjet,mbreteresha njevjecare dhe ushqim i polotesuar me mjalte) do te harrojem askosferozen si shqetesues
Kushti i dyte dhe me kryesori eshte problem i mbretereshes raportet pjellje /mbulim si dhe predispozicioni gjenetik i saj
NUk ka nevoje per mjekim se eshte shpenzim i kote dhe pa asnje lloj interesi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
bajgora3



Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty31.12.11 12:08

Z.Memisha shume falemnderit per kete spjegim profesional dhe shum mire te kuptueshem, une e kam fatin deri me tash qe nuk kam pasur dukuri te kesaj semundje, nje pjese te kornizave i nderoj ne pranvere te hershme (gjysmen) kurse gjysmen tjeter e nderoj ne veren e vonshme.
Ju pershendes te gjithve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty31.12.11 17:08

PO mirde nuk kemi nevoj me ba na ketu romane por kryesorja po del qe shkaktar eshte Ama e vjeter dhe gjithmon duhet me indrru me Ame te re qe mos te kemi ket smuje te keqe.


Ju pershendes te gjith antaret e forumit dhe ju uroj VITIN E RI 2012
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty01.01.12 15:19

JO bre Gafurr , nuk eshte vetem Ama por dhe shume faktore te tjere qe Pashuni i shpjegoi shume mire ne mesazhin e tij....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty01.01.12 19:51

Mir e ki Arten tani dotju kerkoj falje se un e pasna gabu vetem te emri i smujes se un kam mendu qe eshte Pasta amerikane a kjo te koka Myku, apo si i thojne gjuhen latine Askosferoza .

Tani du me ju tregu per ket smuj se si e paraqet pro. Kukleci

Paraqitja e smujes eshte e kushtzuar nga veprimi i ketyre faktorve.

1.Ndryshimi i mikroklimess ne pjelle dhe zgjua.
2.Zviglimi i rezervave te ushqimore ne minimum.
3.Perdorimi i antibiotikeve

Ndrushimi i mikroklimes ne pjelle dhe zgjua eshte rrezultat i drushimit te teperatures dhe lagshties qe shkaktohet nga zgjerimi i panevojshem ikapacitetit te zgjoit dhe vrimes ne dere.
Rritja e lagshties ne zgjua shkaktohet nga,

Vendosja e bletores afer siperfaqeve te mdha te ujit siq jane liqenet apo vendet e tjera me lageshti.
De pertimi i ujit atmosferik ne zgjua.
Vendosja e folies plastike mbi korniza si dhe,
Te ushqyerit e familjes me sherbet sheqeri te t,holluar 2:1 (dy litra uje me ni kilogram sheqr), apo bartjes se nektarit me sasi te madhe te ujit.
Zvoglimi i rezervave te mjaltit, nene piken e minimumit ka efekte te dyfishte . Mjalti luan rol termorregullusdhe se dyti familja me sasi te vogla mjalti, larvave ju jep sasi te vogla ushqimit,i cili eshte edhe jo kualitativ . Ne organizmin e larvave te tilla vjen deri te ndryshimi i mikroflores, gje qe nuk pengon zhvillimin e kepurdhave.
Perdorimi i antibiotikve i shkatrron bakterjet e dobishme ne trupin e larvave, ndrsa nuk pengon zhvillimin e kepurdhave, te cilat zhvillohen me te madhe, gje qe shkaktojn mbytjen e larvave.
Askosferoza lajmrohet shume shpejte, pas paraqitjes se kushteve per zhvillimte kerpurdhave. Keshtu qe larvate e gelqerosura munde te vrehen ne qelizate ehojeve, ne dysheme dhe para deres se zgjoit.

SANIMI I SMUJES
Sanimi behet duke menjanuar shkaktare e paraqitjes se smundjes. Pastaj familja e smure duhet te ushqehet me sherbet sheqeri , ne proporcion2:1 (dy kg shiqer, nje litr uje), ne sasi prej gjysme litre cdo nate, ne kohezgjatje prej 10 diteve.
Askosferoza nuk eshte smundje infektuse dhe nuk mbyte familjet por familja e smure e bleteve stagnon ne zhvillimin e saj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty02.01.12 20:18

Pershendetje te nderuar anetarë të forumit ;

Ja pra kjo është ajo ana pozitive qe po kerkohet qe rreth nje problemi te debatohet dhe te vihet deri te zgjidhja e problemit rreth semundjes ne fjale . Une pershendes kolegun Pashun Memisha e pergezoj per punen e tij , per rrefimin e tij rrethe viteve 1987-88 dhe pajtohem plotesishte me ate se faktoret qe sherbejmne per krijimin e kushteve për shumimin e miceleve jane :Erresira brenda kosheres ,Pitet e erreta dhe Kolonit (shoqerit)e dobeta.
Por nuk pajtohem me faktin se nuk ka nevoje per mjekim semundja ne fjale .
Bletari duhet qe ta parandadloj kete semundje ne parkun e bleteve (per parandalim kemi folur më larte).Por edhe kure sulmon(aktiviizohet) kjo semundje duhet qe te ndermarim hapa konkret qe ta sheron kolonin (shoqerin )e atakuar nga kjo semundje (edhe per kete kemi folur ma larte).
Edhe kolegun Gafurrarif e pergezoj per komentet e librit te pro.Kukleci dhe se pajtohem me faktin se paraqitja e semundjes është e kushtezuar nga veprimi i faktoreve si:ndryshimi i mikroklimes ne shtratin e pjelles ne zgjua .Spajtohem me faktin se faktor eshte edhe zvoglimi i rezervave te ushqimit ne minimum .Dhe nuk papajtohem se semundjen ne fjale e shkaktojne edhe perdorimi i antibiotikeve .
Kolege te nderuar sa i perkete kesaje semundje ne bletaret e trojeve shqipetare duhet qe ta pranojme faktin se , duhet shfrytezuar bota e internetit dhe te punojme , mendojme dhe veprojme ashtu si veprojne me kete semundje miqet tane nga Europa dhe Bota ne pergjithesi .Nuk po synoj qe ta lendoj asekend . sukses te gjitheve.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty03.01.12 13:20

Ti Avni ndoshta smundesh me u pajtu me disa fakte qe jan than ne ket pergjigjje , ne qoftse ti ke ba ni studim per ket smundje kurse un dhe me siguri edhe shumica e bletarve e perkrahim ni tregim te studjar si per shebull nga prf. KUkleci e shum studjus te tjer , e neqoftse edhe ti naj argumenton ne formen e studjuar ateher edhe ty te perkrahim .
Kurse une e bera ni sqarim rrethe ksaj smundje me ni qellim ma te mire per ni spjegim ma te kjarte qe eshte be nga prf. Kukleci per bletaret qe nuk kan pervoj .

Ne funde ju pershendes te gjithve dhe ju deshiroj suksese ne bletari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty03.01.12 18:12

Jo une zoteri Gafurrarif nuk e kame studiuar këtë sëmundje por kame lexuar shum artikuj për këtë sëmundje , sepse fatmiresisht i lexoj disa gjuhe te huaja .Mirpo ajo qka une e theme sinqerisht, disa here jame ballafaqur me këtë semundje në bletoren time , dhe se ç'do her e kame parandaluar shum shpejt dhe me sukses të plote . Kame shum respekt per ju ne veqanti dhe per te gjith anetaret e forumit ne pergjithesi. sukses . lumi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty04.01.12 18:13

Suksese Avni Selmanaj


Te pershendes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty04.01.12 18:26


PO Avni a dote na tregojsh neve bletarve te ri naj Metode se si Bletohet me BLete
bilem naj metod te thjeshte, apo se si i kqyr veres mosi paske pervoj .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty04.01.12 19:49

Te nderuar kolege!
eshte me mjaft interes qe te zhvillohet bashkebisedim qofte edhe me i kualifikuar pasi na sherbejne shkembimet e pikpamjeve per rritjen e nivelit te te kuptuarit dhe te vepruarit.
Duke ju referuar shkrimit te z Gafurrarifi se" Askosferoza nuk eshte smundje infektuse" une nuk e di se ku e mbeshtet pasi dihet mjaft mire qe eshte semundje tipike klasike infektive pasi dihet shkaktari dhe se si mund te trensmetohet tek nje koloni tjeter ,pra ploteson dy kushtet per tu kualifikuar si semundje infektive
Se dyti permenden faktoret si lageshtia ,temperatura ,ushqimi si shkaqe kryesore
etj e tjera te cituar nga koleget
Te gjitha semundjet infektive dhe parazitare kane ciklet e tyre per te mbijetuar pra ne konkurence me gjallesat (interesi i tyre eshte qe ato te jene te afta tu bejne balle ndryshimeve qe peson gjallesa ne dem te tyre pra rritja e rezistences se bleteve nepermjet ndryshimeve gjenetike per te perballuar me sukse semundjen te njejten gje ben dhe askosfera vete ,pra ne njerin krah bleta rrit rezistencen e saj dhe ka fituar luften ndaj askosferozes e cila vazhdon per nje cikel kohor disavjecar derisa askosferoza te gjeje mekanizma kundra rezizstences qe ka krijuar bleta ,kur ky moment arrin infeksioni eshte i fuqishem duke prekur masivisht bletet edh kjo vazhdon per nje cikel kohor disavjecar derisa bleta perseri arrin te ekuilibroje rezistencen e saj
Ky eshte ekuilibri natyror>Te me falni pasi bera pak teori por dua te dal ne diskutimet e mesiperme
Duhet ritheksuar se askosferoza do ta shoqeroje bleten here ne dukje dhe here jo por ajo do te jete gjithnje per shkak te natyres INFEKTIVE te saj
Kur ne nje bletore kemi shenja te dukshme te semundjes duhet te pranojme se ate e kemi dhe ne blete te tjera por fale sistemit te tyre imunitar te perfituar nga vetite gjenetike te mbretereshave ajo nuk shfaqet por lufta ndaj te dy paleve eshte e fituar nga perfitimi i rezistences qe kane keto zgjoje
Per kujtese ne disa raste ju vini re se ne kornizat qe jane gati te vulosura nga pjelljet ka qeliza bosh te crregullta pa pjellje ,me siguri dhe aty mbreteresha ka leshuar veze por cfare ka ndodhur me to,njera nga shkaqet eshte dhe askosferoza por ne keto kolonoi te forta nuk i bie radha micelit qe te arrije larva te behet si shkumes(gelqerore)pasi eshte pastruar dhe ne nuk mund te dallojme asnjehere kete megjithse askosferoza eshte e pranishme.Nje sy i vemendshem do te shikoje rralle gelqerizim te vetmuar ne dysheme apo ne hyrje te zgjoit dhe kur ne asnje zgjua ne nuk shohim infeksion te dukshem
Ne lidhje me faktoret qe u cituan nga koleget ato nuk jane primare por sekondare pra favorizojne infeksionin>Po marr nje shembull ne Gjirokaster temperatura nen hije arrin deri ne 40 grade ,askosferoza eshte e shfaqur fuqishem,lageshtia ajrore ne keto temperatura eshte shume poshte normales.
Si te gjitha infeksionet edhe askosferoza merr perhapje te gjere ne kolonite me te dobta dhe me pak rezistente me hoje te vjeteruara, shkaqet dytesore i krijojne edhe nje plus askosferozes per tu zhvilluar
Si edhe gripi tek njerezit disa i prek disa jo,Nder ata qe preken disa e kalojne lehte disa veshtiresohen shume
Me bleten nje bleterrites duke njohur kete mekanizem duhet qe mbretereshat te krijohen nga kolonite e forta qe kane me shume gjasa qe te jene me rezistente nga kjo semundje
Sigurisht qe nuk ka garanci per te gjitha mbretereshat e prodhuara pasi sejcila ka vecansite e veta dhe ndaj rezistences se specifikuar per kete rast
Une privatisht e perjashtoj mjekimin pasi me lehte eshte te parandalosh se sa te harxhosh kohe dhe finance per mjekimin e kesaj semundje ,fale faktit se dhe shkencerisht nuk ka mjekim specik per te ,mjekimi vetem sa zbut pasojat .
Edhe ne rastin e nderrimit te mbretereshave infeksioni mund te vazhdoje ,kjo duhet shoqeruar detyrimisht me eleminimin e piteve (hojeve ) te vjetra si dhe nderrimin e zgjoit ose dezinfektimin e tij
VO ne Hojet e vjetra miceli ngecet ne kemishimet qe lene bletet e porsa dala dhe bletet nuk mundet qe te eleminojne te gjitha sporet prej qelizes
Nga ana ekonomike nje blete me askosferoze nuk i pergjigjet nivelit te shpenzimeve per te perfituar mjalte ,pra te dale me fitim
Per nje zgjua te tille duhet te merren masat e mesiperme qe kjo koloni te jete e gatshme per vitin pasardhes pasi per vitin qe infeksioni eshte prezent zor se eshte rentabile edhe po qe se mjekohet vec shtojme shpenzimet
Ku ka me mire se sa te eleminohet nje vater infeksioni per te mbrojtur dhe kolonite e tjera
-vetem ky shkak te ben qe te veprohet sic e shpjegova dhe heren e kaluar
Pra nuk duhet mbajtur asnje vater "zjarri" ne bletore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty04.01.12 21:23

Po zoteri Gafurrarif do te shkruaj se si une i pergadis bletet për kullosa kryesore Barbrem dhe Geshtenje me LR koshere .Me date 08.01.12 do ta kesh nje artikull lidhur me pyetjen . sukses . lumi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty05.01.12 19:12

Te falenderoj Avni per pergjegjjen e fundit dhe mbes me shpres qe nuk dote harroni per me e kthy pergjegjjen se tek e fundit nuk eshte interesante per mu por per bletar te ri dhe te pa pervoj, se na a jemi ketu ne forum qe tju ndihmojm njerit tjtrit me dijen qe e posedojm sidomos Bletarve te Ri .

Me te mira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
gafurrarifi
Anëtarë i vjetër
Anëtarë i vjetër



Zgjua (koshere) : LR

Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty05.01.12 19:24


MIre dite zotri Pashun se pari te falenderoj per kontributin qe je duke e dhene ne kete forum me dijen dhe pervojen tuaj ndaj bletaris , une nuk kam pergjegje perveq asaj qe e kam shkru me heret por kisha dashte pa idhnim ta lexoni ngadal dhe ta studjoni mir ate artikull qe eshte i shkrun se krejt qka ke lyp per tu pergjegjur eshte aty.
Edhe niher studjoe mir artikullin se qka kam shkru . Ne artikullin e fundit qka kam shkru per ASKOSFEROZEN.

Te pershendes dhe me te mira.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty06.01.12 10:50

Nga nje studim i bere nga universiteti i Liezhit ne belgjike per kete semundje del si konkluzion qe eshte me lehte ta prandalosh kete semundje sa sa ta luftosh.

Nje koncluzojn tjeter eshte qe kosheret e hapura poshte dhe qe rrine hapur dhe gjate dimrit
Preken nga kjo semundje 39.5% me pak se kosheret me fund te mbyllur ku ventilimi eshte me i veshtire te behet.

Nje konkluzjon teper interesant eshte se kosheret, rezervat dimerore te te cilave jane gati 70% sherbet ( pra sherbeti qe u japim ne bletaret per te plotesuar rezervat e dimrit) dhe pjesa tjeter mjalt, preken gati 42% me pak se kosheret kur rezervat e dimrit jane kryesisht mjalt te cilin bletet e kane mbledhur.

Dhe konkluzjoni kryesor eshte qe nese kolonite e bleteve jane te fuqishme dhe mbulojne teresisht hapsiren ( volumin) e kosheres, preken gati 48.6 % me pak se kosheret ku bletet nuk i mbulojne teresisht volumin e kosheres.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Askosferoza Empty
MesazhTitulli: Re: Askosferoza   Askosferoza Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Askosferoza
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Sëmundjet dhe armiqtë e bletëve. Mbrojtja, shërimi; preparate, ilaçe... :: Sëmundjet e larvave: :: Askosferoza-
Kërce tek: