B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Koha qe nevoitet per tu marre me blete?

Shko poshtë 
+4
nezir nitaj
skuqi g
Artan
Ilir H.
8 posters
AutoriMesazh
Ilir H.
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri
Ilir H.


Zgjua (koshere) : 0

Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty21.05.13 15:53

Nuk e di nëse po e hapi këtë teme ne vendin e duhur. Mirëpo, ky mu duk vendi me i përshtatshëm.
Për momentin nuk e kam asnjë koshere me blete edhe pse lexoj shume rreth bletëve dhe gjithnjë planifikoj qe një dite te filloj te merrem me to.
Pasi qe orarin e punës e kam mjafte te gjate, me mbi 12 ore, disi kam hezitime se a do me mjaftoj koha e shkurtër qe kam ne dispozicion për tu kujdesur për bletët.Vendin e kam mjafte te përshtatshëm afërsisht 5 minuta ne këmbë nga shtëpia ku banoj dhe gjate vikendit nuk punoj.
Nëse dikush nga ju mund te ndaj përvojën personale se sa kohe po ju merr angazhimi me bletët, cila është periudha me e ngarkuar gjate vitit etj do tu isha shume mirënjohjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Re: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty21.05.13 23:43

Miredita Ilir.

Gjithshka varet se sa koshere do te mbash.. Nese mendon te mbash deri ne 10 koshere.... 4 deri ne 5 ore ne jave ( fundjave ) mjaftojne... ( flasim per perjudhen e veres).. Natyrisht do te kete dite kur do harxhosh 2 ore dhe do te kete dite te tjera kur do te punosh per bletet deri dhe 8 ore..

Gjithmone nese ke 10 koshere.. Tani llogarite beji vete...

Mendimi im eshte ta fillosh me 3 koshere dhe shiko e bej me mbrapa , ne varesi te kohes qe ke ne dispozicjon.

Ja kalofsh mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
skuqi g
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : DADANT-BLATT

Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Re: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty02.01.14 23:30

Pershendetje pjesemarresve. Nje njeri qe don te punoje me bletet vetem ne fund jave te shtunen + te dielen mund te mbaje dhe te kujdeset shume mire deri ne  50 familje blete ndersa nje profesionist me kohe te plote duhet te kete te pakten 200 - 300 familje blete dhe pa ndihme ne fuqi punetore faleminderit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Re: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty03.01.14 14:33

Nje pyetje per skuqi g - si ta pengojme roitjen te 300 familje bletesh ?
Pershendetje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
skuqi g
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : DADANT-BLATT

Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Re: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty04.01.14 20:46

Pershendes te gjithe anetaret dhe i uroj nje vit te mbare.
Problemi i rojtjes ose ndarjes se bletes eshte nje nga problemet me te veshtira per disa bleterrites dhe eshte nje teme e gjate per tu trajtuar sepse jane shume faktore qe kur mblidhen ne te njejten kohe se bashku çojne ne ndarjen e bletes qe eshte dhe instikt natyror i saj, dijme shume mire se bleta nga fundi i marsit deri nga mesi i qershorit hyn ne "ethe ndarje" qe e ka te trasheguar nga natyra.
Duke njohur keta faktore (?) dhe kohen qe ndodhin  kerkojme ti minimizojme keta faktore te gjithe se bashku per te pasur sukses d.m th ndarje sa me te paketa. sepse eshte nje thenie "lamtumire roit lamtumire mjalte" per ate vit.
Une kur trajtoj nje problem dua ti jap pergjigje te gjithe ngjyrave qe kujdesen per bleten dhe ne sitin (vendin) e duhur ndersa per ju pergjigja eshte e lehte sepse si e ndalon roitjen per nje blete ndaloje dhe per te tjerat.
Ketu ne Itali ku ndodhem ata qe kane deri 50 familje jane amatore dhe pjesa me e madhe e profesionisteve kane nga 500 deri ne 2000 familje blete dhe ne Amerike keta profesioniste me keta shifra jane amatore (hobbista).
Ne kapitalizem asnje nuk merr fuqi punetore per te nderruar parate.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Re: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty05.01.14 12:56

Pershendetje
 Besoj qe te  gjith shkruajme sipas pervojes qe kemi. Kushtet klimatike  dhe vendi qe i mbajme bletet mund te jene te ndryshme e edhe pervojat dhe menyra e punes sigurisht qe dallojne .

   Shtimi , rritja e numrit te bleteve kerkon me shum pune dhe si ne qdo veprimtari tjeter edhe me shume punetor. Punet duhet te behen me ndryshe , nuk mund te kemi te njejten qasje ,perkujdeseje sikur kemi bere per 1 apo 10 shoqeri  po ashtu te vazzhdohet  edhe me 200 apo 300 shoqeri .
    Un u nisa nga nje vit qe karakterizohet me shkalle te larte te roitjes  qe shpesh here kerkon nderhyrje te shpejt per ta mbajtur nen kontroll dhe  nese un punoj i vetem atehere perderisa i kontrolloj 150 apo 200 shoqeri  per 150 apo100 te tjerat do te jete shum vone .
 Shkalla e roitjes nuk eshte e njejte ,ajo  dallon nga viti ne vit edhe pse  ne gjithmone kujdesemi qe ti zvoglojme faktoret qe shkaktojne roitjen prap se prap roitja egziston dhe mbetet si nje problem qe na percjell vazhdimisht .
   Un do te kisha caktuar nje kufi prej 150 shoqeri nese punohet i vetem , edhe pse ketu ka shum faktore te tjere qe nuk po i llogaris , si shtegtimi , numri i kullosave qe kemi ne dispozicjon si dhe afersija e kullosave nga njera ne tjetren qe ne vende te caktuara mjalti duhet te vilet urgjentisht ne menyre qe te zihet kullosa tjeter , pastaj mjetet dhe infrastruktura e punes qe kane rol shum te madh etj etj .
  skuqi g .me vjene mire qe kemi nje kolege qe mirret me bletari ne Itali por nuk pash qe je prezentu dikund ne forum.
Faleminderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Re: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty05.01.14 20:50

pershendetje te nderuar ne ket tem ku diskutojm per numrin e shoqrive per te cilat nji person mund te perkujdeset qoft amator hobist apo profesionist une mendoj paksa ndryshe sepse amatori ben pun amatore, hobisti hobiste a prfesonisti pun profesionale qe le te kuptohet duhet ti kaloj tri etapat kryesore:1 pregaditjen per dimrim,2 zhvillimin intenziv te shoqrive pranveror per kulloten kryesore,3 shfrytzimin kullotave potenciale dhe vjelja e produktev bletare;POLEN MJALT PROPOLIS AMA ROJE dyll etj. te gjith keto etapa kerkojn pun dhe perkushtim qe ti realizojm ne koh te duhur pa vonesa ne menyr profesionale, a punet tjera paketimi i produkteve,shitja dezinfektimi i kosherve,rregullimimi kornizave vendosja e telit e petave dhe shum pun tjera qe si kam cek a dihen mendoj se kerkojn angazhim te pa perballushem per nji person ta marrim se kemi 200 shoqri qdo vit bej ndrrimin e dyllit ne 1/3 kosheres ku i bie 10 kornizax 200=2000 korniza duht ta jekim dyllin te vendosim peta,ta zem se i marrim2000 korniza me mjalt te nxirren nga shoqrit te centrifugohe ku jan te barabarta me 5000 kg mjalt te kthehen te njetat ne shoqri te pastrohe prap te largohen nga shoqria te formohen min 200 roje te rej 200 ama e shum gjera tjera un mendoj se duhet fuqi puntore te pakte nji profesinist dhe dy puntor per ta menagjuar nji bletore me 200 shoqri ne menyr profesionale dhe profitabile. Per mendimin tim ne menyr adekuat nji person do te mun te menagjonte ne menyr te sukseshme 60 shoqri me angazhim te vazhdueshem. per ju skuqi kam pytje te na tregon menyren se si arrin ne itali nji person te menagjoj 200-300 shoqri prodhimin vjetor te parkut ne fjal produktet e perfituara nga ajo bletore sa kullota shfrytzojn gjat sezonit thjesht prevojen italjane ne ket lemi sepse nga informata qe kam naga kryetari i shoqatave te mediteranit zotri lamberto i cili me ndimen e UNDIPI ka qen ne komunen ton ne ligjerat nji javore italia nuk ze ndonj vend te posaqem ne europ sa i perket bletaris ku si prodhim ne nivel vendi mesatarja per koshere sillet 10 kg ku qmimi me shumic sillet 5 euro a me pakic nga 8-12 euro mavrsisht nga lloji i mjaltit mu me habiti kjo informat dhe i u drejtova se ju italjanet per ti ikur tatimit e tregoni ket rendiment te vogel ai mu pertgjigj se jo ashtu eshte se ka bletar qe marrin rendiment edhe 40 kg por mesatarja eshte kjo po tjet keshtu sigurisht se skemi te bejm me profesinalizem ju pershendes ky ishte mendim im ndoshta jam lodhur aq mundem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
skuqi g
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : DADANT-BLATT

Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Re: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty06.01.14 20:08

Pershendetje te gjitheve.
Per te mbijetuar nuk mund te mbash me pak se 200 familje kjo eshte realitet.
Ketu perdorin zgjoin Dadant-Blatt me fund rrjete antivarroa qe eshte me i mire per prodhimin e mjaltit ndersa Langstronnth eshte me e mire per te shtuar numrin e familjeve te bleteve. Per te mbajtur nen kontoll roitjen mjafton ti kontrollosh familjet nje here ne jave pra nje postacion bleterritje ka 40-50 koshere dhe nje bleterrites e kontrollon mbrenda dites dhe i ben dhe sherbimet e tjera te saj pra 7(dite) x 40(koshere) =280 koshere ne jave.
Kornizat nderrohen nje here ne 5(pese) vjet dhe jo çdo 3 vjet dhe keto nuk nderrohen te gjithe njeheresh por 2 korniza per koshere çdo vit . Bleta per te bere 1 kg dyell konsumon 10 kg mjalte.
Ndersa kornizat e katit te dyte, trete ... mund te shkojne sa te duash mjafton te perdoresh rrjeten penguse te mbretneshes qe te perdoren vetem per ti marre mjaltin n.q.s kornizat nuk kane patur gjenerate dhe polen ruhen dhe me lehte nga tenja .
Tani nuk mund te shkosh ne pranvere me te gjithe familjet qe kane hyre ne ethe roitie sepse nuk ja del dot, per kete do te punosh gjate vitin dhe jo ne pranvere. Eshte nje thenie "lamtumire roi lamtumire mjalte per ate vit" por edhe kur bleta hyn ne ethe roitje dhe ti e pengon nuk e jep rezultatin qe do te jepte n.q.s nuk dote hynte ne ethe roitje.
Mbretenesha eshte mbreti i zgjoit per çdo rezultat pozitiv apo negativ te zhvillimit te familjes si rrjedhoje dhe i prodhimit ia dedikojme mbreteneshes pra duhet te seleksionojme mbreteneshat e mira.
Nga pervoja mos futni mbretenesha nga jashte vendit qe te kryqezohet rraca por punoni  me rracen vendase se ajo eshte me e mira ka mbijetu per mijera vite ne ato troje.
Kur kalon nje numer familje bletesh nuk mjafton sigurimi i mbreteneshave vetem ne rruge primitive por duhet te beni mbretenesha me nderhyjen tuaj duke i seleksionuar mbreteneshat me cilesi sa me te mira ose ti bleni.
Ju rakomandoj te lexoni,te organizoni seminare me profesioniste, te ndiqni kurse dhe asnjehere mos u kenaqeni me ate qe keni arrit me mesuar por kerkoni me shume sepse bleta eshte nje insekt qe i toleron shume mire dhe gabimet tona faleminderit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Re: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty07.01.14 19:42

Pershendetje skqi g:Une mendoj se edhe me 50 famile blete po ju bere sherbim mir nji familje mesatare mund te mbijetoj nga to e di edhe at se sa ma shum familje te kemi do te kemi te ardhura me te mira por duhet te punojm me to profesionalisht. Une mendoj pa marr parasysh tipin e zgjojit DB apo LR rrezultatet ne perfitimin e mjaltit jan te njeta jo se kam ber ndonji studim mirpo nga te gjith autoret qe kam pas rast ti lexoj apo ne ligjerata ti degjoj nuk kan preferuar njerin kundrejt tjetrit sa i perket mjaltit, a sa i perket shtrirjes ne bot dihet se dominon Lr me mbi 70% ku disa autor e shpjegojn me punimin e zgjoit me let me elemente te nji format punimin ne bletore me kat e jo me korniz.Sipas jush mund ti mbani 280 shoqri ku i kontrollon nga 40-50 shqri ne dit x 7 dit matematika ok ne leter mirpo ne teren eshte diq tjeter: ktu kemi te bejm 7 bletore te shperndara jo me nji vend po ju qitem pogaq per stimulim ok do te arrijm brenda javes, mirpo po ju qitem sherbet ju bjer nji her ne 7 dit nuk eshte ne rregull, po ju bem stimulimin e brendshem prap ne 7 dit nuk ka efekt , kalojm te roitja i kontrollojm 1 her ne 7 dit oke po ra dy dit shi dhe nji dit ne jav pushim na ngelin 4 dit pune ne jav u prish ket puna, dalim te pregaditja per kullot ta zem akaqe ne ni zon te caktuar ajo lulzon si do ti pregaditi te gjith shoqrit per kullot shtat dit mbrapa ateher dihet se kalon gjysma e kullotes.Te ndrrimi i kornizav thuan n ji her ne 5 vjet po ju perkujtoj se per 5 vite do te dalin se paku 35 gjenerata me larva qe i bije 7 gjenerata ne vit te gith autoret referojn qe te mos kalojn me teper se 15-20 gjenerat te dal nga kornizat qe i bije afersisht 3 vite qendrimi ne koshere a kornizat e mjaltit mund te perdoren 5 vite,vertet 1 kg dyll eshte e barabart me 10 kg mjalt per tu perfituar mirpo kur kemi te bejm me shendetin e shoqris se bletes dhe produkteve te saj ja vlen te ndrrohet sepse hoja eshte mushkurija e shoqris, une preferoj qe edhe me hert ta ndrroj se 3 vite sepse ja vlen..............JU pershendet ziko te gjthve bletaret e forumit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
bajgora3



Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Re: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty09.01.14 20:46

Pershendetje,
eshte fat dhe kenaqesi e madhe qe miremi me bletari, gjuha jone e komunikimit duhet te jete me e bute dhe me mirekuptim, eshte mire qe i shkembejme mendimet tona nga pervoja qe e kemi, dikush me shume e dikush me pak por kryesorja qe te komunikojme dhe sigurisht qe ka bletare qe ndoshta nuk kane pasur sukses me ndonje shoqeri keshtu qe mund te provoje diqka tjeter qe komunikohet ne forum.
Une pata fat qe ne fund te muajit tetor te vizitoj nji ligjerate nga nji bletare qe i ka 250 shoqeri, eshte doktore e biologjise dhe miret vetem me bletari, paralelisht ( vjeshte,dimer) organizon ligjerata dhe shkollime ne lidhje me bletarine, shoqerite ajo i kontrollon vete dhe nuk i ka vetem ne nji vend.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ziko zikoi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : L R me gjysem kate

Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Re: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty09.01.14 22:19

pershendetje bajgora te lutem na trego si i menagjon ajo ligjerusja juaj 250 koshere po me interesn dhe a ka puntor ndims kemi nevoj qe ta shtjellojm ke tem e jo te thuhet kuturu se vet i kontrollon shoqrit se ketu behet fjal te gjitha punet qe i takojn mbrenda viti nji parku me me shum se 200 shoqri apo me mir te themi nji person sa shoqri mund ti punoj i vetem. paksa frazat e suksesit dhe te deshtimit ne shoqri nuk barten ne forum por une mendoj ndryshe po deshe te shpjegoj edhe ket tem .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avdullahmula
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Re: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty10.01.14 0:17

Pershendetje tegjidhve Desha te inkuadrohem ne ket tem dhe ta jap memdimin tim edhe pse pytja ishte per bajgoren .Behet fjal per menagjimin e 200-300shoqri bletesh nga nji bletar i vetum. Nji bletar mund ti ken 200 shoqri por jo ti mbikqyr me sukses si i duhet bletes gjat ter vitit asht mund i madh i pa prballushem. po te bie fjala per 50-80 shoqri ateher nji bletar mundet per bukuri dhe me redimente te larta. pershendetje gjidhve
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bajgora3
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
bajgora3



Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Re: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty10.01.14 18:16

Pershendetje,
Zonja e lartpermendur i menaxhon 250 shoqeri produktive qe i ka per mjalte dhe shtimin e shoqerive, paralelisht gjdo vit i formon se paku 200 shoqeri te reja qe i duhen per pranvere, i menaxhon personalisht, sigurisht kur e ka ndonji ligjerate ne parkun e bleteve ndoshta ate dite ka pak ndihme por kryesisht punen e ben ajo. Per kontrollimin e nji shoqerie ne pranvere i duhet 1 minute, e kontrollon per amzore dhe ka sukses 95%, vetem 5% te shoqerive kane leshuar(roit).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fitimthaqisibovc
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : L R

Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Re: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty27.06.14 23:07

Pershendetje nga fitim thaqi pengimi im ka qen qe dy vite I sukseshu shtimi I kateve me koh te duhur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty
MesazhTitulli: Re: Koha qe nevoitet per tu marre me blete?   Koha qe nevoitet per tu marre me blete? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Koha qe nevoitet per tu marre me blete?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kullota momentale per blete
» Pyetje lidhur me Literatun per Bletë
» pse disa blete rrin ne mramje jashte dere
» Koha dhe bleta
» ndihma per fillimin e bletarise dhe koha per tu marr?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Të ndryshme :: Bletorja-
Kërce tek: