B L E T A R I A
M i r ë s e e r dh ë t


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumiForumi  CalendarCalendar  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista e AnëtarëveLista e Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  Identifikohu  
Share | 
 

 Çmimi per nje koshere?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Diotima
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Çmimi per nje koshere?   14.08.11 0:17


Jam e interesuar te di sesa kushton nje koshere blete ne Maqedoni, Kosove apo Shqiperi?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ilmi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere): L R

MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   16.08.11 10:54

Ne Kosove nje zgjua blet kushton 50 100 120 euro varet nga shoqeria sa me fort me shtrenjt ..ne maqeni nuk kam njohuri sa esht ,kete e konkludoj se ashtu i kam bler vet un.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   16.08.11 11:38

E di q enuk ju intereson por thjesht per kurjozitet.

Per bletet e lloit bukfast:

Ketu ne hollande kushton 10 euro per kornize te mbuluar me blete dhe kur kolonia ka jo me pak se 60% te kornizave me larva dhe veze, plus 10 deri ne 15 euro me teper kur mbreteresha eshte e vitit te pare dhe e gjenerates se pare F1.
Pra me konkretisht nje koshere me 10 konriza me blete, me jo me pak se 6 korniza me larva dhe veze dhe me nje mbretereshe nje vjecare dhe e gjenerates se pare (F1) kushton afro 110-115 euro
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Diotima
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   16.08.11 23:15


Po ne Maqedoni?

Sic shoh, pak a shume po ato cmime qe jane edhe ne Shqiperi.

Falemnderit per informacionin, Ilmi dhe Artan. Cool
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fati
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   23.08.11 11:04

o ne kosov sa te kish pare blen bleten.haha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator


Zgjua (koshere): V, DB, FA

MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   25.08.11 17:27

Diotima shkruajti:

Po ne Maqedoni?

Sic shoh, pak a shume po ato cmime qe jane edhe ne Shqiperi.

Falemnderit per informacionin, Ilmi dhe Artan. Cool



Tungjatjeta Diotima.

Ne Maqedoni cmimi per nje koshere bletesh ndryshon. Se pari varet nga lloji apo modeli i kosheres.

Tek ne si zakonisht bletet shiten me korniza. Nje kornize LR me blete kushton rreth 5 euro. Ajo DB 6 apo 7 euro.

Ndersa nje koshere e plote rreth 100 euro, por mund te gjesh edhe nga 60 euro Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://bletaria.forumotion.net
Diotima
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   25.08.11 22:29


Pershendetje Valon!

Shume falemnderit per pergjigjet.
Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   10.10.11 20:30

Cmimet e zgjoit apo kosheres se bleteve ne Gjirokaster,Tepelene,Permet e Sarande jane ne vartesi te gjendjes se kolonise si dhe te stines kur tregetohen ,cmimi varion nga 100 deri 150 dollare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   10.10.11 21:13

Per Pashunin.

Miredita Pashun.

C'fare lloi bletesh keni ne gjirokaster (ne jug te shqiperise) ?
Mendoj qe vitin tjeter te sjell ne hollande disa mbreteresha nga shqiperia.
Ketu ne hollande eshte shum problem varferia gjenetike.
Duke mare gjithmone mbreteresha nga kolonite me te "mira" te cilat jane relativisht te vogla ne numer , kane perfunduar ne varferimin gjenetik te kolonive. Pra gati 75% e kolonive ne hollande rrjedhin nga afro 20-30 koloni bletesh gje qe po rezulton te jete katastrofike.

Tani bletaret ketu po marrin mbreteresha nga turqia, kurdistani ka dhe nga ata qe kane shkuar deri ne siberi per te marre mbreteresha me spekter te ndryshem genesh.

Une mendoj qe vitin tjeter te vij ne shqiperi dhe te ble 5-6 mbreteresha te mira por nga ndonje bletar qe nuk i ka "perzjere" bletet me rraca evropjane.
Muindesisht bletare ne zona te thella qe kane koloni (edhe kolni bastarde qofshin) por qe kane vite qe nuk i kane shartuar me raca europiane. ( carnika, Buckfast, italiane etj).

Nuk e di nese ka akoma bletare te tille ne shqiperi qe kane rraca te vjetra bletesh.
C'do ide apo sygjerim per kete subjet eshte me se i mirepritur.

Me respekt.
Artan
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Diotima
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   15.10.11 23:52


Falemnderit Z. Memisha. Kam ne plan te blej disa koshere ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fitimthaqi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   17.12.11 20:57

te ne ne kosov kemi blet te mira edhe shum te mira edhe te shtira edhe te urta
un ekam dergue nje rac nenorvegji te nji shok i imi edhe esht nda i knaqur me shoqri te fort
dhe raca eshte emire puntore edhe ma pak prirje per roitje vetum puntore e fort

edhe kush osht i interesuar per blet vetum urdhnoni sa ma heret e bojmi marrveshjen edhe si doni ja bojmi
ju pershendet fitim thaqi ngafshati sibovc i obiliqit nr tel 049796 144 ose 044 261 574
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere): LR

MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   01.01.12 18:19

Pershendetje te nderuar .
Tek ne ne Deçan bletet shiten me korniza. Nje kornize LR me blete kushton deri ne dhjetediteshin e fundit te muajt mars 10 euro Nga dhjetediteshi i pare i muajt pril nje kronize kushton 12 euro . Kuptohet kornizat duhet te jene te mbuluar me blete dhe kur kolonia ka jo me pak se 50-55% te kornizave me larva dhe veze.
Gate muajt Maj Qershor Shemat shiten 35-50 euro.

Mose te harrojme se ndokushe edhe i dhuron kolegeve ndonje koshere .klm



Mbrapsht në krye Shko poshtë
fati
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   23.04.12 0:02

Diotima nga je ti edhe nese je i interesuar te blesh blet te mira mund te ndihmoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
selmani
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri


Zgjua (koshere): 1

MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   03.06.12 22:03

pershendetje nga naseri une jam nga shtimja ,dhe kam nje blet por dy familje me kan dek xhat keti dimri ,po tani desha te blej nje apo me shum familje ,por desha te di sakushtojn nje familje bletesh ,po pa sanak dhe te reja qe i dani veten qmimin nese keni mundesi ,tung klm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   04.06.12 21:28

Z Artan
Te me falni ,nuk jam i treguar i vemendshem ne kete rubrike ne lidhje me lerkesat per mbreteresha apo per te sqaruar ne se tek ne ka apo jo perzierje te racave TE BLETEVE
Ne rajonon e Gjirokastres e me gjere mbareshtohet gjeresisht ne menyre natyrale >Me racat e bleteve ne Shqiperi nuk eshte punuar jo se nuk ka patur mundsi teknike apo shkencore por se specilastet e kane vleresuar bleten autoktone per pershateshmeri me te mira ne krahasim me te tjerat .Eshte provuar heret bleta kaukaziane ,italiane nga instituti qe merrej me bleten dhe me krimbin e mendafshit por pa rezultat te mire ne krahasim me bleten vendase
Sot ne Greqi ka nje zhvillim te madh dhe treg prodhimi i mbretereshave si per tregun vendas dhe ate te huaj,por nje nga specialistet me te mire me te cilin kam komunikuar me ka keshilluar qe patjeter te ruajme bleten tradicionale per te patur mundesite me te medha per mos degjenerimin e tyre
Dy miq te mi kane marre disa hibride dhe nje linje te prodhuar ne Greqi te cilat i kam ndjekur dhe vete,me thene te verteten nuk jane shume te kenaqur ose nuk ka patur ndryshime te dukshme ,nje nga aspektet qe une kam pare eshte butesia e tyre ne krahasim me bleten vendase(eshte me agresive),krijojne me shume koloni por nuk se kane prodhim me te madh dhe nuk mund te mbash per pasardhese per mbretersha pasi degjenerojne shpejt
Shoqata e bleterritesve ne Gjirokaster nuk e ka pritur mire futjen e rracave te reja duke ruajtur fort bleten vendase.Me bleten vendase ne gjithe Shqiperine nuk eshte nderhyre per arsyen qe thashe me siper ,gjenetikisht ka rrezik qe mund te krijohen linja gati te pafundme me bletet tona duke filluar nga veriu i Shqiprise dhe deri ne jug them pa asnje rezerve se bletet tona nuk kane asnje nderhyrje njerezore ne krijimin e linjave ,varieteve apo kryqezimeve te mirefillta ,gjithshka eshte krejt natyrale,pra eshte nje pasuri e madhe gjenetike
Pashuni
Nga Gjirokastra


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   19.06.12 16:14

Faleminderit Pashun per pergjigjen.

Ne radhe te pare me behet qefi qe problemi i varferise gjenetike nuk ka filluar akoma ne shqiperi, dhe se dyti gjithnje e me shume po me forcohet ideja per te sjelle ne hollande 5-7 mbreteresha nga shqiperia per te provuar te krijoj "linjen time" nga kryqesimi i ketyre mbretershave me linjen lokale "buckfast".

Mbase do te arrij te krijoj nje linje interesante bletesh. Gjithshka do te varet nga adaptimi i bleteve tona ne zonat e ftohta dhe me lageshtire sic eshte hollanda.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gezim Halimi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere): LR

MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   26.01.13 12:35

Pershendetje te gjithe antareve te forumit
Kam nje mesazh per Artanin: Artan ne fillim te muajit Maj, une dhe dhe nje shoku im nga plasa, qe ka parkun e ritjes se memave e quajne Medi do te shkojme ne malesite e Voskopojes per te mare mema. Atje mendoj se do te jete rraca jone autoktone. Ne ate fshat nuk shkon as makina, dhe kete bletar e gjeti Mediu. Si zone quhet opar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   26.01.13 20:08

Faleminderit Gezim...

Kam qene ne Opar para gati 12 vietesh.

Kur te vij ne vere , do te takohemi dhe do bejme dicka... ( shpresoj)....

Prap Faleminderit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
poreci49
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere): 14 Dadan10 Korniza (Buckfast-Primorsky)

MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   08.02.13 22:26

Përshëndetje Gëzim dhe Artan.
Në qoftë se bëni një expedicion, unë jam i interesuar. Do jem në Shqipëri nga 1 deri 20 gusht 2013.Disa ditë në Borsh dhe pastaj në Korçë dhe Pogradec.

përshëndetje Ergys Poreçi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Gezim Halimi
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë


Zgjua (koshere): LR

MesazhTitulli: Re: Çmimi per nje koshere?   10.02.13 19:16

Pershendetje Ergys je i mirepritur ne expedicionin qe duam te bejme ne.Po te kesh deshire ti une do te coj, jo vetem ne parkun tim ne malin e Moraves por edhe ne parqet e rrethit. Shumicen e bletareve te medhenj ne Korce i kam shoke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 

Çmimi per nje koshere?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A ::  :: -