B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
M i r ë s e v i n i!


Forumi BLETARIA ka për qëllim informimin, edukimin dhe shkëmbimin e informatave e përvojave përmes anëtarëve të tij.

Për të marrë pjesë aktive, diskutuar dhe shfletuar forumin, duhet së pari të bëhet anëtarësimi me emër dhe mbiemër. Eshte e pëlqyeshme që çdo anetare i ri të bëjë prezantimin e tij në forum.

Ju faleminderit!
B L E T A R I A
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

B L E T A R I A

Forumi i parë shqiptarë për bletë e bletari
 
ForumForum  Latest imagesLatest images  KërkoKërko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës

Shko poshtë 
+14
florim.berisha
prishtinasi
Horizonti Plus
ebusead
Gezim Halimi
Lorenc
artur hysenaj
Aleksshehu
lendi
Pashun Memisha
avni selmanaj
istref rexhepi
Artan
Valon Mustafi
18 posters
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty11.01.11 23:30

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës
 
 
Njëri ndër problemet më të ndërlikuara në bletërimin praktik është ndërrimi ose zëvendësimi i matkës së vjetër me matkë të re. Shpesh herë  edhe bletarët më me përvojë hasin në këso vështirësishë. Ndodhë që një metodë e njejtë e ndërrimit të jap rezultate të ndryshme.

Pra, nuk egziston asnjë metodë apo mënyrë e cila do të ishte 100% e suksesshme. E gjithë kjo mund të jet rezultat i pagabueshmerisë së bletëve në njohjen e amës së tyre, sepse asnjëherë nuk egzistojnë dy matka të njejta, prandaj gjatë dhënies së matkës së re ndodh që bletet të shfaqin sjellje agresive ndaj saj. Gjatë zëvendësimit të amës së vjetër me amë të re të pambarsuar, në 98% të rasteve kjo e fundit mbytet nga bletët.

Nëqoftëse një shoqëri e humbet amën e tyre, bletët mungesën e saj shumë shpejt do t’a vërejnë. Nëse në atë moment kësaj shoqërie i jepet amë e re, bletët do  t’a vërejnë ndryshimin e saj nga ama e  tyre e parë. Prandaj bletarët në këso rastesh duhet të intervenojnë duke krijuar kushte që pranimi i matkës së re të jetë i suksesshëm: së pari matka e re vendoset në kafaz special i cili shërben për t’a mbrojtur atë dhe njëkohësisht mundëson  komunikimi më të sigurt në mes bletëve dhe matkës. Poqëse bletët fillojnë që amën e re t’a ushqejnë, pranimi mund të jetë i sukseshëm. Por gjithashtu ka edhe shoqëri të cilat assesi nuk pranojnë që zëvendësimin t’a kryejë dikush tjetër përpos vet atyre.

 Tani do të përmendim kushtet e nevojshme të cilat duhet të plotësohen dhe të kihen parasyshë gjatë ndërrimit dhe dhënies së matkës:
1. Ama e vjetër s’duhet të jetë prezente ne shoqëri, pra e njejta duhet paraprakisht të menjanohet.
2. Para vendosjes së kafazit në shoqëri, nga i njejti duhet t’i largojmë bletët përcjellëse sepse mund t’a vështirësojnë procesin.  
3. Kafazi vendoset ne mes të shoqërisë në koshere dhe nëpërmjet vrimave të tij mundësohet komunikimi.
4. Hyrja e kafazit  duhet të jetë e mbyllur me brum sheqeri (pogaçe, kendi), të cilën pas 3-4 ditëve bletët do t’a hapin e në këtë mënyrë do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë me matkën e re.

Mënyra më e sigurt e ndërrimit të amës është që ajo të mbyllet në kafaz të posaçëm në vet kornizën me hoje me larva të vulosura, ashtu që tani amës së re do t’i mundësohet që të pjell ve në qelitë e lira brenda kafazit.

Një mënyrë tjetër mjaft e suksesshme dhe e sigurt është që bletari të formojë nukleuse me bletë të reja dhe matkë të re e të njejtin më vonë t’a ribashkoj me shoqërinë amë të cilës ia kemi larguar matkën.

Ja disa arsye përse bletët nuk i pranojnë gjithmonë matkat e reja:
- mosha e bletëve: agresiviteti i shoqërisë ndaj amës së re varet nga struktura e moshës së bletëve. Është e njohur se bletët e reja janë më të sjellshme dhe nuk tregojnë aspak rezistencë ndaj amës së re.
- më vështirë amat e reja pranohen në periudhën e rojitjes, si dhe gjatë muajve korrik dhe gusht sepse gjatë këtyre periudhave te shumica e bletëve zhvillohen vezoret.
- gjithashtu shoqërite tek të cilat janë prezente matkat e rrejshme nuk tregojnë aspak vullnet për të pranuar amën e re.
APIS7


Edituar për herë të fundit nga Valon Mustafi në 14.02.16 9:22, edituar 4 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty14.01.11 23:58

Nese me lejohet do te shtoja dhe nje rast qe po behet teper i shpeshte sidomos ne kolonite me blete te "zeza" si dhe ato te rraces carnica.

Ne ato koloni bletesh ku ka mungese vezesh ose larvash nga te cilat bletet do te krijonin qelizen e re me larve mbreterore, bletet e pranojne mbretereshen (matken) e re, qe u japim ne, deri sa ajo te fekondohet dhe te filloje pjelljet e vezeve te reja.
Ne kete moment, kur tashme kolonia ka veze dhe larva te reja me bollek , ajo e eleminon mbretereshen qe kishte pranuar me pare.

Ky fenomen po vehet re gjithnje e me shpesh kur mbretersha eshte e nje rrace tjeter nga ajo e kolonise qe e "adapton".

Nga nje studim i koheve te fundit, ne baze te statistikave, mbretershat qe jane pranuar nje here nga nje koloni e vogel (nucleus) me blete te reja, kane nje probabilitet shume me te madh te pranohen nga nje koloni me e madhe nese kolonia e vogel (nucleusi) qe ne pergatitem per te pritur mbretereshen vjen nga po e njejta koloni e madhe me te cilen ne po e bashkojme tani (per arsye te ndryshme , si pershembull zevendesimi i mbretereshes se vjeter etj.)

Kete vere do te rris 5-6 mbretersha te mira te lloit buckfast (per me shume nuk kam nevoje) dhe do shohim se si do te realizohet ky proces qe nga krijimi i matkes deri tek bashkimi me kolonine e madhe (destinacioni perfundimtar).

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty15.01.11 12:21

Artan shkruajti:
Nese me lejohet ...

Artan sigurisht qe te lejohet. Ky forum eshte i te gjitheve Wink Smile


Artan na trego pak me teper racen te matkave - buckfast.

Te pershendes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
Artan
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty12.04.11 16:10

Bletet e lloit buckfast jane nje kryqezim i bletetve italjane me bletet e zeza angleze.
Pra eshte nje hibrid ( i pa qendrushem) qe deri tani ka treguar se eshte shume i pershtatshem per vendet veriore. Por bletaret po e perdorin me shume sukses kete hibrid dhe ne Greqi, Itali dhe Spanje.

Karakteristikat kryesore.

Avantazhet:

1) Me pak agressive se llojet e tjera te bleteve, pra eshte shume e mire per bletaret qe kane koshere ne vende te banuara.

2) Shume pjellore dhe fillon pjelljen e vezeve dhe larvave heret ne pranvere (me shpejt se llojet e tjera). Nga eksperjenca ime brenda 3-4 javeve nje koloni nga 5-7 korniza me blete shkon deri ne 2 kate plot me blete.

3) Ka tendence te vogel per roitje (per te mos thene qe roit shume pak). Pra eshte nje avantazh per ata bletare qe nuk i kontrollojne bletet c'do 7-10 dite.

4) Hyn ne dimer ne numer shume te madh bletesh por del nga dimri ne numer shume te vogel. (kolonite e bleteve jane me te vogla se llojet e tjera si carnica ose ligustica ne te njejten perjudhe ).

Ato qe mund te quhen dizavantazhe:

1) Meqe ka zhvillim shume te shpejte te kolonise ne fillim te pranveres duhet qe volumi i kosheres te pershtatet vazhdimisht me masen e bleteve qe pritet te dalin nga qelizat e vulosura dhe jo me numrin e bleteve te rritura . (pershembull nese nje koshere ka afersisht 10 korniza me blete , qe do te thote nje kat koshereje, dhe ka afersisht 7-8 korniza me larva dhe me qeliza te vulosura duhet patjeter te shtohet kati i ri i kosheres ne menyre qe ti japim siperfaqen e nevojshme mbretereshes qe te pjelli veze te reja) Kjo kerkon qe te kesh gati koshere dhe korniza te pastra per ti perdorur ne c'do kohe.

2) Duke qene se krijon koloni te madhe dhe konsumi i mjaltit eshte relativisht me i madh se ne llojet e tjera te bleteve , ne rast se ben kohe e keqe per nje perjudhe relativisht te gjate 2-3 jave gjate pranveres , dhe bletet nuk mund te dalin nga kosherja, bletet buckfast e perballojne me me shume veshtiresi kete perjudhe se sa bletet e llojeve te tjera. dhe ka raste qe koloni te forta bletesh , plot me larva dhe veze pergjysmohen gjate sezonit pranveror.
Pra kjo lloj bletesh nuk i pershtatet shume ndryshimeve klimatike dhe si pasoje shperngulja e tyre per te ndjekur kulloten (pershembull ata qe i zhvendosin bletet ne vende te tjera kur mbaron kullota ne vendin actual) duhet bere me shume kujdes. Duhet qe ne koshere te kete me shume se 7-8 kg mjalt per cdo te papritur qe mund te vije.

3) duke qene se eshte hibrid i paqendrushem, mbreteresha e brezit te 2 (F2) ose te 3 (F3) ndryshon shume nga ajo e brezit te pare (F1) dhe mund te themi se i humb pothuajse fare karateristikat qe permenda me siper. Pra do te na duhet te krijojme gjithmone mbreteresha te brezit te pare (F1) nga mbretereshat "mema" te brezit 0 (F0). Kjo ben qe bletaret qe kane kete lloj blete jane te varur nga ata qe merren me rritjen e mbretereshave (F1) sa here duan te nderrojne mbretereshat. Dhe ka raste qe cmimi i tyre eshte nje cike i kripur.

Deri tani keto gjera me vijne ne mend per kete lloj bletesh, Nese do te me kujtohet ndonje gje e re me vone do t'ju rishkruaj.



Mbrapsht në krye Shko poshtë
Valon Mustafi
Administrator
Administrator
Valon Mustafi


Zgjua (koshere) : DNM (Deutsche Normal Maß)

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty12.04.11 17:19

Sqarim i shkelqyeshem Artan.

Sa i perket sasise se ushqimit ne koshere, pa marre parasyshe varietetin e bleteve, nuk duhet te bjerre nen 8 kg.

Une mendoj se edhe ne viset me veriore, rasa e bleteve karnika apo me mire do ta quaja si bleta ilire Wink do te ishte shume e pershtatshme.

Pershendetje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://bletaria.albanianforum.net
istref rexhepi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : dy

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty12.04.12 13:44

une jam nje bletar i ri dhe e kam ni pytje nese ka mundsi mem jep pergjigjje nuk pi di qka asht nukleusi dhe si formohet ju faleminderit per mirkuptime pres pergjigjjen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istref rexhepi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : dy

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty12.04.12 13:55

o zotri valon ju faleminderit per kshillat qe po na i jep lidhur me bletarin po na ndihmojn shum neve bletarve fillestar edhe njeherit ju falenderoj nga zemra ty dhe te gjith atyre qe po jepin kshilla e ndihma per bletari zoti ju shperbleft me te mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
avni selmanaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë
avni selmanaj


Zgjua (koshere) : LR

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty12.04.12 22:31

Pershendetje i nderuar Istref Rexhepi.

Nukleuset jane mini koshere te cilat nje bletari i sherbejne per te arritur disa qellime si: Shtimin e numrit te koshereve dhe prodhimin e Mbretereshave rezerve.Nukleuset edhe pse jane mini koshere ata prapeseprape kane disa elemente standarde (Kornizat pra jane me dimenzione standarde) .

1.Nukleuset e formuar ne pranvere rreth 15.04(prill).Keta nukleuse formohen kryesishte nga shoqerit e forta dhe nuk ka nevoje te kene ma shume se 5(pese korniza ).
Renditja e kornizave : 1.1.Nje kornize me polen dhe ushqim .1.2.Nje kornize me shtrate te hapur .1.3 .Dy korniza me shtrat te mbyllur.1.4. Nje kornize me flete (pite )dylli.

2.Nukleuset e formuar gjate veres(muajn Korrik)Ketyre nukleuseve eshte e preferuar qe tu japen mbreteresha te mbaresuara.Kte nukleuse nuk ka nevoje te kene ma shume se 4(kater)korniza .
Me kete renditje te kornizave :2.1 Nje kornize me ushqim dhe polene.2.2Nje kornize me shtrate te hapur .2.3.Njekornize me shtrat te mbyllur 2.4 .Njekornize hoje e gatshme .

3.Formimi i mini nukleuseve .Keta nuklruse formohen duke perdorur Amzore (qeliza te arrira), keta nukleuse sherbejne pere formimin e amave rezerve.
Me kete renditje te kornizave .3.1.Nje kornize me ushqim dhe polene.3.2Nje kornize me shtrate te mbyllur.3.3.Nje kornize hoje e garshme .
Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës S12i


Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty13.04.12 20:05

Per te kupuar se kur bletet e pranojne mbretereshen e re te fekonduar apo jo duhet te njohim imtesisht sjelljen e tyre dhe nje bletar me pervoje dhe shume i vemendshem, per nje bletore te madhe i nderron ato pothuajse ne menyre te sigurt pa i mbajtur ne kafaze mbretereshat por direkt ne hyrjen e bletes leshon mbretereshen te cilat pranohen si te ishin emergjenca
Nuk ka problem pse eshte Qershor,korrik,gusht apo dhe Shtator,instikti eshte nje .Nderprerja e hallkes se feromonit e vendos bleten ne gjendje alarmi,ky alarm duhet lexuar me kujdes nga bleterritesi se ne nje kjohe te caktuar kur alarmi arrin kulmin( bleta nuk ka zgjidhje tjeter pasi ne nuk ja mundesojme ate ) ajo e pranon sic thashe me siper mbretereshat qofte te pafekonduara,qofte cibuqe qe jane gati ne celje ose dhe te fekonduar. (Pa hyre ne detaje ) -Ky fenomen ndodh pas dites se peste pasi eshte hequr mbreteresha.Ky eshte momenti klasik i nderrimit mjaft te lehte te mbretereshave edhe per fillestaret
Ndersa menyrat e tjera kane problematiken e tyre
Bashkimi i mukleuseve eshte shume i thjeshte dhe nuk ka pse te ndodhe mospranimi i mbretereshes,kjo mund te ndodhe per gabime te bleterritesit.Une ne kesi rastesh ndjek nje praktike te tille
-Para se te bej bashkimin nuklesusin e kaloj ne zgjua i cili do te sherbeje si kat i dyte,Vendoset ne mbremje mbi kapakun bletes qe do te pranoje nukleusin tashme i hedhur ne super(une nuk e heq pasi kapaket e mi kane nga nje vrime qe hapet dhe mbyllet per ushqyerjen me sherbet) hap vrimen komunikuese dhe mbi te vendos zgjoin.Madhesia e vrimes eshte sa per hinken neper te cilen kalon sherbeti.Dera e katit te dyte e cila ka mbretereshen rri hapur qe bletet e nukleusit te kene te drejte te komunbikojne me mjedisin.Pra bletet e katit te dyte kane dy mundesi komunikimi nje me zgjoin se ciles i kemi larguar mbretereshen dhe nje me deren .Kujdes katit te siperm i kemi hequr dyshemene dhe si dysheme sherben tavani apo kapaku i katit te pare .Komunikimi i bleteve me njera tjetren behet mre shpejt nga kati i pare per arsye se ne tavanin e saj rri shumica e kolonise ndersa ne katin e dyte bletet qendrojne me pak ne dysheme.Bletet e katit te pare jane ato qe bejne tratativat per bisedime dhe ky eshte qellimi edhe i yni,keshtu mund te lihen dy tre ose dhe me shume dite per te patur garanci ,pastaj heqim tavani qe ka sherbyer si ndares mes dy fmiljeve dhe operojme per bashkimin e saj per nje kat ose dy ne vartesi te kolonise
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty13.04.12 21:00

Pashun

Nese mundesh ndonje detaj per pjesen e pare.
Ndersa per pjesen e dyte ske qka se veq e prishë. Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty14.04.12 20:09

Nderrimi i kontrolluar i mbretereshave
Nderrim i kontrolluar i mbretereshave ne bletore ka kuptimin e prodhimit dhe zevendesimit te tyre
Shkurtimisht
1-Kur duhet te nderrohen ato?
2-Kur duhet te prodhohen?
3-Nga cilat blete do te zgjidhet dhuruesi
4—Cilat zgjoje do te rrisin mbretereshat
5-Pergatitje e bleteve per pritjen e mbretereshave te reja
7-Kontrolli i fekondimit te tyre
SHTJELLIM
Ne materialin e poshtem po jap nje nga menyrat me praktike te prodhimit dhe nderrimit te mbretereshave ne kushtet e parkut(bletores) pra qe u mundeson te gjitheve kryerjen e kesaj procedure
A-Kur duhet te nderrohen mbretereshat Kjo qe une do te rekomandoj nuk se eshte per te gjitha kushtet natyrore e njellojete por si koncept po Nderrimi i mbretereshave duhet bere direkt pas vjeljes se pare te mjaltit,tek une përkon me 10 ditorin e pare te muajit Qershor,pasi rralle ndodh qe ne te pretendojme per vjelje te dyte po ne kete muaj.Neqofte se ka vende kur ato vijne njera pas tjetres sigurisht do te zgjidhet koha pas vjeljes se dyte
Perse ne kete moment dhe jo me mbrapa
-Bletet kane koloni maksimale
-Sasia e ushqimit eshte me se i mjaftueshen
-Jemi ne prag te ngadalesimit te pjelljes
--Mbretereshat jane te konsumuara dhe kane leshuar shumicen e vezeve qe ka potencialin biollogjik pasi ka tashme nje vit e cila leshon veze
-Arrihet te sigurohet nje koloni e fuqishme per vitin pasardhes
-Eshte e gatshme te realizoje koloni te forte per muajin Korrik pasi tek ne ky muaj ka prodhim mjalti,shume bleterrites gabojne me nderrimin e mbretereshave duke e bere kete gje ne mes te korrikut deri ne fund te gushtit kjo per shkakun se blatari ka me pak mundim me bletet te cilat jane paksuar ndjeshem ne koloni.Dihet se pjellja e mbretereshes eshte ne raport te drejte me kolonine sa me pak koloni aq me pak pjellje dhe sa me shume koloni aq me shume pjellje,pra s,mund te krahasohen kushtet e nje zgjoi ne muajin korrik apo gusht me zgjoin e fillim Qershorit.Ngjason si me roitjen e bleteve me perfitimin e mbretereshave te reja ,a ecin me mire keto apo bleteve qe u nderrojme mbretereshat ne korrik apo Gusht te gjithe e dime se per vitin pasardhes zgjojet qe kane perfituar mbreteresha nga roitjet jane shume me te fuqishme
-Sasia dhe llojshmeria e ushqimit te depozituar si dhe ne kullote krijojne kushte te persosua per te prodhuar mbreteresha me kapacitet te larte

B-Kur duhet te prodhohen ato
Mbretereshat duhet te jene te gatshme per tu transferuar direkt pas vjeljes se pare,mua me qellon qe te jete deri me 10 qershor afati i fundit dhe me daten 16 afasti i fundit filloj nderrimin e mbretereshave
Kuptohet mjaft mire se kur pritet te filloje vjelja nga eksperienca ime maksimalisht jane 15 -20 dite ne dispozicion, dhe keshtu llogaris kohen per te pergatitur zgjojte dado qe do te merren me rritjen e mbretereshave
C-Nga cilat zgjoje do te zgjidhet dhuruesi
Ne kushtet e mbarshtimit tradicional e rendesishme eshte qe te kemi mbreteresha te mira ne park dhe ne bletore me mbi 10 blete sigurisht qe do te kete te tilla ,preferohen si dhuruese te vezeve mbretereshat qe jane perfituar nga roitjet e kontrolluara ne muajin Maj.Pra dhuruesi do te jete ose jene zgjojet me kapacitet te larte prodhues
Une praktikisht ne bletoren time nuk zgjedh vetem nga nje dhuruese por 4-5 zgjoje pasi probailiteti per te zgjedhur mbreteresha me te mira eshte shume me i larte se nje,ka dhe kritere te tjera por thelbesorja eshte ç,ka u citua me siper
D-Cilat zgjoje(dado) do te rrisin mbretereshat
Une rekomandoj per nje bletore me mbi 20 blete si dado dy zgjojet qe kane kolonite me te medha.Ketu transferojme vezet e marra nga dhuruesit .Nuk do ta bejme ne nje dite per te dyja por me diference prej nje deri 5 dite nga njera tjetra,po qe se kemi me shume dado edhe po per keto njesoj me diference ditesh
Une zakonisht vendos 15 veze per cdo zgjua rrites mbretereshash ne kornizen e parapergatitur per kete qellim.Me kete rast per kureshtje une perdor syza lente biollogu me disa numura zmadhimi me ndricues qe jane te lira pasi nuk duhen profsionale por didaktike pasi jane shume te lira rreth 20 euro
Mbahen shenim per te llogaritur kohen e celjes
E-Pergatitje e bleteve per pritjen e mbretereshave te reja
1-Nderrimi i sigurte
Duke llogaritur celjen e mbretereshave percaktojme daten per cdo zgjua dado dhe 5-7 dite perpara eleminojme mbretereshat e bletores per dadon e pare po keshtu dhe per dadot e tjera sipas datave te celjeve
Prishim te gjitha cibuqet e ndertuara tek zgjojet pritese nje dite poerpara futjes se mbretereshave.Une rekomandoj per lehtesi veprimi te mos presim diten e fundit te celjes se mbretereshave por nje dite para presim cibuqet dhe i shartojme ne zgjojet qe jane duke pritur mbreteresha.vete bletet do t,i hapin cibuqet pa mbushur diten e celjes edhe ne kete rast mbreteresha eshte e sakte packa se ka dale nje dite perpara afatit por eshte pak me e ngathet,nuk ka shume rendesi sepse ajo nuk ka partnere per te bere luften per ekzistence
2-Nderrimi i menjehershem
Nje dite para celjes eleminojme mbretereshat ne zgjojet pritese.Pas nje ore nga zgjoi dado heqim cibuqet dhe i shartojme ne zgjojet pritese ,i njejti fenomen do te ndodhe si me siper por do te kete raste te demtimit te mbretereshave nga ana e bleteve pasi nuk i pranojne dhe keto zgjoje do te ndertojne vete mbreteresha,por nje pjese e vogel nuk do t’i pranoje
Per ato zgjoje qe nuk do t’i pranojne do te vazhdojme me proceduren e pare pasi siç e theksova jo me kot i ndajme ne diference ditesh dadot qe sherbejne si rezerve
3-Vendosja ne kafaze per nderrim te menjehershem
Nje dite para celjes vendosim kafaze ne kornizen me cibuqe ,pasi celen ato transportohen ne zgjojet pritese dhe instalohen me gjithe kafaz, do te veprojme sipas pikes 2
4-Lëshim i lire
Pasi i kemi transferuar ne kafaze do te veprojme sipas menyre se nderrimit te sigurte pika 1.Pasi kemi prishur cibuqet nje dite me mbrapa tek dera e zgjoit me kujdes futim mbretereshat qe i kemi ne kafaz.Ato pranohen pa asnje problem
Une vete perdor menyren sipas pikes 2 –Pasi kjo menyre le zgjoin me pak dite pa pjellje si edhe pika 3 pra me te dyja menyrat perfiton 7 dite me shpejt pjellje
Pas nderrimit me keto dy menyra lind domosdoshmerit kontrolli ne se jane pranuar ose jo dhe kontrolli eshte mire te behet pas 4-5 ditesh kerkojme mbretershen ose kerkojme per cibuqe,ne rast se gjejme ne ndertim cibuqe i prishim dhe veprojme sipas pikes 1 ose 4
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty15.04.12 22:26

Faleminderit Pashun.

Shkrim shum i dobishem.


Me sa kuptova keni mendim pozitiv per mbretereshat nga roitja natyrore ?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istref rexhepi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : dy

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty16.04.12 20:19

pershendetje i nderuari dhe i respektuari avni
ju faleminderit shum per kto kshilla e skjarime qe po na i jepni ti dhe te gjith bletart tjer me prevoj esht shum nje ndihmes e madhe per neve bletart fillestar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lendi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty18.04.12 12:50

Pershendetje zoti Pashun
Ne zgjojet rrites te mbretereshave, e heq mbretereshen apo e izolon?
syzet qe perdorje ku mund te gjenden?

Faleminderit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty19.04.12 21:44

Arlend
Zgjojet qe do te merren me rritjen e mbretereshave sigurisht qe mbreteresha e tyre eleminohet dhe 1 jave pas eleminimit te tyre (pasi jane prishur cibuqet e krijuara) vendosen vezet e marra nga zgjojet dhuruese.

Per syza zmadhuese per tregun shqiptar nuk di ne se ka apo jo ,por vete i kam blere ne Greqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lendi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty20.04.12 17:02

Faleminderit Pashun
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty20.04.12 21:58

Pashun Memisha shkruajti:
Arlend
Zgjojet qe do te merren me rritjen e mbretereshave sigurisht qe mbreteresha e tyre eleminohet dhe 1 jave pas eleminimit te tyre (pasi jane prishur cibuqet e krijuara) vendosen vezet e marra nga zgjojet dhuruese.

Per syza zmadhuese per tregun shqiptar nuk di ne se ka apo jo ,por vete i kam blere ne Greqi

Pashun , per ty ndoshta eshte diqka pak e rendesishme mirepo per fillestaret ka rendesi te madhe - a eshte fjala per veze apo per larva ? Smile
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty25.04.12 21:31

I nderuar Nezir
Ke te drejte per verejtjen qe ben por une duke mos ditur se me cnivel bletari komunikoj shume gjera i le te nenkuptohen me gjithate ke te drejte per nje pjese te fillestareve
Duhet te kujtoj se mbretereshat perfitohen nga larvat 1-3 diteshe,por per mbreteresha shume cilesore duhen perdorur larva njediteshe.Nuk eshte e lehte per te gjykuar nese larven e kemi nje diteshe a pak me teper ,prandaj per te qene shume te sigurte marrim vezet zgjoi dado orientohet shpejt pasi eshte ne kerkim te vezeve per te vazhduar jetesen
Vezet duhet te merren mga pitet e reja prandaj ne zgjojet dhuruese patjeter duhet te futim pite te pangritura ose te paperdorura nga bletet per pjellje.
Per vendosjen e vezeve mund te perdoren disa menyra por me e thjeshta eshte ajo me transferim qelizash me veze pasi metodat e tjera kerkojne nje specializim me te larte jo se nuk realizohen por duhet nje trajnim se me fjale eshte pak e veshtire per t’u kuptuar
Ne nje kornize pa fije dylli dhe pa tela vendoset nje listele ne mes si ajo e fundit(qe te kuptohet me qarte mund te prishim nje kornize te vjeter dhe t’i marrim listelen e fundit jo ajo qe mbeshtet ne zgjua) ,pra te jete paralel me derrasat e korrnizes,fiksohet me gozhde te vogla me qellim qe ajo te rrotullohet ne aksin e saj.
Nga zgjoi dhurues nxjerrim piten qe ka veze ,me thike te mprehte presim nje shirit te pites ,gjeresia e shirit te jete sa 3 qeliza ose dhe kater, ndersa gjatesia mund te jete sa dhe gjatesia e pites Dy qelizat anesore do te demtohen nga prerja me thike dhe do te ruajme qelizat e mesit ose nje rresht qelizash
Po me thike te mprehte dhe pak te nxehte presim ne copa gjithe gjatesine e shiritit me kusht me nga 3 ose 4 qeliza ,pritet perseri cdo pjesez ne formen e katrorit dhe ruajme vetem qelizen e mesit me qellim qe cdo katror te kete nje qelize me veze,Ky operacion behet jo ne prezence te rrezeve direkt te diellit apo dhe motit te ftohte.Cdo copez ngjitet tek listela e mesit me pak dylle qe me perpara e shkrijme manovrojme per ngjitjen e ketyre katroreve te vegjel .Pasi ngjiten te gjitha katroret e planifikuar me ane te nje kunji dhembesh (stikadent) apo dicka te tille perpiqemi me kujdes qe te zmadhojme sadopak vellimin e qelizave duke i rrumbullakosur dhe duke mos prekur vezet,kjo me qellim qe t’i afrohemi sa me shume origjinalit te cibukut.Pas kesaj e rrotullojme listelen me koke poshte asahtu sic qendron cibuku ne menyre natyrale
Distanca e katroreve larg njeri tjetrit rreth 4 cm
Pasi perfundojme e vendosim kete kornize bosh vetem me katroret ne qender te zgjoit
Kujdes zgjoi do te ushqehet per 10 dite resht (duke llogaritur dhe tre dite perpara se te futim kornizen me veze ) 7 dite pas vendosjes se kornizes.
Une vete perdor direkt transportin e vezeve pa qeliza
Pershendetje
Pashuni
Gjirokaster
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lendi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty26.04.12 13:05

Edhe un trasportoj larvat nje-dy diteshe ne qeliza te gatshme.
Pashun si mendon se do dalin mbretereshat ne zgjoje ku nuk eshte hequr mbreteresha por esht izoluar me diafragem?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty26.04.12 20:28

Eshte e veshtire ne kushtet praktike tonat te realizohet prodhimi i mbretereshave te reja ne nje zgjua pavaresisht izolimit me diafragme te mbretereshes egzistuese,pasi dihet mjaft mire nese eshte prezente sasia e duhur e feromonit nuk ndodh lehte kllocitja per mbreteresha
Per qelizat me larva dyditeshe ben gabim qe rrit mbreteresha ato duhen medoemos te dites se pare sepse diferencimi i ushqimit ndodh qe ne diten e pare,keshtu ju keni humbur nje dite cka do te thote se keni ulur cilesine e mbretereshave qe prisni te merrni .Per te qene te sakte duhet te transportoni veze pasi eshte mjaft e veshtire percaktimi i sakte i lareves se dites se pare me te dyten.Perdorimi i diafragmes mund te sherbeje per mbajtjen e dy mbretereshave ne nje zgjua por jo prodhimi i tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lendi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty26.04.12 20:58

E di Pashun por nuk i trasportoj per mbreteresha por vetem per qumesht.
un i perdor mininukleuset eshte shume mire sepse mbretereshat i nderron me mbreteresha te fekonduara, nukleuset i berdor dhe disa her. ne to con perseri cibuqe te tjer pasi esht marr mbreteresha. mini nukleuset qe perdor kane nje krnize qe ne zgjojet standarte vendosen normalisht qe heret, ajo esht e tille qe paloset ne dhe futet si tre korniza te vogla ne mininukleus.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty28.04.12 21:59

Arlend Metani shkruajti:
Edhe un trasportoj larvat nje-dy diteshe ne qeliza te gatshme.
Pashun si mendon se do dalin mbretereshat ne zgjoje ku nuk eshte hequr mbreteresha por esht izoluar me diafragem?

Pershendetje Arlend .


Pasi i bart larvat ( shperngul ) 24 ore i fut ne starter( shoqeri pa mbretereshe ).
Pas 24 oreve i heqim nga starteri dhe ashtu si jane bashk me bletet qe gjenden ne kornize i futim ne shoqerin ku mbreteresha eshte kufizuar me diafragme .
Nuk e di a po flasim per te njejten metode apo gabimisht te kam kuptu .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nezir nitaj
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë



Zgjua (koshere) : LR

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty28.04.12 22:42

Pashun Memisha shkruajti:
I nderuar Nezir
Ke te drejte per verejtjen qe ben por une duke mos ditur se me cnivel bletari komunikoj shume gjera i le te nenkuptohen me gjithate ke te drejte per nje pjese te fillestareve
Duhet te kujtoj se mbretereshat perfitohen nga larvat 1-3 diteshe,por per mbreteresha shume cilesore duhen perdorur larva njediteshe.Nuk eshte e lehte per te gjykuar nese larven e kemi nje diteshe a pak me teper ,prandaj per te qene shume te sigurte marrim vezet zgjoi dado orientohet shpejt pasi eshte ne kerkim te vezeve per te vazhduar jetesen
Vezet duhet te merren mga pitet e reja prandaj ne zgjojet dhuruese patjeter duhet te futim pite te pangritura ose te paperdorura nga bletet per pjellje.
Per vendosjen e vezeve mund te perdoren disa menyra por me e thjeshta eshte ajo me transferim qelizash me veze pasi metodat e tjera kerkojne nje specializim me te larte jo se nuk realizohen por duhet nje trajnim se me fjale eshte pak e veshtire per t’u kuptuar
Ne nje kornize pa fije dylli dhe pa tela vendoset nje listele ne mes si ajo e fundit(qe te kuptohet me qarte mund te prishim nje kornize te vjeter dhe t’i marrim listelen e fundit jo ajo qe mbeshtet ne zgjua) ,pra te jete paralel me derrasat e korrnizes,fiksohet me gozhde te vogla me qellim qe ajo te rrotullohet ne aksin e saj.
Nga zgjoi dhurues nxjerrim piten qe ka veze ,me thike te mprehte presim nje shirit te pites ,gjeresia e shirit te jete sa 3 qeliza ose dhe kater, ndersa gjatesia mund te jete sa dhe gjatesia e pites Dy qelizat anesore do te demtohen nga prerja me thike dhe do te ruajme qelizat e mesit ose nje rresht qelizash
Po me thike te mprehte dhe pak te nxehte presim ne copa gjithe gjatesine e shiritit me kusht me nga 3 ose 4 qeliza ,pritet perseri cdo pjesez ne formen e katrorit dhe ruajme vetem qelizen e mesit me qellim qe cdo katror te kete nje qelize me veze,Ky operacion behet jo ne prezence te rrezeve direkt te diellit apo dhe motit te ftohte.Cdo copez ngjitet tek listela e mesit me pak dylle qe me perpara e shkrijme manovrojme per ngjitjen e ketyre katroreve te vegjel .Pasi ngjiten te gjitha katroret e planifikuar me ane te nje kunji dhembesh (stikadent) apo dicka te tille perpiqemi me kujdes qe te zmadhojme sadopak vellimin e qelizave duke i rrumbullakosur dhe duke mos prekur vezet,kjo me qellim qe t’i afrohemi sa me shume origjinalit te cibukut.Pas kesaj e rrotullojme listelen me koke poshte asahtu sic qendron cibuku ne menyre natyrale
Distanca e katroreve larg njeri tjetrit rreth 4 cm
Pasi perfundojme e vendosim kete kornize bosh vetem me katroret ne qender te zgjoit
Kujdes zgjoi do te ushqehet per 10 dite resht (duke llogaritur dhe tre dite perpara se te futim kornizen me veze ) 7 dite pas vendosjes se kornizes.
Une vete perdor direkt transportin e vezeve pa qeliza
Pershendetje
Pashuni
Gjirokaster
Pashun
Nese ben dhenjen e kupezave ne stadin ve , sa eshte perqindja e pranimit ne krahasim me stadin larve ?
Pastaj per mua , fare nuk eshte e veshtire per te kapur nje larve ne diten e pare te saj .
Paksa me e veshtire eshte te kapet ne 12 oret e para te jetes se saj . Normalisht kete e arrij duke kufizuar mbretereshen per 24 ore ne hoje boshe apo edhe ne aparatin Jenter .
Megjithate duhet te vlersohet fakti qe larva duhet te e ushqyer si mbretereshe qe nga momentet e para te jetes .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pashun Memisha
Anëtarë i plotë
Anëtarë i plotë




Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty29.04.12 20:46

I nderuar Nezir
Menyra qe dikutojme bashkarisht ka te beje jo me bletore apo park te madh por per te vogla per ata qe mbajne deri ne 20 -30 -apo dhe pak me teper ,ndersa per bletoret me mbi 50 blete dhe vecanerisht per ata bletare qe e kane qellim me vete shume nga keto qe diskutojme nuk u adresohen atyre per prodhimin e mbretereshave
Sigurisht prodhimi i mbretershave ne kupeza artificiale apo te bera vete eshte me mire se sa me qelizat,por metodollogjia eshte e njellojte veten se kemi nderruar qelizat me kupeza
sigurisht qe vezet ptranohen me lehte se sa larvat,por me menyren se si e trajtova une heren e kaluar ato pak deshtime qe vihen re me shume jane difekte te punes se bletarit kur perpiqesh per te transferuar larvat apo vezet ,pra kur manipulon me ato,psh vonesa ,mungesa e lageshtres ,demtimi mekanik ,materiali i perdorur per kupeza etj,me pak ndodh qe te mos pranohen per t'u ndertuar .Por vujatja e mungeses se mbretershes prej gati 7 ditesh i ka ngritur ne nivel mjaft te larte alarmin tek bletet,kjo perkon me nje zhurme karakteristike te zgjoit qe te jep te kuptosh se ka mungese mbreteredshe .Me ofrimin qe u behet atyre qofte veze apo larva menjehere diten e neserme bie intesiteti i alarmit deri ne moimentin kur larvat hyjne ne diten e katert,kjo zhurme nuk ndjehet pothuajse
Nje bletar me eksperience e dallon menjehere kete ndryshim cilesor dhe shfrytezimi i ketij fenomeni krijon lehtesira per futjen e mbretereshave te reja pa probleme,ketu dolla pak nga tema por i takonte heres se kaluar per t'u sqaruar
Une kisha sqaruar se dita e shtate e me mbrapa eshte ideale per te te bere zevendesimin e mbretereshave pa sanje problem qofte cibuk,qofte mbretershe te fekonduar ose jo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
lendi
Anëtarë i ri
Anëtarë i ri



Zgjua (koshere) : LR

Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty29.04.12 21:25

nezir nitaj shkruajti:
Arlend Metani shkruajti:
Edhe un trasportoj larvat nje-dy diteshe ne qeliza te gatshme.
Pashun si mendon se do dalin mbretereshat ne zgjoje ku nuk eshte hequr mbreteresha por esht izoluar me diafragem?

Pershendetje Arlend .


Pasi i bart larvat ( shperngul ) 24 ore i fut ne starter( shoqeri pa mbretereshe ).
Pas 24 oreve i heqim nga starteri dhe ashtu si jane bashk me bletet qe gjenden ne kornize i futim ne shoqerin ku mbreteresha eshte kufizuar me diafragme .
Nuk e di a po flasim per te njejten metode apo gabimisht te kam kuptu .
pershendetje Nezir
Qe ne fillim ne zgjoje me mbreteresha te izoluara me diafragem. per perqindja e pranimit nuk ishte e madhe, un vjet e provova
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty
MesazhTitulli: Re: Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës   Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ndërrimi (zëvendësimi) dhe dhënia e amës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Zëvendësimi i hojeve
» Qumështi i amës
» bllokimi i ames
» Shënimi i amës me ngjyrë
» Karrem (tërheqës) luzmash (rojesh)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
B L E T A R I A :: Bleta dhe produktet e saj :: Bleta mjaltëbërëse (Apis mellifica) :: Ama (mëmëza)-
Kërce tek: